Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Humbi ndjenjat në protestë, Gjekmarkaj përgënjeshtron Policinë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Humbi ndjenjat në protestë, Gjekmarkaj përgënjeshtron Policinë
Lajmi i funditPolitike

Humbi ndjenjat në protestë, Gjekmarkaj përgënjeshtron Policinë

Published: December 24, 2024
Shpërndaje

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, ka reaguar ndaj deklaratës së Policisë së Shtetit, duke e hedhur poshtë versionin e uniformave blu se ndaj tij nuk është ushtruar dhunë fizike.

Nëpërmjet një deklarate për shtyp, Gjekmarkaj ka sqaruar ngjarjen e rëndë të ndodhur gjatë protestës së opozitës, ku ai humbi ndjenjat dhe u dërgua me urgjencë në spital.

Gjekmarkaj tha se papritur u rrethua nga disa efektivë të policisë, të cilëve, pavarësisht se iu shpjegoi se ishte deputet dhe iu kërkoi që të mos e preknin, ata e shtynë me forcë. Gjekmarkaj theksoi se kjo situatë e paprovokuar shkaktoi humbjen e ndjenjave dhe e detyroi të kërkojë ndihmë mjekësore.

- Publicitet -

Deklarata e Gjekmarkajt:

Nuk do të kisha reaguar për atë që ndodhi dje me mua në protestë, nëse Policia e Shtetit nuk do të më fyente së dyti, me deklaratën e saj publike dhe të dizinformuar! Nuk e pëlqej as dhe nuk kërkoj viktimizimin! Madje, kurrë në jetën time nuk kam kërkuar as nxitur ballafaqime fizike! Nuk kam sulmuar askënd! Dje, thjesht isha duke u mbrojtur.

I gjendur para një makine të vogël, bashkë me shoqëruesin tim, një punonjës i Gardës, i cili u keqtrajtua gjithashtu, ndonëse tregoi edhe dokumentin identifikues, u rrethova nga një grup i madh policësh! Ju thashë mos më prekni, jam Agron Gjekmarkaj, Nënkryetar i Kuvendit të Republikës, deputet, pedagog në Universitet, me butësi dhe gati me humor. Nuk shquhem për forcë fizike, nuk bëj palestër, ndaj bëni kujdes!

Ata më shtynë brutalisht, me shumë forcë, thyen edhe pasqyrën e veturës dhe më ngritën gati në ajër! Shoqëruesi im tërhoqi me shumë mundim dhe një djalë nga Lezha më ndihmoi përmes policëve, ndërkohë që ndieja frymëmarrjen që po ngadalësohej! Sapo dola nga turma e policëve dhe më tërhoqën të tjerët, humba ndjenjat! Nuk u ndieva keq për shkak të problemeve me shëndetin, por si pasojë e veprimeve të policisë!

Nuk u largova nga protesta se desha të largohesha, por më detyruan, nuk u largova për të shkuar në kafe apo në shtëpi, por në spital!

Më ka mbetur në kujtesë egërsia në shikim e disa oficerëve të policisë, zelli i tyre si dikur, kur arrestoheshin deputetët e opozitës në vitin 1946. Ata e shohin pushtetin si gjënë e tyre dhe, pse jo, edhe si instrument dhune! Gjithsesi, ata nuk mund të shtynin një deputet në atë mënyrë pa një urdhër politik!

Përfitoj nga ky rast i trishtë të falënderoj të gjithë ata që më gjendën pranë: protestuesit, demokratët dhe qytetarët e Lezhës, drejtuesit dhe deputetët e PD, mjekët e Spitalit Ushtarak dhe ata të QSUT për ekzaminimet dhe shërbimin, falënderoj qendrat, miq dhe të njohur nga vendi e bota për atë lum mesazhesh që kam marrë prej tyre, ende në pamundësi për t’iu kthyer përgjigje individualisht!

Shpreh keqardhje të thellë për të gjithë të lënduarit dhe të ndaluarit që përpiqen për një Shqipëri më të mirë dhe nuk morën vëmendjen që mora unë! Ne nuk kemi frikë!

