Fjalimi i kryeministrit Edi Rama në ceremoninë zyrtare të ngritjes së Bordit të Paqes, që u zhvillua të enjten në Uashington tërhoqi vëmendjen e mediave jo vetëm për angazhimin e vendit tonë për të dërguar trupa në Gaza, por edhe për apelin që Rama i drejtoi Presidentit Trump, për të bërë diçka për Hashim Thaçin, i cili po gjykohet në Hagë për krime lufte.
“Më lejoni shumë shkurtimisht t’ju tërheq vëmendjen te një tjetër konflikt i hapur, më pranë vendit tim, ku udhëheqja e Presidentit Trump gjatë mandatit të tij të parë, e solli Kosovën dhe Serbinë më pranë se kurrë drejt një marrëveshjeje përfundimtare paqeje. Presidenti i Kosovës, që, asokohe, u ndalua të udhëtonte drejt Shtëpisë së Bardhë në mënyrë brutale për të nënshkruar atë marrëveshje, në praninë e presidentit Trump dhe në fakt kjo ishte çfarë u bë nga ai prokuror “sikar”, që përndoqi edhe vetë presidentin Trump dhe për këtë u bë i famshëm botërisht.
Sot, Presidenti i Kosovës ka kaluar gjashtë vjet në një paraburgim nga një gjykate e posaçme në Hagë, e sponsorizuar nga një sërë shtetesh demokratike, disa prej tyre të pranishme dhe këtu dhe që duhet t’u vijë turp nga ajo lloj drejtësie ndërkombëtare.
Vetëm javën e kaluar, zoti President, një tjetër prokuror i financuar nga ky vend i madh e tatimpaguesit e tij, kërkoi 45 vjet burgim për të, një kërkesë që shkaktoi një valë tronditëse poshtërimi në të gjithë tërësinë e një vendi paqedashës.
Dhe në këtë moment ka vetëm disa muaj që qëndrojnë midis një njeriu, i cili u ngrit nga qëndresa ndaj spastrimit etnik për t’u shndërruar në një paqebërës dhe një rezultati shkatërrimtar nga një gjykatë që deri tani ka dështuar, në çdo hap t’u përmbahet standardeve të drejtësisë demokratike.
Për hir të Zotit, z. President, le të bëjmë diçka përpara se siç thoni ju, gjëra shumë të këqija të mund të ndodhin sërish”, tha Rama gjatë fjalës së tij në Bordin e Paqes, duke iu drejtuar Trump-it.
Edhe pse Rama nuk e përmendi me emër prokurorin, gazeta amerikane “The New York Times” raportoi se bëhej fjalë për Jack Smith. Ai është një prokuror federal amerikan i cili bën pjesë në grupin e akuzës kundër Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Smith ka lexuar personalisht aktakuzën ndaj Thaçit kur ishte kryeprokuror i kësaj gjykate. Në vitin 2023 ai nisi të merrej me çështjen ndaj Donald Trump dhe akuzat për keqpërdorim të dokumenteve të klasifikuara që u ngritën ndaj tij.
Rama u sigurua në fjalimin e tij që Trump të kuptonte se për kë bëhej fjalë dhe lidhja personale që ai kishte me këtë prokuror, për të cilin pati deklaruar se do ta shkarkonte sapo të rimerrte detyrën në krye të Shtëpisë së Bardhë. “Sicario”, shkruan “New York Times”, “është një fjalë spanjisht dhe titulli i një fillimi hollivudian, që lidhet me ashpërsinë apo kriminalitetin”.
Smith ka akuzuar Trump për komplot kundër procesit demokratik, duke pretenduar se ai dhe aleatët e tij u përpoqën të pengonin certifikimin e votave dhe të mashtronin publikun me pretendime të rreme për manipulim zgjedhor. Në çështjen e dokumenteve sekrete, Smith deklaroi se Trump mbajti materiale shumë të ndjeshme dhe pengoi përpjekjet e qeverisë për t’i rimarrë ato.
j.l./ dita

Një i paguar i lobeve të ndryshme posaçërisht çifutësh dhe sllavësh mund të jetë dhe asgjë a’skushi hiq ma tepër
Keyeveper.Burrat flasin lurshem!
