Prof. Asoc. Dr. Bernard Zotaj
Agresion me përmasa dhe objektiva të kufizuara ushtarake
Më 2 gusht 1949 në zonën kufitare në Juglindje të Shqipërisë me bazë në rajonin e Korçës, të Leskovikut dhe deri në Konispol të Sarandës e në Likojan, u kryen veprime ushtarake në shkallë të gjerë nga shteti i Greqisë. Këto veprime të armatosura ushtarake nuk ishin thjesht provokacion apo provokacion ushtarak (i armatosur) siç është cilësuar nga shteti shqiptar në vitin 1949, e që vazhdon të trajtohet nga historia zyrtare shqiptare, si dhe nga studiues civil dhe ushtarak, por agresion ushtarak.
Natyrisht, më tipiku për nga përmasat dhe kohështrirja janë “provokacionet” e forcave monarko-fashiste greke, në Gusht 1949. Këto provokacione, parë nga qëllimi, shtrirja territoriale, intensiteti i goditjeve e pjesëmarrja e forcave, pavarësisht motiveve publike të shpalluara nga udhëheqja e lartë greke, sipas studiuesve të ndryshëm ushtarakë, përbëjnë një agresion mirëfilli ushtarak me përmasa dhe objektiva të kufizuara ushtarake ndaj RPSh. Këto “provokacione” nuk u shtrinë në pika apo objekte të veçanta, që janë tipike për provokacionet, por në gjithë kufirin e Jugut, nga Kapshtica, Bozhigradi, Leskoviku e deri në Konispol (2 gusht-5 shtator 1949). Objektivi ishte kryesisht pushtimi i qarkut të Korçës, ku dhe përpjekjet ishin më të ashpra e me pjesëmarrje shumë të gjerë forcash ushtarake, sikurse dhe pushtimin mundësisht të Gjirokastrës, nën petkun kundër lëvizjes partizane greke e rrugëve të furnizimit nga Shqipëria.
Në rezultat të ballafaqimeve të dy forcave ushtarake, por dhe të shpjegimit të fjalorit të gjuhës shqipe del se nuk ka qenë provokacion, por agresion ushtarak. Këtu kemi parasysh qëllimin, objektivat politik, forcat pjesëmarrëse (ku greku i kishte të organizuar të tre llojet e FA në sulm), grupimi i forcave dhe mjeteve, pjesëmarrësit në agresion, kohështrirja që është jo tipike për incidente dhe provokacione, por për një agresion, në rastin konkret me synime dhe objektiva të kufizuara (jo e përfshirë në të gjithë territorin e vendit), por të një pjese të tij dhe posaçërisht në atë që greku e quan “Epiri i Veriut”.
Agresioni ushtarak i ndërmarrë nga forcat monarko-fashiste greke ishte një agresion ushtarak me objektiva të pjesshme, por po të kishin arritur ato objektiva, në përfundim do të ishte agresion ushtarak me objektiva vendimtare.
Mbi zhvillimin e luftës civile në Greqi
Greqia historikisht, e sidomos qysh nga mesi i shek. XIX ka pretenduar dhe synuar për territore shqiptare. Madje edhe pas shpalljes të pavarësisë të shtetit shqiptar, shteti grek ka kryer provokacione, diversione ushtarake dhe ka tentuar të pushtojë forcërisht territore shqiptare. Ato janë intesifikuar sidomos pas shpalljes së Pavarësisë në vitit 1912. Fakti që në vitit 1913 “Konferenca e Londrës” caktoi kufijtë zyrtar të shtetit shqiptar dhe kështu vulosi përfundimisht kapitullin e kufijve mes të dy vendeve, Shqipërisë me Greqinë, krijoi shqetësime serioze. Veprimet luftarake të nisur më 2 gusht 1949 në Jug të vendit, me objektiv pushtimin dhe aneksimin me forcë të tokës shqiptare, që grekët e quajnë “Vorio-Epir”, ishte një nga aktet e organizuara më luftarake greke të kryera kundër Shqipërisë. Ky intensifikim i veprimeve luftarake greke ndaj tërësisë territorial të Shqipërisë në kufijtë juglindor e lindor lidhej drejtpërsëdrejti me përmbajtjen, karakterin dhe zhvillimet e luftës civile në Greqi, ku faktori komunist në vend kishte përballë koalicionin e djathtë të mbështetur nga Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).
