Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Hapja e fushatës, Rama: Vetëm unë dhe PS mund ta mbrojmë reformën në drejtësi
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Hapja e fushatës, Rama: Vetëm unë dhe PS mund ta mbrojmë reformën në drejtësi
Lajmi i funditPolitike

Hapja e fushatës, Rama: Vetëm unë dhe PS mund ta mbrojmë reformën në drejtësi

Published: April 12, 2025
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e mbajtur gjatë hapjes së fushatës elektorale të Partisë Socialiste, bëri një pasqyrim të ofertës elektorale të PS për zgjedhjet e 11 majit. Në shumicën e argumentave të dhënë, Rama kërkoi votën e shqiptarëve për PS, si një forcë që mund ta integrojë Shqipërinë në Bashkimin Evropian brenda dy viteve. Ai shtoi se socialistët janë të vetëm garantorë të reformës në drejtësi, në mënyrë që ajo të mos ketë kthim mbrapa.

Gjithashtu, kryesocialisti tha se PS synon ta rrisë pagën mesatare në 1200 euro dhe pensionin minimal në 200 euro.

“Vetëm Shqipëria 2030 në BE e blkonon përfundimisht pa asnjë mundësi prapaskenash, themelin e barazisë para ligjit që partia socialiste e Shqipërisë pati kurajon ta hedhë. Deri atëherë, kur ne ta fusim zonjën Shqipëri në sallonin e madh kryesor të shtëpisë evropiane, vetëm shqiptarët e bashkuar me mua dhe me ju këtu mund të mbrojnë drejtësinë e re nga çdo orvatje destruktive, mund të mbyllin negociatat me BE brenda dy viteve, mund të rrisin prodhimin e brendshëm bruto nga 25 miliardë euro në 35 miliardë euro, mund të rrisin të ardhurat për frymë që ishin vetëm 3 mijë e pak euro kur ne morëm detyrën, nga afro 10 mijë e 400 euro që janë sot në të paktën 15 mijë euro, mund të rrisin pagën mesatare në sektorin publik, që e gjetëm 372 euro nga 1 mijë euro që është sot, në të paktën 1200 euro”, tha Rama.

- Publicitet -

Rama theksoi se synimi i mandatit të katërt është për të finalizuar procesin e integrimit dhe për ta ulur Shqipërinë në tryezën e Bashkimit Evropian.

“Ishte e thënë që fati ynë të na sillte në një përballje të tillë, si përfundimtare në historinë tonë të gjatë dhe të mundimshme, duke na e dhënë neve shqiptarëve të dekadës së tretë të shekullit 21 shansin që t’ia ndryshojmë përgjithnjë rrjedhën historisë. Tamam këtu, tani, mu në një kryqëzim mes një palë zgjedhjesh politike për partinë që do të qeverisë 4 vjet dhe një mundësie historike për Shqipërinë që në vetëm 4 vjet mund të bëhet zonjë anëtare e familjes së bashkuar evropiane. Ne dhe vetëm ne dhe askush tjetër, kemi në dorë fatin evropian të Shqipërisë. Kemi 30 ditë përpara për t’u lidhur dorë për dore me çdo shqiptar e shqiptare që e do zonjën e Shqipërisë në sallonin e BE dhe veten e vet qytetarë e qytetare të barabartë të Evropës”, tha Rama.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
11 Comments
  • Elbasanasi says:
    April 12, 2025 at 2:49 pm

    Drejtoria spitalore Elbasan urdheron tere administraten te shkoje ne miting te Rames. Do te merren mungesat e ata qe nuk jane prezent i eshte bere e qarte heqja nga ato vende pune te sajuar per to. “po ikem ne nga pushteti edhe ju jeni te ikur nga puna” u kane thene.
    Atje ne shesh mbase do kene rastin te degjojne prap ate premtimin per Shendetesi falas

    Reply
  • Xon Njala says:
    April 12, 2025 at 3:57 pm

    Uuuunë ore uuuunë, dhe askush tjetër, dëgjuat?
    Me dylbi të kërkoni, po si uuuuunë nuk gjen të dytë në botë
    S’ma kalon askush muuuuua…
    Po mos të jem uuuuuuunë ju merrni fund….
    Ma thonë xon njala muuuuuua, prapa më vjen histEria…

    Reply
  • Shkodrani-Belgjike says:
    April 12, 2025 at 7:56 pm

    Kta jan mat mirt e të këqinjve se ska opozitë, viçidoli asht aq i djegun sa nuk e shpërlan as oqeani.
    Edi e ka të sigurt fitoren.

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    April 12, 2025 at 8:24 pm

    OK,KM:
    Këtë e di mirë edhe Non Grata,por nuk ja u tregon militantëve b..lëpirsa.!
    Teoritë e Sb se nuk dua Pushtet për $,€,L.. por DINJITET është e saktë.
    Ai u kthye në PD me FORCË duke bombarduar SHQUP-in për tu zgjedhur KRYETAR,pasi vetëm kështu mundet të mbrohet nga burgimi përjetshëm për 101 krimet e tij në 34 vite dhe të shpëtoi pasurinë e familjes nga Sekustro..mbi 60 prona në gjithë Europën.
    Fjala DINJITET ka lidhje me heqjen e Non Gratës,por LATIFI Amerikan nuk mundet tja heq dot Atë.
    GOZHDA E TRARIT NUK I HIQET MË PËRJETSISHT E FAMILJARISHT.!!
    Arrestimin e tyre e ka në mëndje SPAK,GJKKO e kursit plepist & shefja e personelit të drejtësisë- GITA.!

