Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Hungarissimo sjell shkëlqimin e Hungarisë në Tiranë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Hungarissimo sjell shkëlqimin e Hungarisë në Tiranë
Ekonomi

Hungarissimo sjell shkëlqimin e Hungarisë në Tiranë

Published: November 3, 2022
Shpërndaje

4iG, investitori hungarez i ALBtelecom dhe ONE mbështet Hungarissimo, i cili sjell Javën e Kulturës Hungareze, me një sërë eventesh unike

Java e Kulturës Hungareze vjen në disa qytete të Shqipërisë, gjatë datave 2-6 nëntor.

Aktivitetet që nisin më 2 nëntor, me hapjen e ekspozitës së dy artistëve hungarezë përgjatë zonës së Pedonales, do të shoqërohen me një sërë ngjarjesh kulturore për publikun e gjerë.

- Publicitet -

Javët Kulturore Ndërkombëtare (JKN) 2022 është një nismë e Ministrisë së Kulturës, e mbështetur nga Bashkia e Tiranës dhe Tirana Youth Capital, e cila sjell në Shqipëri tingujt, imazhet, aromat dhe shijet e 18 vendeve të botës, ndër të tjera edhe Hungarisë.

Festivali Hungarissimo mbështetet nga Grupi 4iG, i cili është investitori më i madh hungarez në Shqipëri, pas blerjes së ONE Telecommunications dhe ALBtelecom.

Gjatë konferencës për shtyp të mbajtur sot në Muzeun Historik Kombëtar, z. Robert Budafoki, Zëvendëspresident i 4iG International, në Tiranë, duke u uruar suksese të gjithë artistëve të festivalit, ndër të tjera shtoi:

“Ne kemi kënaqësinë të mbështesim Festivalin Hungarissimo, i cili do të ndihmojë në promovimin dhe forcimin e mëtejshëm të lidhjeve midis dy vendeve tona, përmes aktiviteteve të larmishme dhe interesante. Misioni i Hungarissimo është mjaft i ngjashëm me misionin tonë në Shqipëri. Të dy po promovojmë lidhjet midis investimeve dhe ekspertizës hungareze, me burimet e jashtëzakonshme shqiptare. Qëllimi ynë përfundimtar mbetet të ofrojmë shërbimet më të mira për qytetarët shqiptarë dhe mbi të gjitha të promovojmë inovacionin digjital në Shqipëri.”

Zëvendësministrja e Ministrisë së Kulturës, znj. Meri Kumbe theksoi se:

“Javët Kulturore Ndërkombëtare, një nismë e Qeverisë shqiptare dhe e Ministrisë së Kulturës, vjen pikërisht për të celebruar 110 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë dhe rast 100 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike me Hungarinë. Synimi ynë është ta kthejmë Shqipërinë në një skenë të hapur ndërkombëtare, ku secili shtet mund të prezantojë ngjyrat e larmishme të kulturës së shtetit të tij, por ndërkohëtë krijojmë mënyra komunikimi për komunitetin e artistëve dhe jo vetëm.”

Z. Adam Lovassy, Zëvendësambasador i Ambasadës Hungareze në Tiranë vlerësoi nismën e Ministrisë së Kulturës dhe bashkëpunimin e dy shteteve, të cilat këtë vit festojnë 100 vjetorin e miqësisë.

Përveç Tiranës, Fieri do të jetë një tjetër qytet ku do të prezantohet një program i përzgjedhur artistik, ndërsa nata e 5 nëntorit do t’i kushtohet tingujve të muzikës dhe shijimit të artit dhe kuzhinës tradicionale hungareze.

Kjo seri eventesh do të kulmojë me natën Grand Gala, kushtuar muzikës orkestrale klasike, në teatrin e Korçës, me pjesëmarrjen e shumë artistëve shqiptarë dhe të huaj që performojnë në vende të ndryshme të botës.

Hungarissimo është kthyer tashmë në një festival tradicional, i cili do të vazhdojë të jetë pjesë e përvitshme e njohjes dhe shkëmbimit të traditave, artit, kulturës dhe kuzhinës hungareze.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Andis says:
    November 3, 2022 at 9:32 pm

    Budapesti kohe me pare ka qene vendi ku shqiptaret kane mesuar se si te bejne biznes.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • BE nën presion për anëtarët e rinj, Rama për Financial Times: Shqipëria ndodhet në momentin më të mirë
  • Shkenctarët përdorin AI për të krijuar 16 viruse të reja, ja për çfarë bëhet fjalë
  • PDK-ja e refuzon sërish Kurtin, i kërkon konstituimin e Kuvendit
  • “Jam e persekutuar politike nga Erdogan”, lihet në burg 32-vjeçarja turke që u arrestua në Rinas
  • Nënë e bir me origjinë shqiptare aksidentohen për vdekje në Greqi, ishin duke shkuar në punë

Komentet e Fundit

  1. Patriot on Akuzohet se ka fshehur origjinën e Covid, Senati shpall Faucin fajtor për shpërfillje të Kongresit
  2. !!? on “Lajmi ra si bombë”, kryebashkiaku socialist kundër PS për bashkimin e Divjakës me Lushnjen
  3. ¿? on Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare arrestohet në Francë për shpërndarje kokaine
  4. Emonomisti on Një simptomë e skemës së PPP-ve, me kosto të tjera të larta financiare për taksapaguesit
  5. Dashi on Boshllëku i Lirisë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?