Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Hetim tronditës në Itali: Turistë të pasur paguanin nga 90 mijë dollarë për të vrarë ‘për qejf’ me snajper civilë në Sarajevë (!)
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Hetim tronditës në Itali: Turistë të pasur paguanin nga 90 mijë dollarë për të vrarë ‘për qejf’ me snajper civilë në Sarajevë (!)
BoteLajmi i fundit

Hetim tronditës në Itali: Turistë të pasur paguanin nga 90 mijë dollarë për të vrarë ‘për qejf’ me snajper civilë në Sarajevë (!)

Published: November 12, 2025
Shpërndaje

Prokuroria e Milanos ka hapur një hetim ndaj disa turistëve italianë që dyshohet se kanë paguar deri në 70 mijë paund për të marrë pjesë në “safari njerëzore” gjatë rrethimit të Sarajevës në vitet ’90, me tarifa shtesë për vrasjen e fëmijëve, raportoi Daily Mail, duke iu referuar mediave italiane dhe spanjolle.

Sipas hetimit, të pasurit italianë me lidhje në qarqe të së djathtës ekstreme, udhëtonin nga Trieste drejt Beogradit me linjën ajrore serbe Aviogenex, për t’u bashkuar për fundjavë me ushtarët serbë të Bosnjës, të cilët mbanin nën rrethim kryeqytetin boshnjak. Ata dyshohet se paguanin 90 mijë dollarë për të qëlluar mbi civilë të paarmatosur nga kodrat përreth qytetit.

Hetim tronditës në Itali, turistë të pasur akuzohen se

- Publicitet -

Gjatë rrethimit katërvjeçar të Sarajevës (1992–1996), mbi 10 mijë persona humbën jetën nga snajperët dhe bombardimet, në ngjarjen më të gjatë të këtij lloji në historinë moderne. Rrugë si Ulica Zmaja od Bosne dhe Bulevardi Meša Selimović u bënë të njohura si “Rruga e Snajperëve”, për shkak të rrezikut të përhershëm të goditjes nga plumbat.

Hetimi nisi pas një padie 17-faqëshe të paraqitur nga shkrimtari dhe gazetari milanez Ezio Gavazzeni, me mbështetjen e ish-magjistratit Guido Salvini dhe ish-kryetares së Sarajevës Benjamina Karić (2021–2024). Rasti u frymëzua nga dokumentari “Sarajevo Safari” i regjisorit slloven Miran Zupanić, publikuar në vitin 2022, i cili përmbante dëshmi tronditëse mbi “turizmin e snajperëve”.

Hetim tronditës në Itali, turistë të pasur akuzohen se

Gavazzeni ka deklaruar për “La Repubblica se bëhet fjalë për “njerëz të pasur, me reputacion, biznesmenë që lanë Triesten për të marrë pjesë në një gjueti njerëzish dhe më pas u kthyen në jetën e tyre të respektuar”. Ai shtoi se mund të jenë deri në 100 turistë të përfshirë në këtë praktikë çnjerëzore.

Prokurori Alessandro Gobbi thuhet se disponon lista me dëshmitarë që mund të japin prova. Njëri prej tyre, një agjent i inteligjencës boshnjake me inicialet E.S., ka pretenduar se shërbimet sekrete italiane ishin në dijeni të ngjarjes që në vitin 1993 dhe se ekzistojnë ende dosje të klasifikuara për këtë çështje.

Konsulli boshnjak në Milano, Dag Dumrukçiq, konfirmoi për “La Repubblica” se qeveria e Bosnjës po bashkëpunon plotësisht me autoritetet italiane. “Ne jemi të vendosur të zbulojmë të vërtetën dhe të përballemi me këtë kapitull të errët të së kaluarës”, tha ai.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
11 Comments
  • Detari says:
    November 12, 2025 at 2:07 pm

    Sa keq ke qen islam…

    Reply
  • Artan says:
    November 12, 2025 at 2:27 pm

    Ça thu mo Dekar?