Sot jemi në vigjilje të Krishtlindjeve! Qofshin ato të bardha për ju dhe për të gjithë shqiptarët! Të tjerat do të jenë më të mira!

Agron Gjekmarkaj
Nënkryetar i Kuvendit të Republikës
Nënkryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
17 Comments
  • Phoenix says:
    December 24, 2024 at 11:46 am

    Gjynah, vuan shume i varferi per te miren tuaj.

    Reply
    • pilo Lala says:
      December 24, 2024 at 12:40 pm

      Sali Berisha nuk ben protesta pa nje qellim, qellimi eshte te kete nje kufome nga te tijet.
      Me Gjekmarkajn me nje gur vret dy zogj.
      Gjekmarkajn nuk e do ne PD dhe me arkivolin e tij thyen deren e Kryeministrise.

      Reply
  • Lala i Lushnjes says:
    December 24, 2024 at 12:12 pm

    Për të mirën e partisë, hajde dhe Hajdar!

    Reply
  • demo says:
    December 24, 2024 at 12:16 pm

    Ti o Gjekmarku je versioni malok,i edi Rames.

    Reply
  • saliu duhet te shpallet terrorist says:
    December 24, 2024 at 12:21 pm

    Keshtu tha edhe saliu ne 21 janar,pastaj nga cadra pistolet na dolen kallashet e gardes me prendin sy nxire e luli ne maje te tarraces,zhelali e quajti gjeken pa shtylle kurrizore se ka frike mos i ze vendin ne liste…,lufta per karrike vazhdon deri ne dhenien e jetes per shokun sali

    Reply
  • Remo says:
    December 24, 2024 at 12:41 pm

    Gjekmark, te ka ardhur kucedra tek koka,
    po ka ndonje diktofon ne dore,
    per te te “rregjistruar”,
    ike ne te sat’eme….kujto(po munde)
    ku t’u servir kafja
    e fundit…

    Reply
  • Fjale me vend says:
    December 24, 2024 at 12:58 pm

    O Gjekmarkaj o hero
    Ty Demua nuk të do
    Se i ke flokët e bukur
    E mbi to qëndron një flutur.

    I ke flokët dallgë-dallgë
    Fytyrën rektangular
    Por pse i shërben Berishës
    Nuk e di që është barbar?!

    Nuk besoj se u lëndove
    Është thjesht improvizim
    Në protestën e karosur,
    Për t’u dukur si viktim.

    Të gjithë mjetet e mashtrimit
    Të gjithë format e improvizimit
    Të gjithë mënyrat e aktrimit
    Përdorini, o veglat e Krimit !

    P.s.
    Marshi i Barabait (Fan Stilian Noli)

    Allalla, o rezil e katil, allalla,
    Shtroni udhën me hithr’ e me shtok turfanda,
    Gumëzhit, o zinxhir e kamçik, baterma,
    Lehni, laro, kaba: Hosanna, Barabba!

    Tradhëtor, ti na nxive, na le pa atdhe,
    Ti na çthure, na çkule, na çduke çdo fe,
    Varfëri, poshtërsi, robëri ti na dhe,
    Derbeder, ujk e derr: Hosanna, Barabba!

    O stërnip i Kainit, tepdil si bari,
    Ti na shtyp e na shtryth e ti gjakun na pi,
    Ti na ther e na grin e për qejf na bën fli;
    O kokuth e lubi: Hosanna, Barabba!

    Në budrum, nëpër llom’ e kufom’ u-mallkofsh,
    Në skëterrën, katran e tiran, u-harbofsh,
    Me tam-tam e allarm’ e me nëm’ u-shurdhofsh,
    Në zëndan mbretërofsh: Hosanna, Barabba!

    O i çgryer, i zhyer, i vyer për hu,
    Turp-e-ndot-kundërmonjës të krusen mbi gju
    Dallkaukët, kopukët e turmat pa tru,
    Zëmër-krund-e-gërdhu: Hosanna, Barabba!
    Allalla, o rezil e katil, allalla,

    Shtroni udhën me hithr’ e me shtok turfanda,
    Gumëzhit, o zinxhir e kamçik, batërma,
    Lehni, laro, kaba: Hosanna, Barabba!

