Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Historiku i përjashtimeve në PS
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Historiku i përjashtimeve në PS
Lajmi i funditPolitike

Historiku i përjashtimeve në PS

Published: November 15, 2026
Shpërndaje

Elisa Spiropali u përjashtua ditën e djeshme nga forumet e PS-së pas njoftimit të Sekretarit të Përgjithshëm të partisë, Blendi Klosi, por ajo nuk ishte e vetmja, pasi kjo parti ka një histori të gjatë përjashtimesh që nis me ish-kryeministrin Fatos Nano.

Në vite, vendimet për largimin nga grupi parlamentar apo strukturat drejtuese janë marrë për arsye të ndryshme, kryesisht në sfondin e përplasjeve politike dhe mosmarrëveshjeve brenda së majtës.

Një nga rastet e para të bujshme ishte ai i Fatos Nanos në vitin 2007. Asokohe, kryetari i PS-së, Edi Rama, u komunikoi gazetarëve se Nano nuk ishte më pjesë e projektit politik të Partisë Socialiste.

Po në vitin 2007, gjashtë deputetë socialistë, Paulin Sterkaj, Durim Lamaj, Durim Hushi, Bukurosh Stafa, Taulant Dedja dhe Hamit Kosta, u përjashtuan nga Grupi Parlamentar i PS-së, pas votës së tyre pro Bamir Topit për President të Republikës.

- Publicitet -

Katër vite më vonë, në vitin 2011, ishte radha e Kastriot Islamit për t’u përjashtuar nga Grupi Parlamentar socialist. Vendimi erdhi pas mosrespektimit të qëndrimit politik të partisë. Kjo periudhë u shoqërua me përplasje të forta brenda PS-së dhe me Lëvizjen për Mendim Ndryshe, ku bënin pjesë Ben Blushi, Arben Malaj, Andis Harasani dhe Marko Bello.

Në vitin 2015, Tom Doshi u përjashtua nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste. Në vitin 2016, Koço Kokëdhima u shkarkua nga funksionet drejtuese në PS.

Në vitin 2017, një tjetër emër i rëndësishëm i socialistëve, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, u përjashtua nga Grupi Parlamentar dhe forumet e Partisë Socialiste.

Lista e largimeve dhe përjashtimeve vijoi edhe në vitet pasuese. Në vitin 2021, Dritan Leli u përjashtua nga Partia Socialiste, ndërsa ditën e djeshme vendimi përjashtues nga forumet e partisë u mor edhe ndaj Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës, vendim të cilin e komunikoi Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi pas Asamblesë së ditës së djeshme.

Historiku i plotë i përjashtimeve:

2007 – Fatos Nano përjashtohet nga PS, Edi Rama u komunikoi gazetarëve se në projektin politik të Partisë Socialiste, Fatos Nano nuk është më pjesë.

2007 – Përjashtohen gjashtë deputetë socialistë Paulin Sterkaj, Durim Lamaj, Durim Hushi, Bukurosh Stafa, Taulant Dedja dhe Hamit Kosta përjashtohen nga Grupi Parlamentar pas votës për Bamir Topin President.

2011 – Kastriot Islami përjashtohet nga Grupi Parlamentar. Vendimi merret pas mosrespektimit të qëndrimit politik të PS-së.

Ishte periudha e përplasjeve me Lëvizjen për Mendim Ndryshe, ku bënin pjesë Ben Blushi, Arben Malaj, Andis Harasani dhe Marko Bello.

2015 – Tom Doshi përjashtohet nga Grupi Parlamentar

2016 – Koço Kokëdhima shkarkohet nga funksionet drejtuese të PS

2017 – Saimir Tahiri përjashtohet nga Grupi Parlamentar dhe forumet

2021 – Dritan Leli përjashtohet nga Partia Socialiste

2026 – Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca përjashtohen nga forumet e PS

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Historiku i përjashtimeve në PS
  • Pa një titullar të rëndësishëm dhe me një dilemë në sulm, ja si rreshtohet Shqipëria
  • Gara për femra, Luiza Gega triumfon në Maratonën e Tiranës
  • VIDEO: Një student protestues dhe zv.kryeministrja përplasen online
  • Ndryshimi për herë të shtatë i pragut të TVSH; Biznesi i vogël përsëri në valën e rritjes së kostove

Komentet e Fundit

  1. nje qytetar shqiptar on VIDEO: Një student protestues dhe zv.kryeministrja përplasen online
  2. ¿? on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  3. Vlora 97 on VIDEO: Një student protestues dhe zv.kryeministrja përplasen online
  4. ¿? on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  5. ¿? on A është e vërtetë që “Komisioni Europian ka bërë rekomandim historik për Shqipërinë”?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?