Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Historia e një pritjeje që sot politikanët shqiptarë nuk e blejnë dot as me 1 miliard dollarë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Histori > Historia e një pritjeje që sot politikanët shqiptarë nuk e blejnë dot as me 1 miliard dollarë
HistoriLajmi i fundit

Historia e një pritjeje që sot politikanët shqiptarë nuk e blejnë dot as me 1 miliard dollarë

Published: January 25, 2026
Shpërndaje

Nga Dorin Xhima

Botuar në DITA

Ironia e kësaj historie bëhet edhe më therëse kur krahasohet me realitetin e sotëm shqiptar. Një shekull më vonë, politikanët kryesorë të vendit ose janë non grata dhe paguajnë miliona dollarë për t’ua hequr, ose janë të gatshëm, metaforikisht dhe jo vetëm, të paguajnë “një miliard dollarë” për një foto, një shtrëngim duarsh apo një fjali të paqartë mbështetjeje nga Uashingtoni.

- Publicitet -

Sot, në epokën e lobimeve të shtrenjta, kontratave sekrete dhe diplomacisë së faturuar me miliarda, historia e Nuredin Beut na kujton se dikur vëmendja nuk blihej dhe as kërkohej me ankth.

Në një pasqyrë të përmbysur historie, Nuredin Beu, pa qenë kryeministër, pa qenë politikan, pa qenë oligark, zbriti nga anija në New York dhe u prit si personazh pothuaj mitik.

Një diferencë tragjikomike mes një Shqipërie që nuk e kishte humbur dinjitetin dhe një klase politike që sot është gati  blejë falsitetin me çdo çmim.

Në fakt asnjë politikan shqiptar nuk ka tërhequr deri më sot vëmendjen që pati Nuredin Beu kur zbriti nga anija në New York.

Historiani dhe gazetar Auron Tare ka sjellë disa kohë më parë në pah disa foto dhe shënime arkivore të “National Geographic”, që tregojnë pritjen madhështore për vlonjatin, i cili atëkohë u quajt “princ i Shqipërisë”, një titull i çuditshëm për një figurë pa status politik formal.

Një pritje madhështore në SHBA

Përpara se të zbriste nga anija, Nuredin Beu u rrethua nga gazetarë dhe fotografë të etur për çdo detaj. Mediat më të mëdha amerikane kishin dërguar fotoreporterë. Arsyeja e vëmendjes së jashtëzakonshme mbetet e paqartë, megjithatë lidhja e tij me një grua shumë të pasur amerikane mund të ketë shtuar interesin e mediave.

Ai jetoi në SHBA rreth pesë vjet, në një vilë të rrethuar nga pyjet dhe i rrethuar nga njerëz të artit dhe kulturës, të ftuar nga bashkëshortja e tij. Dokumente të pa publikuara të Zyrës së Zbulimit Ushtarak Amerikan tregojnë se ai ishte survejuar për ndikimin e tij në qarqet austro-gjermane.

Ai jetoi në SHBA rreth pesë vjet

Karriera politike dhe kontributi në Vlorë

Pas eksperiencës amerikane, Nuredin Beu tentoi të përfshihej në jetën politike shqiptare, duke përfaqësuar vendin në disa bisedime ndërkombëtare për Paqen.

Më pas u rikthye në Vlorë, ku u zgjodh kryetar i bashkisë dhe kontribuoi në hapjen e Shkollës Tregtare dhe projekte të tjera publike. Ai u njoh për rolin e tij në mbrojtjen e Vlorës nga bandat greke dhe ato të Haxhi Qamilit në vitet 1913-1914.

Marrëdhëniet e ndërlikuara me pushtetin

Marrëdhëniet me pushtetin qendror ishin të ndërlikuara. Me ardhjen e Zogut, Nuredin Beu u burgos pas dështimit të Kryengritjes së Fierit, por ndërhyrja e ish-bashkëshortes amerikane i shpëtoi jetën.

Më vonë, ai u bë një nga shtyllat e Ballit Kombëtar në Vlorë dhe refuzoi ofertën për të qenë kryeministër, duke zgjedhur të qëndrojë në prapavijë.

