Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Hyn në fuqi ligji për rivitalizimin e industrisë ushtarake
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Hyn në fuqi ligji për rivitalizimin e industrisë ushtarake
Lajmi i funditPolitike

Hyn në fuqi ligji për rivitalizimin e industrisë ushtarake

Published: August 22, 2024
Shpërndaje

Nga sot hyn në fuqi ligji për industrinë ushtarake, që i hap rrugë modernizimit dhe rivitalizimit të kapaciteteve të trashëguara të kësaj industrie në Shqipëri.

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, shoqëruar edhe nga zv.ministri i Mbrojtjes, Dorian Tola vizituan uzinën e Mjekësit në Elbasan, për të çelur një kapitull të ri të kësaj industrie.

Ministri Vengu inspektoi disa nga mjediset e prodhimit dhe u njoh me punën që bëhet aktualisht në këto uzina. Ministri u takua me drejtues dhe punonjës të ndërmarrjes që ka nevojë emergjente për investime e që ligji i ri i siguron për ta transformuar sërish në institucion të rëndësishëm të mekanizmit ushtarak të vendit.

- Publicitet -

Me hyrjen në fuqi të ligjit të ri për industrinë ushtarake, bëhet i mundur krijimi i një strukture të re në formën e një shoqërie tregtare me të gjitha kapacitetet e nevojshme për të ndërvepruar në tregun e sotshëm kombëtar dhe ndërkombëtar të strategjisë ushtarake, në kuadrin e dinamikave aktuale globale të sigurisë dhe mbrojtjes.

Ringritja e industrisë ushtarake do të kërkojë një qasje të integruar dhe të koordinuar që adreson jo vetëm aspektet teknologjike dhe operative, por edhe ato ligjore, financiare, ekonomike, sociale dhe ambientale.

Ky proces ka për qëllim të nxisë inovacionin dhe zhvillimin teknologjik në fushën e industrisë së mbrojtjes, nëpërmjet një bashkëpunimi të ngushtë me sektorin privat, ndërsa Shqipëria pritet të forcojë përmes pozicionin e saj strategjik në rajon, duke u bërë një aktor më i rëndësishëm në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, në qasje të plotë me objektivat e Aleancës së Atlantikut të Veriut.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
20 Comments
  • Ethem Lalaj says:
    August 23, 2024 at 8:11 am

    Lajmi më i mirë për Ushtrinë & Shqipërinë për prodhimin e armëve e municioneve për furnizimin e USHTRISË SONË GATI PËR SIGURI KOMBËTSRE,që S.Berisha me horrat e Tij Vodhën e Shkatërruan çdo gjë të ndërtuar në socializmë mbi 500 nd/Je e institucione= me 350 mild.$ (pasuri ushtarake 130 mild.$) në emër të RRËZIMIT TË KOMUNIZMIT TË VDEKUR nga një KOMUNIST 400 KARAR SI S.BERISHA ANTAR I PPSH 8 NËNTOR 1968.
    -Por,rreziku ekziston nëse S.Berisha kthehet përsëri në pushtet për të bërë të njëjtën gjë..KUNDËR MODERRNIZIMIT TË USHTRISË DHE RRITJES SË AFTËSISË SË MBROJTËSE TË VËNDIT.
    -Pritet që Sb nga ballkoni 8 të shpifi se sa përfiton E.Rama nga prodhimi i armëve e municioneve në Shqipëri.Pasi METODA E TIJ NË 34 VITE ËSHTË SHPIFJA..DHE NUK KA FARE RËNDËSI SE ÇDO GJË QË NDËRTOHET ËSHTË NË TË MIRË TË VËNDIT,Pasi MOTO e tij që nga 1990 është SABOTIMI DEMOKRACISË(sipas DASH që e shpalli Non Grata) në Shqipëri..!

    Reply
  • Kujtimi says:
    August 23, 2024 at 10:28 am

    Mjaft te lexohet ajo “ringritja e industrise ushtarake” ne ate Mjekes te dikurshem per te kuptuar se ky lajm eshte vetem per ca qe fluturojne me pras ne bythe e besojne se do prodhohen arme per ushtrine e kohes sotme.

