Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Hetimet për Ilir Metën: SPAK i kërkon bankave të dhëna për llogaritë e LSI
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Hetimet për Ilir Metën: SPAK i kërkon bankave të dhëna për llogaritë e LSI
KronikeKryesore

Hetimet për Ilir Metën: SPAK i kërkon bankave të dhëna për llogaritë e LSI

Published: August 26, 2022
Shpërndaje

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion po vijon hetimet për lobimin e Ilir Metës në SHBA. SPAK i ka kërkuar bankave të dhëna për llogarit bankare të LSI dhe transaksionet e kryera drejt zyrave të lobimit.

SPAK i ka kërkuar KQZ pasqyrat financiare të depozituara nga LSI përgjatë fushatave elektorale pasqyra në te cilat raportohet edhe zërat e shpenzimeve lobim. Report Tv mëson se ky hetimet po dtejtohet nga vetë kreu i spak Arben Kraja dhe Prokurori Sotir Kllapi.

Dy ditë më parë i kërkoi KQZ formularin e vetëdeklarimit të Kreut të Partisë së Lirisë. Kërkesa e SPAK-ut vjen në kuadër të hetimeve për skandalin për lobim në SHBA me 700,000 mijë USD të padeklaruara. Kallëzimin e ka depozituar në SPAK ish deputeti Halit Valteri. Kallëzimi penal nga Valteri ishte rrjedhojë i investigimit të gazetës më të madhe austriake, “Kronen Zeitung“, e cila akuzoi se presidenti Ilir Meta pagoi 700,000 mijë dollarë për lobim përmes një kompanie qipriote guaskë, që të siguronte një foto në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit Amerikan Donald Trump.

- Publicitet -

Meta po hetohet nga SPAK për korrupsion pasiv parashikuar në nenin 259 të Kodit Penal, vepër e cila dënohet me burgim nga 3 deri në 8 vjet. Gjithashtu, Meta po hetohet edhe për falsifikimin e vulave, stampave ose formularëve, parashikuar në nenin 190/3 të Kodit Penal, vepër për të cilën parashikohet nga 3 deri në 7 vite burg.

Konfirmohet lobimi 700 mijë USD

Disa dokumente të publikuara në media kanë konfirmuar vërtetësinë e artikullit të botuar disa ditë më parë nga gazeta austriake “Kronen Zeitung”, e cila denoncoi Ilir Metën dhe LSI-në se ka paguar 700 mijë USD për lobim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për një foto në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit Amerikan Donald Trump, në vitin 2017.

Dokumentet e dorëzuara në autoritetet amerikane komprometojnë rëndë Ilir Metën dhe LSI-në. Kontratat konfirmojnë se Ilir Meta, në fillim të vitit 2017, ka paguar rreth 700 mijë dollarë te kompania McKeon Group. 90 mijë dollarë janë paguar nga avokati Iraklis Fidetzis, ndërsa 600 mijë të tjera sërish nga Fidetzis por përmes kompanisë “Dorelita Limited”, e regjistruar si offshore në Qipro.

Po ku i gjeti Ilir Meta paratë për të kryer pagesat në janar-shkurt 2017 për kompaninë McKeon Group dhe 600 mijë euro për kompaninë “Dorelita Limited”? A i ka deklaruar Meta këto para në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve apo në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive?

Ndryshe nga sa tregojnë dokumentet amerikane, në raportin e saj vjetor financiar për vitin 2017, të dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, LSI ka raportuar shpenzime për konsulencë dhe lobim në vlerën 3.3 milionë lekë. Konkretisht, LSI ka deklaruar në KQZ shpenzime konsulencë në vlerën 1,414,465 lekë me kompaninë JPM Strategic Solution LLc USA. Gjithashtu, Partia Lëvizja Socialiste për Integrim ka deklaruar në raportin financiar shërbime konsulence me kompaninë MCKEON GROUP, në vlerën 1,942,500 lekë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, me anë të një raporti, ka konstatuar se LSI nuk justifikon me burime të ligjshme të ardhurash as kontratën e dytë, atë me kompaninë MCKEON GROUP, me vlerë 1.9 milionë lekë./Shqiptarja.com

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
7 Comments
  • Leshelija says:
    August 26, 2022 at 1:26 pm

    Uroj qe Likja te terheqe kemben zvarre per te tjeret.

