Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Hutra donte të vriste vëllain e Vladimir Kurtit, por hasi rastësisht të motrën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Hutra donte të vriste vëllain e Vladimir Kurtit, por hasi rastësisht të motrën
KronikeKryesore

Hutra donte të vriste vëllain e Vladimir Kurtit, por hasi rastësisht të motrën

Published: March 6, 2023
Shpërndaje

Dan Hutra kërkoi të vriste të vëllain e Vladimir Kurtit, por nuk e gjeti në banesë ditën e masakrës së trefishtë më 1 Mars, kur ekzekutoi tre gra e plagosi tre të tjera.

40-vjeçari ka kërkuar në banesë për vëllain e Vladimirit, por pasi nuk e ka gjetur, në oborrin e shtëpisë ka hasur rastësisht të motrën e tij, Etleva, të cilën e qëlloi për vdekje.

Motra 53-vjeçare e Dan Hutrës, e cila banon në Sauk së bashku me djalin 29-vjeçar kanë shprehur në Polici pasigurinë e tyre për jetën pas vrasjeve të kryera nga Dan Hutra. Ata i druhen hakmarrjes.

- Publicitet -

Nga ana tjetër, motra dhe nëna e Hutrës kanë zbardhur detaje nga masakra.

Në një intervistë, të dyja kanë deklaruar se shkak është bërë fëmija që kishte lindur gruaja e tij, Elena. Ato thonë se Hutra dyshontë se fëmija nuk ishte i tiji dhe aktualisht kërkojnë që t’i bëhet AND-ja.

E motra tregoi se dikush kishte tentuar ta helmonte në burg Hutrën dhe ndaj kishte thurur hakmarrjen ndaj Vladimir Kurtit.

Ajo tha se i vëllai i kishte rrëfyer gjatë kohës që ishte në burg se kishin tentuar ta helmonin. Në një intervistë për emisionin Review në Euronews Albania, ajo tha se nuk e dinte nëse autor i helmimit kishte qenë Vladimir Kurti. Ajo shtoi se duke qenë se nuk di personin që i kishte hedhur helm, nuk mund të thoshte as arsyen e vrasjes së motrës së Vladimir Kurtit, Etleva Kurti.

“Telefonatat le të hapen, për Vit të Ri më ka thënë në telefon më kanë futur helmin në pjatë në burg brenda. Se kush ja ka futur nuk ma ka kallëzuar me emër. Ka qenë në një dhomë dhe më tha se e ka goditur. Më ka thënë që është ai me burgim të përjetshëm dhe helmin ma ka futur të më vrasë në burg. Me çfarë më merr mendja ky është, por nuk më ka thënë që do hakmerrej”, tha motra e Hutrës.

Ajo u shpreh edhe se ishte në dijeni të planeve të 40-vjeçarit për të vrarë një person të katërt.

Në një intervistë për emisionin Review në Euronews Albania, motra e Hutrës thotë se i vëllai i kishte rrëfyer se donte të vriste personin që i kishte dhënë armën personit që kishte vrarë babanë e tyre. Ajo shtoi se edhe më parë ai ishte betuar se donte ta vriste këtë njëri.

“Kjo është se personi që ka vrarë babën, ka marrë pushkën tek ky që donte të vriste Dani. Dani ka dashur të hakmerret. Rrahmen Seli është ky, ky që i ka dhënë pushkën për të futur dhe për të vrarë babën. Ka qenë i fiksuar për të marrë hakun e babës. Këtë që ka vrarë babanë e kemi njeri të afërt dhe Dani është betuar që do merrte hakun e Rrahman Selës”, tregoi ajo.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Besa dhe Besueshmëria!
  • Kudo që të të çojë vera, Wolt është aty
  • Grabitet një argjendari në Kamëz, dy autorët dyshohet se janë larguar me motor
  • Raporti i Dhomës Amerikane të Tregtisë: Mijëra shqiptarë humbin jetën para kohe prej situatës në Shëndetësi
  • Tuneli i Llogarasë, biznesmeni Rrok Gjoka qëndron tre orë në SPAK

Komentet e Fundit

  1. XHON BOVI. on Qeveria nis anullimin e koncesionit, Pacolli paralajmëron arbitrazh: Fajin e kanë zyrtarët, faturën do e paguajnë shqiptarët
  2. sela on Qeveria nis anullimin e koncesionit, Pacolli paralajmëron arbitrazh: Fajin e kanë zyrtarët, faturën do e paguajnë shqiptarët
  3. BON XHOVI. on Qeveria nis anullimin e koncesionit, Pacolli paralajmëron arbitrazh: Fajin e kanë zyrtarët, faturën do e paguajnë shqiptarët
  4. BON XHOVI. on Qeveria nis anullimin e koncesionit, Pacolli paralajmëron arbitrazh: Fajin e kanë zyrtarët, faturën do e paguajnë shqiptarët
  5. Arnold on Qeveria nis anullimin e koncesionit, Pacolli paralajmëron arbitrazh: Fajin e kanë zyrtarët, faturën do e paguajnë shqiptarët

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?