Përballë këtij koalicioni të brendshëm dhe të jashtëm, komunistët grekë dhe Ushtria Demokratike Greke (UDG) ishin të detyruar të kërkonin mbështetjen e Bashkimit Sovjetik (BS) dhe të partive komuniste në rajonin përreth Greqisë. BS qëndroi në dukje i tërhequr nga çështja greke, por në prapavijë ai aktivizoi faktorët komunistë rajonal në mbështetje të tyre, posaçërisht Shqipërinë dhe Bullgarinë, e fillimisht dhe Jugosllavinë. Kështu, si pa u ndier, në mënyrë të natyrshme faktorët komunistë rajonal morën anën e komunistëve grekë dhe të UDG-ja në konfliktin civil të vendit. Përballë një situate të tillë koalicioni i djathtë grek, me mbështetje të Britanisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), e shtriu goditjen e tij ushtarake njëherazi kundër komunisteve grekë dhe ushtrisë së saj në Greqi, si dhe kundër shteteve komunistëve fqinj që e mbështesnin atë në rajon, si Shqipëria. Kulmin e saj, kriza shqiptaro-greke e pati në të ashtuquajturat provokacionet e gusht të vitit 1949. Ajo shpejt mori pamjen e konflikti frontal ushtarak midis dy ushtrive të të dy vendeve.
Lufta civile greke ishte në etapën përfundimtare të saj. Ushtria monarko-fashiste greke, me mbështejen e specialistëve ushtarak dhe me armatimin anglez, forcat partizane greke i kishin shtyrë drejt kufirit verior të saj me Shqipërinë e Jugosllavinë. Forcat partizane grekë kishin kaluan në pozicione mbrojtje dhe u grumbulluan në malin e Gramoz, që ishte zona e fundit e tyre. Trupat monarko-fashiste greke, për të bllokuar furnizimin dhe goditur nga shpina forcat komuniste greke shkelën territorin shqiptar. Njëkohësisht sulmi grek synonte jo vetëm të fusnin zjarrin e luftës edhe në Shqipëri, por edhe të masnin pulsin e aftësisë mbrojtëse të RPSH dhe, po të kishin mundësi, të realizonin politikën e tyre shoviniste për aneksimin e Korçës dhe të Gjirokastrës. Konflikti midis Shqipërisë dhe Greqisë nuk kaloi thjeshtësisht vetëm në plan dypalësh, si shqetësim ai u shtri deri në Kombet e Bashkuara, në Këshillin e Sigurimit dhe në Fuqitë e Mëdha. Greqia, e mbështetur nga mjaft shtete e akuzoi Shqipërinë dhe bashkë me të dhe Bullgarinë si vende që nxisin luftën civile në Greqi, duke mbështetur forca politike dhe ushtarake guerrilase e antikushtetuese.
Veprimet luftarake
Edhe pse të shkëputura e si provokacion veprimet luftarake kryheshin prej shumë kohësh më përpara vazhduan me intesitet më të lartë nga 2 gushti deri në 5 shtator 1949. Me ndërprerje ato u shtrinë në zonat e Bilishtit, Kapshticës, Leskovikut dhe Konispolit. Shqipëria pësoi dëme në njerëz, ushtarë dhe civilë të vrarë, si dhe dëme materiale në fshatrat pranë kufirit. Forcat monarko-fashiste greke, lanë mjaft ushtarë të vrarë në territorin shqiptar, si dhe rob lufte. Shteti shqiptar i ndoqi me vëmendje zhvillimet politike e sidomos ushtarake mes dy vendeve. Ai e kishte mësuar lajmin për sulmin e forcave monarko-fashiste greke në fillim të korrikut 1949. Ushtria shqiptare ishte e gatshme në raport të drejtë me intesifikimin e veprimeve dhe në gatishmëri, pasi forcat monarko-fashiste greke kishin rreth 8 muaj në “shënjestër” kufirin shqiptar në zonën Leskovik-Korçë. Forca të shkëputura të monarko-fashiste grek sajonin dhe nxitnin provokacione ndaj kufitarëve shqiptarë, përdorën agjentë të shërbimit sekret gjatë kufirit, krijonin konflikte provokuese me forca ndaj banorëve të zonës kufitare.
