Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Hekurudha Durrës-Rrogozhinë, BERZH miraton kredinë 30 mln euro. Kosto totale, 120.5 mln euro
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Hekurudha Durrës-Rrogozhinë, BERZH miraton kredinë 30 mln euro. Kosto totale, 120.5 mln euro
EkonomiLajmi i fundit

Hekurudha Durrës-Rrogozhinë, BERZH miraton kredinë 30 mln euro. Kosto totale, 120.5 mln euro

Published: September 18, 2024
Shpërndaje

Kredia për rehabilitimin e linjës hekurudhore Durrës – Rrogozhinë parashikohet të miratohet në datën 20 nëntor nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, teksa pak ditë më parë kjo bankë bëri me dije se ka kaluar në fazën e “hulumtimit”.

Huaja ka një vlerë prej 30 mln euro, teksa financimi do të përdoret për rehabilitimin dhe elektrifikimin e kësaj linje hekurudhore, që ka një gjatësi prej rreth 34 km ndërmjet Durrësit dhe Rrogozhinës. Kosto totale përllogaritet në 120.5 mln euro, ndërkohë që projekti do të bashkëfinancohet nga Banka Evropiane e Investimeve dhe nga Bashkimi Evropian, që ka akorduar një grant prej 62 milionë euro përmes Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor (“WBIF”).

Linja hekurudhore e projektit të rehabilitimit ndjek atë ekzistuese dhe pas përfundimit të punimeve parashikohet që trenat të kenë një shpejtësi 120 kilometra/orë. Segmenti hekurudhor Durrës – Rrogozhinë është pjesë e linjës hekurudhore Durrës – Pogradec, që parashikohet të lidhet me Maqedoninë e Veriut, në fshatin Lin. Ai është pjesë e korridorit VIII hekurudhor, që lidh Portin e Durrësit në Shqipëri me Maqedoninë e Veriut dhe portet e Detit të Zi të Bullgarisë. Tashmë, ky korridor është përfshirë në rrjetin kryesor të transporit transeuropian, i njohur si TEN T, duke i dhënë prioritet financimit të tij.

- Publicitet -

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • me ...modesti . says:
    September 18, 2024 at 5:04 pm

    pasi te vareshin te gjithe shtetaret dhe jevgu
    me i “varfer” ne litar, per vjedhjen e shinave te trenave
    te dikurshem, atehere te flitej per hekurudha te “reja” .

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Momenti kur dhunohet kamerieri nga pronarët e hotelit në Golem, i riu: Kërkova pagën
  • Vdekja e gruas shtatzënë, nis procedimi penal për tre mjekët në maternitetin e Pogradecit
  • Jep dorëheqjen Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë Tiranë, Veliaj rikthen Alban Dokushin
  • Gazetarët kundërshtojnë hyrjen në fuqi të rregullores kufizuese të GJKKO-së
  • Kafshët e Kopshtit Zoologjik të Tiranës përballen me vapën ekstreme

Komentet e Fundit

  1. Detari on Nën hijen e Beratit: Beteja për mbijetesë e bashkive të Dimalit dhe Poliçanit
  2. Antiturk on LVV dhe LDK pajtohen që Bekim Sejdiu të jetë kandidat për president
  3. demo on Gjendet e vdekur ish e dashura e Charles McGonigal, zbuloi aktivitetet e paligjshme të ish-zyrtarit të FBI
  4. Dashi on Mosmarrëveshja e vjetër në Egje po hyn në një fazë të re tensioni
  5. aqif kapertoni on Gjendet e vdekur ish e dashura e Charles McGonigal, zbuloi aktivitetet e paligjshme të ish-zyrtarit të FBI

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?