Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Hetimet mbi spiunët rusë në Shqipëri, mes tyre një diplomat që hyri si “tregtar” gjatë stërvitjes ‘Defender 2021’
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Hetimet mbi spiunët rusë në Shqipëri, mes tyre një diplomat që hyri si “tregtar” gjatë stërvitjes ‘Defender 2021’
KronikeKryesore

Hetimet mbi spiunët rusë në Shqipëri, mes tyre një diplomat që hyri si “tregtar” gjatë stërvitjes ‘Defender 2021’

Published: October 31, 2022
Shpërndaje

Çështja e ukrainasit Fedir Aplatov dhe dy rusëve Mikhail Zorin dhe Svetlana Timofeva ka përfunduar në Gjykatën e Lartë.

Të dyshuar për sigurim të informatave pasi u kapën në uzinën ushtarake të Gramshit si dhe goditje për shkak të detyrës, të tre ata po mbahen në burg për spiunazh. Rekursi ndaj arrestimit në flagrancë të tyre, sipas shortit do të shqyrtohet nga gjyqtarja e lartë Albana Boksi.

Por kjo nuk është dosja e vetme me spiunë të dyshuar në Shqipëri. Një tjetër prokurori, ajo e Tiranës mbylli hetimet për 7 shtetas çekë dhe rusë që kryen lëvizje të dyshimta në afërsi të disa bazave ushtarake, shkruan TCH.

Ata përmenden së bashku me informacionet mbi një diplomat rus që gjatë stërvitjes së Defender 2021 hyri në portin e Durrësit duke u prezantuar si atashe tregtar ukrainas.

Sipas agjencisë sekrete shqiptare, diplomati e fshehu prezantimin si funksionar i Ambasadës ruse që të mos ishte i dyshuar tek zyrtarët e portit dhe që ta kishte më të lehtë marrjen e informacionit mbi mjetet ushtarake që do të zbarkonin gjatë 2021 në këtë port. por prokuroria nuk mundi të gjejë dot prova mbasi asnjë akt ekspertizë i policisë shkencore nuk u konsiderua i plotë për të ngritur akuzë.

Prokop Voracek, Andrea Maresova, Filip Singer, Libor Bartor, Georgi Budanov, Vladimir Cherkasov dhe Filip Carek u hetuan nga prokuroria e Tiranës për spiunazh sipas nenit 214 që flet për sigurim të informatave.

- Publicitet -

Në përfundim prokuroria i kërkon gjykatës së Tiranës ta pushojë çështjen mbasi nuk u arrit gjetja e provave që vërtetojnë se ata hynë në Shqipëri me qëllimin për të garantuar informata sekrete me karakter ushtarak.

Prokuroria thotë se i kreu çdo veprim që nga këqyrja e telefonave të tyre por pa asnjë rezultat. Megjithatë prokuroria pranon se GPS i makinave me të cilat udhëtuan të dyshuarit e antiterrorit ekspozon itenerarin e tyre jo vetëm në parqet nacionale por edhe pranë bazave ushtarake.

Ata hynë nga pika kufitare të ndryshme gjatë stërvitjes Defender Europë 2021.

Vitizita e tyre përkoi me stërvitjen e NATO-s në Shqipëri, përmend akuza që u vu në lëvizje nga antiterrori, i cili ishte sinjalizuar nga partnerët.

Ata justifikohen për turizëm njoftuan të huajt por qëllimi i tyre është mbledhja e informatave mbi trupat e NATO-s që do të dislokohen në Shqipëri. Mbas këtij informacioni mbërritën turistët çekë dhe rusë, disa me kamper dhe të tjerët si biznesmenë. / TCH

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • MIRDITORI says:
    October 31, 2022 at 11:53 am

    po mire mo kur ju njoftoheni se x person eshte spiun perse nuk e deportoni, kthini mbrapsht nga ka ardhur si person i i padeshiruar, nuk e kuptoj

    Reply
  • filorusi says:
    October 31, 2022 at 11:57 am

    mua me pelqen te spiunoj. esht hobi im.
    pse duhet te mos ushtroj hobin tim?
    a kan predikuar kta liri?
    lirin time dua ta shfrytzoj per spiunim
    ça ka te keqe te spiunosh?
    per shtetin tend???
    edhe cia spiunon por cia mbahet si hero bashke me fbi ndersa pse fsb duhet te mbahet si e keqe.
    kto jan genjeshtra te perendimit

    Reply
  • enxhi says:
    October 31, 2022 at 12:22 pm

    ashtu sic spiunojne edhe diplomatet tane tek te huajt

    Reply
  • Prec Ulaj says:
    October 31, 2022 at 2:20 pm

    Filorus…,
    Ti ke hobin tend, por ka edhe djeme nenash me hobin ta konsiderojne mamane ruse, …
    Ti e di vete per se sherbejne ato…, shkuan ne Boteror ne Gjermani me burrat, te fitonin para.
    To do e cosh mamane ne Qatar?

    Reply
  • Vetjon says:
    October 31, 2022 at 6:39 pm

    Ka dhe bashkepuntor te kinezve. Ka gazetar e diplomat shqiptar qe paguhen si bashkepuntor te kinezve. Gezim Podgorica eshte shefi i grupit, ky asht dhe ne keshillin drejtus te RTSH, ku paguhet dhe aty. Diplomati qe sherbe si analist eshte Genci Mlloja, analisti Aleksander Cipa, Edmond Lacaj, Eda Merepeze, Tom Thercaj. Ky i ka lshu dhe apartamentin tek blloku me qera kinezeve qe kan bo redaksine atje jo direkt por nepermjet nje kompanie shqiptare po ne fakt asht redaksia e radios kineze Ejani. Informacionet qe bojne kta jane te porositm nga Pekini. Jan mbi 30 qe paguhen si bashkepuntor. Ruset, serbet, greket, mire se kan interesa teritoriale tek ne po kinezet cdreq dun. Jena bo shesh pershesh per bashkepuntoret

    Reply
  • Andis says:
    November 1, 2022 at 12:37 am

    Spiunazhi do beje punen e tij prandaj ka sektor qe quhet Sherbimi Informativ Shteteror qe te beje pune e te mos flej gjume

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Senati amerikan ‘sfidon’ Trumpin, miraton rezolutën për të ndaluar luftën në Iran! Trump: Votim i pakuptimtë!
  • RaBexit!
  • ‘Nga lajmi, te lajmësi’: Si po përpiqet Kryeministri ta ndajë vendin në ‘Shqipëria jonë’ kundër ‘Shqipërisë së atyre’
  • Mosbesimi dhe teoritë e komplotit
  • Manifest për ringritjen e së Majtës shqiptare

Komentet e Fundit

  1. K R on Senati amerikan ‘sfidon’ Trumpin, miraton rezolutën për të ndaluar luftën në Iran! Trump: Votim i pakuptimtë!
  2. K R on “Komandant i leshit…” Rama e sulmoi me një mesazh anonim, del dokumenti: Dritan Goxhaj ishte pjesë dhe drejtues në UÇK
  3. Qerratai Shurrelit on E PLOTË: Rama i dërgon letër protestuesit: Eja tek unë, edhe unë jam i vetmuar si ty…
  4. K R on “Komandant i leshit…” Rama e sulmoi me një mesazh anonim, del dokumenti: Dritan Goxhaj ishte pjesë dhe drejtues në UÇK
  5. nastradini on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?