Sicario ka kuptimin e nje vrasesi me pagese.
Edi Rama e dinte shume mire se prokurori Smith kishte ngritur akuze mbi Udheheqjen e UCk mbeshtetur ne Raportin Fanta Horror bazuar ne cpifje dhe trillime te Dik Martit.E megjithate Imponoi Drejtuesit e Kosoves te votojne Formimin e Gjykates Speciale per Denimin e luftetareve te Lirise ne Hage.
Pordhe me rigon…. Fshati digjet e ku…. a krihet… Zhgenjim jeni…
Ai tjetri do te djege Shqiperine ju beni teoria pa kuptim….
EDI RAMA PERPARA SE TE FAJESOJE PROKURORIN JACK SMITH, LE T’I KERKOJE FALJE AMERIKANEVE QE KORRUPTOI FBI SI NJE KRYEMINISTER FAQEZI
Nuk ka asghje te vertete ne keto qe thuhet per Jack Smith ne kete shkrim te gazetes DITA. Ja si qendron e verteta e tij prokurori qe nuk ka ka lidhje fare me Gjykaten e Posacme te Kosoves, por qe ngaterrohet me qellim nga propaganda mediatike enveriste e Rilindjes ne Shqypni:
“John Luman Smith është një avokat amerikan që ka shërbyer në Departamentin e Drejtësisë si ndihmës prokuror i SHBA-së, prokuror në detyrë i SHBA-së dhe kreu i Seksionit të Integritetit Publik të departamentit. Ai ishte gjithashtu kryeprokuror në Dhomat e Specializuara të Kosovës, një gjykatë ndërkombëtare në Hagë e ngarkuar me hetimin dhe ndjekjen penale të krimeve të luftës në Luftën e Kosovës. Ai shërbeu si këshilltar special për Departamentin e Drejtësisë nga 18 nëntori 2022 deri në dorëheqjen e tij më 10 janar 2025. Në nëntor 2022, Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland emëroi Smith një këshilltar special të pavarur, përgjegjës për mbikëqyrjen e dy hetimeve penale paraprake të Departamentit të Drejtësisë ndaj ish-presidentit Donald Trump, tre ditë pasi Trump njoftoi fushatën e tij presidenciale të vitit 2024: njëra në lidhje me rolin e Trump në sulmin ndaj Kapitolit të SHBA-së më 6 janar dhe tjetra në keqpërdorimin e dyshuar të të dhënave qeveritare, duke përfshirë dokumente të klasifikuara. Rasti i dokumenteve rezultoi në një padi me 37 akuza ndaj Trump në qershor 2023, të cilave iu shtuan tre akuza më vonë në korrik. Në gusht, çështja e 6 janarit rezultoi në një padi për katër akuza. Rasti i dokumenteve të klasifikuara u rrëzua nga gjyqtarja Aileen Cannon në korrik 2024, me arsyetimin se Smith ishte emëruar në mënyrë të paligjshme si këshilltar special. Zyra e Smith fillimisht e apeloi vendimin, por në fund e braktisi apelin pasi Trump fitoi zgjedhjet presidenciale të SHBA-së në vitin 2024. Rasti i përmbysjes së zgjedhjeve u rrëzua nga gjyqtarja Tanya Chutkan në nëntor 2024, me arsyetimin se Zyra e Këshilltarit Ligjor vendosi që Trump si president i zgjedhur nuk mund të akuzohej në përputhje me Kushtetutën. Pasi Trump rifitoi presidencën, Zyra e Këshilltarit Special hapi një hetim ndaj Smith, të cilin e njoftoi më 1 gusht 2025, duke pretenduar se hetimet e tij për veprimet e Trump kishin qenë të motivuara politikisht. Në dhjetor 2025, Komiteti Gjyqësor i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së mbajti një seancë dëgjimore për dëshminë e Smith në lidhje me hetimin e tij për sulmin e 6 janarit në kryeqytet.”
vazhdon:
vazhdon:
Gazeta amerikane “Los Angeles Examiner” ka publikuar nje shkrim me titull:
NJE KRYEMINISTER KORRUPTUES I NJE VENDI BALLKANIK KA KERCENUAR SI TERRORIST NE WASHINGTON PRESIDENTIN TRUMP TE LIROJE NE HAGE TE PANDEHURIT PER KRIME KUNDER NJEREZIMIT
Kush eshte SICARIO i Sinaloas ketu?
