Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Hartohet VKM, pensionet indeksohen 4.1% nga tetori, përfitojnë 791 mijë pensionistë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Hartohet VKM, pensionet indeksohen 4.1% nga tetori, përfitojnë 791 mijë pensionistë
EkonomiLajmi i fundit

Hartohet VKM, pensionet indeksohen 4.1% nga tetori, përfitojnë 791 mijë pensionistë

Published: September 14, 2024
Shpërndaje

Nga 1 tetori 791 mijë pensioniste do të marrin pensionet e indeksuara për rritjen e çmimeve. Ideksimi do të jetë 4.1% me një efekt në buxhet prej 1.7 miliradë lekë deri në fund të vitit. Këshilli Administrativ i ISSH, në mbledhjen e tij të datës 12.09.2024, miratoi dërgimin për shqyrtim në Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit të projekt VKM “Për indeksimin e pensioneve”.

Projekt VKM që do dërgohet në Qeveri, parashikon:

Indeksimin, në masën 4.1%. Indeksimi i pensioneve sipas këtij projektvendimi ka për qëllim që të mbajë në nivel real masën e pensioneve dhe përfitimeve të tjera sociale, duke i përshtatur me efektet e rritjes së indeksit të çmimeve të mallrave të konsumit për shportën e pensionistëve.

- Publicitet -

Në këtë projektvendim parashikohet që të indeksohen të shtohen në masën 4.1 për qind pensionet e plota, pensionet e pjesshme, pensionet e reduktuara dhe pensionet e parakohshme të pleqërisë, pensionet e invaliditetit, pensionet familjare dhe për vjetërsi shërbimi, bazuar në përllogaritjen zyrtare të INSTAT që është institucioni përgjegjës për deklarimin e indeksit të çmimeve të shportës së mallrave e shërbimeve për pensionistet.

Nga rritja e pensioneve e parashikuar në këtë projekt vendim do të përfitojnë rreth 791,257 përfitues sipas numrit të përfituesve aktual dhe planifikimit të përfituesve të ardhshëm deri më date 31.12.2024. Nga  të cilët 721,705 janë pensione nga skema e detyrueshme dhe 68,613 janë pensione nga programe të veçanta të qeverisë, skema suplementare apo trajtime të veçanta.

Efektet financiare për zbatimin e këtij vendimi, përllogariten në shumën 1,693,000,000 (një miliard e gjashtëqind e nëntëdhjetë e tre milion) lekë, për 3 muajt e fundit të vitit 2024, të cilat  përballohen nga fondi për politikat e indeksimit të pensioneve, i parashikuar në buxhetin e ISSH.

Projekt VKM pritet të dërgohet për në Qeveri nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe të miratohet brenda muajit shtator 2024!/ Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
20 Comments
  • Arben says:
    September 14, 2024 at 5:31 pm

    kush paguan sigurimet shoqerore, ja heq nga goja femijeve te tij dhe ja hedh qenerve te helmuar.

    njesoj si kane vepruar zoterinjte ne foto.

    Reply
  • demo says:
    September 14, 2024 at 7:05 pm

    Paska vajtur shifra 791 mije pensioniste dhe 146 mije te rinj.
    Ore ti mire e ke me ato skite ne Voskopoje,,po 791 mije pensioniste nuk i ke per ski,,se per ski theu qafen Shumakeri,qe fluturonte me 300 km/ore

    Reply
  • pensiojistet says:
    September 14, 2024 at 7:41 pm

    Rritje fiktive e numurit te pensionisteve, vetem per te justifikuar shperfilljen e tyre lidhur me rritjen e pensioneve.
    Paradoksi shqiptar: po ndertojme autostradat me te shtrenjta ne eirope e me gjere dhe po leme ne qoshen e varferise mijra pensioniste….
    Paret e dine te gjithe ku shkojne. Cvlegtesimi i Euros eshte nje forme tjeter e firmave piramidale, kur ju moren paret nga xhepat miliona shqiptareve.

