Brazili ka zgjedhur presidentin e ri: Lula mposht Bolsonaron dhe rimerr vendin për herë të tretë 11 vjet pas mandatit të tij të fundit.
Në votimin për zgjedhjet presidenciale, me 100% të votave të numëruara, kreu i Partisë së Punës mori 50,88% kundrejt 49,12% të kandidatit të djathtë të Partisë Liberale.
Rezultati erdhi në fund të një gare kokë më kokë, e cila në fillim e kishte parë Bolsonaron në krye, në fundin e një fushate të zjarrtë elektorale.
“I vetmi fitues është populli brazilian”, tha Lula. Qendrat e votimit u mbyllën në orën 17:00 me orën lokale, në orën 21:00 në Europë.
Më shumë se 120 milionë brazilianë votuan, me rreth 20% që abstenuan në raundin e parë. Kanë kaluar 20 vjet qëkurse Lula fitoi për herë të parë presidencën dhe rikthehet me një rekord të ri.
Ai përmirësoi ndjeshëm rezultatin e vitit 2006 gjatë së cilës mori 58.2 milionë vota, duke e çuar në 60 milionë vota.
Lula dhe Shqipëria
Por janë të pakët ata që e dinë që Lula ka një lidhje të veçantë me Shqipërinë, që nga koha e periudhës komuniste, kur ka jetuar në Tiranë si student në ish-Shkollën e Partisë.
Në ditën e përurimit të detyrës si President i Brazilit (1 janar 2003 – 31 dhjetor 2010) gjatë takimit me kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Sërvet Pëllumbi, shprehu dëshirën që vizitën e parë zyrtare jashtë vendit ta bënte në Shqipëri.
Ishte dita e fundit e vitit 2002, kur delegacioni shqiptar mbërriti në Brazilia.
“Aty festuam edhe Vitin e Ri”, kujton ish-kryeparlamentari.
Kryetari i delegacionit shqiptar po shijonte organizimin e ceremonisë dhe e kishte harruar djaloshin e sindikatave braziliane, të cilin dikur e kishte pasur student në Shkollën e Partisë. Kurse sindikalisti, i brumosur me idetë komuniste të partisë që drejtonte Zhoao Amazonas, nuk e kishte harruar pedagogun shqiptar të filozofisë marksiste.
Pëllumbi e kujton kështu takimin emocionues:
“Para se të mbahej fjalimi përurues i presidentit të Brazilit, u bë prezantimi i delegacioneve në një holl të improvizuar nën një tendë të madhe. Sapo dëgjoi emrin e Shqipërisë, Lula u çel në fytyrë dhe shumë i kënaqur që po na takonte pas shumë vitesh u shpreh: Ah, Shqipëria! E dua shumë atë vend. Kam qenë dikur atje, ndaj vizitën e parë në Europë si president do ta bëj në Shqipëri…”
Lula i hodhi një vështrim të shpejtë portretit të prof. Pëllumbit dhe shtoi: “Më duket se ju mbaj mend, ju më keni dhënë leksione…”.
“Atë çast u kujtova për kurset që zhvillonim dikur me sindikalistët nga vende të ndryshme të botës tek ish-Kampi i Punëtorëve në Durrës”, vijon tregimin Pëllumbi.
Lidhjet miqësore mes PPSH dhe Partisë Komuniste të Brazilit kanë nisur në fillim të viteve 1960. Dokumenti i parë që ruhet në Arkivin e Shtetit është mesazhi i përshëndetjes së Luis Karlos Prestes drejtuar Kongresit te Katërt të PPSH në emër të komunistëve brazilianë.
Sipas një dokumenti të rëndësishëm të vitit 1967, drejtuesit e PPSH kanë miratuar, midis të tjerash, edhe për ardhjen në Shqipëri të një grupi nga Partia Komuniste e Brazilit. Ishte koha kur në Shqipëri kishin filluar intensivisht stërvitjet ushtarake dhe kurset ideologjike për dhjetëra përfaqësues nga vende të ndryshme të botes.