Ja si vazhdon biografia e vertete e Jack Smith:
Më 7 maj 2018, Smith u emërua nga EULEX për një mandat katërvjeçar si kryeprokuror për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, duke hetuar krimet e luftës në Luftën e Kosovës. Gjatë kohës së tij si kryeprokuror, ai ngriti akuza kundër disa individëve, përfshirë Salih Mustafën dhe presidentin në detyrë të Kosovës, Hashim Thaçi. Ai mori postin më 11 shtator 2018 dhe u emërua për një mandat të dytë më 8 maj 2022, përpara se të jepte dorëheqjen më 18 nëntor 2022. Ne fjalën e tij hapëse para panelit, Smith tha: “Vendimi për të ngritur akuza kundër Presidentit Trump ishte i imi, por baza për këto akuza qëndron tërësisht te Presidenti Trump dhe veprimet e tij.” Gjatë dëshmisë, Smith tha se “nuk kisha një rezultat të paracaktuar në mendje kur mora këtë punë” në kuptimin që ai nuk e dinte nëse do të ngrinte një padi, por se provat dhe faktet e marra në hetim “e bënë të qartë se Presidenti Trump ishte në një masë të madhe personi më fajtor dhe më përgjegjës në këtë komplot”. Kishte “prova përtej çdo dyshimi të arsyeshëm se Presidenti Trump u përfshi në një skemë kriminale për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020 dhe për të parandaluar transferimin e ligjshëm të pushtetit” dhe “prova të fuqishme se … Presidenti Trump mbajti me dashje dokumente shumë të klasifikuara pasi u largua nga detyra në janar të vitit 2021 dhe u përpoq vazhdimisht të pengonte drejtësinë për të fshehur mbajtjen e vazhdueshme të këtyre dokumenteve.” Ai debatoi me prokurorët e tij nëse duhej të ngrinte një padi, dhe si në rastet e pengimit të zgjedhjeve ashtu edhe në ato të dokumenteve të klasifikuara, pasi arritën në një “vendim përfundimtar” për të kërkuar padi, ata vepruan shpejt për ta bërë këtë. Smith besonte se kishte “prova të forta” për modelin e mëposhtëm të sjelljes së Trump. Kur kërkonte këshilla për çështjen nëse ai i fitoi zgjedhjet, Trump “me shumë vetëdije nuk u përpoq të kontaktonte llojin e njerëzve që kanë më shumë ekspertizë në këto çështje”, sipas Smith. Në vend të kësaj, Trump kërkoi njerëz që i thoshin atë që donte të dëgjonte, dhe ai “kapi” “çdo teori, pavarësisht se sa e paarsyeshme, pavarësisht se sa jo e bazuar në ligj” që e mbështeste atë të qëndronte në detyrë, dhe ai “hodhi poshtë” informacionin “që do të thoshte se ai nuk mund të ishte më President”. Kjo dëshmi dëshmitari do të vinte nga “republikanët që ia vunë besnikërinë e tyre vendit para partisë”, domethënë njerëz që kishin qenë “aleatë politikë” të Trump dhe jo vetëm “armiqtë e tij politikë”. Sipas Smith, Amendamenti i Parë i lejon kujtdo të deklarojë (edhe në mënyrë të rreme) se ka fituar zgjedhjet ose se beson se i ka fituar ato, por nuk i lejon njerëzit të bëjnë “deklarata të rreme me vetëdije në lidhje me mashtrimin zgjedhor për të synuar një funksion të ligjshëm qeveritar”. Kjo sjellje është në vetvete kryerja e një mashtrimi, tha Smith, dhe është historikisht e pashembullt. Smith më parë kishte ofruar të dëshmonte publikisht; Avokati i tij, Peter Koski, tha se Smith ishte “i zhgënjyer” që oferta u refuzua, por do të paraqitej dhe do të “sqaronte keqkuptimet e ndryshme në lidhje me hetimin e tij”. Përfaqësuesi Jamie Raskin kritikoi formatin me dyer të mbyllura, duke thënë se republikanët donin të “shtrembëronin, shtrembëronin dhe zgjidhnin me kujdes vërejtjet e tij përmes rrjedhjeve të informacionit në shtyp”. Menjëherë pas dëshmisë së 17 dhjetorit, Raskin u tha gazetarëve se Smith kishte “edukuar Komitetin Gjyqësor mbi përgjegjësitë profesionale të një prokurori dhe detyrat etike të një prokurori”. Smith dëshmoi publikisht më 22 janar 2026 për disa orë dhe nga Trump nuk pati asnje reagim.”
