Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Hetimet për Ballukun, pas Kushtetueses edhe GJKKO jep “dritën jeshile”: Të hapen telefonat e biznesmenëve dhe ish-vartësve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Hetimet për Ballukun, pas Kushtetueses edhe GJKKO jep “dritën jeshile”: Të hapen telefonat e biznesmenëve dhe ish-vartësve
KronikeLajmi i fundit

Hetimet për Ballukun, pas Kushtetueses edhe GJKKO jep “dritën jeshile”: Të hapen telefonat e biznesmenëve dhe ish-vartësve

Published: March 23, 2026
Shpërndaje

Gjykata e Posaçme përmes një vendimi të firmosur më 19 mars ka lejuar SPAK të kqyrë të gjithë celularët dhe pajisjet kompjuterike të sekuestruara në kuadër të hetimeve që po kryhen ndaj ish-zëvendës kryeministren dhe ish-ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku.

Në zbatim të një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, prokurorët e posaçëm i janë drejtuar gjykatës për të lejuar zbërthimin e të gjitha pajisjeve, që u janë marrë si personave nën hetim, sikurse janë ish-kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli dhe ish- administratori i KESH Erald Elezi, por edhe të atyre në dijeni në mesin e të cilëve janë edhe disa biznesmenë.

Më herët zbërthimi i celularëve bëhej pa marrë miratimin e gjykatës, por nisur nga vendimi i Kushtetuese, u hap dhe praktika e re që prokurorët e SPAK janë të detyruar të kalojnë në çdo rast filtrin e gjykatës.

- Publicitet -

Në rastin konkret, pasi ka marrë kërkesën e SPAK për të lejuar hapjen dhe aksesimin e pajisjeve, gjyqtari Erjon Cela ka njoftuar palët dhe ka pranuar prapësimet e avokatëve te personave nen hetim dhe dijeni, të cilët përmes memove kanë kërkuar që të lejohet kqyrja e pajisjeve dhe marrja e të dhënave që lidhen me çështjen hetimore ndaj ish numrit dy të qeverisë.

Gjykatësi Erjon Çela pasi e ka shqyrtuar cështjen ka miratuar marrjen e të gjitha të dhënave, duke argumentuar se janë të dhëna me interes për hetimin. Të dhënat që do të nxirren nga telefonët apo laptopët do të analizohen në harmoni me të dhënat e tjera të dosjes Balluku.

Ish-zv.kryeministrja po hetohet për paracaktim të procedurave tenderuese të rrugëve në vlera miliona euro.

Gjatë kqyrjes së telefonëve të Ervis Berberit, ish-kreut të Autoritetit Rrugor Shqiptar, i besuar i Ballukut janë zbuluar mesazhe që sipas SPAK tregojnë se Balluku, ka ndikuar në paracaktimin e kompanive fituese për tendering për ndërtimin e tunelit të Llogarasë dhe të gjitha lotet e Unazës së Madhe të Tiranës.

Po ndërsa Erjon Çela i ka ndezur dritën jeshile SPAK në drejtim të hetimeve, me shumë interes pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për çështjen e Berberit, i cili kërkon papërdorshmërinë e të dhënave që janë siguruar nga kqyrja e telefonëve të tij celularë.

Shpallja e vendimit për këtë çështje nga Kushtetuesja u shty për shkak se një prej anëtarëve të saj ndodhej jashtë vendim. Seanca e radhës pritet të zhvillohet me datë 26 mars e me gjasë do të ketë edhe një vendim lidhur më këtë çështje, që ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në hetimet për dosjen Balluku.

BW

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
11 Comments
  • Patriot says:
    March 23, 2026 at 3:42 pm

    Me kete vendime duhet ti jepet e drejta e publikimit te dhenave, pastaje kjo dhe pallishi le te ankohen per gjygje si te Beqirit. O palloshe po ajo te ka degjeneruare ty qe bene te fortin me gazetaret

    Reply
    • Remo says:
      March 23, 2026 at 5:47 pm

      Po keto “degjemerimet” nuk i ka problemi fare Palloshi, degjemerim per te eshte lenia e karrikes nese Haneme Bela, hap gojen per ato te tjerat qe nuk dime akoma.

      Reply
  • Ela says:
    March 23, 2026 at 3:42 pm

    Hajdutet po dridhen

    Reply
  • demo says:
    March 23, 2026 at 4:10 pm

    SPAK kerkon arrestimin,Hiqni Imunitetin,Te arrestohet Belinda Balluku! 16 mije faqe Prova,pergjime telefonike,Zbardhje mesazhe,Tendera korrupsioni te firmosur,te vulosur ne ish zvkryeministresha,si rritja e vleres Tunelit llogarase me 50 miljon euro,qe ben muuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuu.
    SPAK kerkon te arrestoje ujkun ,keta thone gjurmet,Hajde verdallise ceshtjen me biseda telefonike,Jane te vlefshme,jane te pavlefshme!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!Edi Rama kerkon ti shpetoje Stuhise se Revoltes,qe po i ve flaken.Evropa dhe Gjermania ja kane perplasur deren e BE kokes.Po jargavitet si bir kurve me tableta telefonash,jo gjykata kushtetuse,jo GJKKO.
    Bjeri kokes Berishe si e ke zanat!Se ti klysht e Bllokut i njeh me oxhak,e qekur kane dale nga vrima marxiste leniniste dhe ja njeh tabiatet.Vurja flaken me molotova dymetroshit te daja Spiros,se prej teje dhjesin gjak!

