Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Hetimi i koncensioneve në Shëndetësi, ja lista e dëshmitarëve që do të thirren në Komision
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Hetimi i koncensioneve në Shëndetësi, ja lista e dëshmitarëve që do të thirren në Komision
Lajmi i funditPolitike

Hetimi i koncensioneve në Shëndetësi, ja lista e dëshmitarëve që do të thirren në Komision

Published: September 4, 2024
Shpërndaje

Komisioni Hetimor për Koncensionet në Shëndetësi, mandati i të cilit u shty edhe për 3 muaj, ka dakordësuar sot listën e drejtuesve të institucioneve që do të thirren për të dëshmuar.

Kështu lidhur me konçensionin e “Check up” do të thirren për të dëshmuar nga Alma Cani, drejtoresha e QSUT-së, te drejtuesit e spitaleve rajonale. Për të dëshmuar janë thirrur ish-drejtorët e spitaleve rajonale Durrës, Elbasan, Shkodër, Vlorë, drejtori i Koço Gliozhenit, Traumës dhe anëtarët e grupit të punës së Check up.

Mbledhja e sotme, ndoshta nga më të qetat e zhvilluara në këtë komision, që drejtohet nga Albana Vokshi, ka zgjatur rreth 20 minuta, çka duket se palët janë dakordësuar përsa i takon thirrjes së dëshmitarëve të rinj.

- Publicitet -

Albana Vokshi, kryetare e Komisionit Hetimor, tha se lista e dëshmitarëve do të nisë nga ata drejtues apo ish-drejtues që nuk preken nga mungesa e informacionit.

“Lista e dëshmitarëve e kemi diskutuar dje gjatë në mbledhjen e kryesisë, jemi dakordësuar që meqë një pjesë e materialeve nga SPAK sa i përket check up, që arrijnë deri në 2019, ka ardhur vetëm disa ditë para, kemi vendosur që ta nisim me ata persona në listën e dëshmitarëve që nuk preken nga mungesa e këtij informacioni.

Propozimi është që të thërriten ish-drejtorët e QSUT, drejtoresha aktuale, ish-drejtoresha e spitalit Durrës, traumës, Shkodrës, Elbasanit, Vlorës, drejtori i Koco Gliozhenit, anëtarët e grupit të punës së check up, kanë qenë disa mjekë dhe mjekët që i kishim në listë para se të mbyllej sesioni i kaluar por nuk e bënë dot dëshminë”, tha Vokshi.

Opozita dhe mazhoranca miratuan në seancën e 25 korrikut zgjatjen e afatit për komisionin hetimor për dy koncesionet sterilizimin dhe check up. i vetmi deputet që votoi kundër ishte socialisti Erion Braçe.

Koncensionet e Sterilizimit dhe Check-up-it janë prej disa kohësh çështje hetimore nga SPAK-u. Për çështjen e parë hetimet janë mbyllur, ndërsa janë nën arrest me burg ish-zv.ministri i shëndetësisë Klodian Rrjepaj dhe koncensionari Ilir Rrapaj, si dhe dyshohet për shkelje dhe shpërdorim detyre ish ministri i shëndetësisë Ilir Beqaj.

Hetimet lidhur me koncensionin e Check-up-it vijojnë.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
11 Comments
  • pyeteni ekspertin e shendetesise, Ilir Beqja says:
    September 4, 2024 at 10:14 am

    Per ato Hetime nuk ka nevoje aspak per ata Koncesione njeri me skandal se tjetri ne Shendetesine falas te kryer nga Ilir Beqja e te firmosur prej tij.
    Por per rastin Beqja ka direktive direkte nga Edi Rama per ta mbyllur ate hetim me “shperdorim detyre” e aq, kjo jo per ate se me Beqen ka lozur dikur basketboll se per faktin se ato qindra Milion EURO te zhdukur ne ata Koncesione nuk kane shkuar ne shtepi te Beqes por ne shtepine e Pushtetit.
    Fakti qe ky Beqja mbahet ne arrest me burg per nje afere 200 000 EURO shperdorime nga financime te BE dhe eshte ne masen “detyrim paraqitje” per Koncesionet Mafioze qe ka firmosur mjafton per te bindur kedo se gjykimin e tij nuk e ben Drejtesia por Qeveria.