    Reply
  • K R says:
    November 12, 2025 at 2:47 pm

    E tmershme
    Keta jane partia e Melonit

    Reply
  • Remo says:
    November 12, 2025 at 3:07 pm

    Detar, po ti ishe ti o legen, po te ishin njerzit e tu dhe t’u merrnin ne shenje ata vampiret e Milloshit
    qe nuk u ngopen ne gjak ne ato vite?! Ata dhe pasardhesit e Musos qe akoma i kane lene kockat e te pareve maleve te Laberise? Ti, je njelloj me paramilitaret serbe,, me hamasanet islamike, nje marke jeni te gjithe, var c’te duash ne qafe, kur je thjeshte varkar, ashtu ngelesh!

    Reply
  • Detari says:
    November 12, 2025 at 7:56 pm

    Remo cdo qendrim ka pasoja ne kete bote, ju mereni me pasojat dhe jo me thelbin dhe pse ndodhin gjithe keto masakra.
    Nese islami ishte refuzuar nga shumica tani do ishim nje popull i bashkuar me nje kulture (evropiane) dhe serbi sdo kishte koqe te hapte gojen fare.

    Reply
  • Shkodrani-Belgjike says:
    November 12, 2025 at 8:56 pm

    O dekar islamofobia tka verbu, del thuje publik dikun po të ishe burrë, ti varin koqet nballë.

    Reply
  • capi says:
    November 12, 2025 at 10:14 pm

    Te mendosh se preardhja eshte faktor, mendoj se te dy palet jane me preardhje sllave. Te mendosh feja islame prape nuk eshte per te besuar, Serbet donin te benin dhe ben te njeten gje me kroatet qe jane katolik.
    Sa kuptoj jane inate te vjetra qe vijne nga historia. Kroatet u armatosen, dhe u treguan vendin serbeve. Ndihma gjermane ishte faktor vendimtar,
    Keta mbeten jetim, pa mbeshtejte dhe pa armatim. U lane ne meshiren te b.. q. hollandese, qe sa shkrepi pushka e pare hoqen bythen menjane.
    Keto akuza me gjuheti tip safari si pak per tu besuar dhe vertetuar. Tipike zhurmuesish italian

    Reply
  • Artan says:
    November 12, 2025 at 11:00 pm

    Faleni Dekarin se nuk di ç’thotë.

    Reply
  • Detari says:
    November 12, 2025 at 11:35 pm

    @capi vajte atje ku e nxorra une. Islam = mbetje-jetim. jashteqitje.

    Reply
  • Artan says:
    November 13, 2025 at 1:24 am

    Po e Dekar po. Islami po pushton Evropen, shkon ne Paris e Londer e te duket vetja si ne Islamabad e Kandahar, ti thua jetim. Jetim ke mbetur ti o i gjore. Po ke bythe, ngrihu e hiq qafe se pari kolonen e peste ne Evrope.

    Reply
  • OO8 says:
    November 20, 2025 at 10:32 pm

    Intrige, o e Mossad(sorros) o e MI6, per tri qellime qe u konvenojne, e para me nxit Serbet prap per sulm sipas tradites, e dyta Katoliket te konfuzohen, dhe e treta, myslimanet te demoralizohen dhe konfuzohen gjithashtu.
    Hebrete dhe Anglezet nuk po lene gure pa levizur per te nxitur lufte midis Sllaveve dhe Myslimaneve sidomos tani skenari i pare qe ishte perplasja midis Rusise dhe Europes po deshton.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • PURCHASE OF TWO VEHICLES FOR FIRE MANAGEMENT, ENFORSA-SUPPLY-3
  • I riu që bëri thirrjen për marshim drejt Rinasit: Na ka ardhur në majë të hundës
  • Ibrahimaj në Indonezi, qeveria kërkon emigrantë nëpër botë për të zëvendësuar shqiptarët e ikur
  • FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, rrugët e Tiranës sërish plot në ditën 17 të protestës. Ironizohet edhe Marta Kos
  • Me “bukë me vete”? PO!

Komentet e Fundit

  1. Realisti on Me “bukë me vete”? PO!
  2. Realisti on Me “bukë me vete”? PO!
  3. K R on Me “bukë me vete”? PO!
  4. Gani USA on FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, rrugët e Tiranës sërish plot në ditën 17 të protestës. Ironizohet edhe Marta Kos
  5. Bodrumi shurrelit on FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, rrugët e Tiranës sërish plot në ditën 17 të protestës. Ironizohet edhe Marta Kos

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?