Në dimrin e vitit 1945, së bashku me disa bashkëpunëtorë, përjetoi ndryshimet dramatike që solli epoka e re politike.

Nuredin Beu i Vlorës mbetet një nga shqiptarët më pak të njohur, por historitë dhe fotot që kanë dalë nga arkivat e kohës janë një dëshmi e një epoke të çuditshme dhe plot kontraste, ku ai u bë sensacion ndërkombëtar.

—-

©️Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
21 Comments
  • Katiu says:
    January 25, 2026 at 10:05 pm

    Amerika është botë më vete , botë me shumë çudira , jo vetëm dje , por edhe sot .

    Sikur në vënd të beut tonë , Nuredin , të qe , fjala vjen qeni llajka , që çau kosmosin para Gagarinit , pritja do të qe , ku e ku , më madhështore – prandajë një çikë me shtruar muhabetet, të mos fluturojmë me presh……..!

    Reply
  • demo says:
    January 25, 2026 at 11:23 pm

    Vlorajt e Kanines nuk jane rreckamane,canak me dhalle,Labot e lepjete si shume feudale shqiptare,qe moren ofiqe te larta ne Perandorine Osmane,fale sherbimeve,krimeve,ne favor te pushtuesit.Ndryshe nga Ballaban pashe Badheri.Avdulla pashe Cicuni,Ali Veli Tepelena,qe u ngriten ne Rrangjet me te larta te pushtetit osman,Vlorajt jane Pasardhes te Deres princore te Araniteve,qe mbeten ne Vendlindje,U islamizuan dhe trasheguan pronat e te pareve pas pushtimit turk.
    Ashtu si vepruan edhe Libohovat e Girokastres,trashegimtare te Zenebisheve,Kelcyrat e Beratit,trashegimtare te Muzakajve,
    Ky Nuredin beu me Eqrem beun,djemt e Syrja bej Vlores,nipat e Ismail beut dhe Kryeministrit te perandorise Osmane,Mehmet Ferit pashe Vlora.organizuan qendresen ne Qafe te llogarase me Laberine kunder ushtrise greke,qe sulmoi Vloren nga Himara.Ajo qendrese kunder Grekerise beri te mundur Shpalljen e Pavaresise ne Vlore.
    Borxh tjeter qe i ka Shteti shqiptar Nuredin Beut eshte takimi i tij me presidenti Willson ne Versaje(npm gruas Amerikane) ne 1919,per te shpetuar Pavaresine e Shqiperise nga Intervecionistet Greke serbe italjane dhe Atdheshitesi Esad pasha.
    Dyert e medha nuk e duronin dot Ahmet Zogun,mbret,nje Bajraktar nga Mati,prandaj Nuredin bej Vlora,Kadri bej Cakrani e ca Vrionas,organizuan ate qe quhet Kryengritja e Fierit.Sakrifica e Kongresit te Lushnjes,Lufta e Vlores,nuk u bene qe te shpallej nje bajraktar mbret.
    Enver Hoxha Vlorajt e mbetur ne Shqiperi i trajtoi keq e mos me keq.Djalin e fundit te Ismail bej Vlores,Qamilin e burgosi ne 1947 per nje relike kobure vjeter e kohes Turqise,armembajtje pa leje,Pas 6 vjete ne qelite e burgjeve dhe keneten e maliqit vdiq ne mjerim te plote.Gruan dhe vajzat e Eqrem bej Vlores i internoi ne Kavaje te punonin arat e kopratives.Njera nga vajzat vdiq e semure,vetem nje arriti te mbijetoje pas 90.Ju nderroi mbiemrin,,Te mos degjohej Mbiemri Vlora.Pas 1962 filloi te kremtoje 28 Nentorin,por Vlorajt e mbetur nuk u ftuan kurre.
    Vrit dashin percor dhe vur dhite e zgjebosura te udheheqin Tufen.Ky eshte fati Shqiperise.

