Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Hapja e Dosjeve, ish-i përndjekuri politik: Janë shumë të dëmshme dhe do të kenë pasoja!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Hapja e Dosjeve, ish-i përndjekuri politik: Janë shumë të dëmshme dhe do të kenë pasoja!
AktualitetPolitike

Hapja e Dosjeve, ish-i përndjekuri politik: Janë shumë të dëmshme dhe do të kenë pasoja!

Published: September 23, 2022
Shpërndaje

Ish-i përndjekuri politik, Viktor Martini thotë se hapja e Dosjeve do të shkaktonte shumë probleme në shoqëri dhe do të kishte pasoja.

Në një video të ndarë në Facebook, ai shprehet se është dakord që të hapen Dosjet, por vetëm për personat që duan të përfaqësohen në politikë.

Gjithashtu, Martini thotë se më të privilegjuarit në hapjen e Dosjeve, do të jetë fëmijët e diktatorëve, pasi sipas tij, “diktatorët nuk kanë pas nevojë për me i vu filizat e tyre si informator”.

- Publicitet -

“Diskutime të mëdha po bëhen për mediat shqiptare për hapjen e Dosjeve. Disa herë kam shfaq mendimin tim për hapjen e Dosjeve. Hapja e Dosjeve në përgjithësi në popullin shqiptar, janë shumë të dëmshme dhe do të kenë pasoja morale dhe grindje të brendshme familjare dhe në rrethet e farefisit dhe shoqërore. Unë mendoj se duhet të hapen Dosjet vetëm atyre personave që duan të përfaqësohen në politikë, nëpër organet kyçe të pushtetet e deri tek më të voglat, këshillat e lagjeve.

Unë doja të thoja se më të privilegjuarit në hapjen e dosjeve do të jenë fëmijët e diktatorëve. Sepse diktatorët nuk kanë pas nevojë për me i vu filizat e tyre si informator.

Fëmijët e tyre janë të privilegjuar që kur të hapen dosjet atje ku duan ata. Është kollaj me rrah gjoksi e më thënë të hapim dosjet. Cilat dosje? Dosjet janë të përçudnume. Unë kam thënë dhe do ta them, që më i persekutuari ndër të persekutuarit, është spiuni që lindi në diktaturë, këtij i mori dinjitetin me dhunë. Diktatura është një dhunë. Është një njollë e zezë që ka shkaktuar shkatërrimin moral të një kombi, por është edhe një gomë që shlyn gabimet e turmës së madhe që krijoi diktatura”, shprehet ai ndër të tjera.

Martini ka lindur në Korçë në vitin 1940, ndërsa baba i tij, Zef Martini, ishte oficer në kohën e Mbretit Ahmet Zogurt,  i cili pas ardhjes në pushtet të regjimit komunist u arrestua me akuzën “Kryengritje e armatosur kundër regjimit popullor”, për të cilën u dënua me 15 vjet burg dhe ndërroi jetë në Burgun e Burrelit në moshën 51-vjeçare.

Pas arrestimit të të atit, e gjithë familja e Martinit u përndoq dhe u persekutua, duke kryer në total 104 vjet burg.

Në moshën 16-vjeçare, Martini u arrestua dhe u dënua me shatë vjet burg si kreu i një grupi që synonte të arratisej nga vendi, kurse bashkëshortes se tij iu hoq mundësia për të ushtruar punën si mësuese.

Martini po ashtu ka qenë një nga organizatorët e protestës së 14 janarit të vitit 1990, ku mijëra banorë të Shkodrës u grumbulluan në qendër të qytetit me synimin për të rrëzuar monumentin e Stalinit.

Organizatorët e kësaj demonstrate u arrestuan nga Sigurimi i Shtetit dhe u liruan vetëm në marsin e vitit 1991. Që në fillim të viteve ’90, Viktori dhe bashkëshortja e tij jetojnë në Boston të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • demo says:
    September 23, 2022 at 7:10 pm

