Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Hetim në Austri, Itali e San Marino, SPAK nis letërporosi për Metën e Kryemadhin. Pritet një tjetër drejt Qipros
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Hetim në Austri, Itali e San Marino, SPAK nis letërporosi për Metën e Kryemadhin. Pritet një tjetër drejt Qipros
KronikeKryesorePolitike

Hetim në Austri, Itali e San Marino, SPAK nis letërporosi për Metën e Kryemadhin. Pritet një tjetër drejt Qipros

Published: October 2, 2022
Shpërndaje

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizur (SPAK) ka firmosur tre letër-porosi të tjera që përmes Ministrisë së Drejtësisë, u janë dorëzuar partnerëve, një muaj pas dorëzimit të padisë së avokatit Idajet Beqiri për kreun e Partisë së Lirisë (ish-LSI), Ilir Meta dhe bashkëshortes së tij, deputetes Monika Kryemadhi.

Top Channel shkruan se kërkesa për ndihmë juridike i është dërguar Austrisë, Italisë dhe San Marinos, aty ku avokati Beqiri denoncoi se i janë nënshtruar trajtimeve estetike.

“A kanë kryer ndonjëherë ndërhyrje mjekësore apo estetike çifti Meta dhe personat e bashkëlidhur me ta që janë rrethi më i ngushtë?”– pyesin në letër-porosi prokurorët e SPAK. Ata kërkojnë po ashtu prova shkresore që vërtetojnë diçka të tillë dhe mënyrën si është kryer pagesa, në rast se ndërhyrje të tilla kanë ndodhur bëjnë me dije burimet.

- Publicitet -

SPAK e ka bashkuar kallëzimin e avokatit me atë të ish-deputetit Halit Valteri, për të cilën gjithashtu ka përcjellë letër-porosi në SHBA, meqenëse ka akuza për lobimin 700 mijë dollarësh të padeklaruar. Një letër-porosi e pestë pritet të niset drejt Qipros.

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi u paditën në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) nga avokati Idajet Beqiri, i cili e akuzon çiftin se kanë fshehur të ardhurat e kanë shpenzuar shuma të mëdha parash për operacione plastike. Sipas tij Kryemadhi ka kryer trajtime estetike me vlere rreth 290 mijë euro në një klinikë private në San Marino “Casa di Cura Private Domus Medica”. Transferta e pagesës mban datën 4 qershor 2018 dhe ëshë paguar, sipas paditësit, nga nga një bankë offshore e shtetit të Qipros.

Ndërsa Meta, sipas Beqirit, në vitin 2013-2014 ka bërë një ndëryrje kriurgjikale për t’u dobësuar në spitalin e Vjenës, por nuk ka deklaruar asnjë shpenzim për këtë fakt në deklaratat periodike të ILDKPI. Trajtime të shtrenjta estetike kanë bërë dhe fëmijët e çiftit Meta-Kryemadhi, Besari dhe Bora, ku për secilin prej tyre avokati ka paraqitur në SPAK edhe fotografi për të pasqyruar se se ka ndryshuar pamja e tyre gjatë viteve të fundit.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) nisi hetimer për Kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, pas kallëzimit të ish-deputeti Halit Valteri. Kallëzimi i Valterit lidhet me një artikull të gazetës austriake, “Kronen Zeitung”, e cila e akuzonte Metën se kishte paguar 700,000 mijë dollarë për lobim në SHBA, përmes një kompanie offshore qipriote. Lobimi lidhej me një foto që Meta bëri në ceremoninë e inagurimit të presidentit Donald Trump.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
9 Comments
  • EKSPERIENCA says:
    October 2, 2022 at 8:04 am

    Le te vrapojne ambasadoret te takojne njeriun e dashur te tyre. Kane shume te mesojne nga ai.

    Reply
  • Presidenti nga skrapari qe te pret doren says:
    October 2, 2022 at 8:18 am

    Shume zhurme per asgje….
    Ne fund spaku do i vere kapakun,nuk e ka shkelur rende kushtetuten.
    Jo me kot e takoi edhe ambasadorja kete psikopat qe ka 30 vjet vjedh dhe flet carlliqe.
    Juri harroi si e kercenonte ameriken ky idiot fshatar.