    Reply
  • chp says:
    January 26, 2026 at 12:37 am

    Cfare nuk thone Xhima me Taren per kete fotografi ?
    Pa dashur te zvogloj meritat e Princit Nuredin (as te shtoj minuset e tij kjo pritje ne NY ka nje natyre tjeter.
    Nuredini nga 1917 ne 1922 u martua me amerikanen Helena Kelly qe ishte super e pasur pasi ishte trashgimtare e nje manjati banke…
    Nuk e di sa here eshte martuar Nurja por kjo gruaja e tij amerikane eshte martuar mbi 6 here ne jeten e saj dhe Princi jone ishte i treti ne listen e burrave te saj..
    Pra thjesht kjo fotografi eshte “dhendri qe shkon te fshati gruas” me sakte te shtepia e saj..
    Dicitura e fotos Princ Nuredini duke shkuar te shtepia e miljoneres Helena..
    Ju lutem mos me keqkuptoni !
    Boll me denglat e zbulimeve te Tares….germo Tare germo !!

    Reply
  • Katiu says:
    January 26, 2026 at 6:17 am

    Shtrihet shumë në kohë Demo , për këtë bravo i qoftë ,veçse analiza e tij është me kokën poshtë e këmbët përpjetë .

    Rreckamanë , çanak me dhallë , lakëra , lëpjeta etj tregojnë perbuzjen ndaj të varferve dhe peruljen ndaj të pasurve . Është njëlloje sikur sot të nderohet ai që ka dhjetra apo qindra apartamente apo vila e të perbuzen ata që kanë një dhome e kuzhinë , si puna ime !

    Bejleret si klase, si shtresë , janë të gjithe maskarenj , por , natyrisht ka edhe përjashtime – babai i ketij , Syrjai , ka qenë një qën bir qeni kurse Ismail Qemali ka qënë patriot .

    Legjenda e misrit e Migjenit , tortura e popullit shqipëtar , është vepër e këtyre maskarenjve, e bejlereve e agallareve që bridhnin botën duke shfrytezuar deri në palcë popullin fukara . Biles Syrjai , babai i këtij , nuk jetonte fare në Shqiperi , vetëm merrte florinjtë këtej dhe bridhte me karrocë personale lluksi nëpër Vjenë se s’kishte bensa , atëhere !

    PS
    Historia përsëritet ,bejlerët e sotëm , janë edhe më të ndyrë se të djeshmit !

    Temë e gjërë kjo , nuk ezaurohet dot me komentet tona telegrafike.

    Më kanë pelqyer komentet e Demos , sot jam diametralisht kundër tij !

    Reply
  • Na myten says:
    January 26, 2026 at 6:24 am

    Ka kuptim ajo qe thote @chp.
    Mediat amerikane kane paraqitur lajmin e mbrritjes se burrit te miljoneres dhe bente dyfish lajm pasi ishte princ nga nje vend ekzotik.
    Pyetja eshte nga e gjeten keta njeri-tjetrin. Tare duhet ta dije por nuk dihet pse s’e thote.

    Reply
  • TRENI says:
    January 26, 2026 at 6:39 am

    ————————————————————————————————————————————————————

    N.Q.S AURON TARE ZBULON NDONJE DIÇKA PER SHQIPTARET, MENDOJ DUHET FALENDERUAR PER ÇFARE ZBULON.

    CILI SHQIPTAR ZBULON DIÇKA TJETER OSE DIÇKA ME SHUME LE TA PUBLIKOJ, POR S’KA PSE TE IRONIZOJ PATRIOTIN.

