Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Harta e 2014-s me 61 bashki do ndryshojë sërish, Kuvendi i hap rrugën reformës së re territoriale
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Harta e 2014-s me 61 bashki do ndryshojë sërish, Kuvendi i hap rrugën reformës së re territoriale
Kryesore

Harta e 2014-s me 61 bashki do ndryshojë sërish, Kuvendi i hap rrugën reformës së re territoriale

Published: June 11, 2022
Shpërndaje

 

Një komision parlamentar i përbashkët mes opozitës dhe mazhorancës do të marrë në shqyrtim zbatimin e reformës Administrativo-Territoriale të miratuar në vitin 2014 dhe pritet të hartojë një projekt të ri për ndarjen territoriale.

Kuvendi votoi me konsensus  të enjten projektvendimin për përbërjen e këtij komisioni me 108 vota pro, duke i hapur rrugën rishikimit të reformës territoriale, që ndryshoi hartën administrative të vendit dhe e ndau atë në 61 bashki.

- Publicitet -

Komisioni ka 16 anëtarë të ndarë në mënyrë të barabartë mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike e aleatëve të saj si dhe do të funksionojë për një periudhë 6-mujore. Komisioni do të drejtohet nga bashkëkryetaret Dhurata Çupi nga PD dhe Anila Denaj nga PS.

Komisioni i Posaçëm ka për objekt të veprimtarisë së tij përcaktimin e kritereve për ndarjen e re administrativo-territoriale; hartimin dhe përcaktimin e kalendarit të zbatimit të saj dhe përgatitjen e projektit për ndarjen e re administrativo-territoriale.

Dhurata Çupi i tha BIRN se ky komision ishte i domosdoshëm, pasi duhet bërë një analizë e thellë për problemet që ka hasur reforma e bërë në vitin 2014. Çupi tha gjithashtu se komisioni do të diskutojë mbi decentralizimin e bashkive, unifikimin e territorit si dhe fshatrat e lëna pa mbështetje.

“Ka pasur problematika deri në kufijtë e dështimit,” tha Çupi.

“Fakti që u arrit ky konsensus politik tregon se është nevojë e domosdoshme,” shtoi ajo, duke theksuar se synohet të dilet me një projekt të ri.

Anëtari socialist i komisionit, Eduart Ndreca tha se “reforma nuk nënkupton vetëm ndarjen, ka dhe elementë të tjerë”.

Puna e komisionit do të përfshijë konsultime me ministritë përgjegjese për çështjet vendore, me përfaqësues të qeverisjes vendore dhe të shoqatave të zgjedhura vendore, ekspertë të fushës, të shoqërisë civile dhe perfaqësues të organizatave ndërkombëtare që mbulojnë çështjet e qeverisjes vendore.

Kuvendi ka ftuar për asistencë edhe delegacionet e Bashkimit Europian, Këshillit të Europës, OSBE-së si dhe organizata të tjera ndërkombëtare.

Në vitin 2014, një komision i ngjashëm i përbashkët nuk arriti dot të miratojë me konsensus hartën e re territoriale, e cila përcaktoi 61 bashkitë e vendit. Harta u votua me votat e socialistëve në pushtet dhe votat e partive të vogla aleate PDIU e LSI, ndërsa Partia Demokratike votoi kundër. Gjykata Kushtetuese hodhi poshtë një kërkesë të PD-së për shfuqizimin e kësaj reforme.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • them une says:
    June 11, 2022 at 8:39 am

    Do te shpien sherbimim e pushtetit sa me afer qytetarit, do behen 26 qarqe 183 bashki 72 gjykata te shkalles se pare! Pika ju rafte!
    Jo kjo s’ka per te ndodhur kurre, sepse pushteti qendror nuk i kontrollon dot kaq njesi te pushtetit ne baze. Me justifikimin se duan te “lehtesojne” barren financiare te administrates, do te zvogelojne numurin e bashkive, gjykatave, spitaleve etj. duke i larguar edhe me teper sherbimet ndaj qytetarit! Liri Demokraci!