    Reply
  • Rroft Luli says:
    August 23, 2024 at 10:57 am

    Ç’RINGRITJE LESHI MO,!

    Reply
    • Aldrinp says:
      August 23, 2024 at 12:38 pm

      Nuk tha Ringritje, po Rivitalizim.
      Kupton ndopak nga gjuhet e huaja ti, apo jo? Globalizohu cik, se atehere e beson sa i bukur eshte Rivitalizimi, dhe pse ringritje apo ringjallje nuk ka. Cdo gje ka vdekur dhe eshte zevendesuar me kriminele te percudnuar, dhe copa kellirash qe u sherbejne

      Reply
  • demo says:
    August 23, 2024 at 12:31 pm

    ULPL ne Mjekes i ka te gjitha kapacitetet qe te kthehet ne udheheqsen e Industrise Ushtarake te Republikes se Shqiprise.Mjafton te thirren ne Prodhim ish inxhinjeret dhe specialistet e ketij Kombinati modern dhe Rentabel deri diten kur u asgjesua nga Forcat Antikombetare, maloke,qe atehere ishin ne Drejtim te qeverrise. Keto forca shkaterruan edhe Industrine Nxjerrese perpunuese,ushqimore etj,por vecanerisht Uzina e Mjekesit ,Prodhimet e te ciles kerkoheshin nga gjithe bota,goditi rende Aftesine mbrojtese te vendit deri ne Zhdukje te Ushtrise dhe Armatimit.
    Ushtria,Armatimi,Fuqia Mbrojtese e nje Shteti NUK JANE KOMUNISTE,JANE KOMBETARE.

    Reply
  • Anastasi says:
    August 23, 2024 at 12:50 pm

    Ku eshte ministri? Ai qe duket si pederast??? Ministri eshte ai qe duket si pederast me pantallona trecerekshe??? Ate gjetet me bo minister armatimesh??? A te krijon ai nje pershtypje qe meriton integritet???

    Reply
  • Urrejtesi profesionist says:
    August 23, 2024 at 1:10 pm

    Bravo Demo

    Reply
  • intelelektuali says:
    August 23, 2024 at 2:38 pm

    @demo inxhinieri i Enverit do te ringjalle industrine e luftes te Kohes se Qepes me argumenta “patriotike”, s’ka asgje te keqe vetem te mos prodhoje nje Gerdec te dyte, por Edi Rama ka qellime te tjera me madhore ai do ta beje Shqypnine si nje qender energjetike ne Bote, do te hedhi 800 milione dollare per Skavicen dhe shikoni cfare qyfyri shkruan gazeta DITA per emulacion enverist ne kohe thatesire dhe kur gerdallat nga Bangladeshi ne Vlore inxhinieret nuk po i vene dot ne pune dhe kur TEC – i i Vlores ka mbetur si nje permendore ne injorancen e drejtimit te vendit, shikoni cfare qyfyresh shkruan sot gazeta DITA per emulacion socialist:

    “…Shqipëria do të ketë një central të ruajtjes së energjisë elektrike. Projekti me vlerë 120 milionë që do të zhvillohet nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë është parashikuar në dokumentin e politikave parësore 2025-2027. Pavarësisht llojit të burimit, nëse vjen nga uji, dielli apo era… energjia elektrike që do të rezultojë si tepri në periudhë bollëku do të ruhet “për ditë të vështira.” Kështu, veçanërisht gjatë periudhave me reshje, energjia do të ruhet në këtë central për t’u përdorur kur vendi të ketë nevoja….”

    Vetem nuk tregon se me cfare teknollogjie jashtetokesore do ta depozitoje Edi Rama energjine e tepert per ta prdorur me vone “per dite te zeza”

    O SA MIR ME KEN SHQYPTAR!