    Reply
  • Ali baba me 40 hajdutet says:
    September 14, 2024 at 7:44 pm

    Kane nje vit qe na shkruajne perdite se do na rrisinpensionetdhe me ne fund e bene. Un qe marr 10000 leke tani do me behe 10410 leke dmth 5 dite e sigurova kafene e mengjezit po nuk u rrit dhe çmimi.. Dhe thone qe qeverise nuk i behet vone per pensionistet “Hallall” voten dhe ju marrte zoti atje lart para se ta gezoni ate vote.Se ju çon ne parajse a ne sketerre nukka rendesi, rendesi ka tju zhduke nga ketu

    Reply
  • Maria says:
    September 14, 2024 at 8:54 pm

    A nuk keni pak …vetem pak…Turp….tallet qeveria me pensionistet.Mallkim per te pangopurit.

    Reply
  • Drita says:
    September 14, 2024 at 9:56 pm

    Qeveri hajdute …turp nga nderkombetaret nuk keni??…Se nga populli sju Plas fare…Asnje pensionist sduhet te shkoj ne votime. ..

    Reply
  • Drita says:
    September 14, 2024 at 9:58 pm

    Thot mire Berisha ; Qeveri qe vjedh pensionistat …U zente gjynahu I tyre !

    Reply
  • ce says:
    September 15, 2024 at 3:37 am

    Po cfare duhet pista e skive ne Dardhe kur bora po pakesohet cdo vit dhe dimrat do jene si vjeshta dikur

    Reply
  • Vigjilenca says:
    September 15, 2024 at 3:58 am

    Qeveria dhe INSTAT tallen me pensionistët. Prandaj pensionistët nëse janë budallenj të votojnë për këtë qeveri që vazhdon t’i konsiderojë si lypsarë, ose si mjeranët në shkrimet e Migjenit. Ndal ore të paudhë me trajtimin mizerabël që i bëni këtyre qytetarëve me këtë status,… se nuk ka asnjë ndryshim nga krimi që bënë mjekët në spitalin e onkologjikut. Ata kanë kontribuar për këto ditë, paçka se si i bën INSTAT llogaritë(pa aktualizimin e pagës së pensionistit, me pagën kur ai del në pension) të gabuara që në dalje dhe më pas përsëri indeksimin e inflacionit me koefiçent si t’i interesojë qeverisë. Jepini fund këtyre abuzime me djersën e brezave. Turpi ju ndjektë hap pas hapi!

    Reply
  • Veteran Mjerani says:
    September 15, 2024 at 5:28 am

    Po miremo.Çfar mutin duan kryeministri e ministra qe kane qe ne prill qe pellasin do bejme rritjen me te madhe te pensioneve kete vit etj etj.kur kete indeksimin e ka ne dore keshilli administrativ i ISSH?Keta kane 6 musj pa gjume se nuk ju del perqindja dhe u keputen ne byth me 4.1%.Po mire mo kryeminister e beri llogari Ministri yt i Financave qe shpenzimet tuaja ne takimet e qverisi dhe krytarve te bashkise me nga dy dite me soj e sorollop gjate vitit jane me te medha se rritja e pensioneve?Pa llogaritur llomotitjet e tua gjate vitit neper bote.Ju ngecte buka ne fyt qe hani me djersen e popullit.Mos ju gjette shpirti rehat as ne ate dynja.

    Reply
  • Gani Myrta says:
    September 15, 2024 at 6:39 am

    Bravo,kjo ishte e gjitha,po su vjen zor.kontribuam mbi 40 vjet pun dhe na late ne meshire te fatit.Ilacet i blejmë me para pasi lista juaj nuk vlen per asgje.Nje parlamentar ministër apo zyrtar i lart merr 20 fish me shum se nje pensionist me vjetërsi te plot ne pune.

    Reply
  • edi says:
    September 15, 2024 at 7:15 am

    O Gani Myrta, Nje deputet qe as se ka vrare mendjen per votuesit e tij dhe nuk ka diskutuar asnjehere ne parlamen gjate 4 vjeçarit (megjithese ka ndenjur vetem 4 vjet) mer pension ne nje muaj sa marr une per nje vit !