    Reply
  • Pilo Lala says:
    August 26, 2022 at 1:33 pm

    Te futi gruaja ne burg o Like, apo do e fusesh ti ate ne burg?
    Zgjidhni…

    Reply
  • Aldrin says:
    August 26, 2022 at 1:40 pm

    E o kurve e Dules, me te futur eshte, po per te ngrene e ha populli shqipkar. Likja eshte nje milingone ne zullumet antishqiptare te Ramut kurves se Dule Vucicit. Tani, si qelbesira qe jeni, lehni sikur populli shqiptar po fiton ndonje te drejte. Faturat e energjise do rriten, te PPPve, qumeshtit, bukes, dhe mundesisht te gjitha tja fusin ne serbisht..E drejta e tregut, kurveria eshte krenari

    Reply
  • I tille je , sa here qe hap gojen says:
    August 26, 2022 at 6:29 pm

    Je me te vertete shume i ndyre z.Aldrini dhe jo vetem sot , por ne cdo koment qe ben iu del ne mbrojtje kermes se Vicidolit dhe agajt te Skraparit !

    Reply
  • Sos says:
    August 26, 2022 at 9:13 pm

    QESH GOMARI KENDON CJAPI
    PSse NUK I DEL HESAPI
    JANE BERE BASHK SALA E ILIRI
    PO LUAN EDI NGA FIQIRI

    VETE LIGJI DHE MALIQI
    KA DHE GURIN KA DHE ARREN
    E GJET SHTRUAR NE FILLIM
    TASH FILLOJ TA NDJEJ BARREN

    ASHTU SIC PO DUKEN BATHET
    RIPJELLJA KAQ E PAT
    PSja TASHME E NGORDHUR
    DO NISET SI REFUGJAT

    E KAFSHUAN PERDHUNUAN
    KETE TOKE SI EGERSIRA
    VAFSHIN NE HESFEL TE GJITHE
    MEMEDHE TE GJETTE E MIRA⁷

    Reply
  • Antonella Pula says:
    August 26, 2022 at 10:32 pm

    Spaku eshte I korreptuar si gnifhe te tjeret

    Reply
  • andrea says:
    August 26, 2022 at 10:42 pm

    Lexues te Dites,sikur nuk po ndiheni me me teorite qe Mata ka ndruar mbiemrin per qellime te erreta, sidomos Mero bazja qe cdo dite sqaronte qe Meta ka ndruar mbiemrin.Tani erdhi pergjigja nga institucionet e Ramutit qe Meta si ka nderruar kure te dhenat per mbiemrin e vet.Sot Mero si i dhjere mundohej te na sqaronte se Meta ska nevoje per Berishen, dhe as e prekte arrestimin e tij.Po Ngjelat, Hilat, Kloset nuk kane gje per te thene tani qe dolen blof.Pale qe na lodhen koken me spiunet ruse

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Gjashtë dekada ëndrra dhe kujtime: Klasa e vitit 1966 bashkohet sërish, atje ku nisi gjithçka
  • Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  • FOTO: Dita 20 e protestës
  • Fati i Protestës
  • SPAK dërgon për gjykim kryebashkiakun e Ersekës dhe 11 zyrtarë: Kanë abuzuar me tenderat

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  2. K R on Dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp
  3. K R on Padia ndaj Dados, Veliaj: Më ka pezulluar nga detyra prej 500 ditësh një noter me pesa, kush i pastron plehrat në Tiranë?
  4. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  5. K R on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?