    Reply
  • intelektuali says:
    August 23, 2024 at 2:52 pm

    O gazeta DITA:

    Llogjet prej budalli qe keni filluar te publikoni per emulacion socialist “patriotik” po e bejne gazeten tuaj si Hosteni e Enverit, po pse me @demo inxhinierin e Enverit do te ngrini ju industrine e luftes? Apo me inxhinieret e Edvinit qe nuk njohin njesite matese te energjise dhe duan te depozitojne energjine me teknollogji jashtetokesore te papare deri tani duke investuar qindra milione dollare, kur nuk vene dot nje pune nje palo TEC ne Vlore? Sepse te gjitha keto llogje budalli me duken si projektet e Salit per te ndertuar nje Central Atomik ne Shkoder.

    Reply
  • vlonjati says:
    August 23, 2024 at 3:36 pm

    Intelektuali,Demo nuk eshte se i beson ato qe thote por keto komente i ben nga urrejtja qe ka perBerishen. Demo eshte njeri i zgjuar por urrejtja e madhe ja ereson mendjen aq shume sa nuk e fut me ne pune por mjafton te shprehe urrejtjen.

    Reply
  • Armiku KLLASES says:
    August 23, 2024 at 3:51 pm

    Po thuhet Rivitalizim i industrise ushtarake! Kur paska patur Vitalizimin kjo industri…atehere kur prodhonte ato fisheke per AK-47 e pushke Model 56 te harruara nga vete rivitaizuesit e tyre kineze ne kohen e “Enver Hoxha e Mao Ce Duni jane si Buka e nje brumi”?

    Reply
  • capi says:
    August 23, 2024 at 5:08 pm

    Po pse cfare kishin inxhinjeret e Enverit sic i quani ju. Inxhinjeria mbeshtetet ne shkencat e sakta, matematike, fizike, kimi. Ku hyn politika komuniste ketu. Mund ti kishin njohurit jo te perditesuar se ashtu ishte ai regjim e kufizonte informacionin, por baza ishte shkencore
    Me thuani ju qe mohoni cdo gje nga regjim, kur ju duhet te shkoni tek doktori kuj do ti besonit atij te riut qe sa ka dale nga bankat e shkollave demokratike, apo nje doktori te vjeter mbaruar shkollen ne kohen e Enverit (nese kane mbetur njeri nga ai brez)
    Nese u prish cdo gje nuk eshte faji i teknikeve, por i politikes e drejtuar nga injorant dhe antishqiptare

    Reply
  • intelektuali says:
    August 23, 2024 at 5:26 pm

    vlonjati:

    Urrejtja per Saliun sic ben @demo inxhinieri apo sic ben gazeta DITA per emulacion socialist nuk duhet te na beje enthusiaste me “presh ne bythe” dhe te fillojme te enderrojme projekte imagjinare, me kujtohet Mehmet Shehu kur dha sihariqin: “Shqyptaret prodhuan motorin e frigoriferit me forcat e veta” si tani vendin e kaploi nje gezim i madh i papare, atehere Kombinati i Autotraktoreve ishte ne lulezimin e tij te plote, por nuk prodhonte dot nje traktor sagllam qe te punonte ne fushe per nje sezon, megjithate motori i frigoriferit i gezoi te gjithe, por me vone u pa qarte se Mehmeti asnje motor frigoriferi nuk shiti dot ne tregun kombetar apo nderkombetar, keshtu edhe me fisheket 7,62 mm te Policanit qe nuk i donte kush nga cilesia e dobet, madje vete ushtaret shqyptare perdornin fisheke kineze sidomos garda dhe rojet e kufirit. Adil Carcani ne pleniumin e fundit premtonte te bente cudira per industrine ushqimore me inxhinieret si @demo, por as Enveri nuk duroi dhe ja preu fjalen: “Po pse o Adil me dallkauket e tu dhe te Vitos do t’i rinovosh keto fabrika? Ne na duhen dollaro, dollaro!”