Historia e lëvizjes marksiste-leniniste që drejtohej nga Tirana
Të huajt që kanë ardhur për stërvitje në Shqipëri ndahen në tre kategori: te parët janë ata që vinin në përbërje të delegacioneve afatshkurtër, një deri në dy ditë. Me këto grupe zakonisht zhvilloheshin mësime teorike dhe qitje me pistoleta, granata etj. Midis tyre kane qene edhe kryetari i Partisë Komuniste të Brazilit, Zhoao Amazonas, ai i PK te Belgjikës, Zhak Griba, i Portugalisë, Eduard Pires etj.
Kategoria e dytë ishin ata qe vinin për një kohe më të gjatë, nga një javë deri në dhjetë ditë. Me këta bëhej program më i plotë. Sipas kërkesës së tyre, zhvillohej taktike këmbësorie, xhenio dhe qitje me armë të ndryshme.
Ndërsa kategoria e tretë ishin të huajt që qëndronin në Shqipëri nga një muaj deri në disa vjet. Këtu veçohen indonezianët, te cilët erdhën rreth vitit 1967. Fillimisht ata kryen nënte muaj program në Shkollën e Bashkuar, ku mësuan rregullat baze të luftimit.
Ndërsa përgatitja politike e individëve dhe grupeve të lëvizjes marksiste është realizuar nga institucioni me i rëndësishëm i formimit ideologjik, Shkolla e Lartë e Partisë. Në auditorët e saj janë ulur emra VIP të mirënjohur për publikun shqiptar, nga Laurent Kabila (President i Republikës së Kongos për disa vite) të Luiz Inacio Lula da Silva (President i Brazilit për dy mandate me radhë) dhe Omar Bongo (President Gabonit për afro 42 vite).
Profesorët e tyre kanë qenë emra po aq të njohur dhe të rëndësishëm të shkollës politike, filozofike dhe juridike shqiptare të djeshme dhe të sotme, si Sërvet Pëllumbi, Luan Omari, Agim Popa, Selaudin Kucaj, Omer Hashorva etj.
Prishja e marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik dhe mbështetja e Partisë Komuniste te Kinës ne fillim te viteve 1960 shënon fillimin e një roli specifik te Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Për motive ideologjike, një pjesë e partive marksiste-leniniste, që nuk ishin dakord me qëndrimet e Nikita Hrushovit mbështetë super shtetin e Azisë dhe vendin e vogël në brigjet e Mesdheut.
Numri i partive qe mbështetën PPSH-në pas prishjes me Partinë Komuniste të Bashkimit Sovjetik ishte i pakët. Madje edhe këto nuk ishin të gjitha të vendosura për t’i qëndruar besnike vijës staliniste të Shqipërisë. Disi më të qarta në këtë rreshtim ideologjik ishin partitë komuniste në afërsi gjeografike me Kinën; ato të Birmanisë, Indonezisë, Malajzisë, Koresë, Vietnamit, Kamboxhias dhe Laosit.
Situata e krijuar shërbeu si nxitje për PK të Kinës që të shpallte strategjinë për t’i rrëmbyer PK te BS flamurin e udhëheqjes së lëvizjes revolucionarë kundër imperializmit dhe të bëhej faktikisht qendra e drejtimit të “Botës së Tretë”.
Shembulli më i qartë i këtij angazhimi ishte financimi direkt i grupeve dhe lëvizjeve marksiste-leniniste, të cilat kishin dalë si fraksione më vete nga radhët e partive të vjetra komuniste, ose që u krijuan rishtas. Pas Partisë Komuniste të Brazilit, që u riorganizua më 1962, në 1963 filluan të dilnin publikisht komunistët revolucionare të organizuar në Belgjikë, Itali, SHBA, Australi, Austri, Angli, në Spanjë, Portugali, France, Peru, Kili, Iran, Indi; në vitin 1965 në Kolumbi, Bolivi, Liban, Sudan, Gabon etj.
