Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Hiqet provimi për kualifikimin “Mësues Mjeshtër”, kriter ora e hapur mësimore
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Hiqet provimi për kualifikimin “Mësues Mjeshtër”, kriter ora e hapur mësimore
AktualitetShoqëri

Hiqet provimi për kualifikimin “Mësues Mjeshtër”, kriter ora e hapur mësimore

Published: February 9, 2023
Shpërndaje

Rishikohen kriteret dhe procedurat e kualifikimit për mësuesit e arsimit parauniversitar në vend. Ministria e Arsimit dhe Sportit, ka konfirmuar gjatë ditës së djeshme paketën e re, me kushtet dhe procedurat që do të ndiqen për fitimin e 3 shkallëve të kualifikimit nga të gjithë mësuesit që kanë mbi pesë vite eksperiencë pune në shkollat e arsimit parauniversitar qofshin këto publike apo private.

Sipas ndryshimeve të bëra, në fuqi për fitimin e titujve “Mësues i kualifikuar” dhe “Mësues specialist” që u përkasin kategorisë së tretë dhe të dytë, do të jetë sërish provimi me shkrim, ndërkohë që për të fituar kategorinë e parë të kualifikimit si “Mësues Mjeshtër”, nuk do të zhvillohet më provim. Për kategorinë e parë do të kualifikohen mësuesit me një eksperiencë 20 vjeçare. Ministria e Arsimit dhe Sportit bën me dije se kualifikimi për këtë shkallë, që është edhe më e larta, do të zhvillohet me orë të hapur mësimore, dhe jo më me provim sikundër ka ndodhur deri në vitin që lamë pas.

“Ky proces i kualifikimit 20 vjeçar të mësuesve, parashikohet të mos ketë një provim, si ai që bëhet dhe për kualifikimin 5 vjeçar apo 10 vjeçar, por në administrimin e zyrave vendore arsimore, mësuesi apo kandidati për kualifikim 20 vjeçar do të japë një orë mësimi të hapur në prezencën e përfaqësuesve të rrjetit profesional, të drejtuesve të shkollës, përfaqësuesve nga këshilli i prindërve, ekipi lëndor, etj. Paketa e kritereve dhe procedurave është përgatitur nga Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin Parauniversitar. Ky hap, ndërmerret për të lehtësuar mësuesin, por pa dëmtuar cilësinë e vlerësimit dhe për ta ngritur mësuesin në një nivel të ri”, ka deklaruar gjatë prezantimit të kësaj pakete, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi.

- Publicitet -

Kualifikimi i mësuesve për vitin 2023

Për shkallën e kualifikimit kanë të drejtë që të përfshihen të gjithë mësuesit që deri në mbyllje të dhjetorit të vitit 2022, zotërojnë të paktën pesë vite pune në arsim. Kjo kategori mësuesish kualifikohet për kategorinë e tretë që është “Mësues i Kualifikuar”. Mësuesit me vjetërsi pune 10-vjeçare dhe më shumë, do të testohen për kategorinë e dytë, që është “Mësues i Specialist”. Ndërsa mësuesit me vjetërsi 20 vjeçare, do të kualifikohen për kategorinë e parë, që është “Mësues Mjeshtër”. Kjo ndarje përcakton edhe rritjen e pagës që mësuesi siguron në rastet kur vlerësohet pozitivisht në procesin e kualifikimit që do të zhvillohet gjatë muajit prill. Në këto kushte rritja e pagës vijon nga 5 për qind, në 10 për qind, si dhe 20 për qind për shkallën më të lartë të kualifikimit që do jetë edhe marrja e titullit “Mësues Mjeshtër”.

Dy fazat e kualifikimit për çdo mësues

Edhe për këtë vit shkollor, gara për fitimin e shkallës së kualifikimit do të zhvillohet në dy faza, që kanë të bëjnë: së pari me aplikimin nëpërmjet portofolit profesional të çdo mësuesi, teksa në fazën e dytë do të zhvillohet provimi me shkrim i planifikuar për në muajin prill për mësuesit që do të konkurrojnë për kategorinë e dytë dhe të tretë, si dhe ora mësimore e hapur që do të zhvillohet për herë të parë për marrjen e titullit të kategorisë së parë “Mësues Mjeshtër”.

Pjesë e fazës së dytë të konkurrimit si nëpërmjet provimit me shkrim, ashtu edhe orës së hapur mësimore, do të mund të jenë të gjithë arsimtarët që do të kalojnë me sukses fazën e parë të aplikimit me dosjen profesionale. Ndryshime ka pësuar edhe përmbajtja e portofolit profesional që do të duhet të dorëzohet gjatë fazës së parë të aplikimit, në të cilin janë reduktuar dokumentet që duhet të ketë në përmbajtje, nga pesë që kanë qenë vitet e shkuara, në katër komponentë, sipas tabelës që e gjeni të detajuar në vijim të shkrimit.

Si do të zhvillohet ora e hapur mësimore për titullin “Mësues Mjeshtër”

Zhvillimi i orës mësimore të hapur për kandidatët e katëgorisë së parë të kualfikimit do të organizohet në shkollën përkatëse, ku mësuesi jep mësim, ndërkohë që do të jetë vetë ai që do të zgjedhë klasën me të cilën do të kryejë këtë orë. Zyra vendore e arsimit në bashkëpunim me përfaqësuesit e rrjeteve profesionale, harton kalenadrin e orëve mësimore të hapura dhe e miraton atë për të gjithë kandidatët, sipas periudhës së përcaktuar nga MAS.