    Reply
  • Fjale me vend says:
    December 24, 2024 at 1:48 pm

    Variant tjetë i “Marshit të Berishës”

    Allalla, o Sale e katil, allalla,
    Shtroni udhën me hithr’ e me shtok turfanda,
    Gumëzhit, o zinxhir e kamçik, baterma,
    Lehni, laro, kaba: Hosanna, Berisha!

    Tradhëtor, ti na nxive, na le pa atdhe,
    Ti na çthure, na çkule, na çduke çdo fe,
    Varfëri, poshtërsi, robëri ti na dhe,
    Derbeder, ujk e derr: Hosanna, Berisha!

    O stërnip i Kainit, tepdil si bari,
    Ti na shtyp e na shtryth e ti gjakun na pi,
    Ti na ther e na grin e për qejf na bën fli;
    O kokuth e lubi: Hosanna, Berisha!

    Në budrum, nëpër llom’ e kufom’ u-mallkofsh,
    Në skëterrën, katran e tiran, u-harbofsh,
    Me tam-tam e allarm’ e me nëm’ u-shurdhofsh,
    Në zëndan mbretërofsh: Hosanna, Berisha!

    O i çgryer, i zhyer, i vyer për hu,
    Turp-e-ndot-kundërmonjës të krusen mbi gju
    Dallkaukët, kopukët e turmat pa tru,
    Zëmër-krund-e-gërdhu: Hosanna, Berisha!
    Allalla, o rezil e katil, allalla,

    Shtroni udhën me hithr’ e me shtok turfanda,
    Gumëzhit, o zinxhir e kamçik, batërma,
    Lehni, laro, kaba: Hosanna, Sali Berisha!

    Reply
  • Fjale me vend says:
    December 24, 2024 at 1:54 pm

    Prandaj gjenitë janë gjeni, si Fan Stilian Noli, p.sh., mjafton vetëm kjo strofë e tij,(e parodizuar), per të sintetizuar gjithçka, që tejkalon çdo kohë dhe ndryshim iluziv të saj:

    “O i zhgërryer, i zhyer, i vyer për hu,
    Turp-e-ndot-kundërmonjës të kërrrusen mbi gju
    Dallkaukët, kopukët e turrmat pa tru,
    Zëmër-krund-e-gërdhu: Hosanna, Berisha!
    Allalla, o rezil e katil, allalla !”

    Reply
  • Shkodrani-Belgjike says:
    December 24, 2024 at 1:59 pm

    Mos del ma në shi se ftohesh, sje për asgja o analeshi i pd’ve.

    Reply
  • Rroft Luli says:
    December 24, 2024 at 2:20 pm

    STOP DisINFORMIMIT

    Reply
  • mali says:
    December 24, 2024 at 4:57 pm

    Gjekmarkaj.
    E pe ate me kose qe qendroi mbi koken tende ne spital?
    Vete po e theret dhe perendija te jep ate qe do.Prandaj pergatitu thote ai me kose.

    Reply
  • Patriot says:
    December 24, 2024 at 5:16 pm

    Berishes I duhet nje koke si ajo e Hajdari. Gjok te ka ardhure radha. Ja vlene te japeshe jeten per partine sepse do te bejne nje buste, do te bejne hero …… . Deri tani je ne rrugen e duhur.

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    December 24, 2024 at 5:22 pm

