Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Hije lufte në Veri të Kosovës? Pesë policë të plagosur, ndërkombëtarët në alarm
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Rajoni > Hije lufte në Veri të Kosovës? Pesë policë të plagosur, ndërkombëtarët në alarm
Rajoni

Hije lufte në Veri të Kosovës? Pesë policë të plagosur, ndërkombëtarët në alarm

Published: May 26, 2023
Shpërndaje

Tensionimi i situatës në veri të Kosovës ka ardhur pas betimit të kryetarëve të rinj të komunave me shumicë serbe të cilët ditën e sotme duhej të nisnin zyrtarisht detyrën. Siç raportohet nga mediat e Kosovës, situata më problematike paraqitet në komunën e Zveçanit ku policia është detyruar të përdorë gaz lotsjelljës për të shpërndarë qytetarët e grumbulluar para ndërtesës komunale. Gjatë tërheqjes së tyre protestuesit kanë djegur një prej veturave të policisë. Sipas njoftimit të policisë së Kosovës deri më tani, 5 efektivë kanë mbetur të plagosur pas përplasjeve të dhunshme me protestuesit.

Kryetarët e rinj të komunave janë futur brenda ndërtesave të qeverisjes lokale të ndihmuar nga forcat speciale të policisë së Kosovës. Zgjedhjet lokale në veri të Kosovës u mbajtën më 23 prill, pas dorëheqjes së kryetarëve të komunave nga radhët e Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve të Kosovës. Kjo parti e kundërshtoi vendimin e Qeverisë së Kosovës për të kryer procesin e riregjistrimit të makinave me targa ilegale serbe.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka firmosur urdhrin për të kaluar forcat ushtarake sebe në gjendjen më të lartë të gatishmërisë. Menjëherë pas urdhrit të firmosur rreth orës 14:00, ministri i Brendshëm Millosh Vuçeiç bëri me dije se forcat e armatosura serbe janë zhvendosur në drejtim të kufirit me Kosovën.

- Publicitet -

 

Ai tha se Serbia është e detyruar të jetë në gatishmëri për të mbrojtur sovranitetin territorial dhe shtoi se qeveria e Kosovës po kërkon të marrë kontrollin në ndërtesat e qeverisjes lokale në komunat me shumicë popullsie serbe. “Është e qartë se akte terrori po ndërmerren ndaj komunitetit serb në Kosovë”, thuhet në deklaratën e Vuçeiç. Ndërkohë pas protestave, tashmë serbët kanë vendosur barrikadën e parë në komunën e Leposaviçit.

 

Zgjedhjet u bojkotuan nga popullata shumicë serbe në atë zonë, e cila tani nuk i pranon rezultatet dhe tashmë nuk lejon kryetarët e rinj të nisin detyrat e tyre sipas ligjit.

Përplasjet në veri të Kosovës, senatori amerikan:

Jam i befasuar, Kurti të ndalë menjëherë provokimin!

Senatori amerikan Chris Murphy i cili këtë javë ishte në vizitë zyrtare në Kosova tha se është i habitur për ngjarjet e ditës së sotme në veri të vendit ku ka patur përplasje mes serbëve dhe efektiviëve të policisë së Kosovës të cilët shoqqëruan në zyrë kryetarët e rinj të komunave. Murphy tha se në takimin që pati me kryeministrin Albin Kurti ditë më parë, ky i fundit nuk i ka folur për një plan të tillë nga ana e institucioneve të Kosovës. “Në takimin tim të hënën në Prishtinë me kryeministrin Kurti, ai nuk përmendi ndonjë plan për qasje në ndërtesat komunale. Si mik i Kosovës jam zënë totalisht në befasi dhe duhet t’i japë fund këtij provokimi menjëherë”-thuhet në reagimin e senatorit amerikan.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Rishikimi që prek 106 nenet, cilat janë ndërhyrjet kyçe që vështirësojnë hetimet kundër korrupsionit
  • A e bllokon SPAK-un dhe hetimet antikorrupsion drafti i ri i Qeverisë për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale?
  • “Është sistem alarmi, unë këtu fle me gocën…” Hila i kreu vetë filmimet, si gënjeu kur miku i tij i zhveshur vuri re kamerën e fshehur
  • E pazakontë: I mbijeton dy herë dozave të helmit, dështon ekzekutimi i të dënuarës në SHBA
  • Shkoi të inauguronte kardiokirurgjinë, Rama pritet me protesta

Komentet e Fundit

  1. Muradie on Videot intime në rrjet, Policia kontakton kompozitorin: “Jam i shokuar, më kanë hakeruar”
  2. Qamili vogel on Nga falsifikimet në Seman te hektarët në Palasë, biznesmenit i sekuestrohen 2.6 mln euro pasuri dhe një “Bentley”
  3. xxx on 16 kulla mbi 15 kate marrin leje, Tirana kryeson listën e projekteve të reja
  4. xxx on A e bllokon SPAK-un dhe hetimet antikorrupsion drafti i ri i Qeverisë për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale?
  5. Buda on A e bllokon SPAK-un dhe hetimet antikorrupsion drafti i ri i Qeverisë për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?