Ora mësimore e hapur për procesin e kualifikimit ndërtohet sipas planifikimit ditor, duke përfshirë risi metodologjike, për realizimin e rezultateve të të nxënit, si dhe risi në procesin e të nxënit. Këto orë do të jenë sipas profilit të lëndës ku mësuesi jep mësim. Drejtuesi i rrjetit profesional do të sigurojë pjesëmarrjen e anëtarëve të rrjetit profesional në orën mësimore të hapur të zhvilluar nga kandidati mësues për kategorinë e parë të kualifkimit. Pjesë e kësja ore mësimore do të jetë edhe drejtuesi i shkollës, si dhe përfaqësuesit e këshillit të prindërve.  Në përfundim, ora mësimore e hapur do të vlerësohet sipas niveleve të vlerësimit, bazuar në instrumentet e përcaktuara nga antarët e rrjetit profesional dhe drejtuesi i shkollës.

Gjatë prezantimit të kësaj pakete të re për shkallët e kualfiikimit, ministrja Kushi ka bërë me dije se ndër vite është punuar jo vetëm për rritjen e cilësisë së arsimit, por edhe për vlerësimin e mësuesve dhe mbështetjen e tyre, vlerësimin me dinjitet të mësuesve, duke nisur që nga portali “Mësues për Shqipërinë” i cili garanton punësimin me meritokraci dhe transparencë të mësuesve.

“Vitin e kaluar, në bashkëpunim dhe me ASCAP ne në mbështetje të vazhdueshme të mësuesve, dhe lehtësimit të punës së tyre, prezantuam paketën e re të vlerësimit të nxënësve, pikërisht për ta lehtësuar mësuesin nga disa aspekte burokratike të punës së tij dhe të fokusohej më shumë tek komunikimi i drejtpërdrejt, tek puna me nxënësit. Po kështu, ne praktikën 9-mujore të mësuesve të rinj përpara licencimit, vitin e kaluar e reduktuam në 3 muaj, pikërisht për të shkurtuar kohën që i duhet një studenti, një kandidati për mësues deri në punësimin e tij pas konkurrimit tek portali ‘Mësues për Shqipërinë’”- u shpreh ministrja Kushi.

Në portofolin profesional të çdo mësuesi duhet të jetë:

  • Plani i një aktiviteti të një klase të caktuar, ose grup klasash, organizuar nga mësuesi përkatës gjatë vitit të kualifikimit, të shoqëruar me realizimin e aktivitetit me foto, etj.
  • Një planifikim të një ore mësimi model (ditar) duke u bazuar në mësimdhënien me në qendër nxënësin, sipas kurrikulës me kompetenca.
  • Një test, ose detyrë përmbledhëse për një periudhë të caktuar sipas profilit përkatës të realizuar gjat vitit të kualifikimit të shoqëruar me një analizë të thjeshtë të rezultateve të arritura në një klasë të caktuar.
  • Një plan të një projekti kurrikular të zhvilluar nga nxënësit e një klase të caktuar të shoqëruar me fotot përkatëse.

Vlerësimi final për të tre shkallët e kualifikimit

  • Vlerësimi përfundimtar i çdo kandidati që garon për shkallën e kualifikimit përgjatë këtij viti do të bëhet me sistemin e 100 pikëve, të cilat mblidhen nga portofoli i mësuesit (30 pikë), pikët e testit me shkrim për kategorinë e dytë dhe të tretë, si dhe orës mësimore të hapur (70 pikë).
  • Kandidati vlerësohet me 5 shkallë që janë: A-Shkëlqyeshëm, B-Shumë mirë, C-Mirë, D-Mjaftueshëm, si dhe E-Dobët. Mësuesit që japin testin e kualifikimit, por që janë të pakënaqur me rezultatin mund të garojnë sërish përgjatë viteve në vijim për të përmirësuar rezultatin.
  • Në përfundim të këtij procesi kandidati merr edhe certifikatën përkatëse që konfirmon shkallën e kualifikimit të fituar. Kjo ndarje konfirmon edhe rritjen e pagës që mësuesi siguron në rastet kur vlerësohet pozitivisht në testin me shkrim që do të zhvillohet në muajin prill, ose zhvillimin e orës së hapur mësimore. Kështu, rritja e pagës vijon nga 5 për qind për shkallën e tretë “Mësues i kualifikuar”, në 10 për qind për shkallën e dytë  “Mësues Specialist”, si dhe 20 për qind për shkallën më të lartë të kualifikimit që është “Mësues Mjeshtër”.
  • Sipas udhëzimeve të dikasterit të Arsimit, mësuesit që nuk arrijnë të sigurojnë pikët kaluese përgjatë këtij viti, kanë të drejtë që të testohen sërish për të fituar shkallën përkatëse të kualifikimit përgjatë vitit të ardhëshëm. Rezultatet negative nuk penalizojnë mësuesin me humbje të vendit të punës.
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Mushkonjat e Strasburgut, flamingot e Zvërnecit dhe fabula e Ezopit
  • Protesta si Ftesë dhe Festë
  • Çfarë përfaqëson 10 qershori për Kosovën
  • Shqipëria e bukur e sheshit
  • Turistë të huaj i bashkohen protestës: Përvojë transformuese

Komentet e Fundit

  1. nastradini on Shqipëria e bukur e sheshit
  2. Emigranti on Shqipëria e bukur e sheshit
  3. Vëzhgimi on Shqipëria e bukur e sheshit
  4. Sazan Svernica on Shqipëria e bukur e sheshit
  5. Skypion on Shqipëria e bukur e sheshit

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?