Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Hiv/Aids në Shqipëri, ISHP: 80 raste të reja dhe 11 viktima në 10 muaj, virusi aktiv te moshat e reja
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Hiv/Aids në Shqipëri, ISHP: 80 raste të reja dhe 11 viktima në 10 muaj, virusi aktiv te moshat e reja
AktualitetLajmi i fundit

Hiv/Aids në Shqipëri, ISHP: 80 raste të reja dhe 11 viktima në 10 muaj, virusi aktiv te moshat e reja

Published: November 30, 2022
Shpërndaje

Shqipëria vijon të regjistrojë të njëjtin trend të shifrave të HIV/AIDS çdo vit. Në 10-mujorin 2022 u identifikuan 80 raste të reja, mes tyre 2 fëmijë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ku u identifikuan 91 raste, shifra është pak më e vogël, por rastet pritet të shtohen deri në fundvit.

Eksperti i shëndetit publik në Institutin e Shëndetit Publik, Roland Bani, tha për Gazetasi.al se në vitin 2021 u identifikuan në total 104 raste të reja me HIV/AIDS. Sipas të dhënave zyrtare nga ISHP, prej vitesh HIV/AIDS po qarkullon në vendin tonë, ndryshe nga fillimet e saj kur virusi importohej nga jashtë. Numri më i madh i të prekurve vijon të jetë nga popullata heteroseksuale, në masën 95 për qind, dhe më pak tek kategoria MSM (meshkujt që bëjnë seks me meshkujt).

Rruga e transmetimit vijon të jetë ajo seksuale dhe grupmosha më e prekur është 25-44-vjeç, mosha aktive seksuale.

- Publicitet -

Ekspertët e shëndetit publik, thonë se “nga 80 rastet e reja në total për periudhën janar-tetor, 75 janë persona të popullatës heteroseksuale dhe 5 nga kategoria MSM (meshkujt që bëjnë seks me meshkujt). Shumica e rasteve me HIV janë të grupmoshës 35-44-vjeç, afro 29 për qind, 25-34-vjeç zënë 27 për qind të totalit të rasteve”, tha për Gazetasi.al eksperti Bani.

Me gjithë ndërhyrjet ndër vite për parandalimin e infektimeve me HIV/AIDS, në vendin tonë virusi vijon të identifikohet shumë vonë.

Të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik për 10-mujorin 2022 raportojnë 11 viktima nga HIV, pacientë kryesisht të identifikuar në stadin e fundit të sëmundjes.

Ekspertët e shëndetit publik thonë se me gjithë shifrat e larta të testimeve vullnetare afro 50.027 nga 42 mijë testime që u kryen gjatë 2021, ku vetëm në Tiranë janë kryer mbi 7 mijë testime, sërish rastet e reja nuk u identifikuan nga testimet vullnetare, por nga klinika e spitalit infektiv në QSUT.

“Ne vijojmë të kryejmë testime tek kategoritë e riskut si dhuruesit e gjakut, gratë shtatzëna, MSM, përdoruesit e drogave, punonjëset e seksit etj, por të prekurit identifikohen nga klinika infektive e kryesisht në stade të vona. Pjesa më e madhe paraqesin infeksione në lëkurë, që kanë si shkak prekjen nga HIV”, thonë ekspertët.

Në 10-mujorn e 2022, numrit të rasteve të reja me HIV iu shtuan dhe 2 fëmijë të infektuar nga nëna. Aktualisht në QSUT trajtohen me terapinë e retroviralëve rreth 792 pacientë me HIV, shumica e të cilëve janë nga Tirana. Në total në Shqipëri janë 1586 pacientë që jetojnë me HIV prej vitit 1993 kur u diagnostikua rasti i parë./GazetaSi

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: “Shkuan dy policë, e morën shqipen, e lidhën aty (!) Kryeministri tregon për vezën në Dublin, por ka diçka që vërtetë të dëshpëron
  • VIDEO: Fotografimi më i saktë i mjerimit tonë politik
  • VIDEO: Të gjithë duartrokasin Ramën, shikoni si e pret Balluku
  • Rama: Bisedat në burg Veliaj-Gogu janë të sajuara
  • “Pa mua jeni një m…t” – u thotë Kryeministri anëtarëve të Asamblesë së Partisë Socialiste

Komentet e Fundit

  1. Socialiste që s qihet on VIDEO: “Shkuan dy policë, e morën shqipen, e lidhën aty (!) Kryeministri tregon për vezën në Dublin, por ka diçka që vërtetë të dëshpëron
  2. Ethem Tralalaj on VIDEO: “Shkuan dy policë, e morën shqipen, e lidhën aty (!) Kryeministri tregon për vezën në Dublin, por ka diçka që vërtetë të dëshpëron
  3. Laik on VIDEO: “Shkuan dy policë, e morën shqipen, e lidhën aty (!) Kryeministri tregon për vezën në Dublin, por ka diçka që vërtetë të dëshpëron
  4. demo on VIDEO: “Shkuan dy policë, e morën shqipen, e lidhën aty (!) Kryeministri tregon për vezën në Dublin, por ka diçka që vërtetë të dëshpëron
  5. Satrapi Ahmut on “Pa mua jeni një m…t” – u thotë Kryeministri anëtarëve të Asamblesë së Partisë Socialiste

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?