Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Himarë\ Shiste kokainë në dyqanin ku punonte, vihet në pranga 33-vjeçari, nën hetim edhe pronari
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Himarë\ Shiste kokainë në dyqanin ku punonte, vihet në pranga 33-vjeçari, nën hetim edhe pronari
AktualitetKronike

Himarë\ Shiste kokainë në dyqanin ku punonte, vihet në pranga 33-vjeçari, nën hetim edhe pronari

Published: June 15, 2023
Shpërndaje

 

 

Një 33 vjeçar është vënë në pranga nga policia e  Himarës, pasi nga kontrollet rezultoi se shiste doza të lëndës narkotike kokainë në një tabakino dhe mbante me vete mjet prerës (thikë).

- Publicitet -

Autoritetet e policisë bëjnë me dije se nën hetim është vënë edhe pronari i tabakinos, pasi e kishte punësuar 33-vjeçarin në mënyrë të paligjshme dhe tregtonte në subjektin e tij, mallra të dyshuara të kontrabanduara.

Gjatë kontrollit të ushtruar, janë sekuestruar doza kokaine, një mjet prerës thikë, paketa me cigare pa pullë fiskale, si dhe një shumë parash në euro dhe lekë.

“Komisariati i Policisë Himarë, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, ka organizuar dhe finalizuar operacionin “Parts 8”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi: -F. Gj., 33 vjeç, banues në Dhërmi, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja e armëve të ftohta”.

Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. A., 53 vjeç, banues në Dhërmi, për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Punësimi i paligjshëm”. Në subjektin “Tabacchino” me pronar shtetasin A. A., në Dhërmi, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll fizik ndaj shtetasit F. Gj., i cili ishte i punësuar në mënyrë të paligjshme, në këtë subjekt”, thuhet në njoftimin e policisë.

Atij i janë gjetur dhe sekuestruar doza me lëndë narkotike kokainë gati për shitje dhe një mjet prerës thikë.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të subjektit, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 18 paketa me cigare pa pullë fiskale, 3 650 euro dhe 154 200 lekë të rinj.

Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se shtetasi F. Gj., pasi siguronte lëndën narkotike kokainë, e ndante atë në doza dhe i shiste ato në subjektin ku ishte i punësuar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

 

 

 

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Dorën në zjarr!
  • Aksidentohet gazetarja e emisionit Fiks Fare që u konfliktua në rrugë me Belinda Ballukun
  • INTERVISTË / 15 vite provë? Ish-kryenegociatori Mazi: Ose je anëtar i BE ose nuk je. Mbyllja e 30 kapitujve në dy vjet, fantazi zgjedhore
  • Partia nuk mund të jetë burg për njeriun e lirë
  • Zhbllokohen aplikimet për fondin e komunitetit në kryeqytet, Bashkia Tiranë: Rimbursojmë edhe zëvendësimin e depozitave të ujit në një të përbashkët për gjithë pallatin

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Aksidentohet gazetarja e emisionit Fiks Fare që u konfliktua në rrugë me Belinda Ballukun
  2. Andi on Aksidentohet gazetarja e emisionit Fiks Fare që u konfliktua në rrugë me Belinda Ballukun
  3. Zani on VIDEO: Jo çdokush është i denjë t’i rri afër, kryeministri paraqet veten si luan që komunikon me Zotin
  4. ¿? on VIDEO: Jo çdokush është i denjë t’i rri afër, kryeministri paraqet veten si luan që komunikon me Zotin
  5. Daj Jaku on Bashkëpunoi me SPAK, trondit babai i zyrtares së penduar të Ballukut: “Vajzën ma lidhën në karrige, burri shofer i Çuçit, vrau veten…”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?