Linja e re politike u zyrtarizua në Kongresin e Katërt të PPSH (nëntor 1961), ku Hoxha dha sinjalet e para për t’u shfaqur si “homologu europian” i Mao Ce Dunit. Me ftesa te posaçme, në tribunën e këtij kongresi u shfaqën një numër i konsiderueshëm forcash politike nga vendet perëndimore, si: Partia Komuniste e Australisë, Partia Komuniste e Finlandës, Partia Komuniste e Britanisë së Madhe, Partia Komuniste ·e Kanadasë, Partia Komuniste e Belgjikës, Partia Komuniste e Gjermanisë, Partia e Punës e Zvicrës, Partia Komuniste e Holandës, Partia Komuniste e Zelandës së Re dhe Partia Komuniste e Greqisë.
Përkrahja e Shqipërisë për lëvizjen marksiste-leniniste në vendet e Amerikës Latine ishte shenje e solidaritetit dhe miqësisë për të mirën e përbashkët. Këto lëvizje kanë luajtur rolin e tyre në këtë rajon për mobilizimin e masave për mbrojtjen e te drejtave, për emancipim shoqëror.
Emisarnews
a e shifni pra ça ka bër shqipria e kohës së xhaxhit.
prodhoheshin presidentë.
kurse nga tani del vetëm drogë e shpi bari në londër ose prostituta dhe prëputhen
Brazili eshte nje vend anetar i BRICS, dhe kultit Global i intereson nje Marksist aty, drejt implementimit te planit te ” Great Reset ” dhe avancimit drejt Diktatures Teknokrate Komuniste Globale. Blloku i BRICS, eshte planifikuar qe te marre rol vendimtar si zbatues i ketij plani, pas c’montimit ekonomik dhe social te Perendimit. Rolin Kryesor do ta luaj Kina, dhe modeli Kinez i survejimit dhe pikeve sociale.
Te pakten keshtu e kane planifikuar. Blloku i BRICS parashikohet qe te zgjerohet ne te ardhmen, dhe me shtete antare te tjera, si psh Arabia Saudite e te tjere.
Moooortja qe s`ju ha.Ne vend qe te mos e zejne me goje fare Manjakun Delirant enver hoxha qe fryhej sikur ishte koka boterore e marx-len.,,shkruajne maskaralleqe,, Mburren se i paska rene bingo nje anarkisti stervitur ne Tiranen enveriste,te behej President i Brazilit.Po Deliri i madheshtise e dergoi popullin ne skamje,triska,terror,,Hiken njerezit si majmunet e xhunglave te Amazonjes neper litare dyrekesh,,ne Boten e Lire Kapitaliste.
kaq shumë të djeg o demo?
enve rhoxha trajnoi shumë grupe, grupe revolucionare dhe ja psh ndodhi në brazil.
ai trajnoi dhe kosovarë të cilët u bënë bërthama e UÇK .
enverit ia priti menfja që jugosllavia do shpërbëhej ndaj i trajnoi ata kosovarë që kosova të ishte e lirë
edhe demo me intelekt halen kane qene nga ata qe trajnonin dhe dilnin neper tribuna me keto grupet ML.
Në shkollën e Partisë brazilianët dhe një grup sindikalistesh morën për 3 javë disa leksione,por asnjë i huaj nuk ka qenë student. Erdhën në kongresin e Bashkimeve Profesionale dhe qëndruan 3 javë.Lula ishte një prej sindikalistëve të rëndësishëm të metalurgeve.
Ndër brazilianët,portugezët,spanjollët,kilianet, gjermanët, francezët, e shumë vende të perëndimit që vinin për kongrese,festat kombëtare, punonjës në Radion e Jashtme për emisionet në gjuhët e tyre, përgjithësisht përdornin emra fallco dhe kur iknin nuk u vihej vula në Rinas që të mos kishin pasoja.
Mes tyre kish gazetarë,mjekë,inxhinierë,mësues,etj dhe pati nga ata që zhgenjeheshin dhe i largoheshin partive të tyre kur ktheheshin, sikurse pati agjentë shërbimesh inteligjente, por shumica u dashuruan me vendin,me shqiptarët bujare e mbeten gjithnjë miq të largët.
Mbajeni ment, po qe se Edi Rama nuk e fton Presidentin e ri, do e peshkoje, do i marri ndonje investim.
Vajti për lesh edhe brazili.
