Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Historia e kryebashkiakut Alla/ Nga video e dyshuar duke konsumuar kokainë, tek akuzat për tenderët e rrugëve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Historia e kryebashkiakut Alla/ Nga video e dyshuar duke konsumuar kokainë, tek akuzat për tenderët e rrugëve
Kronike

Historia e kryebashkiakut Alla/ Nga video e dyshuar duke konsumuar kokainë, tek akuzat për tenderët e rrugëve

Published: March 15, 2023
Shpërndaje

Kryebashkiaku socialist i Bulqizës, Lefter Alla, raportohet se është arrestuar me urdhër të SPAK-ut dhe shkak janë bërë prokurimet publike në institucionin që drejton, të denoncuara më herët nga opozita, zyrtarë vendorë apo kontrollet e auditit. Por kjo nuk është hera e parë që Alla, i cili është thirrur disa herë në Prokurorinë e Posaçme për marrje në pyetje para se të ndalohej, bëhet protagonist i kronikës së zezë. Kujtojmë se në janar të vitit 2020, mediat publikuan një video ku i sapozgjedhur si i pari i qytetit, në një festë shoqërore, shfaqej nën dyshimin e konsumit të lëndëve narkotike dhe konkretisht kokainë. SPAK nisi hetimet edhe në atë kohë për verifikim dhe mori në pyetje Allën, që e cilësoi një inskenim të qëllimshëm dhe sulm të opozitës.

Prokuroria i mbylli hetimet disa javë më pas, teksa nuk u provua dot akuza e konsumit apo mbajtjes së lëndës narkotike. Vitin e kaluar ishte radha e djalit të tij që u raportua se u kap me një sasi të vogël lënde narkotike dhe u mor nën procedim penal. Kurse në rrjetet sociale fillimisht, u publikuan edhe foto e filmime të një rruge në një prej fshatrave që administrohet nga Bashkia, Zogë, e cila ishte ndërtuar keq, e që i ngjasonte për ironi të fatit vizave të kokainës, (dy shtresa betoni në çdo anë të ngjashme me vija). Në atë kohë (viti 2021), Alla tha se edhe vetë qeshi me këtë lajm të publikuar dhe mohoi dyshimet për abuzime fondesh.

U hodhën dyshime për abuzim me fondet e Bashkisë dhe madje opozita e akuzoi Allën për shpërdorim të detyrës. Pritet që të jetë vetë SPAK-u që do të sqarojë motivet e arrestimit dhe konfirmojë këtë ndalim, sikurse dosjen për të cilën bëhet fjalë dhe nga ka ardhur ky denoncim.

- Publicitet -

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Partia nuk mund të jetë burg për njeriun e lirë
  • Zhbllokohen aplikimet për fondin e komunitetit në kryeqytet, Bashkia Tiranë: Rimbursojmë edhe zëvendësimin e depozitave të ujit në një të përbashkët për gjithë pallatin
  • Antoneta Sevdari zgjidhet anëtare e KLP-së nga radhët e Prokurorisë së Përgjithshme
  • “Jam udhëheqës i milicisë serbe…”, një email kërcënues u dërgua ndaj institucioneve, dyshohet të jetë hakëruar
  • VIDEO: Jo çdokush është i denjë t’i rri afër, kryeministri paraqet veten si luan që komunikon me Zotin

Komentet e Fundit

  1. AFORIZMA on VIDEO: Jo çdokush është i denjë t’i rri afër, kryeministri paraqet veten si luan që komunikon me Zotin
  2. vlonjat on Autokracia e kartonave
  3. Dashnor Osmani on VIDEO: Jo çdokush është i denjë t’i rri afër, kryeministri paraqet veten si luan që komunikon me Zotin
  4. vlonjat on “Ç’i q… tëmën kësaj pune”
  5. Nuk on Kush e humbet pushtetin kur ndryshon harta

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?