    Reply
  • ?+ says:
    October 2, 2022 at 9:12 am

    sigurisht që do bëjn pak teatër por gjithmonë fundi ësht i lumtur.
    ska vjedhje as kriminelë dhe ka vetëm paqe dhe demokraci

    pse si kujtoni ju jo më kot i vajti kimetja në zyrë likefloririt.
    bënë pak seks dhe pastaj bënë aleancë.

    Reply
  • Toni says:
    October 2, 2022 at 9:24 am

    Po Edvin Drogen i akuzuar per 200 milion Dollare kur do ta hetoni?

    Reply
  • besart kadia says:
    October 2, 2022 at 9:26 am

    ja së shpejti do rishikohet vendimi për amnistin fiskale dhe do kapet çdo rast i evazionit fiskal.

    Reply
  • Patronazhisti i rilindjes drogiste says:
    October 2, 2022 at 10:32 am

    Bes-art Kadia do vazhdoje te jete Kadiu PS apo do kthehet perseri atje ku ishte,tek PD-ja?
    Kadiut ti rrefesh parane
    ters e vertit sheriane
    per para e shet t’Ane
    ja di kimene parase.

    Reply
  • besart kadia says:
    October 2, 2022 at 11:11 am

    do qëndroj te PS te partia e oligarkëve më falni shum te partia e popullit

    Reply
  • KASAPI says:
    October 2, 2022 at 11:18 am

    E cuditeshme dhe keto perfaqesuesit e shteteve me demokratike ” gjoja “, lepijne atje ku peshtyjne.
    Skandal. Per cfare e merrni popullin shqiptar ju ambasadore e amerikes?
    Bete paqe me personin me te uryer te vendit tone. E njeh opinionin e popllit, me duket se na e ke prezantuar po ti kete njeri per palacelleqet kriminale qe ka kryer. Nuk ha bare populli, jo, por e shtyp me kembe me neveri. Qytetaret kane nje kerkese ambasadore, ju lutemi kerko nje takim dhe me Sali Berishen. Por ta dish mire, ai eshte burre i mire dhe me siguri do ta refuzoje ftesen tuaj. Ka burra Shqiperia jo kasap qe kudo gllaberon pasuri qe nuk i takojne familjarisht.
    Kuptojeni njehere e mire se sa te jeni ju vetem anarshi do te kete, jo qetesi qe e enderojme si dikur. Ajo kohe do te kthehet. Vendit do ti vije nje burre shteti qe te mos kete frike nga ju qe keni frike per vete nga Iliri.
    Ndryshe nuk ka shpjegim. Mos valle dhe Iliri do te bente ndonje note ptoteste ne Amerike ndaj jush dhe ju reflektuat menjehere. Bravo.

    Reply
  • Avokat Ngjela qe nuk ka fituar asnje gjyq. says:
    October 2, 2022 at 5:51 pm

    O shoku KAPS nuk ka nevoje per leter porosi ne keto shtete, ke prova me bollek per vjedhjet e Like Floririt ne Shqiperi, nga vjedhja e Thesarit te Shtetit, Vila e Lalezit me hale per macen Sasha, Guroret ne Malin e Tomorit, CEZ, vidio me ze e me figure ne zyren e te ndjerit hajdutit tjeter Tritan Prifti per 700 mije euro e me rradhe.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Kush është Andy Burnham? Njeriu që pritet të zëvendësojë Starmer si kryeministër
  • Mes protestave: Akila, gazetarja me inteligjencë artificiale, do të flasë me një milion shqiptarë
  • Beton ka gjithandej, avantazhi turistik i Shqipërisë është natyra
  • Zbulohet vajza bjonde në burgun e Peqinit. Hetime për rastin, dyshime se takoi dy të dënuar
  • Rama mbërrin në Pallatin Elysee, zbardhen temat e diskutimit me Macron

Komentet e Fundit

  1. Fjala on Kryeministri britanik, Keir Starmer zyrtarizon dorëheqjen
  2. Landi on Çfarë mendojnë majtas-djathtas në SHBA për revoltën në Tiranë, NYT: Protestuesit shpërfillin teoritë, janë aty kundër korrupsionit
  3. Mani on Kina, godinë tetëkatëshe dhe objekte ndihmëse të rrethuara me masa të forta sigurie në Tiranë
  4. sfilitje.com on Çfarë ndodhi të mërkurë në mbrëmje me protestuesen 19-vjecare dhe dy 60-vjeçarë: A do funksionojnë “taktikat e intimidimit”?
  5. Illi on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?