Emigranti Ilir Dedja u bë i njohur në Shqipëri për shkak të kontratave prej qindra mijëra eurosh me kompanitë e incineratorëve dhe një skandali në Zimbabve. Një hetim i Prokurorisë së Posaçme zbulon se ai njihet me Ahmetajn që prej viteve të shkollës dhe dyshohet se po financon jetesën e partneres së tij në Lugano të Zvicrës.
Në korrik të vitit 2018, Stela Gugallja dhe Ilir Dedja u paraqitën në një zyrë noterie në zonën e ish-Bllokut në qendër të Tiranës për të nënshkruar një kontratë me vlerë 500 mijë euro për shitjen e aksioneve të kompanisë C.G.C –një kompani me humbje, pa aktivitet dhe zero asete në bilancin e vet.
Gugallja njihej asokohe si pronarja e koncesionit të incineratorit të Elbasanit, njërit prej tre kontratave famëkeqe të qeverisë “Rama” që parashikohej t’u kushtonin qindra milionë euro taksapaguesve shqiptarë. Ndërsa Dedja ishte një ndër emigrantët e shumtë të panjohur shqiptarë, që sapo ishte zhvendosur nga Italia drejt Zvicrës.
Planet e Dedjes në kohën që bleu kompaninë C.G.C nuk janë krejtësisht të njohura, por Prokuroria e Posaçme beson përmes një hetimi të saj se kontrata e blerjes së aksioneve nga Gugallja ishte fiktive.
Ndryshe ndodhi një vit më pas, kur Dedja i ktheu aksionet mbrapsht në këmbim të 600 mijë eurove, të cilat u dërguan përmes katër transfertave bankare në llogarinë e tij në Zvicër.
Kjo nuk ishte marrëveshja e vetme e biznesit mes Dedjes, 55 vjeç dhe administratorëve të aferës së incineratorëve, që mundësoi transferimin e qindra mijëra eurove të taksapaguesve shqiptarë drejt juridiksionit offshore të Zvicrës.
Në vitin 2021, katër transferta të tjera me vlerë rreth 500 mijë euro u transferuan nga kompania Integrated Energy BV SPV e incineratorit të Tiranës drejt kompanisë 3DDD Swiss Trading SA me seli në Lugano, gjithashtu e kontrolluar nga Dedja.
Transfertat bankare drejt parajsave fiskale përmes përdorimit të kontratave fiktive janë një ndër format klasike të pastrimit të parave në botë dhe në Shqipëri.
Megjithatë, hetuesit shqiptarë patën një arsye shtesë për gjumimin e parave që rrodhën nga nga kompanitë e incineratorëve drejt Zvicrës, pasi dyshohet se ato po financojnë jetën në arrati të ish. nr.2 të qeverisë shqiptare, Arben Ahmetaj dhe partneres së tij.
Ahmetaj ishte një ndër figurat kyçe të kabinetit të kryeministrit Edi Rama përgjatë një dekade, derisa Prokuroria e Posaçme kërkoi autorizimin e Kuvendit për arrestimin e tij në korrik të vitit të kaluar nën akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë.
Ahmetaj iu shmang drejtësisë dhe pasi u arratis nga vendi, aplikoi për azil në Zvicër në shtator të vitit 2023.
Ndërsa lidhjet e ish.zv.kryeministrit me biznesmenët famëkeqë të incineratorëve ishin të njohura që në fazën paraprake, hetimet e reja të SPAK dhe shkëmbimi i informacionit me autoritetet zvicerane kanë zbuluar lidhje të reja të tij me emigrantin shqiptar, Ilir Dedja.
Sipas SPAK, Dedja është personi që garanton strehimin e partneres së Ahmetajt në qytetin piktoresk të Luganos në Zvicër.
Ahmetaj i mohon akuzat dhe e quan veten “një kokë turku” të kryeministrit Rama për çështjen e incineratorëve. Dedja ishte i paarritshëm për koment nga BIRN.