    Reply
  • Sulltanati EDrogan i haremit te Ballukeve says:
    March 23, 2026 at 4:36 pm

    Hapini hapini ato telefonatat e Beles me vartes eunuke te saj e do baterdiseni me ato qe ajo ne kod erotik i quan Palloshet e gjate.

    Reply
  • Ana says:
    March 23, 2026 at 5:25 pm

    Si mund te ndodhte ndryshe?Askush nuk duhet ta pengoje drejtesine,e jo me te pengoje vete veten e saj.Qytetaret e thjeshte besojne se edhe GJykata Kushtetuse do te ndjeke kete rruge.Cdo gje te kontrollohet dhe e verteta te dale ne drite.Me pas,le te kete secili nje gjykim te drejte dhe kush eshte fajtore te denohet sipas ligjit si te gjithe ne te tjeret .Nuk ka vend per perjashtime.Te gjithe duhet ta dime pas nje moshe se ato qe mbjellim,korrim,prandaj secili le te jete i kujdesshem kur duhet.

    Reply
  • Ripjellja says:
    March 23, 2026 at 7:13 pm

    Tani Ylli Manjani, Baton Haxhiu, madje edhe Ilir Demalia, etj., nuk do te na flasin per « Republiken e Prokuroreve », por, ndoshta per « Mbreterine e gjykatave ». Dhe pastaj, gjithe trushpelaret socialiste te Rilindjes do te perserisin ne kor termat e shpikura nga « Palloshi i gjate ».

    Reply
  • vlonjati says:
    March 23, 2026 at 7:40 pm

    Ajo Meloni qenka idiote fare qe beri referendum ! kaq kohe mikesh e Rames dhe s’paska kuptuar asgje nga politika qe ndjek Rama !Nuk e sheh ajo qe Rama nuk ben referendum per ligjet por i kalon me forcen e kartonit te kuvendit .

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    March 24, 2026 at 6:39 am

    Gërmo Tare Gërmo për të gjetur qënin e ngordhur.
    Salispaku nuk i ndahet B.Ballukut për ts arrestuar si Nexhmie Hoxhën për kafetë e MORTIT.
    Nuk ka fakte që B.Balluku ka vjedhur si FAMILJA NON GRATA.Nëse ka ndërhyr në TENDER është kopetenc e Ministrit të caktoj firmën më të mirë për të bër punët më mirë.
    SALISPAKU KOBURE E NON GRATËS..TURP.!?

    Reply
  • MH says:
    March 24, 2026 at 7:38 am

    Kapterr Ethe Lalaj e dha verdiktin e tij – Balluku te vazhdoje zevendeskryeministre – por ama Rama e zhgenjeu rende duke mos e pjerdhur fare!

    Reply
  • Naimi says:
    March 24, 2026 at 9:26 am

    Si është e mundur ,që këto prokuror kërkuan burgosjen e B.Ballukut,me një dosje me16.000 faqe dhe tash kërkojnë hapjen e tel. për të dhëna tjera?Kësaj i thonë të shkatërrojë unë ti,të burgos dhe pastaj i gjejmë dhe i krijojmë dëshmit!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Gazetari investigativ: Heqja e nongratës, gënjeshtra e radhës e Berishës, ja kush dhe pse po e përhapë
  • Pjesëmarrja në grupet xhihadiste, GJKKO shpall fajtorë 14 shqiptarë
  • Qeveria serbe u jep shtetësi rusëve të sanksionuar nga SHBA dhe Ukraina, BE paralajmëron rrezik sigurie
  • “Kjo nuk është Shqipëria që po ndërtojmë”, Rama reagon pas incidentit me flamurin LGBTQI+ në protestë
  • Iu hoq “non grata”? Berisha pritet me duartrokitje nga demokratët në Kuvend. Ambasada Amerikane: Pyesni DASH!

Komentet e Fundit

  1. hmm on Qofsh e bekuar rini e vëndit tim! Protesta dhe dy propozime racionale  
  2. Deni on Qofsh e bekuar rini e vëndit tim! Protesta dhe dy propozime racionale  
  3. VII on Qofsh e bekuar rini e vëndit tim! Protesta dhe dy propozime racionale  
  4. VII on Qofsh e bekuar rini e vëndit tim! Protesta dhe dy propozime racionale  
  5. Deni on Qofsh e bekuar rini e vëndit tim! Protesta dhe dy propozime racionale  

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?