Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Hetim për ish-ministrin në Francë, ja dyshime e lidhjeve të tij me Jeffrey Epstein
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Hetim për ish-ministrin në Francë, ja dyshime e lidhjeve të tij me Jeffrey Epstein
AktualitetBote

Hetim për ish-ministrin në Francë, ja dyshime e lidhjeve të tij me Jeffrey Epstein

Published: February 8, 2026
Shpërndaje

Prokurorët e krimit financiar në Francë kanë nisur një hetim paraprak ndaj ish-ministrit të Kulturës, Jack Lang, për dyshime për “pastrim të të ardhurave nga mashtrimi tatimor”, në lidhje me kontaktet e tij me financierin amerikan Jeffrey Epstein, i dënuar për pedofili. BBC shkruan se hetimi është hapur pas publikimit të dosjeve të Jeffrey Epstein nga Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara, ku dokumentohen lidhje mes familjes Lang dhe financierit amerikan.

Në këto dosje, emri i Jack Lang përmendet rreth 700 herë. Jack Lang, 86 vjeç, një nga figurat më të rëndësishme të qeverive socialiste franceze nga vitet ’80 deri në vitet 2000, ka mohuar çdo shkelje ligjore, duke i cilësuar akuzat si “të pabaza”. Në një deklaratë për AFP, ai u shpreh se hetimi do të “hedhë dritë mbi akuza që vënë në pikëpyetje nderin dhe reputacionin tim”.

Pak orë pas njoftimit për hapjen e hetimit, Lang dha dorëheqjen nga posti i kreut të Institutit të Botës Arabe. Ministri i Jashtëm francez, Jean-Noël Barrot, pranoi dorëheqjen dhe njoftoi se ka nisur procesi për përzgjedhjen e pasardhësit të tij.

- Publicitet -

Nën hetim është vënë edhe vajza e tij, Caroline Lang, 64 vjeçe, e cila këtë javë dha dorëheqjen nga posti i kryetares së një sindikate franceze të producentëve të filmave. Ajo ka deklaruar se është takuar me Epstein në vitin 2012, kur ai kishte shprehur interes për të investuar në artistë të rinj.

Jack Lang ka deklaruar se është njohur me Jeffrey Epstein rreth 15 vite më parë përmes regjisorit Woody Allen dhe se nuk kishte dijeni për krimet e tij, duke e përshkruar atë si “bujar” dhe “i sjellshëm”. Sipas dosjeve të publikuara, Lang dyshohet se i është drejtuar Epstein për fonde ose favore të ndryshme, përfshirë përdorimin e makinës dhe avionit privat.

Megjithatë, dokumentet e publikuara deri më tani nuk tregojnë se Jack Lang apo vajza e tij janë të përfshirë në krimet seksuale të Jeffrey Epstein.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • skela says:
    February 8, 2026 at 2:53 pm

    Çfarë karagjozi. 86 vjeç me flokët zift të zeza. Duket si ndonjë orangutang.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  • VIDEO: Kur protesta flet me gjuhën e dashurisë
  • E FUNDIT: Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri
  • Deklarata e Wizz Air mbi Marrëveshjen për Reformën e të Drejtave të Pasagjerëve Ajrorë në BE

Komentet e Fundit

  1. !!? on FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, sheshi i protestës sërish plot në ditën e 17-të, ironizohet edhe Marta Kos
  2. xxx on FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, sheshi i protestës sërish plot në ditën e 17-të, ironizohet edhe Marta Kos
  3. nastradini on Rama: Pasuritë tona lakmohen nga Kina dhe Rusia
  4. Toni on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë
  5. Muzo on Marjana Koçeku është kërcënuar pas largimit nga PS? Postimi i pazakontë i deputetes, reagimi i Policisë dhe i Bajrave

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?