![](https://gazetadita.al/wp-content/uploads/2024/06/Pallati-ne-Pregassona-1140x910-1-1024x817.webp)
‘Konsulenti i biznesit’
Sipas një dokumenti për “njoftim akuze” të Prokurorisë së Posaçme, SPAK, njohja mes Ahmetajt dhe Ilir Dedjes besohet se shkon pas në fund të viteve ’80, kur të dy ishin studentë në fakultetin “Histori – Filologji” në Tiranë.
Nga këqyrja e regjistrave në Degën e Gjuhëve të Huaja ka rezultuar se Ahmetaj është regjistruar në degën “Anglisht” në vitin 1987 dhe i ka përfunduar studimet në vitin 1991. Dedja me origjinë nga fshati Seferaj i Kavajës është regjistruar një vit më vonë, por rezultoi përsëritës dhe nuk i përfundoi studimet pas vitit 1991.
Në Shqipërinë post-komuniste, Ahmetaj bëri karrierë fillimisht si këshilltar në Ministrinë e Financave dhe më pas si njeri në biznes, derisa ish-kryeministri Fatos Nano e katapultoi në politikë si drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve dhe zv.ministër.
Pas rikthimit të socialistëve në pushtet në vitin 2013, Ahmetaj kontrolloi disa prej portofoleve më të rëndësishme të kabinetit “Rama”, derisa hetimet e nisura nga Prokuroria e Posaçme për lidhjet e tij me Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton e rrëzuan atë nga pushteti në korrik të vitit 2022.
Në anën tjetër të Adriatikut, Dedja jetoi për dy dekada si tregtar në Itali, derisa u transferua në Lugano të Zvicrës si “një konsulent biznesi” në mars të vitit 2017 – një destinacion i preferuar botëror për kompanitë guackë.
Menjëherë pas zhvendosjes në Zvicër, Dedja themeloi kompaninë “Drax Consult Sagl”, e cila tre vjet më vonë u përfshi në një skandal në Zimbabve të Afrikës i njohur si “Covidgate”.
“Drax Consult Sagl” dhe “Drax International” nënshkruan kontrata me vlerë dhjetra milionë dollarë për furnizimin e kompanisë shtetërore të Zimbabves, NatPharm me pajisje për luftën kundër COVID-19 – çka solli arrestimin e ministrit të Shëndetësisë, Obadiah Moyo dhe i kushtoi Dedjes një hetim për pastrim parash në Hungari. Moyo u çlirua nga akuzat në tetor të vitit 2021.
Sipas informacionit të ardhur nga Zvicra në SPAK, Dedja “rezulton të jetë person i akuzuar për veprën penale të pastrimit të parave” në kuadrin e një kërkese për ndihmë juridike të kryer nga Prokuroria e Budapestit dhe e ekzekutuar më datë 5 dhjetor 2022 nga policia e kantonit të Ticinos.
Dedja ishte i paarritshëm për koment, por i pyetur nga BIRN në vitin 2020 për biznesin në Zimbabve, u përgjigj se kishte bërë biznes të ligjshëm përmes një studioje ligjore, pa udhëtuar asnjëherë atje dhe pa takuar asnjë politikan të nivelit të lartë.
“Unë kam dorëzuar 2.7 milionë USD pajisje në Zimbabve dhe jam paguar vetëm për 2 milionë USD,” tha ai, duke shtuar se përfaqësuesit e tij ligjorë do ta ndiqnin çështjen deri në fund.
Paralelisht me aventurën në Afrikë, Dedja e vazhdoi biznesin më Mërtirin dhe Zoton përmes një kompanie tjetër të tij, të quajtur 3DDD Swiss Trading SA, sot me emrin e ndryshuar 3DDD Swiss SA.
Në vitin 2019, 3DDD Swiss Trading SA nënshkroi një kontratë me vlerë 5.2 milionë euro me kompaninë e incineratorit të Tiranës, Integrated Energy BV SPV për blerjen e një impianti për trajtimin e ujërave të përdorura. Sipas SPAK, Dedja është administratori i vetëm dhe ka mbajtur pozicionin e zv.drejtorit për shoqërinë “3DDD Swiss SA”.