Vajti për lesh edhe brazili
Phoenix, Lulen e votoi populli brazilian. Shikoji festimet. Ta marri vesh bota qe jemi njerez te gjalle, dhe qe duam me shume demokraci per veten. Bolsonaro ishte per shkaterrimin e Amazones dhe per privatizimin
Sidoqofte,Lule-komunisti,eshte me i mire se Servet Sorra(pellumbi)i ketij vendi:
Ish pordhesor i diktatorit te erret,tani eshte ngjitur akoma me lart:i privilegjuar me pasuri dhe poste si ai i kryetarit te kuvendit dhe drejtorit te studimeve politke(marksiste-leniniste).
Doni me tej,…mbesen e tij,xhacken,rame myteberi na e ka bere min te jashtme,qe po cfrytezon postin jo pak,ne te mire te vetes dhe mender te vendit.
Servet sorrat,dhe te pjellet e tyre,dikur me poste,por pa pasuri,tani vec posteve te larta dhe te pasuruar mire.
Jetojme kohe paradoksesh te pa para:
Ishim me mire,kur ishte me keq!
@Aldrin, ti vertet mendon se e votuan Brazilianet kete Marksistin? Mos u bej naiv. Kete e emeruan president o mik.
Phoenix, ke ca fantazi shume origjinale..
Gjeniu Enver Hoxha,Shqipërinë feudalo-anadollake e nxorri nga terri aziatik në dritën evropiane.
Dikur serbosllavët shkruanin: se shqiptarët janë barinj malesh të cilët nuk kanë art,pra nuk kanë letërsi,nuk kanë teatėr,film etj.
Gjeniu Enver Hoxha i realizoj të gjitha këto.Në çdo fshat e qytet u themeluan shoqëritë kulturo-artistike deri te Ansambli i Valleve,deri te Opera dhe Baleti ,Teatri Kombėtar e Kinematografia Shqiptare.
Shkolloi e ngriti kuadro të gjitha fushave;mësues,profesor,fitikant,kimist,ingjinjer,artist,gazetar,shkrimtar,mjek,me të cilët Shqipëria renditej e para në Ballkan.Ia kalonte Jugosllavisë e Greqisë.
Enver Hoxha -Gjeniu,ngriti fabrika dhe uzina,ngriti industrinë e mesme me elemente të industrisë së rëndë ( Elbasani).
Enver Hoxha-Gjeniu, specializoj kuadro dhe ngriti ushtrinë shqiptare deri në piedestal dhe në gojën e ujqërve jugosllav dhe grek eci përpara pandalshëm.Edhepse Shqipëria nga Lufta e Dytë Botërore doli me çindëra banda bashibuzukësh ,Gjeniu Enver Hoxha sup m’ sup me popullin i likfidoj ato,siç i likfidoj edhe 248 grupe diverzante të armatosura të cilat ia mësynë Shqipërisë.
Enver Hoxha-Gjeniu shqiptar dhe burrshtetasi më i madhë dhe më i denjë i të gjitha kohërave mundi Imperializmin amerikan,e mundi social imperializmin rus dhe mundi titizmin jugosllav,shkroi Elez Biberaj ,njëri ndër redaktorët e Bibisisë së Londrës,në letrën të cilen ua dërgoj në Presidiumin e Kuvendit të Shqipërisë,kur kinse Shqipëria u bë Demokraci borgjeze ( torishtë,lamë thiu).
Enver Hoxha-Gjeniu dhe burrshtetasi më i madhë i trojeve shqiptare la treqindmijë intelektual të mirfilltë pas vedi,la Shtetin me të gjitha institucionet shtetrore,la të gjitha lanoratoret shkencore më bashkohore,siç la një ushtri të papërsëritshme të armatosur me aeroplan luftarak si MIG 17,19 dhe 21.La Tanksa e Autoblinda,topa e raketa.La pesë fabrika prodhuese armatimesh te ndryshme.Pra,kur vdiq Gjeniu Ushtria Shqiptare mbeti me tetdhjet e tremijë ushtar,Ushtri e cila trashigoj kapital prej një miliardë e gjysmë dollar.