    GERDECI ISHTE PASQYRA E NIVELIT NE INDUSTRINE E LUFTES

    prandaj:

    Edi Rama dhe shqyptaret duhet te heqin dore nga megallomania e projekteve imagjinare qe nuk i gjen asgjekundi ne Bote sic eshte industria e luftes apo depozitimi i energjise qe permend gazeta DITA pa asnje spjegim, edhe Skavica nuk eshte nje projekt real sepse kerkon miratime nderkombetare pa fund, Edi Rama te filloje pervec turizmit dhe betonit te kullave te ringjalle prodhimin kombetar me TVSH te larte qe te ndjeke vendet e tjera evropiane dhe qe ka mbetur ne vend numero qe nga koha e qepes e Enverit, ne energjetike te heqe dore nga projektet idiote fantashkence per depozitim energjie si edhe gerdallat nga Bangladeshi qe i quan me injorance te plote si TEC lundruese dhe te filloje ndertimin e disa TEC me gaz se gazi i lire TAP i kalon prane dhe jo ne vend te fundit t’i meshoje arsimit profesional se te rinjte shqyptare “nuk dine se nga lidhet gomari”

    dhe:

    SI ISHTE SJO PUNA E HIDROGJENIT JESHIL QE REKLAMOI ME BUJE EDI RAMA QE U ZBULUA ME QINDRA TONELATA POSHTE SHTEPISE SE VERDHE NE BURREL

    Reply
  • demo says:
    August 23, 2024 at 6:23 pm

    Ulpl Mjekes nuk eshte Relike e teknollogjise se vjetruar ushtarake sovjeto-kineze,por ne vitin 1984 kur u ndertua ishte Kombinati me modern i prodhimit te Lendeve Plasese,i projektuar dhe Ndertuar nga inxhinjeret Suedeze,me teknologjine me te avancuar Suedeze,,Sipas modelit qe ata kishin ngritur ne Suedi.
    Mjeksi prodhonte nga Lendet Shperthyese per Miniera deri tek mbushjet e predhave dhe Rraketave Konvencionale..
    Vetem Bombe Berthamore nuk prodhonte Mjekesi.Siguria eshte mjaft e Larte.Linjat e Prodhimit jane te veshura me Dopjo pllaka Celiku,te ndare ne Celula,qe cfaredo qe te ndodhe,te kufizohet aksidenti,,megjithese nuk ndodhi asnje aksident. Kerkesat per prodhimet e LPLMjekes ishin te larta,nga Jugosllavia, deri ne Kanadane e larget.Maunet dhe vaporret rrinin rradhe.
    Hataja ndodhi kur gjeniu malok me cante ne dore,zevendesoi kombinatin modern te Mjekesit me barrakat katrama te Gerdecit,grumbulloi neper fucia lendet shperthyese te predhave dhe sajoi bomben Atomike Made in Vucidoli qe vrau 26 fshatare te pafajshem de dhjetra te gjymtuar e sakatuar.
    Shume nga Inxhinjeret dhe Tekniket ne pension te ketij Impianti Dikur modern dhe rentabel,jane gjalle,Nje Konsulte ne Sallen e Mbledhjeve te Drejtorise,eshte e domosdoshme me ta,per te diskutuar Etapat si do te vihet ne pune ky margaritar i Teknologjise Ushtarake dhe Civile.

    Reply
  • intelektuali says:
    August 23, 2024 at 6:57 pm

    2024 – 1984 = 40 vjet nje uzine suedeze per lende plasese dhe fishekzjarre ne Mjekes ku Edi Rama donte te flakte Armet Kimike Luftarake te Asadit qe @demo inxhinieri do ta rinovoje me forcat e veta per ta bere uzine moderne per predha dhe municione

    KJO I KALON KUFIJTE E IMAGJINATES REALE DHE NUK E GJEN ASGJEKUNDI NE BOTE,

    Pervec ne Muzete e L2B

    Do Zoti qe Edi Rama mos te enderroje me syhapur si @demo inxhinieri dhe te filloje te kerkoje ndonje MASHTRUES strategjik qe te hedhe parate BADIAVA si me rafinerine e Ballshit, me inceneratoret apo me projektet e tjera si forovoltaiket franceze te Karavastase qe pothuaj s’japin asgje ne sistemin energjetik, por qe kollofiten qindra milione euro nga buxheti i shtetit dhe tani i eshte sulur te ndertoje rezervuare energjie per 120 milion pa asnje spjegim, projekt qe gazeta DITA e reklamon si nje arritje e madhe e Partise.

