Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Hobi mund të përmirësojë shëndetin mendor dhe mjedisin e punës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kosovë
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lifestyle > Hobi mund të përmirësojë shëndetin mendor dhe mjedisin e punës
Lifestyle

Hobi mund të përmirësojë shëndetin mendor dhe mjedisin e punës

Published 27 Shkurt, 2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Hobi mund të përmirësojë gjendjen shpirtërore, kënaqësinë në punë dhe rezultatet e një kompanie. Ne duhet t’i ushqejmë pasionet tek vetja dhe të tjerët.

Pandemia ndikoi në ekuilibrin tonë punë-jetë, duke shkaktuar nivele më të larta stresi dhe ankthi.

Dhe fuqia punëtore u përgjigj. Ata filluan t’i jepnin përparësi shëndetit të tyre mendor dhe mundësitë e largimit nga vendi i punës u shtuan, u raportua kënaqësi më e ulët në punë, punonjësit ndiheshin të shkëputur dhe përjetonin sjellje toksike në vendin e punës, në kompanitë që nuk arritën t’i përgjigjeshin këtij ndryshimi.

- Publicitet -

Në të gjithë industritë, bizneset ishin në garë për të siguruar vazhdimin e procesit të punës.

Por, promovimi i mirëqenies mendore të punonjësve, është më shumë se një mënyrë për të rekrutuar dhe për të mbajtur talentin; është e mirë për qëllimin përfundimtar të një kompanie.

Të pasurit e një hobi mund të ndihmojë.

Studimet tregojnë se hobi mund të përmirësojë gatishmërinë në punë dhe të na bëjë më të lumtur e më të relaksuar. Gjithashtu, mund të na bëjnë punonjës më të mirë.

Jo vetëm që është në rregull të gjesh kohë për të investuar në kënaqësinë personale, madje është më se e nevojshme. Është një investim i shëndoshë për veten.

Merrni përgjegjësinë për të përjetuar gëzime të vogla

Shëndeti mendor është një temë e ndërlikuar dhe e shumanshme, dhe ne të gjithë e përjetojmë mirëqenien në shkallë të ndryshme, si dhe në çaste të ndryshme në jetën tonë.

Asnjë zgjidhje e vetme nuk mund të jetë rruga e duhur për të gjithë.

Megjithatë, ne individualisht mund të marrim njëfarë kontrolli mbi plotësimin dhe kënaqësinë tonë, të paktën në një mënyrë të vogël, nëpërmjet një hobi.

Një studim zbuloi se ne ende ndiejmë efektin pozitiv dhe krijimtarinë që mund të sjellë hobi, shumë ditë pas kryerjes së tyre.

Lumturia është një metodë e fuqishme për të larguar negativitetin nga mirëqenia mendore dhe sa më shumë ta angazhojmë atë fuqi, aq më mirë.

Por, hobi gjithashtu përmirëson aftësitë tona në vendin e punës.

Duke i dhënë vetes hapësirën mendore për t’u përqendruar në atë që na bën të ndihemi mirë, rritet krijimtaria, hapet mendja ndaj perspektivave të reja dhe krijohet besim. Rezultate të tilla u arritën vetëm pas 45 minutash aktivitet, sipas një studimi.

Disa hobi, si luajtja e një instrumenti, leximi ose zgjidhja e fjalëkryqeve, mund të përmirësojnë kujtesën dhe funksionin ekzekutiv.

Pavarësisht nga interesat tuaja, piktura, gatimi, në grup ose vetëm, gjeni një aktivitet kuptimplotë dhe të këndshëm për t’u shndërruar në një hobi të rregullt dhe për të larguar emocionet negative, duke forcuar njëkohësisht aftësitë profesionale.

Ndani pjesë nga hobitë tuaja duke krijuar kënaqësi edhe për të tjerët

Duke marrë pjesë në hobi që na pëlqejnë, mund të jemi pak më të lumtur, por ndarja e tyre, e përhap gëzimin dhe kënaqësinë edhe tek të tjerët.

Por ndërsa shumë njerëz duan të gjejnë kohë për hobi, pak prej nesh e bëjnë këtë.

Disa biznese ndërtojnë dhe nxisin vazhdimisht hobi të punonjësve, me shfaqjet e talenteve ose galeritë e veprave artistike të tyre.

Por, drejtuesit e kompanive mund të bëjnë përpjekje të thjeshta për të mbështetur hobi të punonjësve, edhe thjesht duke i bërë pjesë të bisedave të përditshme: Pyesni se çfarë bëjnë anëtarët e ekipit tuaj dhe ftojini ata të ndajnë histori të atyre përvojave të këndshme.

Si udhëheqës, ne gjithashtu mund të kalojmë kohë në hobit tona, si dhe të flasim për to me ekipin e punës, për të dhënë një shembull të mirë.

Nuk është kurrë vonë për të gjetur një hobi

Ka shumë njerëz, edhe drejtues të kompanive, të cilët nuk kanë hobi.

Kohët e sotme, duket sikur gjithçka me të cilën merren njerëzit, është puna.

Për të nxitur të paturit e një hobi, shumëkush mund të pyësë të tjerët, familjen, shokët, punonjësit e tij, se cili është hobi i tyre. Në këtë mënyrë mund të gjendet një hobi i përshtatshëm.

Duke u kujdesur për mirëqenien mendore, ne mund të jemi në gjendje të parandalojmë disa nga tragjeditë e sëmundjeve mendore.

Të gjithë mund të ndërmarrim veprime më të mëdha, për të hequr stigmën rreth kërkimit të mbështetjes për shëndetin mendor.

Por, gjithashtu, mund ta përdorim këtë si një mundësi për të kontaktuar njerëzit që duam, veçanërisht ata që jetojnë vetëm, dhe t’i angazhojmë ata me hobi të tyre.

Investoni në hobi për veten dhe të tjerët dhe shihni lumturinë që do të sjellë.

Ky çast i vogël gëzimi mund të jetë gjithçka që duhet për ta kthyer një ditë të keqe në një më të mirë.

Burimi: Entrepreneur

 

J L 27 Shkurt, 2023 27 Shkurt, 2023
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Printo

Lajmi i Fundit

  • FOTO: “Menaxher i lokalit të famshëm…” Arrestohet personi që sulmoi fizikisht gazetarin Gjergj Zefi
  • FOTO: Ngjarje e rëndë në Lezhë, vritet familjari i biznesmenit që u ekzekutua nga killeri portugez në Shëngjin
  • Atentat në Lezhë, plagoset rëndë kushëriri i Ardian Nikulajt. Policia jep detajet
  • “Mamin e harruam në veturë”/ Flet i vëllai Liridonës: Çfarë më thanë fëmijët. Kur nisëm të dyshonim tek Naimi
  • Donald Trump pa imunitet, gjyqtarja: Do të ndiqet penalisht si çdo qytetar tjetër

Komentet e Fundit

  1. M.Shparthi në Lajthitja “antikomuniste” e Kishës
  2. demo në FOTO: Ngjarje e rëndë në Lezhë, vritet familjari i biznesmenit që u ekzekutua nga killeri portugez në Shëngjin
  3. Moisi Golemi në Pavarësia e Shqipërisë dhe teatri diplomatik dhe ushtarak i Luftërave Ballkanike
  4. demo në Lajthitja “antikomuniste” e Kishës
  5. Flamur Struga në FOTO: Ngjarje e rëndë në Lezhë, vritet familjari i biznesmenit që u ekzekutua nga killeri portugez në Shëngjin
Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?