Çka doni tjetër ju zdrala antienverist,ju hiena e spiuj të dreqit e të birit?!
Çka doni që nuk prani së lehuri ?
A nuk e shihni ku e sollët Shqipërinë,në ç’tatpjetë e rrokullisje që nuk ka të ndalur!!!
Te gjith te miret qe duhet te ket nje shtet i beri Enver Hoxha, pore ai luftoi ter jete si ne rrethi,
Embargo ka pasur gjithmon Enver Hoxha .
Vetem nje gje nuk e ka ber mire.
Ne se shqiptaret i porosiste per vigjilence, ai ne gjirin e vet ne strofken e vet nuk ka arritur te zbuloj kriminelin me te madh te Kombit Shqiptar qe ishte Sali Ram Berisha !
Ai e mbajti afer duke menduar se besa e malsorit eshte solide. Ne koncptin filozofik nuk arriti te analizoi, se aty ku eshte Besa e shqiptari me e forte aty mbin edhe me e keqja, shkelaj e Beses,
Eshte per tu habitur si tek Nexhmia ashtu edhe tek Ramiz Alia te cilet nuk analizuan. “Kush e vrau Bajm Currin ne bes”? E Vran Tripojanet, miqte e Berishes. Ateher ku e qon Sali Berishen qe e mban ne oborrin e tije !
Ja pra qe ketu ai beri me te keqen se ate qe e beri Sali Berisha per shqiperin duke e kthyer ne kohen e Tanzimatit, askush tjeter nuk munde ta bente pervese ky kriminel me Damke qe u rrite ne prani te Enveri u shkollua me porosi te Enverit dhe u certifikuar si “shpresedhenes” po nga Enveri !
Dhe pas zhvendosjes ne Kine ku do skoje me vone fuqia o Phoenix?
Ja pra qe komunizmi nuk njeh limite.Tani bota do e kuptoje se te jesh komunist nuk eshte nje rrezik madhor
Brazili duhet te njohi Republiken e Kosoves !
Emocionet private pozitive, humbasin pergjimone me vdekjen nese nuk materjalizohen.
Shqiptaret bien ne sy si te prapambetur se kane “pazarin e ulet” …
komunizmi ësht e ardhmja.
por ky presidenti pavarësisht se mund të jetë i majtë nuk është komunist.
ai mund të ndërrmarë reforma të ndryshme për të ulur paksa rolin e borgjezisë në vend dhe kushte më të mira për popujt.
pra tipike për socialdemokratët reformistë.
por jo komunist.
sepse komunistët e dinë që me zgjedhje është e pamundur të viet diktatura e proletariatit sepse diktaturën e proletariatit e ka hallë në.sy borgjezia.
dmth ato përqindjet pas votimeve janë të manipuluara.
vetëm se ata duan sa më shumë vota që të justifikojn alla demokracinë e tyre
Edhe ku no Klush I Kurvës Komuniste Shqiptare Qënka. Po edhe këzijë ja paska shtrirë Zorën Shkërdhata e Parë E Partisë Së Putanës Të Shqipërisë. Bre Bre Bre, po të paktën me Edvinin qënkan Njësh. Kopila Të Satrap Enver Tradhtarit.
E po të Rojë Partia Putane E Shqipërise o Lalë:)
@ partizani i lirisë
ndrysho nickun se sa për dijeni komunistët janë partizanët e vërtetë të lirisë.ata duan një botë pa klasa dhs pa shfrytëzim pra një shoqëri të lirë të varabartë dhe komplet të emancipuar.
ndrysho edhe fjalor se nga fjalori yt duket dhe intelekti që zotëron.
mëso edhe të shkruash shqip
Shkoni te Lula e thuajni qe ta njeh shtetin e kosovës ,se ende Brasili se njeh,niher shqipria e ka ndihmu me u formu si guerril ,
Mir shumë ,tani presedent Lula ,mbasi i ka ndihmu shqipëria mu u formu si guerril apo me marksizëm , sigurishtë se i ka ndihmu ne karreieren e tij si majtist,u kon mir me njoft pavarsin e kosovës ,se ende nuk e ka bër Brasili.