Në këto provokacione nga që synimet greke nuk kishin mundur të shkaktonin acarim të palës shqiptare për nisje konflikti, kaluan në veprime luftarake në masë, të koordinuara. Pala greke, duke u dhënë një përmbajtje të re veprimeve të saj, kaloi në veprime më masive. Mësymjen nga toka, po e mbështeste jo vetëm me zjarrin e artilerisë, por edhe të aviacionit. Veprimet luftarake midis dy palëve, duke tejkaluar përmasat e provokacioneve të shkëputur, po merrnin gjithnjë e më shumë karakterin e luftës me front të rregullt. Të dëshpëruar dhe të acaruar, në 2 gusht 1949, në orën 0430, në zonën e Bozhigradit (Mirasit) filloi përgatitja me artileri e forcave ushtarake greke, të dislokuara përgjatë kufirit me Shqipërinë. Predhat ranë deri 300-400 m në thellësi të territorit shqiptar. Në orën 0500 filloi sulmi i fanterisë greke me 3 batalione të Br51F dhe Br52F të D1F, të mbështetur nga një Regjiment Artilerie dhe një skuadrilje aeroplanësh gjuajtës, të tipit “Spitfiter”, me bazë në aerodromin e qytetit Kastoria. Kështu ka nisur agresioni ushtarak kundër Shqipërisë në Gusht 1949.
Luftë e armatosur me të gjitha format
Analiza e veprimeve luftarake të FA greke të gushtit 1949, tregon qartë se nuk kemi të bëjnë me një incident, as provokacion, por me një luftë të armatosur me të gjitha format, metodat, qëllimet, karakteristikat dhe elementet e një agresioni ushtarak për pushtim, ku vihen përballë dy shtete dhe Forcat e tyre të Armatosura. Nuk ka rëndësi se u zhvillua në një pjesë të kufirit e territorit të vendit, por qëllimet ishin të plota, kapja dhe mbajtja e territorit të përcaktuar prej tyre. Veprimi ushtarak i armatosur grek i 2 gushtit 1949, ishte vazhdim i idesë së kahershme aneksioniste për pushtimin e të ashtuquajturit “Vorio-Epiri”.
Greqia nuk kishte dhe madje nuk ka abroguar edhe sot e kësaj dite ligjin e luftës, nuk ka hequr dorë prej synimit të saj. Tërë dokumentacioni ushtarak i ngjarjeve konkrete nga të dy forcat luftuese, i dëshmitarëve, i shkrimeve dhe kronikave të kohës tregojnë për agresion ushtarak të forcave monarko-fashiste greke kundër vendit tonë. 2 gushti 1949 ishte fillimi, por sulmet vijuan gjatë gjithë muajit gushtit. Dokumentet faktike të forcave monarko-fashiste greke që u përdorën kundër Shqipërisë, tregon se në ushtrinë e tyre kishin topa, avionë, ushtri tokësore e gjithçka që përdor një Forcë e Armatosur e një vendi që synon të pushtoj një vend tjetër.
Ushtria Kombëtare Shqiptare, iu kundërpërgjigj sulmit pushtues grek, me luftë të armatosur, në mbrojtje të kufijve e trojeve të sulmuara. Forca monarko-fashiste të Greqisë sulmuan Shqipërinë me mbi 70 mijë ushtarë, 50 avionë, 80 tanke dhe një skalion artilerie me afro 400 gjuajtës, kryesisht topa. Ushtria Kombëtare shqiptare mobilizoi dhe futi në luftimet aktive mbrojtës rreth 10 mijë ushtarë, ndërkohë kryen rigrupim e përqëndrim pranë rajonit të veprimeve luftarake rreth 30 mijë trupa të tjerë, në gatishmëri për të vepruar në fushën e betejës.
Në këtë agresion ranë për mbrojtejn e atdheut mbi 70 ushtarë, sot dëshmorë të atdheut me Heroin e Popullit Memo Nexhipi, dhe mjaft viktima, u plagosën mbi 89 ushtarë dhe kuadro, si dhe mjaft njerëz nga popullata civile e zonës.
O debil, mire qe genjen paturpesisht, por te pakten ruaje sensin e mases, sepse keshtu e mbulon debillekun. Nje here thua se greket sulmuan me tre batalione qe jane rreth 1800 ushare, dhe pastaj thua se greket sulmuan me 70 mije forca. Po te kishin sulmuar greket me 70 mije ushtare, do te ta kishin ngritur flamurin grek ne Bajram Curri. Metej thua se u mbeshteten nga 50 avione dhe 80 tanke. Po te ishin 70 mije ushtare qe sulmonin, do te kishin ne mbeshtetje te pakten 500 avione dhe 800 tanke.
