Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Humbi familjarin, mjeku pediatër reagon për akuzat e prokurorisë italiane: Nuk kam firmosur kurrë ato dokumenta
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Humbi familjarin, mjeku pediatër reagon për akuzat e prokurorisë italiane: Nuk kam firmosur kurrë ato dokumenta
KronikeKryesore

Humbi familjarin, mjeku pediatër reagon për akuzat e prokurorisë italiane: Nuk kam firmosur kurrë ato dokumenta

Published: June 13, 2022
Shpërndaje

 

Aurel Vula, Mjek Pediater Rheumatolog në QSUT është një nga mjekët që Prokuroria e Milanos i akuzon se kanë ndihmuar 82 pacientë shqiptarë të përfitojnë dokumente të falsifikuara për shërbime shëndetësore në spitalet italiane.

Akuza u bë publike dy ditë më parë nga SPAK dhe përfshin disa mjekë të QSUT. Pediatri Vula ka bërë sot një deklararë lidhur me përfshirjen emrit të tij në këtë hetim.

- Publicitet -

“Nuk kam lëshuar asnjë çertifikatë apo epikrizë përcjellëse për pacientë të sugjeruar për shtrim në Itali; Nuk kam lëshuar asnjë dokument të çfarëdolloj natyre që të mund të lehtësonte procedurat e kalimit të kufirit të shtetasve shqiptarë gjatë kohës së pandemisë në shtetin Italian” thotë mjeku pediatër në reagimin e tij.

Më poshtë, deklarata e plotë:

DEKLARATË PUBLIKE

Duke marrë shkas nga njoftimi i bërë publik ditët e fundit nga autoritetet e drejtësisë italiane dëshiroj t’i bëj të ditur publikut shqiptar si vijon:

Përfshirja e personit tim dhe familjarëve të mi në këtë njoftim nuk ka asnjë lidhje me realitetin e ndërtuar në media këto ditë.
Për të qënë transparent, arsyet e vizitave tona familjare në Itali kanë qënë krejtësisht shëndetësore, të lidhura me rrezikimin e jetës së dy prindërve të bashkëshortes sime.

Të dy këta të fundit i janë nënshtruar ndërhyrjeve të përsëritura kirurgjikale në zemër nga ku nëna e bashkëshortes humbi edhe jetën. Të gjitha këto ngjarje shëndetësore janë të dokumentuara nga autoritetet spitalore italiane.

Nisur nga drama familiare për humbjen e njëriut të afërt, kjo ngjarje krijon sensitivitet të lartë për mua dhe familiarët e mi.

Unë jam mjek pediatër dhe me përgjegjshmëri të plotë deklaroj se në asnjë moment:

➢ Nuk kam lëshuar asnjë çertifikatë apo epikrizë përcjellëse për pacientë të sugjeruar për shtrim në Itali;

➢ Nuk kam lëshuar asnjë dokument të çfarëdolloj natyre që të mund të lehtësonte procedurat e kalimit të kufirit të shtetasve shqiptarë gjatë kohës së pandemisë në shtetin Italian;

I lutem të gjitha mediave të respektojnë integritetin tim profesional dhe moral të cilin e kam ndertuar me përkushtim dhe sakrifica në çdo kohë në ndihmë të çdo pacienti, pa lënë mënjanë kontributin gjatë periudhes së pandemisë si pasojë e Sars-Cov 19.

Në të njëjtën kohë, falenderoj të gjithë dashamirësit të afërm , kolegë dhe pacientët e mi për mbështetjen e treguar me anë të mesazheve dhe telefonatave të panumërta gjatë këtyre ditëve.

Me besimin e plotë tek drejtësia,

Aurel Vula, Mjek Pediater

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Joy says:
    June 13, 2022 at 8:22 am

    Mjek i respektuar dhe i nderuar. Po merrni njerezit ne qafe vetem per te bere rremuje dhe shkeputur vemendjen

    Reply
    • Ariu. says:
      June 13, 2022 at 1:56 pm

      Po ik ore pallosh, se nuk të nxjerr prokuroria italiane kot emrin. Po të doli emri do të thotë që e ke bërë zullumim dhe nuk e luam topi. Ky matrapazi kokën e kollodokut do haj, të dalë në gazeta sa të dojë.

      Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Zjarret në Shqipëri, presidentja e KE: Jemi gati të ndërhyjmë sapo të jetë nevoja
  • Një vdekje që ka tronditur jo vetëm botën akademike
  • Grupimi i Eurodemokratëve në PE: Rasti i Erion Veliajt është thellësisht shqetësues për demokracinë shqiptare
  • Fotoja me Kurtin pas arrestimit për spiunazh, kush është Fehim Sali dhe çfarë dyshojnë autoritetet e Kosovës
  • Musine Kokalari, nga rezistenca ndaj tiranisë te Revolucioni i Flamingove

Komentet e Fundit

  1. Arnold on Fotoja bëhet virale në rrjet: Rama darkon me Aleks Sorosin në Dhërmi?
  2. Dashi on Fotoja bëhet virale në rrjet: Rama darkon me Aleks Sorosin në Dhërmi?
  3. Argita. on “Toka e Kushnerit”, me dokumente false: Gazeta zvicerane shkruan për të hetuarin e drogës, Ramën dhe Sazan-Zvërnecin
  4. Martin. on Fotoja me Kurtin pas arrestimit për spiunazh, kush është Fehim Sali dhe çfarë dyshojnë autoritetet e Kosovës
  5. Arnold on Fotoja bëhet virale në rrjet: Rama darkon me Aleks Sorosin në Dhërmi?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?