    ————————————————————————————————————————————————————

    Reply
  • Lala i Myzeqesë, pa Myzeqe says:
    January 26, 2026 at 6:46 am

    ….. në burdelllo…

    Reply
  • demo says:
    January 26, 2026 at 8:21 am

    Katiu,perulem para Tradites,jo para pasurise. Ali Tepelena.nje dobic i lindur nga Adulterio e Hankos me Derebeun e Hormoves,Mihal Prifti,i mbiquajtur Caush hormova,ishte nje Hybrid me nje nene calamane,bejlereshe nga Konicat,qe e dhane per ta hequr qafe tek nje humbameno pa rrenje ne Tepelene,,Familja e Veli Myftarit ishte familje rreckamanesh nomade me origjine shehlere bektashinj nga turkmenistani.Per shkak se babai ketij u vra ne rrethimin e Korfuzit nga turqit,,Veliun e emeruan disdar te kalase se Tepelenes.Kishte prona,ca skerka ne fshatin Becisht.
    E permend kete dobic pa rrenje per gjemen qe i beri Epirit,se ky eshte shembulli i ketyre pasunareve te rinj me 1000 apartamente,qe u ngrysen rreckamane,fshatare,anonyme dhe gdhihen bisnesmene te suksesshem si ilir Rrapaj i koncesionit Sterilizimit,kamarjeri Ersekes,Taci Oil i Albpetrolit,Ulaj,Kastrati,Bektashi,Gjoka,AKSHI,bEQIRI,Durana,Hysa i Sinaloas etj.etj..Qindra Magjistare te Pasurimit te shpejte.Prapa tyre qendron Korrupsioni Qeverritar,Droga,kontrabanda,Kriminaliteti. Brenda tyre fshihet nje Ali.

    Reply
  • Katiu says:
    January 26, 2026 at 9:15 am

    Demo ,
    më duket se më ke mirëkuptuar , te falemnderit .
    Unë tani jam plak , por nuk e kam jetuar kohën e bejlereve . Se kush qenë bejleret si shtresë ,se klase nuk quhen ata , unë e kam mesuar , nga 100 burime të ndryshme , duke filluar nga im atë që ka qenë jo sehirxhi ,por pjesetar aktiv me armë në dorë , që nga lufta e Vlores e 1920 e deri në vitin 1944 . Por …….por e mbi të gjithë i besoj mëndjendriturit Noli .

    Lufta jone antifashiste nuk pati per frymezim marksizem- leninizmin , kush mendon keshtu eshtë idiot, këtë teori nuk e njihte asnjë shqipëtar, dje po se po , por edhe sot . Per be , asnjë , per ta deformuar – po !
    Qe urrejtja popullore ndaj kesaj shtrese qe ngriti popullin në kembë , si asnjeherë në historinë e tij .
    Këtë urrejtje , natyrisht , e shfrytezoi PK e sapo lindur.

    Reply
  • xyz says:
    January 26, 2026 at 10:08 am

    Komente të bukura me qytetari dhe dije për këtë shkrim. Si gjithmonë Demo, chp, Katiu etj. Kështu debatohet. Jo me sharje prej të çmendurish.

    Reply
  • Mallkimi i Shqiperis Myslymanizmi.Vari i shqiptaris Ortodoksizmi says:
    January 26, 2026 at 12:52 pm

    Jemi akoma ne mendesit e harbuterve(komunisteve), urejtie ndaj prones private dhe pasanikeve.Nje njeri qe mendon 24 ore per buken e gojes,qe di te shkruaj vetem emerin e vet,atedheut dhe shoqerise mund ti
    jape, e shumta, vetem sakrificen me jeten.Keta lloj njerezish,gjene me pa vlere kane jeten.Patriotizmi ne radhe te pare eshte mencuri,dipllomaci,horizont.Harbutet (komunistet) dine vetem me vrave te vrava.Vetem kur te vdese mendesia orthokomuniste do te shkruhet realisht historia e shqiptareve

    Reply
  • chp says:
    January 26, 2026 at 5:03 pm

    Per kenaqsine e lexuesve po jap nje artikull orgjinal nga
    The New York Times …Oct. 11, 1922
    me titull
    FORMER MRS.GOULD DIVORCED FROM PRINCE;
    Vlora of Albania Fails to Appear in Paris Court to Contest Suit.

    PARIS, Oct. 10 (Associated Press).-

    The divorce was registered today of the Princess Vlora, formerly Mrs. Helen Kelly Gould of New York City, from Prince Houreddin Vlora of Albania. The record shows that the divorce was granted at the wife’s request and that the Prince did not appear to contest the suit.

