Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Hebrenjtë në Shqipëri, Rama: Shtëpia e shqiptarit i përket mikut dhe Zotit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Hebrenjtë në Shqipëri, Rama: Shtëpia e shqiptarit i përket mikut dhe Zotit
AktualitetPolitike

Hebrenjtë në Shqipëri, Rama: Shtëpia e shqiptarit i përket mikut dhe Zotit

Published: October 24, 2022
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Jeruzalem.

Ditën e sotme gjatë një fjalimi në konferencën me temë “Krenar për Shqipërinë dhe historinë e saj të artë të shpëtimit të hebrejve gjatë Luftës së Dytë Botërore”, kryeministri Rama tha se është krenar që Shqipëria ka pranuar hebrenj gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Në fjalën e tij, kreu i qeverisë theksoi se shtëpia e shqiptarit i përket mikut dhe dyert e vendit do të jenë të hapura për këdo që kërkon  ndihmë.

- Publicitet -

“Ka një komponent themelor që bashkon ardhjet masive të hebrenjve në Shqipëri. Ata nuk janë drejtuar asnjëherë drejt këtij porti të qetë, por vetëm kur kanë qenë më të rrezikuarit. Vendbanimet më të hershem të hebrenjve u krijuan në jug të Shqipërisë.  Ndërsa kudo tjetër hebrenjtë po shfaroseshin Shqipëria i dha barazi etnike. Shtëpia e shqiptarit i përket mikut dhe Zotit. Fjala mik nuk ka kuptim njeriun e ftuar por atij që troket në portë sepse ka nevojë për ndihmë. Tradhtia ndaj këtij miku në Kodin e Nderit së shqiptarit është krim.

Mbrojtja dhe shpëtimi i hebrenjve është një virtyt i natyrshëm shqiptar. Do të ishte gabim të pretendohej se asnjë hebre nuk vdiq në Shqipëri gjatë Holokaustit. 17 prej tyre nuk kanë vdekur duke u internuar apo spiunuar, por kanë vdekur si antifashistë pjesëmarrës në luftën nacional çlirimtare dhe janë shpallur dëshmorë. Shqipëria është i vetmi vend në Ballkan ku përbërja fetare nuk ka një rol përcaktues. Katër komunitete fetare jetojnë në bashku në atë që Papa e pagëzoi jo si një harmoni fetare, por si një vëllazëri fetare. Unë besoj se kjo nuk është thjesht një faqe e bukur e historisë tonë, por një thesar shumë i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore. Ne nuk duhet vetëm ta tregojmë, por të sigurohemi që brezat e rinj ta kuptojnë me mendje e shpirti si pjesë e thelbit të të qenit shqiptar dhe të krenarisë që janë shqiptarë”, tha Rama.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • shqip says:
    October 24, 2022 at 9:35 am

    Patjeter KM,vetem shqiptareve JO!

    Reply
  • sonila says:
    October 24, 2022 at 10:29 am

    Kryeministri e ka bere balte ne cdo gje dhe e vetmja gje qe i ka mbetur te mburret, eshte me ato te mira qe jane trasheguar nga koha e Hoxhes qe per turpin e te gjithe udheheqesve keto 30 vjet, jane TE VETMET ARRIJTJE TE VERTETA, BERE VETEM ME PUNEN E POPULLIT SHQIPTAR DHE PA BORXHET E VJEDHJET E BERISHES, RAMES ETCQE DUHET TE JENE NE BURG E ME TURP

    Reply
  • I 10rë, por krenar says:
    October 24, 2022 at 11:05 am

    Dhe kush tjetër përvec tij dhe bedelave naivë që i ngjiten si bishtukë nga pas, morri pjesë aktive dhe debatoi bazuar mbi fakte në këtë mini-konferencë?

    Meqë videoja e celularit nuk funksiononte (ah po, janë bo ca foto sa për trushplarje), a pati duartrokitje dhe brohoritje për atë që sot pas 80 e kusur vitesh “me plot të drejtë” na u krenoka me të tjerët, e bile bile hiqet gjoja si mbështetës i shpëtimtarëve të dikurshëm i hebrenjve?

    Kujt i takon merita, dhe kush mundohet ta përvetësojë?

    Reply
  • Patriot says:
    October 24, 2022 at 11:44 am

    Hera e pare ku titulli perputhet me permbatjen ose ideologjine e skernderbeut modern. Shqiperia e shkrete eshte e te gjitheve por vetem e shqiptareve JO. Historite tona jane te pa para, KM yne lavderohet per mikepritjen qe ne i beme hebrejve te perzene nga gjermani dhe te gjithe rinine po e perze per ne gjermani.
    Oj kasolle ku na mbodhe, deshe shume qe na zgjodhe.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Aksidenti tragjik pranë Tiranës, dyshohet se shoferi i minibusit pësoi infarkt: 12 të plagosur, një fëmijë në gjendje të rëndë
  • Qeveria ndryshon buxhetin: 20.1 miliardë lekë më shumë për pensione, rritje pagash e investime
  • Tensione në protestë, lëng frutash në kokë gruas që dyshohej si “patronazhiste” e PS
  • Protestuesit do shkojnë në SPAK: Kallzim Edi Ramës për “Albanian Files”
  • Erion Braçe: Ajo që ndodhi para Kuvendit është e rëndë, ra shteti

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on Erion Braçe: Ajo që ndodhi para Kuvendit është e rëndë, ra shteti
  2. Vlora 97 on Erion Braçe: Ajo që ndodhi para Kuvendit është e rëndë, ra shteti
  3. K R on Erion Braçe: Ajo që ndodhi para Kuvendit është e rëndë, ra shteti
  4. V L on Zbardhen 13 emrat e “Grupit Koordinues” të protestës që firmosën letrën drejtuar qeverisë dhe ambasadave
  5. Anonymus on VIDEO / Tensione jashtë Kuvendit: Opozitë e shitur! Incident me Tërmet Peçin, e ndjekin nga pas: Hajdut! Protestuesit godasin me vezë makinat e deputetëve

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?