    Reply
  • e them edhe une says:
    June 11, 2022 at 11:20 am

    Mendoj se 3 bashki do ishin mese te mjaftueshme per menaxhimin e 2.500.000 – 5.000.000 njerezve me teknologjine e sotme nese miratohet procedurat ligjore te firmosjes se dokumentave ne distance.
    Tung

    Reply
  • Fisniku says:
    June 11, 2022 at 4:07 pm

    Deshtimi me i madh i reformes aktuale teritoriale duket hapur ne rastin flagrant se ne bashkine Tirane,lagja nr.14,qe perfshin Astirin dhe Yzberishtin,me rreth 150 mije banore,te gjithe ne pallate 1o-15 kate,varet nga njesia administrative Kashar,qe eshte nje FSHAT ME RRETH 5-6 MIJE BANORE,kryesisht ne shtepi perdhese,kane toka bujqesore,punojne ne bujqesi e blegtori etj,ndersa banoret e lagjes nr.14 punojne ne qytet dhe nuk kane asnje meter toke bujqesore!
    Nga ana tjeter,te gjitha njesite administrative te Tiranes,qe kane shumica mbi 50 mije banore secila ,me shume se shumica e bashkive te Shqiperise si Kukesi,Tropoja,Puka,Mati,Dibra,Librazhdi,Gramshi,Cerriku,Peqini,Divjaka,Rrogozhina,Kavaja,Tepelena,Permeti,Saranda,Himara,Permeti,Libohova etj,jo vetem nuk kane administraten si te atyre bashkive,por me keq akoma nuk kane asnje buxhet per i9nvestiome e sherbime!
    Lagja nr.14 nuk administron as pastrimin e lagjes,gjelberimin,vendosjen e koshave te plehrave,mbjelljen e pemeve,vjeljen e taksave vendore,funksionimin e kuponave tatimore etj!
    Te gjithe qytetaret e Tiranes prej 1 milion banore duhet t’i zgjidhin hallet vetem tek Bashkia e Tiranes,qe i ka trajtuar qytetaret , prej kohesh si zezaket ne kohen e KU KLUS KLANIT dikur ne SHBA!

    Reply
  • them une says:
    June 11, 2022 at 7:05 pm

    Po kur nuk te pergjigjet teknologjia, si i behet?
    Po, prej kaq kohesh nuk me pergjigjet e- Alnania!

    Reply
  • XXXL says:
    June 11, 2022 at 7:19 pm

    Vetem ne Shqiperi REFORMAT behen cdo 5 vjet njesoj si planet 5 vjecare ne kohen e Komunizmit.
    Kush ja jep te drejten te droguarit Ed per te ndehyre ne Kushtetute sa here ti doje bytha e kane kthyer ate ne leter higjenike.
    Popull gjumash qe dhe llap vetem ne kafene duke share qeverine e kedo tjeter me gote rakije para dhe me turinjte gjithe yndyre

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Asfalia greke, UDB, rusët, Albin Kurti dhe iranianët: A është kjo e vërteta e protestës së Tiranës?
  • Fundi i “vetmisë në majë”: Kur revolta nuk ka fytyrën e Berishës, por plagët e një Shqipërie të vjedhur
  • “Ai na tha që jemi grekë…” Edhe i riu me aftësi ndryshe, në protestë
  • Edhe një murgeshë në protestë: Shqiptarët më në fund nuk janë më spektatorë
  • E moshuara me flamur emocionon protestuesit: Po të shesin copa-copa moj Shqipni’ 

Komentet e Fundit

  1. nastradini on Guacka e Zvërnecit
  2. habili on Fundi i “vetmisë në majë”: Kur revolta nuk ka fytyrën e Berishës, por plagët e një Shqipërie të vjedhur
  3. Anonymous on Tymnaja e “patriotëve”
  4. Luzati on Me dorën te barku, protestuesja: Jam këtu për vajzën që do vij në jetë
  5. K R on Me dorën te barku, protestuesja: Jam këtu për vajzën që do vij në jetë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?