    VR:
    Profesori GjekMarkaj e ktheu 180 gradë pllakën me shtrimin në SPITAL,Pasi i ra ZALI në protestën e organizuar nga BABI POLITIKË.
    Në fillim GJEKA shau me rrënjë e degë Saliun se me TË NON GRATA PËR KORRUPSION PD NUK FITON KURRË.Por sulmi i nëndheshëm i SALEH e detyroi të shkonte me non gratën në protesta por I HESHTUR DUKE ULUR KOKËN PARA GRIDA DUMËS KOLLONË E 5-të E NON GRATËS.!
    Siç duket,zërat e kqia i vërshëllenin në vesh GJEKËS se DOKTORI NUK HARRON KOLLAI shpifjet ndaj tij.Atij ju kujtua SALIANI(BABALE) me HU NË DORË NË 8 JANAR 2022.Ndaj Saliani shkoi në burg me këmbët e tij & me porosi të SALEH PËR NJË KAUZË PËR TË MPOSHTUR TË GJATIN E.RAMA,pasi në 8 janar 2022 me HU NË DORË” BABALE” I DOLiLI PARA SALEH E SALISTËVE SI SKËNDERBEU TURQËVE..!
    Ndaj GJEKA bëri kthesën 180 gradë për ti thënë doktorit se AI SAKRIFIKOI JETËN PËR DOKTOR MORTJEN,NDAJ DUHET TË VIET I DYTI NË LISTË PËR DEPUTET 2025 ,PAS NON GRATËS,NDONSE AMERIKA KA DEKLARUAR SE..NUK DUHET TË KETË TË KORTUPTUAR NË LISTË PËR DEPUTET 2025.
    POR AMERIKA DUHET TË PYESI S.BERISHËN PËR TU VËN NË LISTË PËR DEPUTET,K.MINISTËR,MBRET.!
    NDAJ,TITULLIN NON GRATA TA MBAJ PËR VETE AMERIKA,PASI SALEH ASAD NUK PYET AS PËR KRISHT E MUHAMET E JO MË PËR AMERIKËN NË TRANZICION.
    FLM DITA.

    Reply
  • Aleksander Thana says:
    December 24, 2024 at 6:53 pm

    Jepi uje, bertisnin dumbabistet, tjetri vertiate, mos i jepni gomarin uje te ftohte se na ngordh, tjetri ulerinte, jepini uje te perveluar qe t’i ngrohen por duhet se I jane ftohur. 🤣🤣🤣

    Reply
  • Fjala says:
    December 25, 2024 at 12:54 am

    Po pse kujton policine e 1946 ky birbo profesor haleshe, por te kujtoje 1995-1996-97-98 e keshtu me radhe dhe pastaj jemi korrekt me idiotin qe nje vit e shau dhe u largua nga Saliu, pastaj u fut ne fendet e Karaxhiçit e Fazlliçit e Millosheviçit shqiptar? Profesor i pjerdhur , lume ata studente qe marrin mesim nga ky idiot ! Ndaj e kemi shkollen prokopi me Markajt e bajgat. Pa lere qe Mark Marku thoshte qe kam 30 vjet me Gjekmarkun dhe nuk i ka rene ndonje here te fikte ! Thua 30 vjet te kete fletur ne krevat me kete Marku ?! O studente, e kuptoni çfare mut prfesoresh keni apo u intereson se bini ne ujdi?!

    Reply
  • Visit Albania says:
    December 25, 2024 at 4:31 pm

    Ik ore faqekuq

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Atentati që tronditi Monakon, e dyshuara gjendet e vrarë pranë Kievit
  • Zyra e Kryeministrisë “zbulon” profilet fake që ofendojnë me komente Edi Ramën
  • INTERVISTË / Fatos Tarifa: Protesta, festë e demokracise! Ministra dhe deputetë, vini në punë mendjen tuaj
  • Deputetja që u largua nga PS: Prej ditësh po përballem me ushtrinë e patronazhistëve
  • Rama inspekton stadiumin ku do performojë Kanye West: Shteti nuk ka harxhuar dhjetëra milionë euro si thonë sorrat e bulevardit

Komentet e Fundit

  1. Vilajet Qyrku on Naltmadhëria Juaj, zoti Rama!
  2. Aldrin on “Jam gangster i gangsterëve, ta mbyll gojën me ngjitëse”! Aktivisti denoncon dhunë nga person civil brenda makinës së policisë
  3. Aldrin on “Jam gangster i gangsterëve, ta mbyll gojën me ngjitëse”! Aktivisti denoncon dhunë nga person civil brenda makinës së policisë
  4. Aldrin on Gazeta italiane “Il Manifesto”: Shqipëria dhe kërcënimi nga neoliberalizmi urban
  5. Aldrin on Gazeta italiane “Il Manifesto”: Shqipëria dhe kërcënimi nga neoliberalizmi urban

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?