    Reply
  • Humoristi says:
    September 4, 2024 at 10:41 am

    Tana poshtersite ne shendetesi jane bere nga ministrat Ndokaj me diplome te rrezervave te punes, shkollshumti vasiluqiu ,djali i profesorit te etikes komuniste,i dukseshmi ne ne jete,we na peshtynte ne rini,nanastirzeza qe nuk i ka ngjare se emes askund!

    Reply
    • pilo Lala says:
      September 4, 2024 at 11:33 am

      Miljarderja e Ilaceve, mbesa e Liri Berishes , me mbiemrin Hana, eshte kryemafiozja e Ilaceve, ka bere namin.

      Reply
  • demo says:
    September 4, 2024 at 10:52 am

    Sa qe Petrit Vasili minister Shendetsie nuk cpiku koncesione shurre,,nuk dha Laboratoret e spitaleve hajduteve greke sikur ja kishte ndertuar i jati etjera.Ka qene nga ministrat me kompetente ne ate vend.
    Aq ti kete Rama hajdutet e shendetsise,si Petrit Vasili.

    Reply
  • Lexuesi says:
    September 4, 2024 at 1:01 pm

    Lereni chekapin laboratoreve te spitalit dhe do te shihni se te gjithe do te psguajne nen dore per te bere nje kontroll dhe te gjithe do te marrin nga nje kocke e asgje nuk do te bejne.

    Reply
  • Mjeku says:
    September 4, 2024 at 3:07 pm

    Per Humoristin e Lal pilushin pas tij qe te mos mbeten te pa informuar ngaqe nuk lexojne shkrimin- behet fjale per Koncesionet ne hetim te kryera te tera me vulen Made in Rilindja.

    Reply
  • Ali baba me 40 hajdutet says:
    September 4, 2024 at 10:39 pm

    Po mire more patronazhiste, ju mendoni te shpetoni nje hajdut duke na treguar se nuk eshte i vetmi dhe se te pd kane qene me keq !?Po kjo eshte nje turp,kush po thote qe edhe ata te pd-es te mos denohen? te gjithe hajdutet duhet te shkojne ne burg dhe tu sekuestrohet pasuria.

    Reply
  • labi says:
    September 5, 2024 at 2:55 am

    Mafia ne shendetsi filloi me petrit vasilin dhe po vazhdon per te mos mbaruar kurre.Mijra laboratore nga njerez te pakualifikuar qe bejne analiza private me cmime qe une ne nje vend te zhvilluar qe banoj tarifat jane katastrofikes Prane spitaleve ka laboratore privat qe rjepin popullin NJE mafie e papare, nje shfrytezim i poullit me pensione 200$ dhe duhen te paguajne per analiza gjaku jo komplet 50$.Shteti duhet te nderhyje te mbyll keta laboratore Banoj ne nje qytet 1milion e 200 banore gjithsejt (METROPOLITAN) dhe ka 4 laboratore ,analizat i ben brenda siguracionit ,nuk paguan asnje qindarke dhe pergjigjet te vin ne mail brenda dites.Merni me men d se cfare vjedhje behet ,shto ketu dhe ekzaminimet e rentgen ,echo,mri ,ct me plot gojen mjer ai popull. Kjo mafie vazhdon ne operacionet ne spitale dhe thoni pse ikin njerezit .Pune nuk ka .sherbim juridik te korruptuar ,shendetsi te korruptuar thoni ju si mund te jetohet ne shqiperi.Do ngelen pensionistet qe ja japin votat ps dhe varferimi i popullsis nuk ka per te mbaruar kurre