    Reply
  • intelektuali says:
    August 23, 2024 at 7:18 pm

    Mehmet Shehu perpara se Diktatori t’i priste koken i shkroi nje leter ku e paralajmeronte:

    “Kombinati Metalurgjik i Elbasanit duhet te mbyllet urgjentisht, ai prodhon perdite humbje te medha per buxhetin e shtetit, puntoret me mire te rine ne shtepi me ndihme sociale”

    Enveri sapo e lexoi u hodh perpjete sikur ta kish pickuar zekthi dhe i telefonoi Mehmetit (sipas Haxhi Kroit):

    “Po cfare derdellit o Mehmet? Si ta mbyllim Celikun e Partise?”

    dhe;

    Falimentoi ekonomine me tollona dhe bunkere nga injoranca ne drejtimin e shtetit sic po vepron ne rrugen e tij edhe Edi Rama i Partise.

    Reply
  • demo says:
    August 23, 2024 at 8:39 pm

    Lubine antiekonomike qe fundosi ekonomine socialiste,Kombinatin Celiku Partise,,e paralajmeroi i pari Cu En Lai,gjeniu kryeminister i Kines,qe i tha Enverit megaloman:-Ju bie me mire te dergoni dheun e Prrenasit ne Ceki dhe te merrni Skoda e Lokomotiva,se sa te ndertoni nje kombinat Siderurgjik,QE AS NE NUK E KEMI.CELIKUN CILESOR PER PRODHIMIN E ARMEVE E BLEJME NE SUEDI. Mirepo megalomani Marx-Len e donte patjeter nje Kombinat Celiku qe edhe vete Kina nuk e kishte,,dhe ky Kombinat gelltiti gjithe valuten e shtetit.
    Kur demo shoqeroi shkencetarin berthamor te SHBA Sejfi Protopapa ne Kombinatin Metalurgjik ne Mars 1992,meqe interesohej per Kobaltin,ish drejtori i Kombinatit Bukurosh Stafa i tha:-Sasia e Cobaltit qe prodhon Kombinati eshte e paperfillshme krahasuar me shpenzimet e larta per ta prodhuar ate sasi, Kjo verejtje me vend e ish drejtorit e bindi z.Protopapa mos hynte garant per te fundosur Firmat Amerikane qe interesoheshin per Cobaltin.
    Krejt e kunderta e Kombinatit Metalurgjik ishte Uzina LPL Mjekes,.Prodhimi i kesaj Uzine jo vetem mbulonte shpenzimet,por krijonte te ardhura te konsiderueshme ne valute per shtetin shqiptar dhe nuk kishte perse te mbyllej. Ish kryeinxhinjeri i kesaj Uzine ka dhene nje Interviste para ca vitesh per Veprimtarine e kesaj Industrie avangarde atehere ne rang Evropian,me shtje te garantuar dhe kerkesa ne Rritje nga Tregjet Nderkombetare.

    Reply
  • Lexuesi says:
    August 23, 2024 at 8:44 pm

    Ore Intelektual, po nuk u lodhe, o derëbardhë!? Vetë i shkruan komentet apo ke një firmë komentesh? Nuk u lodhe së vjellin vrer?

    Reply
  • Sillo says:
    August 23, 2024 at 8:47 pm

    Pirtho Dëngu o ta bëj rivitalizimin mo!

    Reply
  • Abdul Dibra says:
    August 23, 2024 at 10:05 pm

    Po cfare lesh rivitalizimi,a ngjallet i vdekmi,me mire futini nje seks pa prezervativ dhe zini nje krijese te re.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Qeveria jep 4 milionë euro nga fondi i emergjencës për koncertin e Kanye West
  • LETËR E HAPUR
  • FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien
  • Atentati që tronditi Monakon, e dyshuara gjendet e vrarë pranë Kievit
  • Zyra e Kryeministrisë “zbulon” profilet fake që ofendojnë me komente Edi Ramën

Komentet e Fundit

  1. K R on LETËR E HAPUR
  2. K R on FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien
  3. Belulin on FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien
  4. KTH S on LETËR E HAPUR
  5. Zdromsi on FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?