Dedja vazhdoi të vilte frytet e kësaj kontrate deri në shkurt 2021, duke marrë pagesa të dokumentuara nga Shqipëria me një vlerë totale prej 490 mijë eurosh.
![](https://gazetadita.al/wp-content/uploads/2024/06/lugano-2831362_1920-1-1140x760-1-1024x683.webp)
Jeta në arrati
Pregassona është një lagje e qetë buzë një kodre në Lugano, e cila e ka marrë emrin nga lumi Cassone që e përshkon përmes. Prej 1 qershorit 2022, Pregassona është kthyer në shtëpi të dytë për Erjola Hoxhën, partnere e ish.zv.kryeministrit Arben Ahmetaj.
Sipas përgjigjes së ardhur në kuadër të ekzekutimit të letër-porosisë nga autoritetet e drejtësisë së Konfederatës së Zvicrës, Hoxha jeton së bashku me vajzën e saj në rrugën Boschina në Pregassona.
Ahmetaj u largua drejt Zvicrës thuajse një vit pas partneres së tij dhe prej shtatorit të vitit 2023 ka statusin e azilkërkuesit. Vendqëndrimi i tij është i paqartë, por sipas një leje të përkohshme qëndrimi në Zvicër, ai mban të njëjtën adresë me Hoxhën.
Apartamenti ku banon Hoxha ndodhet në katin e gjashtë të një pallati të ri dhe është marrë me qira me një vlerë prej 1750 frangash në muaj [rreth 1800 euro].
“Garantues i kësaj kontrate është shtetasi Ilir Dedja, i datëlindjes 02 Shtator 1969,” thuhet në dokumentin e SPAK.
Përveç apartamentit në Pregassona, Hoxha rezulton të ketë marrë me qira edhe një apartament të dytë dhe disa herë më të shtrenjtë në një godinë historike të Luganos në rrugën “Stefano Franscini”, apartament i cili zotërohet nga bashkia. Ky apartament është përdorur si adresë zyrtare, por nuk rezulton të jetë banuar prej tyre.
Prania e Ahmetajt trazoi ujërat e politikës lokale në Lugano këtë pranverë, ndërsa këshilltarët bashkiakë kërkuan shpjegime se si apartamenti në pronësi të bashkisë i ishte dhënë me qira partneres së tij.
BIRN mësoi se Hoxha e kishte marrë apartamentin me qira në treg të hapur, pasi një tender për dhënien e tij me qira me një vlerë mujore prej 4450 frangash në muaj kishte dështuar që të tërhiqte ofertues.
Përveç garancisë së dhënë për marrjen e apartamentit me qira, Ilir Dedjen dhe Erjola Hoxhën i lidh gjithashtu i njëjti vend pune në Lugano.
Sipas autoriteteve zvicerane, Dedja është i punësuar si konsulent tregtar i kompanisë “Phronesis Consulting Sagl” – e njëjta kompani që punësoi edhe Hoxhën në qershor të vitit 2022 me një pagë mujore prej 9208 frangash në muaj [rreth 9500 euro].
“Shtetasja Erjola Hoxha, që nga dita e marrjes së lejes së qëndrimit është punësuar si konsulente pranë shoqërisë Phronesis Consulting Sagl. Sipas përllogaritjeve të tatimit të mbajtur në burim mbi pagat dhe të ardhurat kompensuese, për periudhën 1 qershor deri më 31 dhjetor 2022, rezulton se shtetasja Erjola Hoxha ka marrë gjithsej 64 456, 35 CHF bruto,” thuhet në dokumentin e SPAK.
Ndonëse nuk ka të dhëna mbi pronësinë e kompanisë së konsulencës, “Phronesis Consulting Sagl”, Prokuroria e Posaçme dyshon mbi vërtetësinë e këtyre marrëdhënieve të punësimit.
