Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Humbi jetën me djalin në aksident, nëna 25-vjeçare vetëm 20 ditë me patentë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Humbi jetën me djalin në aksident, nëna 25-vjeçare vetëm 20 ditë me patentë
KronikeKryesore

Humbi jetën me djalin në aksident, nëna 25-vjeçare vetëm 20 ditë me patentë

Published: June 28, 2022
Shpërndaje

Një ditë pas aksidentit tragjik, ku nënë e bir humbën jetën pas rënies në lumin Osum, Drejtoria e Shërbimeve pranë Bashkisë Berat ka filluar punën për riparimin e kangjellave në anë të trotuarit të rrugës urbane “Antipatrea”, ku makina që po drejtonte 25-vjeçarja ra në lumë.

Një nga specialistët, punonjës i mirëmbajtjes në Bashkinë Berat, Kosta Angjeliu shprehet se kangjellat në anë të trotuarit kanë funksion mbrojtës për këmbësorët, jo për automjetet. Ai thotë se barrierat metalike vendosen vetëm në rrugë nacionale, autostrada dhe jo këtu në mes të qytetit.

“Unë në ndërtim kam 43 vjet punë. Janë thjesht kangjella, kjo nuk përballon rrugën nacionale, janë vetëm për këmbësorin. Janë të nevojshme, kjo nuk shërben barrierë për makinat. Mos duhej më të forta? Jo jo këto janë normale, kështu bëhen. Barrierat bëhen kur nuk ka trotuar. Kjo pjesa më parë ka qenë me hekur, u bë me parmak betoni, pastaj koha evoluoi dhe u bë këto që janë sot. Kanë funksion vetëm për këmbësorin, nuk është barrierë që mund të vendoset në një autostradë”, tha ai.

- Publicitet -

Sipas burimeve nga Policia Rrugore në Berat mësohet se aksidenti është shkaktuar si pasojë e humbjes së kontrollit nga ana e drejtueses së mjetit dhe paaftësia e saj për të manovruar me mjetin pasi sipas burimeve po të ekspertëve qarkullimit 25-vjeçarja kishte vetëm 20 ditë që kishte marr patentën. Ndërsa sipas ekspertizës mjeko ligjore vdekja është shkaktuar nga mbytja, pas një qëndrimit për një kohë të gjatë në ujë.

Klaudia Xhaferaj dhe djali i saj 6-vjeçar, nënë e bir janë përcjellë sot për në banesën e tyre të fundit. Familjarë, miq e të afërm të familjes Xhaferraj, kanë përcjellë në orën 13:00 akt-mortet e dy viktimave të aksidentit në varrezat e Burdulliasit.

Komshinj të viktimave shprehen se Klaudia ishte një vajzë e edukuar, një nuse shembullore dhe kishte një familje e rregullt.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Aldrin says:
    June 28, 2022 at 4:49 pm

    Ajo pjesa aty me pare ka qene me hekur, u be me parmak betoni, dhe meqe “progresohet” shoqeria i kthyen kangjella per kembesoret.
    Ajo e ka fajin vete qe u hodh me makine, por, po te ishin parmaket e betonit ndoshta nuk do kishte shkare.
    Kesaj i thone te kujdeset shteti per sigurine publike. Apo vari leshte, progresimi i RIpjelljes thote :?Ahengshi kokat”

    Reply
  • Me shume njerzillek says:
    June 28, 2022 at 7:32 pm

    Mese i drejte komenti Aldrinit, urat dhe luginat e lumenjve behen gjithnje me parmake dhe barriera per kembesoret dhe mjetet dhe ajo rruge ka qene e mbrojtur dhe amatoret e rilindjes i hoqen.
    Tmerr per familjen dhe te afermit ngushellime nga zemra.
    Edhe dicka nuk e le dot pa thene si ka mundesi qe nuk e ndihmuan sepse ne mes te qytetit ka tere ata njerez dhe po te reaginin me shpejtesi nuk do ishin mbytur, edhe ajo makina qe eshte pas nuk ndalon fare sikur nuk ndodhi asgje.
    Shqipe behuni me njerezor sepse neser mund tju ndodhe juve, familjes suaj duhet te jemi me te dashur me njeri tjetrin.
    Ta duam njeri tjetrin se jemi bere si uji ne shkretetire!

    Reply
  • Bujar Kanapari says:
    June 29, 2022 at 3:42 am

    Nuk eshte nevoja thote te jene prej hekuri, nuk jemi ne autostrade; a kishte lum aty.
    Askush nuk e ndihmoi ne kohe.

    Reply
  • raul says:
    June 29, 2022 at 4:10 am

    Po si mund te jepet makina nje femre qe ka 20 dite qe ka marre patenten dhe te udhetoje me femije lart . Ky eshte faji komplet i familjes qe e ka lejuar ate femer te udhetoje e pavarur shume shpejt. Dhe duket qarte nga manovrimi se ajo nuk ka bere as dy dite kurs makine pra instruktorit te patentes i duhen vene hekrat. Si ka mundesi qe dhe pasi theu gardhin metalik ajo ka ecur mbi zhavorin e lumit rreth 50 m zvarre dhe nuk ka mbajtur as frena, as hequr kemba nga gazi apo fikur makina, eshte nje antikap shume i madh qe te ben te vesh kujen se si jepen patentat sot. keqardhje e madhe per dy viktimat por fakti eshte fakt.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Çfarë pritet t’i ndodhë ekonomisë shqiptare nëse lufta kundër drogës dhe pastrimit të parave do shkojë më tej
  • Takimet në ishullin e famshëm kanë hedhur dritë mbi një nga dyshimet më të forta të hetimit
  • Nga Sazani në Australi: Perandoria miliardere e familjes Trump ndesh në revoltë qytetare
  • Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  • Takimet në Aruba dhe Monako, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, i akuzuar si pjesë e grupit të Artur Shehut

Komentet e Fundit

  1. K R on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. K R on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  3. Ana on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  4. K R on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë
  5. Një vlonjat pa parti në Londër on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?