    Princess Vlora’s maiden name was Helen Kelly. Her first husband was Frank J. Gould of New York, from whom she was divorced in 1900. Her second husband, Ralph Hill Thomas, whom she married in July 1910, died in 1914. She married Prince Vlora on June 20, 1917.
    ,
    Pra si shikohet ne kete artikull eshte turp per zoterinjte Xhima & Tare
    qe kete vizite erotike te princit Houreddin ( as emrin nuk ja kane vene tamam)
    e paraqisin si udhetim atdhetar…Ok e vlersojme Nuredinin per ato qe i takon
    por kjo foto e tij si hamshor apo kollovar te quhet atdhetar eshte ofendim…Keqardhje !

    Reply
  • TRENI says:
    January 26, 2026 at 5:08 pm

    ▶SI GJITHMONË, VETËM POSHTË KËPUCËS TIME DO JESH, MOR SKUTH GREK MASKARA MUTI, MUT I SHTYPUR=chp

    ———————————————————————————————————————————————————––
    MË KOT PËRPËLITESH PËR SQARIME E PËR FAKTORIZIME, TI JE NJË I FAKTORIZUAR ME ZERO [X0] NJË KARTË E DJEGUR.
    ———————————————————————————————————————————————————––

    U hartallose mavri katran greko maskara edhe fillove qe t’ia fusesh vetes; Shiko mor katran, se mos
    na ben ndonje hata dhe pritesh me ndonje brisk aty ne hale se ti sa nje mi haleje je. Shiko shendetin ha mut dite e nate!

    ———————————————————————————————————————————————————––

    NJË VAGON PLOT E PËRPLOT ME MUT, PËRMBI KOKËN TËNDE, SKUTH GREK MUTI, MUT STËRMUTI, BIÇIM PAS BIÇIMI.

    E dime shume mire qe: ti mi grek haleje je nje llups i madh, por 1 VAGON ME MUT PERMBI KOKE, ti mor mi e ke teper.
    Sepse miush grek dhe ne 1 lug me mut ti mund te mbytesh. Ky do ishte 1 problem shume i madh per Forumin Shqiptar,
    sepse do na mungonte surrati yt antishqiptar mavri katran dhe nja 100maska te tuat, mor klloun grek maskara langaraq.

    ———————————————————————————————————————————————————––
    JE ZBULUAR ME ÇDO MASKË. EDHE ATO EVROT E QELBURA NUK DO T’I JAPIN MË. TI KE PËR TË NGRËNË VETËM MUT.
    ———————————————————————————————————————————————————––

    Reply
  • TRENI says:
    January 26, 2026 at 5:45 pm

    ———————————————————————————————————————————————————––

    TË NDERUAR LEXUES EDHE KOMENTUES SHQIPTARË!

    ———————————————————————————————————————————————————––

    KETE KOMENTIN MË SIPËR TË MODIFIKUAR 26 JANAR ORA 5:08 PM, S’E KAM PUBLIKUAR UNE SHQIPTARI TRENI NR1.

    ———————————————————————————————————————————————————––

    KETE PUBLIKIMIN E KOMENTIT TIM TE MODIFIKUAR NE FUNDIN E RRESHTIT TE PARE DUKE NDRYSHUAR [(¿?) ME CHP],
    NUK E KAM BERE UNE SHQIPTARI TRENI 1. E KA BERE ANTISHQIPTARI I TERBUAR, GREK MASKARA I DISKRETITUAR (¿?).

    E KA BERE SKUTHI GREK MASKARA LANGARAQ, I PACIPE,I PABESE,PA PIKE DINJITETI, PRA PER TE MBJELLE KONFUZION, QELLIMI I ANTISHQIPTARIT TE TERBUAR,GREK MASKARA TE DEMASKUAR,ESHTE TE MBJELLE TE SHQIPTARET KONFLIKT.

    ———————————————————————————————————————————————————––

    PËRPËLITESH MË KOT, MOR MAVRI BLOZAXHI. MAVROS (¿?) TREN GREK MAVRI KATRAN QYMYRI JE KARTË E DJEGUR.

    ———————————————————————————————————————————————————––

    Reply
  • TRENI says:
    January 26, 2026 at 5:51 pm

    ———————————————————————————————————————————————————––

    ▶SI GJITHMONË, VETËM POSHTË KËPUCËS TIME DO JESH, MOR SKUTH GREK MASKARA MUTI, MUT I SHTYPUR=(¿?).