    Reply
  • Dursakja says:
    April 13, 2025 at 5:14 am

    Njeriu i Zi me të vërtetë e forcoi pushtetin e tij duke e bërë shtetin bandë kriminale dhe nëpërmjet saj grabiste ekonominë kombëtare, Por, një kontribut, për këtë fatkeqësi kombëtare, faj, jo të vogël, ka dhe Amerika, me përkrahjen goxha të konsiderueshme që i bëri njeriut të Zi.
    Për mendimin tim kjo ndihmë që jep ajo, akoma nuk e shlyen borxhin për dëmin kolosal që na shkaktoi për të ardhmen e këtij vendi.
    Ardhja e këtij Amerikani po bën të njëjtën gjë.
    Ai (amerikani) merr para të grabitur nga shqiptarët duke i shkaktuar dëm shqipëtarëve. (po Amerika)
    Hyrja në BE është shpëtim për Shqipërinë.

    Reply
  • demo says:
    April 13, 2025 at 5:57 am

    Nuk eshte se Berisha eshte burre me i mire se Edi Rama,por te them te drejten ,Me kete La Civiten djalli ka carmatosur Shejtanin.Ja ka rrezuar keshtjellen pertoke,I ka hequr tullen e fundit,.Monopoli Amerikan,Trumpian,Grenellua,Kushneri me gjithe Ivanken ,me Sazan e me Zvernec ,I SHKUAN PER LESH Edi Rames.La Civita ja bori n`to,Ja rrezoi miqesite,krushqite,Samitet,Ziafetet Perendimore Edi Rames.Ashtu si Gerdeci Xhveshi zagarin Fatmir Mediu nga Maska si Miku Amerikes,edhe La Civita ja hoqi breket si Miku Familjes presidenciale,Edi Rames,.U dhie Monopoli/
    Duhet nje Djall per te futur shejtanin ne shishe.

    Reply
  • alibaba me 40 hajdutet says:
    April 13, 2025 at 6:36 am

    Demo, nuk ka politikan te jete burre i mire por ama krahasimi Berisha _ Rama eshte si nata me diten ne favor te Berishes .

    Reply
  • Enveri nga Ferri says:
    April 13, 2025 at 6:50 am

    Ju thashe qe ne mes tuaj kam qendruar,
    a nuk u bindet dje kete per ta besuar?
    aty ne ate shesh e me kapele ne koke,
    brohoritur nga Biroja me Shoqe plot,
    (tashme nuk jane me me rrobe doku,
    sheike miliardere i ka bo ky Shoku)
    se bollekun e kemi si gjithmone per Partine,
    e ate Fukarallekun gjithmone per Shqiperine.

    Reply
  • ndreqje gabimi says:
    April 13, 2025 at 7:24 am

    Hapja e fushates se Rames? E keni gabim!
    Ishte hapje e festivaleve folklorike te dikurshme te Gjirokastres tashme me ngjyra Tallavaje me qellimin e vetem – shmangien e llogaridhenies per 12 vite qeverisje deshtimi e premtimeve rrena te 12 viteve me pare.

    Reply
  • Katiu says:
    April 13, 2025 at 8:53 am

    Të votosh sot Ramën apo Berishën ,duhet të jeshë më shumë se idiot …….!

    Reply
  • Asd says:
    April 13, 2025 at 9:08 am

    Populli duhet te votoje nje lider partie jo me shume se 2 mandate sado i “ngjashem” te jete me Zotin. Politikanet nuk e bejne ligj kete rregull te thjeshte sepse eshte kunder interesave te tyre.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 01 korrik 2026
  • Aksidenti tragjik pranë Tiranës, dyshohet se shoferi i minibusit pësoi infarkt: 12 të plagosur, një fëmijë në gjendje të rëndë
  • Qeveria ndryshon buxhetin: 20.1 miliardë lekë më shumë për pensione, rritje pagash e investime
  • Tensione në protestë, lëng frutash në kokë gruas që dyshohej si “patronazhiste” e PS
  • Protestuesit do shkojnë në SPAK: Kallzim Edi Ramës për “Albanian Files”

Komentet e Fundit

  1. K R on FOTO dhe VIDEO: Protesta përballë Parlamentit u përshkallëzua me shoqërime të dhunshme
  2. K R on Zv.Presidenti i PE e quan qeverisjen e Ramës “diktaturë”. U tentua të ndikohej vota e eurodeputetëve për rezolutën e Vjosë-Nartës
  3. K R on “Shteti i Rrumit”: SPAK mbyll hetimin për tjetërsimin e tokave në bregdetin e Durrësit, 687 mijë m2 me vlerë 16 milionë euro
  4. Kokpalari 21 janarit on Goxhaj pas lirimit: Na dhanë ujë dhe telefon për të njoftuar familjet, s’na dhunoi njeri, dëbuam nga qelia Avokatin e Popullit
  5. Vlora 97 on Goxhaj pas lirimit: Na dhanë ujë dhe telefon për të njoftuar familjet, s’na dhunoi njeri, dëbuam nga qelia Avokatin e Popullit

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?