Bravo Bernard,analize dhe percaktimi i sakte .Provokim,dall’on nga agresioni,apo solmi frontal.Provokimet Kane filluar qe ne 1946 nga ana greket,ne te gjithe vijen e kufirit,si raste “te shkeputura”.sulmi ,agresioni eshte tjeter koncept ushtarak,me i gjere,me pjesmarrjen te llojeve te arme e dhe sipas nje plani operacional.Te gjitha sa shkruan Jane te dokumentuara.Ka fillogreke qe kete mision Kane,madje po’ te presesh dhe ca do te shkruajne te kunderten:-Ishte shqiperia qe sulmoi ne 2 grusht,Jo Greqia,qe u mbrojt.Madje do te argumentojne se Ajo qe beri Greqia ishte kundersulm,per” te cliruar vorio epirin nga pushtimit komuniste i diktatures enveriste”.Pse Pak shtremberime te tipit nazifashist i Jane bere dhe po’ i behen historine Shqiptare.Pse ndodh kjo?Sepse si ne disa vende europiane,ku tentohet qe nazifashizmit te vije ne pushtet(ne zgjedhjet e fundit ne France moren 42% te votave,ne Itali pretendohet per kryeministre fashiste),ne shqiperi i Ke ne pushtet.Thirrja fashiste komunistet ne litar eshte leshuar qe ne 1991.Ndersa sot fashistizimi kerkohet te sanksionohet me ligje.Dhe qahen nga ligji i Agjitacionit dhe propogandes,kur ate kerkojne te rivene me ligj,ndalimin i propogandes,mendimit dhe organizimin te komunisteve.Pra,z.Bernard,miku im i vjeter i vrines,nga fashizmi nuk pret asgje tjeter vec deformi te historine
Ja dhe Rush palla. Je gjë ushtarak zotrote që na jep statistika se sa avionë dhe tanke duheshin për të mbështetur trupat greke??
Me fal qe po detyrohem te them te verteten o Zotaj,,por ti qenke nje hajvan,me keq se ay maloku ersekes Butka.Nuk ka rendesi i majte i djathte,komunist,ballist. Xhahili,Gdheja,qe pretendon te ndreqe historine dhe te sajoje nje pacavure ,mbetet nje cope xhahil,ndac i majte,ndac i djathte.
Vete Enver Hoxha dhe historianet e tij,qe nuk ishin pak,e quajten PROVOKACIONET E GUSHTIT,..
Ushtaraket shqiptare te gjitha Niveleve.qe shkruan kujtimet pas 90.e quajten provokacionet e Gushtit.
Historianet ushtarake,,qe renditen ne kete gazete te gjitha ngjarjet,operacionet,armatimet dhe numruin e forcave,perseri i quajne Provokacionmet e gushtit.Del ti tani pas 80 vjetesh dhe e quan Agresion ushtarak,,me 70 mije forca,50 avione,80 tanke,400 gryka topash etj.Kurse ushtria shqiptare me 10 mije vete me pushket e talanit dhe mitrolozat e gjermanit e sprapsen ushtrine greke.
E verteta eshte ajo qe shkruajne dhe thone ushtaraket shqiptare qe e jetuan kete operacion,,Ushtria qeverritare greke ndermori nje manover rrethuese kunder mbeturinave te ushtrise komuniste greke,duke hyre ne territorin shqiptar.Qellimi ishte te asgjesoheshin perfundimisht komunistet greke dhe te mos u lihej asnje shteg terheqje per ne Shqiperi.
DEMO EDHE RRUSH
MOS TJU DEGJOJ KUSH
MUTESIRAT QE FLISNI
E NGA GOJA DHISNI
GERKUN E NJEH BOTA
SI DHE HISTORIA
ESHTE PLAGJATURE
RRON NGA SHQIPERIA
KA NJE TURME JEVGJITERISH
NUK KA POPULL GREK
QE KURVE EUROPA
E MORRI PA BREK
PA NA E STOLISI
ME OJNA ME LULE
PROSTITUTE E BERI
E JA MBA NE TULE