Sicarius = Hitman.
Sicario = Dorási.
Mqns Rama nuk ia ka haberin spanjishtes, të njoftohet NYT që atë fjalë, në gjuhën shqipe, e kemi dhuratë nga italishtja.
Ama ja pse e paska permendur Rama ate prokurorin, se ai paska hetuar Trump! Dhe kujton matufi se Trump do ti vare nje medalje ne qafe per merita te jashtezakonshme ne bythlepirje ndaj tij.
Sicario sot ka kuptimin Vrases me pagese.Eshte nje fjale shume e lashte e gjuhes shqipe me origjine iliro-epirote,e dokumentuar njekohesisht ne gjetjet arkeologjike ne vendbanimet e fisit Epirot te Atamaneve(perfshin zonen midis Konices,Kosturit,Kolonjes) dhe mbishkrimet e Mesapeve Ilire ne Puglia.Sika-kame,ne shqip ka dhene -thika.
Sybilantet e lashta indoevropiane kane dhene parapalatalet dhembore Th,Dh ne gjuhen shqipe.
Sikario ne Kalabri dhe Sicili quhet vrasesi me pagese, Vrases me porosi,dhe kuptimi i lashte eshte Vrasesi qe mban thike.
Ketu ceshtja nuk eshte kush eshte SICARIO i Sinaloas, sipas serialit te Holivudit, por edhe sipas fotografive te vellezerve Hysa qe dalin nga zyra e Edi Rames ne Tirane, qe Presidenti Trump i ka shpallur SICARIO si kriminele te droges,
por:
CILA ESHTE E VERTETA PER PROKURORIN JACK SMITH?
Jack Smith i mire apo i lig eshte aty ku ishte: Prouror i Departamentit te Drejtesise qe dha doreheqjen nga posti qe mbante per te hetuar zgjedhjet e vitit 2020, sepse personi qe hetonte u be President. Edhe Trump eshte aty ku eshte: President i SHBA i zgjedhur per here te dyte me vota plebishitare te pakundershtueshme duam apo s’duan sehirxhinjte e gazetes DITA, nderkohe qe Hashim Thaci dhe bashkepuntoret e tij jane ne burg me akuza per krime kunder njerezimit dhe po presin vendimin e Gjykates se Posacme te Kosoves, ku Trump nuk ka asnje legjimitet per te nderhyre, prandaj na pelqen apo jo, e VERTETA eshte ajo qe eshte ne internet nga burime te besueshme dhe nuk vjen nga manipulimet e nje kryeministri faqezi, mashtrues dhe genjeshtar si Edi Rama qe e ka shumicen e qeverise ne burg ose arrati dhe qe pagoi nje spiun te Sigurimit te Enverit dhe korruptoi FBI dhe i kujton gjykatat sikur te jene bedelet e Bosit monist, njashtu sic e ka bere Drejtesine ne Shqypni.