Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: METAMORFOZA – Pëllumb Gjoka dënohet 6 vjet burg për sigurim të kushteve për vrasje. Ish-zyrtari i Policisë dënohet me 5 vjet
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > METAMORFOZA – Pëllumb Gjoka dënohet 6 vjet burg për sigurim të kushteve për vrasje. Ish-zyrtari i Policisë dënohet me 5 vjet
AktualitetKronike

METAMORFOZA – Pëllumb Gjoka dënohet 6 vjet burg për sigurim të kushteve për vrasje. Ish-zyrtari i Policisë dënohet me 5 vjet

Published: June 18, 2026
Shpërndaje

Gjykata e Posaçme e shpalli fajtor Pëllumb Gjokën për sigurim të kushteve për vrasjen e dy personave dhe e dënoi atë me 6 vjet, ndërkohë që ish-funksionari i policisë, Ardit Hasanbegaj u dënua me 5 vjet burg.

Gjykata e Posaçme vendosi të enjten më 18 qershor deklarimin fajtor të biznesmenit Pëllumb Gjoka dhe ish-funksionarit të policisë, Ardit Hasanbegaj, në çështjen e veçuar që lidhet me akuzat për sigurim të kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje ndaj shtetasve Dorian Duli dhe Ibrahim Lici, si dhe për grup të strukturuar kriminal.

Për Gjokën u caktua dënimi me 9 vjet heqje lirie, i cili u reduktua në 6 vjet për shkak të gjykimit të shkurtuar.

- Publicitet -

Ndërsa ndaj Hasanbegajt u vendos dënimi me 7 vjet e 6 muaj burgim, që me uljen e 1/3-ës së masës, u dënua përfundimit me 5 vjet. Për Hasanbegajn u caktua dhe dënimi plotësues për heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike për 5 vjet.

Ndërkohë, Gjoka u gjet i pafajshëm për akuzën e armëmbajtjes pa leje.

Gjatë konkluzioneve përfundimtare, SPAK kërkoi dënimin e Pëllumb Gjokës me 14 vjet burg.

Ndërkohë, Gjoka po përballet edhe me një proces të dytë në Gjykatën e Posaçme së bashku me Behar Brajoviq dhe Edmond Prekën për akuzat e vrasjes së Gjin Ndoj (Boriçit), si dhe për sigurim të kushteve për vrasje të personave të tjerë.

Më 18 nëntor të vitit të kaluar, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë shpalli masat e dënimit për pesë të pandehurit e tjerë të çështjes penale të quajtur “Metamorfoza”.

Për pesë të pandehurit Behar Brajoviç, Edmond Preka, Astmer Bilali, ish-prokurorin Xhevahir Lita dhe ish-drejtorin e njësisë së Operacionales në Policinë e Shtetit, Oltion Bistri, gjykata dha në total 26.6 vjet burg nga 34 vjet që kishte kërkuar SPAK – masa të cilat reduktohen me 1/3 për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Ish-prokurori Xhevahir Lita dhe ish-kreu i njësisë Operacionale, Oltion Bistri përfituan lirim të menjëhershëm, pasi dënimi i dhënë nga gjykata ishte më i vogël se sa koha që ata kaluan në paraburgim. Lita u gjet fajtor për korrupsion, ndërsa Bistri u shpall i pafajshëm për këtë akuzë dhe për pastrimin e parave.

Hetimi ndaj Gjokës dhe të pandehurve të tjerë filloi pas mbërritjes së një dosjeje nga Franca me të dhënat e siguruara nga aplikacionet e koduara Sky ECC. Ndaj tij dhe anëtarëve të tjerë të grupit ka nëntë lloj akuzash për vepra penale, mes të cilave vrasje, korrupsion aktiv e pastrim parash, të kryera në kuadër të grupit të struktuar kriminal.

Ndërsa zyrtarët e arrestuar si pjesë e organizatës u akuzuabn për korrupsion, zbulim të akteve apo të dhënave sekrete, si dhe për sigurimin e kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje.

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • 1 says:
    June 18, 2026 at 5:13 pm

    U mbars mali e polli nje mi.Mos i denoni kaq shume se gjynaf.Ata nuk kane bere ndonje gje te madhe.Ca grabitje dhe ndonje vrasje kane bere.Nuk denohet robi per kaq gje.Me kete amnistine qe do behet nxireni te vazhdoj aktivitetin se e ka lene ne mes

    Reply
  • Gim says:
    June 18, 2026 at 7:23 pm

    Doli pllumi dmth, se paraburgini quhet dy, gezuar pashket dhe bajromin…vend shkerdhat

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Pjesëmarrje masive këtë të shtunë: Flakadanë dhe det flamujsh para Kryeministrisë, diaspora ‘ndez’ protestën në Ditën 105
  • Megjithë protestat dhe kërkesat e BE, qeveria jep sërish 90 mijë metra katrorë me 1 euro për ‘investim strategjik’ në Lalëz
  • “Mos guxo ta prekësh me dorë, o kriminel”: Tensione në takimin e Edi Ramës në Vlorë, policia shoqëron katër persona
  • A është vërtetë e mundur që Trump të japë 5 mijë dollarë për çdo amerikan të rritur?
  • Nafta kap rekorde të reja, arrin në 229 lekë për litër!

Komentet e Fundit

  1. K R on Protesta kundër Muzeut Hebraik, Rama: Nuk po shkatërrojmë muzeun “Labëria”, çeta e Lesko pijanikut…
  2. K R on Protesta kundër Muzeut Hebraik, Rama: Nuk po shkatërrojmë muzeun “Labëria”, çeta e Lesko pijanikut…
  3. Sadiku on Protesta kundër Muzeut Hebraik, Rama: Nuk po shkatërrojmë muzeun “Labëria”, çeta e Lesko pijanikut…
  4. Detari on Protesta kundër Muzeut Hebraik, Rama: Nuk po shkatërrojmë muzeun “Labëria”, çeta e Lesko pijanikut…
  5. Vlora 97 on “Mos guxo ta prekësh me dorë, o kriminel”: Tensione në takimin e Edi Ramës në Vlorë, policia shoqëron katër persona

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?