“…shtetësja Erjola Hoxha shfaqet në një marrëdhënie punësimi me shoqërinë Phronesis, e cila rezulton e lidhur edhe me shtetasin Ilir Dedja, duke krijuar dyshimin e arsyeshëm se këto marrëdhënie punësimi janë fiktive,” përfundon SPAK.
Autorë të këtij shkrimi janë gazetaret Aleksandra Bogdani dhe Klodiana Lala
Ja pra pse krisi e iku Ahmetaj. Se mori vesht qe milionat e vjedhur tek Inceneratoret do ti faturoheshin atij. Kur pergjegjes direkt per Inceneratorin fantazem te Tiranes eshte Kreu Bashkise Tirane Erion Velia.
Paska vjedhur ky zevendes-Kryeministri milionat e Inceneratoreve e Kryeministri bashke me kreun e Bashkise Tirane nuk kane asnje dijeni???
Kete duhet koka-rrase e Taulant Balles ta besoje.
Pse SPAK nuk ka kerkuar nga Interpol ekstradim te Arben Ahmetajt mbi 1 vit i ikur e nga shtatori kerkon azil ne Zvicer?
Interpol e sjell per 3 dite ne Tirane dike qe jeton ne Zvicer, por….kujt nuk i duhet Ahmetaj ne Tirane ?
Kete kushdo le ta mendoje sipas idese tij por ama Ahmetaj nuk eshte aq thes i madh sa te fshehin brendfa tij ate Minaren e mbi 400 milion Euro te vjedhur te Inceneratoret.
FILOQYLSI ARBEN AHMETAJ GENJEU DHE MASHTROI BOJAXHIUN EDI RAMA DHE JO VETEM QE NUK I PAGOI RILINDJES KOMISIONET 20 % SIPAS RAPORTIT TE OSBE, POR I VODHI TE GJITHA PARATE E INCENERATOREVE FIKTIVE ME BEDELET E TIJ, DEDJA, ZOTO, MERTIRI
Te gjitha tentativat per ta paraqitur hajdutin filoqyls, Ahmetaj si VIKTIME e Edi Rames jane llogje budalli pa asnje llogjike elementare financiare dhe fakti qe SPAK bedel i Edi Rames nuk leshon urdher arresti dhe ben kurgje per te kapur Mirel Mertirin ne Austri ku ky hajdut nderkombetar po i tregon gishtin e mesit Drejtesise shqyptare, apo fakti qe Parlamenti akoma me bedel i Edi Rames nuk i therret zyrtarisht kriminelet e inceneratoreve te hajnise antishqyptare per nje hetim parlamanter si shtetas shqyptare,
por:
FAKTI QE SPAK-U ENVERIST NUK KA BERE KURGJE PER TE INVESTIGUAR EDI RAMEN SI GANGSTERIN HAJDUT KRYESOR ME INCENERATORET FAMEKEQE TE HAJNISE ANTIKOMBETARE, KJO TREGON SE SPAK-U PO IMITON VEPRIMTARI FALLCO PER TE FSHEHUR KRYEMINISTRIN QE ESHTE HAJDUTI I VERTETE QE MIRATOI 17 VKM BRENDA DITES SI NJE GANGSTER I VERTETE
Te gjitha llogjet justifikuese se nuk mund te investigohet nje kryeminister ne detyre jane mashtrime te shemtuara, historia e Botes njeh shume raste kur Kryeministra dhe Presidente jane arrestuar ne detyre me akuza per krime te ndryshme, lista eshte e gjate, nuk eshte vendi dhe koha, por mesiguri kjo nuk eshte nje arsye e vetme qe SPAK nuk investigon dhe nuk pyet gangsterin Edi Rama per inceneratoret qe i sajoi dhe i firmosi si VKM me doren e tij si edhe hajdutin Erion Veliaj qe eshte vetem nje kryetar bashkie qe ka dale fare lakuriq si hajdut bedel i Edi Rames me inceneratoret dhe kompanite 5D te tij dhe qe si Mirel Mertiri po i tregon gishtin e mesit SPAK-ut enverist si Prokuroria e Aranit Celes ne Kohen e Qepes te Enverit qe rasi ne burg Fredi Belerin me nje proces te stisur tipik putinist
Ja,ku jane Provat ne Tepsi,Ahmetaj ne Arrati.Po kush do ja vere byzylyket Rames?
