Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: HARTA: Mburojë amerikane rreth Izraelit, mjetet dhe njerëzit e vendosur nga Pentagoni në rajon
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > HARTA: Mburojë amerikane rreth Izraelit, mjetet dhe njerëzit e vendosur nga Pentagoni në rajon
BoteKryesore

HARTA: Mburojë amerikane rreth Izraelit, mjetet dhe njerëzit e vendosur nga Pentagoni në rajon

Published: October 18, 2023
Shpërndaje

Një mburojë amerikane ka rrethuar Izraelin, e përforcuar me kalimin e ditëve si përgjigje ndaj kërcënimeve në rritje nga boshti Iran-Hezbollah-milici shiite.

Elementi i parë përfaqësohet nga aeroplanmbajtësja “Ford” që lundron në Mesdheun Lindor, diku në jugperëndim të Qipros, duke u përpjekur të qëndrojë përtej rrezes së raketave kundër anijeve të furnizuara për guerilët libanezë.

Në krah të tij është një mjet detar shoqërues me aftësi kundërajrore dhe raketore, e aftë për të goditur në distanca të gjata.

- Publicitet -

Mbi 80 avionëve të saj do t’i bashkohet i njëjti numër kur të mbërrijë aeroplanmbajtësja “Eisenhower”. Kështu, do të bëhen dy “shtylla” me aftësi të mëdha.

Ditët e fundit, Pentagoni ka shtuar praninë e avionëve luftarakë në disa baza në rajon: “Shqiponjat F15” u transferuan në Muwaffaq Salti, në Jordani, të ndjekura edhe nga “A 10” për mbështetje taktike.

Këta avionë mund të ndërhyjnë nëse fraksionet pro-iraniane përpiqen të sulmojnë postat e shumta të SHBA-së në Siri, të krijuara në mbështetje të aleatëve lokalë, por edhe për të frenuar zgjerimin e pranisë ushtarake iraniane.

Avionë luftarakë të tjerë janë ridislokuar në Gjirin Persik: Shtetet e Bashkuara kanë komandën e Flotës së Pestë në Bahrein dhe disponueshmërinë e bazës “al Udeid”, në Katar.

Baza të tjera janë në gatishmëri në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabinë Saudite. Për sa kohë që emirët nuk i pengojnë, edhe pse përfshirja e drejtpërdrejtë e ajatollahëve do t’i alarmonte ata.

Ditët e fundit ka pasur shenja formale të tensionit, megjithatë dyshimet themelore dhe konfliktet e vjetra mbeten.

Për disa vëzhgues, ofensiva e Hamasit u përpoq të bllokonte shkrirjen Riad-Jeruzalem. Uashingtoni më pas urdhëroi Njësinë e 26 të Ekspeditës Detare të lëvizte drejt brigjeve të shtetit hebre.

Në bordin e Batan dhe njësive të tjera, ka rreth 2 mijë marinsa, helikopterë dhe automjete. Task-forca ishte “roje” në Gjirin e Omanit dhe për këtë arsye i duhen disa ditë për të qenë plotësisht funksionale.

Dy mijë ushtarë amerikanë janë në gatishmëri dhe gjithashtu mund të bazohen në Izrael me detyra të ndryshme: burimet zyrtare flasin për ndihmë në logjistikë, mbështetje mjekësore dhe çfarë mund t’i duhet aleatit.

Një përsëritje e kohës, kur Shtetet e Bashkuara, në vitin 1991, vunë në dispozicion bateritë “Patriot” për të kapur raketat “Scuds” të nisura nga Saddam Husseini i Irakut.

Mbështetje intensive u sigurua me të paktën një duzinë aeroplanësh mallrash “C 17”, që kalonin midis depove amerikane dhe izraelite me ngarkesa me bomba precize për avionët, municione për sistemet e raketave dhe komponentët.

Ka dy terminale: aeroporti “Ben Gurion” në Tel Aviv dhe pista “Nevatim”. Në hapësirën ndërkombëtare midis Turqisë dhe Izraelit, janë funksionalë dronët e zbulimit, avionët e luftës elektronike dhe avionët radar.

Këto mjete fshijnë, siç thonë në zhargonin ushtarak, kuadrantin, kapin dhe monitorojnë.

Ato janë rojet e qiellit, mund të japin alarmin për lëvizje të papritura. Aktiviteti është paralel me atë të pajusjeve izraelite: forcat ajrore kanë pasur gjithmonë pajisje të fuqishme dhe të sofistikuara (harta nga @ameliairhear rindërton “rrugët”).

Ndërkohë, britanikët iu bashkuan patrullës me një komponent ajror-detar dhe dy “qendrat” qipriote: në Akrotiri dhe me stacionin e dëgjimit në malet Toodros.

Forcat speciale dhe njësitë e inteligjencës amerikane hynë në skenë në orët pas masakrës, ato u sollën urgjentisht për të ndihmuar shërbimet inteligjente izraelite, Mossad, Shin Bet dhe Aman në gjurmimin e militantëve, identifikimin e kërcënimeve të mundshme dhe shfrytëzimin maksimal të antenave të tyre.

Megjithatë, duke pasur parasysh mësimin dramatik të 7 tetorit, me teknologjinë e murit të kapërcyer nga Hamasi falë taktikave të modës së vjetër dhe armëve me kosto të ulët falë pajisjeve të papërshtatshme të ushtrisë. / Corriere della Sera

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Tkurrja e Bujqësisë
  • Shtohen mashtrimet në emër të bankave
  • Seul dhe Kievi janë të shqetësuar pasi ushtarët e Kim Jong-un po fitojnë përvojën e Luftës Moderne në frontin rus
  • 55 metra! Statuja më e madhe e Marisë në Europë ngjall debate
  • Pse një e treta e popullsisë vuan nga një formë alergjie

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Tkurrja e Bujqësisë
  2. K R on Tkurrja e Bujqësisë
  3. Kopacza on Tkurrja e Bujqësisë
  4. Otto on Media britanike e pyet a do anulohet projekti, Rama: Një taksist në Vlorë më tha që ata në Zvërnec janë budallenj
  5. Një qytetare vlonjate on Media britanike e pyet a do anulohet projekti, Rama: Një taksist në Vlorë më tha që ata në Zvërnec janë budallenj

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?