Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Huthit përfshihen zyrtarisht në luftë kundër Izraelit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Huthit përfshihen zyrtarisht në luftë kundër Izraelit
AktualitetBote

Huthit përfshihen zyrtarisht në luftë kundër Izraelit

Published: March 28, 2026
Shpërndaje

Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë konfirmuar se nga Jemeni është lëshuar një raketë drejt jugut të Izraelit. Kjo përbën sulmin e parë të drejtpërdrejtë nga Huthit jemenas, të mbështetur nga Irani, që nga fillimi i operacionit “Roaring Lion” një muaj më parë (28 shkurt).

Sulmi aktivizoi sirenat në të gjithë Beershebën dhe vendbanimet përreth në shkretëtirën Negev, ndërsa ushtria izraelite pretendon se sistemet e mbrojtjes ajrore reaguan me sukses për të neutralizuar kërcënimin. Banorëve fillimisht iu kërkua të ndjekin udhëzimet e Komandës së Frontit të Brendshëm, por IDF më pak se 15 minuta më vonë njoftoi se ishte e sigurt të dilnin nga strehimoret në të gjithë vendin. Sipas informacioneve të para, nuk ka raportime për viktima apo goditje direkte.

Ky sulm me raketë vjen menjëherë pasi një zëdhënës i Huthive paralajmëroi hyrjen në luftë në Lindjen e Mesme nëse vazhdojnë sulmet ndaj Iranit.

- Publicitet -

Në një deklaratë të publikuar në Telegram, Yahya Saree, zëdhënës i forcave të armatosura jemenase (fraksioni ushtarak i Huthive), theksoi se gishtat e tyre janë në këmbëz për ndërhyrje të drejtpërdrejtë ushtarake nëse plotësohet ndonjë nga kushtet e mëposhtme: nëse ndonjë shtet tjetër i bashkohet SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit; nëse Deti i Kuq përdoret “për operacione armiqësore të Amerikës dhe Izraelit kundër Republikës Islamike të Iranit dhe çdo vendi mysliman”; si dhe në rast të “vazhdimit të përshkallëzimit” kundër Iranit.

Huthit, të cilët e konsiderojnë veten pjesë të “boshtit të rezistencës” të udhëhequr nga Irani, më herët kanë kërcënuar me sulme të koordinuara së bashku me grupe të tjera pro-iraniane si Hamasi dhe Hezbollahu libanez. Megjithëse Huthit deri tani kanë shmangur përfshirjen direkte në këtë konflikt konkret, një nga liderët e tyre anonim deklaroi dje se grupi është i gatshëm të mbështesë përpjekjet luftarake të Teheranit.

“Jemi plotësisht të gatshëm ushtarakisht me të gjitha opsionet. Sa i përket përcaktimit të ‘orës zero’, kjo i lihet udhëheqjes. Po ndjekim zhvillimet dhe do ta dimë kur është momenti i duhur për të vepruar”, tha lideri i Huthive, duke shtuar se Irani për momentin “po e mposht armikun”, por ata janë të gatshëm të reagojnë nëse situata ndryshon.

Sulmi i së shtunës mund të sinjalizojë hapjen e një fronti krejtësisht të ri, duke nxitur frikë për thellimin e krizës globale ekonomike dhe të naftës. Gjatë konflikteve të mëparshme në Gazë, Huthit kanë sulmuar rregullisht anije tregtare në Detin e Kuq, duke shkaktuar krizë globale në transportin detar dhe tregti.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Kush është aktivistja Eva Pango, e cila ndodhet nën monitorim intensiv pasi u godit në kokë gjatë protestës
  • ​Kërkim falje Kuvendit të Vlorës 1912
  • Ky djalë ju mundi
  • Çfarë po i thotë Berlini Ramës
  • VIDEO: Pamje të pazakonta, protestuesit hedhin në Lanë deputetin Klevis Balliu

Komentet e Fundit

  1. Prind on Pamje të rënda, polici përplas të riun përtokë dhe e dhunon, tentojnë t’i thyejnë këmbën (VIDEO)
  2. Otto on Pamje të rënda, polici përplas të riun përtokë dhe e dhunon, tentojnë t’i thyejnë këmbën (VIDEO)
  3. Qerratai on Pamje të rënda, polici përplas të riun përtokë dhe e dhunon, tentojnë t’i thyejnë këmbën (VIDEO)
  4. Polici kriminelesh on Pamje të rënda, polici përplas të riun përtokë dhe e dhunon, tentojnë t’i thyejnë këmbën (VIDEO)
  5. Detari on Pamje të rënda, polici përplas të riun përtokë dhe e dhunon, tentojnë t’i thyejnë këmbën (VIDEO)

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?