    Viktor Martini ka qene Hetues i Deges se Puneve te Brendshme,,po ishallah nuk je ti,,Eshte nje tjeter.
    Cfare kerkon ti?Jeni alarmuar te gjithe ju spiunet,mos ju dali emri?Gjoja ju dhimbsen te burgosurit politike..Jo or jo!Ju dhimbset vetja juaj,,,Sali Berisha,Ilir Meta,Rydvan Bode,Artan Hoxha nuk kane qene Te perndjekur politike..Ay Kristaq Rama ka qene,presidium i kuvendit popullor, kryearkitekti rregjimit,,ka firmosur varjen e Havzi Neles. Ju komunistet keni hallin e vetes tuaj..Lere cfare thoni ju,se gjoja komunistet nuk rekrutoheshin.
    Komunistet e kishin PASION,NDER,E LAVDI SPIUNIMIN.Oj del tani kryeorganizatori i Patronazhisteve Damian Gjiknuri dhe na pprallis se spiunet i mbron Gjykata Kushtetuese.Tani qe po ju vjen veza ne bythet,nuk duan ta nxjerrin.Llapin neper forume se shkaktar i kesaj Gjeme (publikimi total u dosjeve te diktatures),qenka Alibeaj,se ky gjoja qenka nip i Isa Toskes. Nuk paska qene i biri djallit?Ka dosje?Jo s`ka.Ec vazhdo punen.
    Kjo i tremb keta.Se nuk vazhdojne dot ne krye te Haznes se pushtetit,,qe te vjedhin me thase.

    Reply
  • Pd i doli pronari,plaku matuf kriminel says:
    September 23, 2022 at 7:17 pm

    Kete mendim kishte edhe sali berisha dhe nuk i hapi dosjet sepse po ti hapte do shkrihej partia e komunisteve dhe sigurimsave qe ai i strehoi ne keto 30 vjet.

    Reply
  • Enver Hoxha tungjatjeta says:
    September 23, 2022 at 7:43 pm

    or po 1 pytje kam.
    si ka mundësi që ne bëm propagand aq shum dhe në fund të fundit një mut muti si Havzi Nela del e na llamuriste jo liria e fesë, jo e besimit.
    po aq idiot qe Hazniu sa nuk e kuptonte që feja ishte opium për popujt, dhe se religjionet kanë ideologji të klasave shfrytëzuese.
    ai ishte mikrob ndaj duhej varur. kushedi sa ka infektuar më përpara ai mikrob

    Reply
  • lejlek says:
    September 23, 2022 at 9:08 pm

    Shume ish spiune u kovertuan ne bashkepuntore e militante sa djathtas e majtas ne partite politike.
    Qendruan ne pune …..bile te mirepaguara ….bene kariere deri edhe deputete.
    Dhe i spiunuari me dokument ppsh u shpall dy here armik , edhe ne komunizem….. edhe ne demokraci si ish komunist.
    Pra une e mora vesh per vehte spiunusin tim pa tridhjete e pese vjetesh….bile i dhashe edhe nje dore ndihme qe te bente karriere(PA E DITUR) megjithse vete perfundova puntor.
    Dosjet te hapen se po na bejne edhe budallenj SPIUNAT.

    Reply
  • Lili says:
    September 24, 2022 at 11:18 am

    Hapja total e dosjeve edhe akses te lire neper dosje per cdo njeri qe do me pa dosjet te kujdoqofshin! Vetem keshtu pastrohemi nga shantazhimet me dosje, edhe ia fillojme si komb me eç perpara pa peshen e mekateteve e dyshimeve! Vetem keshtu e kaluara ze vendin e vete ne te kaluaren e nuk na traumatizon edhe nje brez tjeter!

    Reply
  • Reshit LALA says:
    September 24, 2022 at 11:45 am

    Duke biseduar ,me në ish shef të sigrimit e pyeta: Si i rekrutonit agjentët, se mua p.sh. nuk më ka kërkuar njeri të isha agjenturë. Ty nuk të ka kërkuar njeri , se ishe shembull e korrekt. Ne këkonim njerës që ishin në përgjithsi të këqinj dhe me probleme biogfrafike, që të garantonim besnikërin e tyre. Të gjithë të këqinjëve do t’u dalin emrat.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Temperaturat në rritje, apeli i mjekëve: Kujdes! Shmangni daljet në orët e pikut
  • Botërori 2026: Anglia ndalet, Uruguai gabon! 7 kombëtaret që kanë siguruar kualifikimin
  • “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  • Kreu i Veteranëve të UÇK: Dritan Goxhaj nuk ka qenë anëtar i organizatës, firma e letrës
  • Trump zgjat me një vit gjendjen e emergjencës kombëtare në Ballkanin Perëndimor, lihen në fuqi sanksionet

Komentet e Fundit

  1. K R on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  2. Janinë on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  3. Kohë on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  4. Drini on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  5. Rexha on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?