Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Sori Al dyshohet se helmoi studentët e Akademisë, shpallet në kërkim bashkëshortja e kreut të Dhomës së Tregtisë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Sori Al dyshohet se helmoi studentët e Akademisë, shpallet në kërkim bashkëshortja e kreut të Dhomës së Tregtisë
KronikeLajmi i fundit

Sori Al dyshohet se helmoi studentët e Akademisë, shpallet në kërkim bashkëshortja e kreut të Dhomës së Tregtisë

Published: May 7, 2026
Shpërndaje

56 studentë të Akademisë së Sigurisë janë helmuar ditën e djeshme (6 maj) nga ushqimi. Pas konsumimit të drekës brenda ambienteve të Akademisë, studentët janë ndjerë keq, duke patur komplikacione shëndetësore dhe janë dërguar në Repartin Infektiv të QSUT-së.

Studentët e prekur nga helmimi kanë shfaqur simptoma të rënda, si të vjella dhe dhimbje të forta barku. Pas paraqitjes në spital, ata kanë marrë trajtim mjekësor, serume dhe më pas janë larguar.

Akademia e Sigurisë ka një kontratë me kompaninë private Sori-Al, që ofron shërbimin katering për 3 vaktet për studentët. Kompania Sori Al ka administratore Alma Tafanin, gruan e Nikolin Jakës, kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë.

- Publicitet -

Nikolin Jaka ka pasur 50% të aksioneve nga viti 2004 deri në vitin 2007 në kompaninë “Sori Al” të cilën tashmë e administron gruaja e tij.

Deri në fund të vitit 2025, kompania Sori-Al rezulton si fituese e 75 tenderave publikë, me vlerë totale 4.2 miliardë lekë.

Në dhjetor të vitit 2025, Operatori i Blerjeve të Përqendruara i drejtuar nga Arlinda Pogaj shpalli fitues kompaninë “Sori AL” për tenderin me fond limit 2.8 milionë euro për “Shërbim gatimi dhe shpërndarje ushqimi të punonjësve të Policisë së Shtetit, studentëve dhe të kursantëve në Akademinë e Sigurisë”.

Kontrata e shërbimit është për një afat kohor 36 muaj (3 vjet).

Në një reagim zyrtar, policia bën me dije se ka vënë në pranga Kujtim Ballgjini, 52 vjeç dhe Kristjana Plaka, 23 vjeçe, me detyra respektive kuzhinier dhe teknologe ushqimi në kompaninë Sori-Al, e cila ishte e kontraktuar për të ofruar ushqim në Akademinë e Sigurisë.

Nën hetim është vënë shtetasja R. Ç., 35 vjeçe, me detyrë teknologe ushqimi në këtë kompani, ndërsa në kërkim është shpallur administratorja Alma Tafani.

j.l. / dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
10 Comments
  • Vl says:
    May 7, 2026 at 4:20 pm

    Ai ka qen eshte dhe do te mbetet vend i pisave.

    Reply
    • Tahir Gashi says:
      May 8, 2026 at 4:14 am

      Fatkeqesisht ke te drejt!

      Reply
  • Asd says:
    May 7, 2026 at 6:33 pm

    Shperthen qelbi…dhe zbulon plage korrupsioni

    Reply
  • Anonymous says:
    May 8, 2026 at 4:52 am

    Po si ka mundesi ne cdo sektor korruosioni eshte primari.njerez pisa popull hajdut

    Reply
  • Bamka says:
    May 8, 2026 at 5:23 am

    O ZOT, si nuk u ngopët duke vjedhur… Edhe me shëndetin e njerëzve, luani mor katila? Të kapen kokat, dhe të dënohen për tentativë vrasjeje…..

    Reply
    • Gjergj Elezi says:
      May 9, 2026 at 6:08 am

      Ke shume te drejte, por keto qe ne shkruajme me nje gote vere dhe harrohen. 3 dite zgjate

      Reply
  • Papi says:
    May 9, 2026 at 10:04 am

    Po si ka mundesi ky goxha djale te beje kete hata….ne shqiperi duhet pluguar me martinel por ska he per he as traktor dhe as TRAKTORIST

    Reply
  • Mohamed says:
    May 10, 2026 at 12:16 pm

    Normale por nese i hyhet me themel do dalin qyfyre ku nuk do ngelet pa gje edhe ish komandanti gardes sot kryetar bashkie ne tepelene. Se kto qe bejne kerdine me parat tona ja kane marre doren. Transferojne gjith leket ne spanje ku hapin resorte etj. Eshe nje fatorino autobuzi ushtar i veliajt qe mori 7 mln euro per stola dekorative qe sekzistojne fare

    Reply
  • Anonymous says:
    May 11, 2026 at 6:51 am

    Kjo një vepër e shëmtume e qenqeveritarëve ku janë ortakë në çdo biznes ,ndajë nuk ka institucion që ti kontrollojë dhe, nëse ndodhë ata pushohen nga puna btënda orës .Kjo ashtë qeveria e qenve të lgbt sorosiane e antivlerave e antinjerzisë korbët e zinjë faqezinjë …

    Reply
  • Hasan Veseli says:
    May 11, 2026 at 6:55 am

    Qeveria antivlerave e inkrimunume në çdo biznes pa funjsion institucion kontrolli dhe,nlse ndodhë ata pushohen nga puna brënda orës, një qeveri antivlera antinjerzisë në shërbim të krmit sorosian çifutian e serbisë .

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Lea Ypi: Për socializmin moral që bazohet te vlerat universale të Iluminizmit
  • Qipro me shumë dështime dhe pak shpresa!
  • Ullishtja kombëtare e pronësisë shqiptare
  • U largua nga Ministri i Brendshëm, reagon Besfort Lamallari
  • Rrezikon Shqipërinë dhe Maqedonine e Veriut: Kërcënimi i heshtur nga virusi vdekjeprurës Krime-Kongo

Komentet e Fundit

  1. xxx on Ron Yeffet hapi “fermë kuajsh” në resortin e Ergys Agasit, kur ky ishte në kërkim dhe dy javë përpara sekuestrimeve nga SPAK
  2. Patriot on Ambasadori gjerman flet pas provave të reja për Ballukun: Antikorrupsioni në nivele të larta, parakusht i panegociueshëm
  3. M6 on Akuzohet se ka pastruar dhe fshehur 1.5 milion euro, thirret në SPAK deputeti Luan Baçi
  4. Flamur Struga on Prokurorët e Hagës kërkojnë gjashtë vjet burg për Thaçin për pengim të drejtësisë
  5. blog de musica on HISTORI: Kryekomandanti me origjinë shqiptare që ka mbiemrin më të njohur por edhe më të çuditshëm në Greqi

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?