    Reply
  • edi says:
    September 15, 2024 at 7:30 am

    Lum si ne qe kemi “intelektuale” si Luli , si Treni, Si dy? si Tetanozi e disa te tjere Qe shyqyr ZOTIT jane ne gjendje te mire ekonomike dhe interesohense ç’ndodh ne bote por qe as qe duan t’ja dine se ç’ndodh me popullin Shqiptar, po interesohen vetem e vetem ti mesojne shqiptareve fjalorin e “paster ” shqipduke ofenduar njeri tjetrin me kete fjalor qe kerkojne te na e mesojne dhe ne ! Edhe nese artikulli nuk ja jep kete mundesi gjejne nje artikull pa vlere qe ka muaj e muaj qe eshte shkruar dhe vazhdojne me” lavderimet” e tyre qe i bejne njeri tjetrit per grate e motrat e tyre!

    Reply
  • Pensionisti says:
    September 15, 2024 at 8:02 am

    Mashallah kue gjetën këtë shifrën e indeksit se për rritje pensioni nuk dëhet fjalë .Nuk kanë lek se ju duhen.Fajin e kanë firmat private si nuk paguajnë detyrimet shoqërore sa duhet?Le të na tregoj shteti sa paguan në vit për puntorët që i kanë larguar nga puna dhe kanë fituar gjygjet.Na bombarduan nëpër tv se do të ketë rritje të madhe pensioni por paska qenë sapun jo djath turp…….turp…….turp

    Reply
  • Reshit Lala says:
    September 15, 2024 at 9:39 am

    Qeveria tallet me pensionistët! Qeveria dhe parlamenti shqiptar nuk zbatojnë kushtetutën e Shipërisëpër barazinë sociale të qytetarëve Shqiptarë:

    Reply
  • Diktatura nuk ka brire! says:
    September 15, 2024 at 9:48 am

    Kjo eshte VKM-ja me kriminale dhe me ANTIPOPULLORE e hartuar nga nje njeri si Rama qe eshte ARMIK I POPULLIT SHQIPTAR!

    Reply
  • Ska rendesi says:
    September 15, 2024 at 12:19 pm

    0 popull kuptoni vetem nje gje. Ne jemi (lopa) populli. Ndersa ata si majtas dhe djathtas po na mjeli aq mire saqe ne zihemi per ata(politikanet kurva) Ata e kane mbjellur faren e percarjes, duke na vene kunder njeri tjetrit. Ne jemi dhe mbetemi popull(skllever) ndersa ata politikqiresit tane(skllavopronaret) dhe une mendoj qe duhet te behemi bashke pa bindje politike por me bindje njerzore(qe ata na konsiderojne si mall, numra,) te mos votojme. Ky eshte mendimi im personal, se thone qe ata i mbushin vete kutite. Le ta bejne. Une dua te jem i qete me veten time. Si ta ndjeni o popull por mos lini ata te tallen me ne. Flm

    Reply
  • Humoristi says:
    September 15, 2024 at 2:33 pm

    Po rrenat disa mujore ,qe keni shkruar se minimalja cdo prnsionisti i rritet shoerblimi mbi 4000 leke te reja ne muaj a jane te verteta mi!?

    Reply
  • TITI says:
    September 15, 2024 at 2:57 pm

    qeveri mashtruese,,,,,u tall dhe kesaj radhe me pensionistet… PENSIONIST MOS VOTO.

    Reply
  • Hajduti therret "Kapeni hajdutin"! says:
    September 17, 2024 at 3:18 pm

    Koeficent i fallcifikuasr dhe mashtrues,qe nuk ka te beje me realitetin!
    Ky kryeminister i urren kaq shume pensionistet sa nuk degjon as FMN qe e akuzoi ne dhjetor te 2023 se po mashtron pensionistet me koefiventet e indeksimit!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Një cirk i dështuar
  • Xhafaj kritika KLGJ: Gabim i madh zbatimi i hartës së re gjyqësore, ua thashë që në fillim
  • Çfarë do të ndodhë me protestën
  • Dështon konsensusi në Strasburg për rezolutën Shqipëri-BE, PS dhe PD përplasen për amendamentet
  • EMRAT: Krim në familje, burri vret me çifte bashkëshorten në Shkodër, bie në pranga

Komentet e Fundit

  1. O nëne, o nëne on Çfarë do të ndodhë me protestën
  2. K O R C A on Çfarë do të ndodhë me protestën
  3. Phoenix on Çfarë do të ndodhë me protestën
  4. Anonymous on Çfarë do të ndodhë me protestën
  5. Komshiu on Çfarë do të ndodhë me protestën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?