Asnje Parti,Njeri,i paperlyer nuk duket ne Horizont! Te kerkoje voten e popullit per Drejtesi.
SPAK nuk arrin dot deri tek shtatlartesia e tij.
VO:
-O berishist: Nëse disa Ministra të E.Ramës jan arrestuar & do arrestohen për korrupsion,asnjëri prej tyre nuk ka VRARË NJËRZ si SAKIU,LIKE,LULI,MEDIU..që nga 1991-2021 kanë vrarë mbi 20.000 njërz..dhe drejtojnë BANDAT E ARMATOSURA QË NGA 1990.
-Për E.Ramën nuk ka asnjë dosje për vjedhje e Vrasje…me ZË E FIGURË.
– Dhe nuk jemi në kohën e E.Hoxhës që kur arrestohej BABAI-INTRRNOHEJ E GJITHË FAMILJA.
-Nëse duhet VARUR TE SHESHI NDONJË..AI është NON GRATA nga DASH+ANGLIA..PËR KORRUPSOIN MADHOR FAMILJAR & ME HA-LE-ATËT,MINIM TË DEMOKRACISË,TREDHJE TË DREJTËSISË,SHPIFS ME RETIRIKË HELMUESE KOMBËTARE E ND/KOMBËTARE.
-Edhe sikur 50 % e Ministrave të shkojnë në burg..E.Rama nuk largohet nga detyra derisa të largohen nga politika S.Berusha tmerr i kombit, I.Meta(Floriri/Spiuni),L.Bashollari Spiun që 15 vjeç(Lexo librin e tij të bërë nga F.Apka),Hajdut i Rr.Kombit me 230 mil.$,Shitësin e Detit Greqisë,Libimet Ruse,Vilat pa mbarim,etj.
-Mekënse OPOZITA ËSHTË BËRË COPË E ÇIKË NGA SB..E.RAMA DO JET KM DERI 2029..!
•Dhe këtë e vendos VOTA e popullit Socialist mbi 80 % & OK AMERIKAN QË DREJTON NATO-n..!
• Kush është kundër SHBA,ANGLISË,SPAK,GJKKO..dihet tashmë..! Vetëm b..lëpirsit e Sb bëjnë sikur nuk e dinë se me Sb do të han BAR PËRJTSISHT(Yuri Kim),PASI GOZHDA AMERIKANE E NON GRATËS ËSHTË E NDRYSHKUR & VDEKJE SJELLSE..E deklaruar që në 2016 nga ish Presidenti TRAMP..! Ndaj Sb ulërin,Shoif çdo ditë nga ballkoni 8.TURPI E MBULIFTË ATE & ATA QË I SHKOJNË PAS SI ZOG THIU..!
-FLM DITA
Ethem Beu Kapteri i Enverit:
GANGSTERI EDI RAMA KA BERE AKOMA ME KEQ, KA KORRUPTUAR FBI DUKE PAGUAR NJE SPIUN TE SIGURIMIT TE ENVERIT QE E MESOI BOTA ME ZE DHE FIGURE NGA AKT-AKUZA E PROKURORISE FEDERALE TE SHBA QE JA PERMENDI 14 HERE EMERIN “AL CAPONES” EDI RAMA, POR QE SPAKU-UTURAKU NUK GUXON TA INVESTIGOJE KETE GANGSTER, QE ESHTE KRYEMINISTRI I VETEM NE BOTE SI CUNI I KRISTAQIT, KILLERI I ENVERIT
prandaj:
Mbylle halen enverste se vjen ere.