Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Hera e parë që ndodh, Berisha hap gjyq në Angli për të hequr non gratan, reagon Home Office
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Hera e parë që ndodh, Berisha hap gjyq në Angli për të hequr non gratan, reagon Home Office
Lajmi i funditPolitike

Hera e parë që ndodh, Berisha hap gjyq në Angli për të hequr non gratan, reagon Home Office

Published: March 19, 2024
Shpërndaje

Për herë të parë gjykata më e lartë e emigracionit në Angli SIAC (Komisioni Special i Apeleve të Emigracionit) që prej krijimit të saj në vitin 1997, është duke shqyrtuar kërkesën e një politikani.

Ai është Sali Berisha, i shpallur Non Grata nga Anglia në vitin 2022 për korrupsion dhe lidhje me krimin.

Gazetari Muhamed Veliu, raporton se Berisha në sekret të plotë ka pajtuar një kompani avokatore për këtë proces, nisur paraditen e kësaj të marte.

- Publicitet -

Gjatë katër ditëve në vijim – thekson gazetari – kompania avokatore londineze Zaiwalla and Co së bashku me përfaqësuesin ligjor Fergus Randolph KC, do t’i paraqesin kësaj gjykate, argumentet se sipas tyre, vendimi për ndalimin e hyrjes të Berishës në Angli është i padrejtë.

Avokatët janë duke kundërshtuar vendimin e firmosur nga ish sekretarja për punët e brendshme Priti Patel.

Në çelje të procesit, avokati i Berishës ka deklaruar se “kjo është një çështje e jashtëzakonshme mes një udhëheqësi të një opozite dhe një vendi europian” dhe se sipas tij vendimi për Berishën “u mor vetëm bazuar në pretendime të mediave të huaja“.

Ndërkohë pala e paditur ministria e punëve të brendëshme Home Office deklaroi se: “Qeveria e Britanisë së Madhe ka si prioritet sigurinë e vendit dhe e bën këtë edhe duke promovuar sigurinë, prosperitetin dhe shtetin ligjor në të gjithë botën. Britania e Madhe ka qenë një partnere e Shqipërisë duke mbështetur llogaridhënien dhe ndërmarrjen e veprimeve konkrete kundra kriminalitetit dhe korrupsionit”.

“Do të ishte e tepërt – thotë Home Office – të komentonim më tej teksa procesi në gjykatë është në vijim”.

Britania e Madhe nuk i bën publike emrat e të shpallurve NonGrata por vetë zoti Berisha në një konferencë për shtyp bëri publik këtë vendim marrë ndaj tij.

Nuk dihet sa kushton ky gjyq i hapur nga Berisha, sa dhe me çfarë e paguan ai zyrën avokatore në Angli.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • CERCIZ JASHARI says:
    March 19, 2024 at 7:01 pm

    ESHTE VITAL DINJITETI
    PERSE RRON NJERIU
    VEC PER DY GISHT NDER MBI BALL
    JO TE HAJ SI THIU

    Reply
  • Aleksander Thana says:
    March 19, 2024 at 7:18 pm

    Merrini milionat perbindeshit dhe atehere do mbetet si muti ne shi. Hedh shkelma sepse ka milionat e grabitura qe mban bandat, politikanet rrugaçe dhe paguan majtas e djathtas me thaset me para, avokate, gazetare, televizione dhe çfare t’i doje kokrra e qefit te shpellarit maje dritares. Si nuk u merzitet me kete kafshe prehistorike!

    Reply
  • mali says:
    March 19, 2024 at 7:35 pm

    Per kete teme z.dita mund te shkruanja shume,por e leme me shkurt.
    Hera e pare ne france per kete pune.
    Po te lexoni shkrimin tim eshte e njejte me sot.
    Sali Berisha asnjehere nuk ka qene I afte per keto pune gjyqe.Koncept I trasheguar ,sepse ashtu u rrit.
    Me vjen cudi me Lirine .Me sa shoh familja e ka cvendosur nga vendim marja.Paraja e madhe pa djerse por me mafie kujton bashkesine familjare se do te beje pune.
    Mafioze te sofistikuar e kane shtene ne dore ke mafieidiote dhe do ta shtrydhin si e dine ata vete.
    Ajo firma avokatie e Frances mbeti e kenaqur duke e ditur qe po bente nje vere ne uje kunder DASh.
    Populli thote :u dogj nga qulli e I fryn kosit.
    Por familja Berisha jane komplet pa tru,sidomos e bija qe kujton se beri ca kohe me nderkombetare dhe u be e zgjuar.
    Keta idiote nuk e dine qe amerike do te thote angli dhe angli do te thote amerike?

    Reply
  • LOL says:
    March 19, 2024 at 7:59 pm

    TE FYESH TE TJERET
    E KA SHUME KOLLAJ
    NJE SI PUNA JOTE
    QE DI VEC TE SHAJ

    NE CKAZAN ZE GRYKEN
    SIGURISHT SE DI
    PO GJERSA MBAN ANE
    DUKESH SE JE MI

    PSE FUTESH NE SHTIGJE
    QE SJUA KE HABERIN
    BEHET FJALE PER SEDREN
    JO PER MYTEBERIN

    Reply
  • mali says:
    March 19, 2024 at 8:44 pm

    Lol ,hapu o Burre .Vetem frikacaket hedhin shashka dhe fshihen.

    Reply
  • shkurt 2014 says:
    March 20, 2024 at 7:33 am

    monstra e vicidolit duhet te jete NON Grata edhe per popullin SHqiptare komunisti e spiuni i vetem i ne SHqipri.Qenie te gjalla te ndyra si ky plackites ka rralle,ne SHqipri e me gjere.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Penalltitë “vrasin” Gjermaninë dhe Holandën, dy superfuqitë eliminohen nga Botërori
  • Zbardhen 13 emrat e “Grupit Koordinues” të protestës që firmosën letrën drejtuar qeverisë dhe ambasadave
  • “Edi Rama më dërgoi email të mos votoja…” Eurodeputetë të tjerë i bashkohen protestës në Ditën 30, pjesë nga fjalimet e tyre
  • 30 qershor 2026
  • Skerdi Faria, portret i një mjeku tërësisht atipik, që theu rregullat e lojës cinike të tranzicionit

Komentet e Fundit

  1. Kumandar Shurreli on INVESTIGIM / Motra kuzhiniere, u bë milionere: Si u “ndërthurën” tenderat e Aviacionit, firma 4-AM dhe vilat në Dhërmi në skemën Balluku – Maksim Et’hemaj
  2. Rambo on Zbardhen 13 emrat e “Grupit Koordinues” të protestës që firmosën letrën drejtuar qeverisë dhe ambasadave
  3. X on Zbardhen 13 emrat e “Grupit Koordinues” të protestës që firmosën letrën drejtuar qeverisë dhe ambasadave
  4. Kokpalari 21 janarit on Zbardhen 13 emrat e “Grupit Koordinues” të protestës që firmosën letrën drejtuar qeverisë dhe ambasadave
  5. K R on Zbardhen 13 emrat e “Grupit Koordinues” të protestës që firmosën letrën drejtuar qeverisë dhe ambasadave

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?