    Reply
  • Vigjilenca says:
    September 5, 2024 at 4:04 am

    Të më falin komentuesit se po dal jashtë problemit që ngre ky artikull. Në artikullin, ku ministri i financave flet për skemën e re të pensioneve, nuk ka asnjë informacion konkrete. Ai flet për stabilitetin makroekonomik kur qytetari kërkon të informohet për një stabilitet ekonomik mikro, pra çfarë do të bëhet konkretisht me të ardhurat e tij si individ, qoftë ky pensionist, qoftë me një përkrahje sociale, etj. Po kur shkruhet se skema e pensioneve nuk është aty ku duhet, të vjen të ulërasësh, të kujtohet Migjeni tek poezitë e tij _Ah sikur të kisha një grusht të fuqishëm, malit që qesh, në zemër me ja ngjesh.
    Në këtë gjendje makabriteti dhe mjerimi janë lënë pensionistët, ata, që për kontributin e tyre njohën vetëm poshtërim. Vazhdojnë prej një viti artikuj të ndryshëm për pensionet, tashmë thika ka shkuar në kockë, nuk kuptoj seç pritet më, vjen një ditë kur e keqja majiset, plas sa nuk zgjidhet ndryshe veçse me shpërthime revolte të paparashikuara, ku sistemi tronditet nga e papritura. Prandaj pushteti duhet t’i përkushtohet detyrave dhe t’i zgjidhi paralelisht problemet ekonomike të qytetarëve dhe mos të bëjë diferencim, sepse ai është i gjithë shqiptarëve..

    Reply
  • demo says:
    September 5, 2024 at 4:32 am

    Tallen o vigjilenca,tallen me ne,Se kurre nuk lexova nje shkrim per rritjen e pensioneve ,qe te detajoje me kategori pensionesh,psh.pensionet e fshatit do rriten kaq leke.pensionet e arsimtareve do rriten kaq leke,,Nga Indeksimi do perfitojne kaq leke,,me shifta,.
    U zbulua det me nafte Arabie ne Shpirag.Do krijojme Fondin e Pensioneve-thote Balluku.
    Merre vete naften e Shpiragut se e zbuluat ju-them une,Mua me jep naften e Patoz-Marinzes,te Cakranit,,qe eshte djersa jone..
    Djersen e naftetareve te brezit tone ja jep Bankesit,Deripaskes,Vjollca Vokshit,,U mbars mali,polli nje mi ne Shpirag,ja jipke Pensionisteve!!!!!!!!!!!!!!?????????????????????
    Kshu thote ajo shkolla jote shejtanit????????

    Reply
  • edi says:
    September 5, 2024 at 5:58 am

    D eri me tani vetem kemi ndegjuar, me teper lexur konkluzionet e eksperteve tane te pafund se si e se sa do na rriten pensionet e se sa te lumtur do jetojme ! Jemi shteti me rritjen me te madhe ne bote per turizmin por me sa duket jo ne fitim te popullit, te pensionisteve jo e jo. K/ministri yne nuk besoj se i rru,,,t fort per pensionistet sepse ka pensioniste si Ethem Lalaj por ka dhe patronazhistet qe i japin votat por per te eksploruar bukurite natyrore te vendit (a thua dhe keto bukuri i ka krijuar ai ) apo duke udhetuar sa ne nje shtet ne nje tjeter e duke bere batuta sepse edhe popullit tone i pelqejne shume batutat ( u shkrime se qeshuri me batutate Duces por mbi te gjitha me batuat dhe atletet e bardha te Rames) me kaq kenaqemi sklleverit qe shitemi per nje thes miell.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Ndaloni dhe vizitat”, Trump urdhëroi ndërprerjen e tregtisë me Spanjën, reagon Madridi
  • Nga Macron me syze të errëta te Rama me atlete të bardha, The Guardian publikon fotot pikante nga samiti i NATO-s
  • Shqipëria, destinacioni turistik më në modë i Evropës, por me çfarë kostoje?
  • Mrekulli nën rrënoja në Venezuelë, nëna dhe fëmijët nxirren të gjallë 11 ditë pas tërmetit
  • VIDEO: Rutte i tregon me gisht Trump atletet e Ramës, ja si reagon Presidenti amerikan

Komentet e Fundit

  1. Ethem Lalaj on FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien
  2. Aldrin on Gazeta italiane “Il Manifesto”: Shqipëria dhe kërcënimi nga neoliberalizmi urban
  3. Ethem Lalaj on Televizioni publik në Hungari, i lidhur me Orban, ndërpret transmetimin me këtë mesazh
  4. ILIR on LETËR E HAPUR
  5. MERO on VIDEO: Rutte i tregon me gisht Trump atletet e Ramës, ja si reagon Presidenti amerikan

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?