    ————————————————————————————————————————————————————
    Skuth grek maskara muti, mut stermuti, je i zbuluar, i vertetuar, i demaskuar, i diskretituar, i poshteruar, me çdo maske.

    Do ngordhësh skuth aty ne vrimat e halese greke, duke ngrene mut, duke pritur pa asnjë shpresë fundin e Shqiptarëve.
    ———————————————————————————————————————————————————––
    JE ZBULUAR ME ÇDO MASKË. EDHE ATO EVROT E QELBURA NUK DO T’I JAPIN MË. TI KE PËR TË NGRËNË VETËM MUT.
    ———————————————————————————————————————————————————––

    Reply
  • Njeri i kesaj bote says:
    January 26, 2026 at 7:26 pm

    Treno leri keto muabete…….

    Reply
  • Jimi says:
    January 26, 2026 at 7:31 pm

    Shqiptaret vetem sote po marrin veshe, nepermjet ketij shkrimi, se dikur, ne kete vend paska egzistuar nje “Princ beu” me emer Nuredin ! Dhe ky “princi” vertete mundet te jete pritur keshtu nga gringot, por autori nuk provon dote as’gje ! Perse ky interesim nga ana e medies amerikane per kete fare princi ? Cfare bema e gjema na paskesh bere ky, aq sa jehona e tyre te kishte mberritur deri ne perendimin e larget ? Nga foto une nxjerre konkluzionin, qe media amerikane priste me shum kureshtje te shikonte nje qenie parahistorike te ardhur nga askundi, qe po vizitonte perendimin e larget ! Vetem kaq !

    Reply
  • Jimi says:
    January 26, 2026 at 7:34 pm

    Shqiptaret vetem sote po marrin veshe, nepermjet ketij shkrimi, se dikur, ne kete vend paska egzistuar nje “Princ beu” me emer Nuredin ! Dhe ky “princi” vertete mundet te jete pritur keshtu nga gringot, por autori nuk provon dote as’gje ! Perse ky interesim nga ana e medies amerikane per kete fare princi ? Cfare bema e gjema na paskesh bere ky, aq sa jehona e tyre te kishte mberritur deri ne brigjet e perendimit te larget ? Nga foto une nxjerre konkluzionin, qe media amerikane priste me shum kureshtje te shikonte nje qenie parahistorike te ardhur nga askundi, qe po vizitonte perendimin e larget ! Vetem kaq !

    Reply
  • M.SH. says:
    January 27, 2026 at 12:08 am

    Komenti i “chp” shumë i saktë, Nuredin Vlora nuk ishte përfaqë sues politik i Shqipërisë në Amerikë. Për më tepër është vërtet qesharake se përse quhet princ. Nga e gjeti Nuredini ofiqin princ???

    Reply
  • TRENI says:
    January 28, 2026 at 1:17 pm

    Komenti i “chp” eshte koment shkerdhate greke antimyslimane.

    Reply
  • Otis A Daniel says:
    January 29, 2026 at 12:47 am

    Auron kare, tare me falni, na qenka gazetar dhe historian! Ca bohet kshuna mono! Auroni s’eshte as gazetar as historian, ai ka qene ne shkolle ushtarake po as oficer nuk u be se vetem luante pasketboll. Pra, s’eshte asgje pervecse nje skerfyell qe u qi me ramen ca kohe dhe e beri drejtor. Tani qe nuk qihet me me ramen ha mut andej nga amerike, po i fut hundet dhe nga shqiperia per ndinje kocke, cuni sigurimsit Isa Tare…

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi
  • ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  • 35-vjetori i Partisë Socialiste, fjala e plotë e Ramës: Shqipëria s’ka qenë kurrë në shitje
  • Momente tensioni, protestuesit konfliktohen fizikisht me militantët e Ramës, ndërhyn policia
  • Incident në protestë, djali i Paulin Sterkajt fyen influenceren dhe protestuesit, qytetarët i vihen në ndjekje

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  2. Vlora 97 on ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  3. Jimi on ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  4. Gim on ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  5. K R on 35-vjetori i Partisë Socialiste, fjala e plotë e Ramës: Shqipëria s’ka qenë kurrë në shitje

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?