Kryeministri Edi Rama deklaroi se vetëm falë këmbënguljes së familjarëve të viktimave të 21 janarit, dosja është në tryezën e SPAK.
Sipas kreut të qeverisë, derisa të ketë drejtësi për vrasjen e 4 qytetarëve “drejtësia e re do të mbetet e vjetër”.
Në fjalën e tij para familjarëve, Rama tha se “shumë gjurmë kanë humbur, por ujku është i dukshëm në sytë e të gjithëve”.
“Vetëm ashtu dhe vetëm këmbënguljes së familjeve të viktimave, dosja e krimeve më të egra të krimeve shqiptare u vendos në tryezën e SPAK. 21 janari ka një specifikë, ndërkohë që gjurmë të shumta janë humbur, ujku është i dukshëm në sytë e të gjithëve. Gjykata e Strasburgut i nënvizoi si shkelje të konventës evropiane, përdorimin e forcës vdekjeprurëse, edhe mungesës e bazë legjitime për të mbrojtur zyrën e kryeministrisë më forcë vdekjeprurëse duke kërkuar autoriteteve të zbardhin ngjarjen. Ulërima e kësaj padrejtësie nuk do të shuhet asnjëherë. Dhe nevoja për drejtësinë e munguar do të triumfojë me se sbën”, tha Rama.
“15 vjet më parë, këtu në këtë godinë ishte barrikaduar një hordhi e armatosur përzierje e trupës së rregullt të gardës së republikës dhe çetës së paramilitantëve famëkeq të kryeministrisë. Godina ishte përforcuar tela me gjemba, shtrirë gjithandej pas atij gardhit të shëmtuar dhe hekurave qe e rrethonin që pas sulmit të armatosur të 14 shtatori ‘98, pse që ishin dhe disa të barrikaduarit enë 12 janar. Njeriu i futur nga populli në kryeministri, kishte lëshuar ushtrimin e një përgjigje me plumb ballit ndaj protestës së opozitës së bashkuar të kohës.
Kujtoj se së bashku me Pandeli Majkon dhe disa shokë të tjerë, po kalonim urën e bulevardit për të ardhur këtu përpara godinës, një autoblind u shfaq në horizont dhe një valë gazi lotsjellës u lëshua mbi kokat e njerëzve pa nisur akoma protesta duke na zmbrapsur nga parku rinia dhe rrëmuja e provokuar nga ajo mësymje qorre, e duke e kthyer protestën në një lëmsh kaotik mes protestuesve.
Duke na detyruar që të ktheheshim në selinë e partisë, protesta doli jashtë kontrolli, por përtej reagimit të turmës ndaj policisë, dhe vatra zjarri të ndezura, nën ndonjë makinë, apo mbi faqet e piramidës, për asnjë çast protestuesit nuk tentuan të kapërcejnë gardhin e godinës së kryeministrisë përveç një veture që hyri në portën anësore të hekurit, hapur çuditshëm nga brenda si një ftesë për kurth askush nga protestuesit nuk bëri asnjë përçapje për të shkelur perimetrin e sigurisë, asnjë material filmik nuk nxori askund në pah praninë e asnjë armë në radhës e protestuesit. Kur protestuesit po largoheshin, tytat e pushkëve u ulën mbi turmën, duke marrë 4 jetë, pasojë fatale e mendjes kriminale, e cila me gjasë nuk deshi ta humbte rastin për t’u treguar kundërshtarëve politikë dhe krejt shqiptarëve se të vret me të vërtetë. Dreqi e di çfarë u tha mendja atyre që e urdhëruan dhe atyre që e ekzekutuan atë krim shtetëror”, tha Rama më parë.
j.l./ dita

Ti integralisti,neofashisti,antishqiptare me probleme te lindura e te renda te shendetit mendor Ke 35 Vjet qe bashke me SS- Serbin Sali ini protagoniste te SHPERBERJES se nje Populli e ne emer te ‘allaEkbar’ djegjes se ish SHQIPERI!
Je pjesse e Zagareve ne gjahun Kunder Shqiptareve edhe ne 21 Janar….Ti psikopat i rrezikshem,me urdher te agjenturave mbasi vrasjes se Shqiptareve vendose me ‘shumicen’ Presidente ate qe shqiptaret e VRARE i quanti,krrimba,’KOKPALARE’
Jep urgjent dorheqje e zhduku ne terrina e erresires osé po te Ka ngelur pakeze Moral bej ate qe beri miku e shoku YT A.Klosi para se Populli te te terheqje Zvarre para dhendurrit Serbi!
Ikë o Fazlliq shko qi tëtëmë siç ke bërë gjithë jetën po mua më thanë që je shtruar në psikiatri a i vrarë kujdes se atje të qinë në bythë . Mirë do të ishte që çdo mëngjez tja hanje Ramës atë që bën . E di sa mirë të bën të gjithë shpellarët atë punë po bëjnë .