Atentati i mbrëmjes së diel në “Don Bosko”, me një të vrarë dhe 5 të plagosur, duket se ka pas kuintave motivin e fortë të hakmarrjes dhe larjes së hesapeve mes dy organizatave të fuqishme kriminale që veprojnë vitet e fundit në vend. Megjithëse i zhdukur pa gjurmë prej 8 gushtit 2022, ‘mbreti i kumarit’, i shumëkërkuari Ervis Martinaj duket se ka lënë ‘hijen’ e tij pas. Ekspertët besojnë se janë ‘ushtarët’ e grupit të biznesmenit që mund të kenë vepruar për hakmarrje, pasi Murati dyshohej si pjesëmarrës në masakrën e mbikalimit të Fushë-Krujës, në 17 korrik 2022, ku u vranë kushërinjtë e Martinajt.
Hetuesit dyshojnë se është përplasje mes bandave kriminale. Përqendrimet e hetuesve janë fokusuar te grupi i Ervis Martinajt, në hakmarrje për vrasjen e Brilant Martinajt në Fushë-Krujë.
Fatjon Murati është mik i ngushtë me Endrit Doklen, e ndërsa njihej për armiqësinë me grupit tjetër, atë të Ervis Martiaj (i zhdukur që në 9 gusht 2022). Murati është një person me precedentë të theksuar kriminalë. Ai ka qenë një ndër personat që është kërkuar nga Prokuroria Kurbin për t’u marrë në pyetje lidhur me masakrën me tre të vrarë në Fushë-Krujë, për shkak të dyshimeve se ka qenë një nga organizatorët e atentatit. Po për të njëjtën ngjarje është pyetur edhe Indrit Dokle, i cili ka deklaruar se nuk ka asnjë lidhje atentatin dhe më pas është lënë i lirë. Nisur nga kjo, mendohet se e gjitha ka ardhur si pasojë e një përplasjeje mes grupit të tij dhe atij të Ervis Martinajt. Ka edhe një pistë tjetër që thuhet se shënjestër e këtij atentati ka qenë xhaxhai i tij, Shehat Murati, një prej të plagosurve më rëndë nga ky atentat i ditës së djeshme, apo edhe vëllai i Fatjonit që ndodhej në lokal ato momente, mirëpo ky detaj nuk është konfirmuar ende nga burime zyrtare.