Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shqiptarët paguan mbi 43 mln euro në 8 muaj, për të hyrë në Britani
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Shqiptarët paguan mbi 43 mln euro në 8 muaj, për të hyrë në Britani
KronikeKryesore

Shqiptarët paguan mbi 43 mln euro në 8 muaj, për të hyrë në Britani

Published: February 2, 2023
Shpërndaje

Ergysi, një djalë i ri nga Mati, i cili më parë po punonte në Itali, harxhoi 5000 mijë euro nga kursimet që i mbante në një bankë Shqiptare për të kaluar me gomone nga Franca në Britani, për t’u bashkuar me bashkëmoshatarët e tij nga Shqipëria, të cilët tashmë ndodhen në Londër.

Ai tha se pagoi me 3500 paund trafikantët për të kaluar kanalin e Lamanshit në prill të vitit 2022.

“Atë dite janë nisur nga Franca 12 gomone për në Britani. Në gomonen tonë ishim 70 veta. Kishte edhe gra, madje ishin edhe dy fëmijë të vegjël. Gati 60 ishim shqiptarë. Varkën e drejtonte një moshatari im (30 vjeç) nga Shkodra. Ky orientohej me “Google offline”, ishte shume i mirë se na çoi për 3 ore e gjysmë. Ne ishim me fat pasi të tjerët kanë qëndruar edhe 24 orë në ujëra pasi nuk kanë ditur të orientohen. Gjithë kohës na shoqëronte një dron. Të gjithë paguanin 3500 paund. Na thanë se gjatë 2021 ka qenë pak më lirë, por duke qenë së kërkesat nga shqiptarët u rritën shumë më 2022 edhe çmimet janë rritur”.

- Publicitet -

E zgjodha këtë mënyrë pasi kamioni kushton shumë tani, ka kapur 25 mijë paund. “kaq ka paguar një kushëriri im që e ka fobi ujin” tha Ergysi.

Një rrjet i jashtëligjshëm emigrimi nga Shqipëria drejt Britanisë së Madhe po e varfëron çdo e më shumë vendin nga kapitali njerëzor, por përveç kësaj të larguarit marrin më vete shuma të mëdha parash shumica ë të cilave shkojnë për të paguar trafikantët.

Mediat britanike dhe statistikat zyrtare mbi emigracionin tregojnë se në 9 mujorin e vitit 2022, janar-shtator kërkuan azil në Britani mbi 13 mijë shqiptare, ku 11 mijë prej tyre hynë me gomone.

Pagesa mesatare për kalim ka qenë nga 3-4 mijë paund për person në varësi të ditëve.

Duke marrë në konsideratë raportimet zyrtare për emigrantët shqiptare që hynë me gomone në Britani dhe pagesat për person, trafikantët kanë përfituar rreth 38.5 milionë paund (43 milionë euro) pagesa vetëm nga emigrantët shqiptare për 9 mujorin 2022.

Të dhëna më të detajuara nga qarqet me emigracion të lartë drejt Britanisë tregojnë se të rinjtë shpesh përdoren e edhe kanalet e kredisë për të mbuluar shpenzimet e udhëtimit.

Në qarkun e Kukësit agjencitë e mikrokredisë u përballen me një kërkesë jo të zakonte për kredi që u përdoren për emigrim. Ky shërbim ka funksionuar pasi shumë prej tyre kanë shlyer huanë pas ikjes.

Në raste të tjera shumat janë siguruar me borxh nga afërmit, me kursime nga puna, por kishte edhe një mënyrë tjetër financimi, pohon Drini një nga shumë të rinj e larguar. Ai tha se shpesh për të rinjtë paguan rrjeti i kultivimit të shtëpive të barit.

Drini, një i ri nga Tropoja, tha se punoi gati tre muaj në shtëpitë e barit në Londër deri sa shleu detyrimin dhe tani ka zgjedhur të fokusohet në një pune të ligjshme. Drini kishte mbaruar studimet e larta në Tiranë por e pati të pamundur të gjejë një punë që të paguhej mbi 50 mijë lekë në Tiranë. Kjo shumë sipas tij ishte e pamjaftueshme për të nisur jetën.

Monitor

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 29 qershor 2026
  • Flamingoja nuk mund të qëndrojë përgjithmonë mbi një këmbë
  • Kush janë biznesmenët e huaj që paguajnë udhëtimet me avion privat të kryeministrit shqiptar?
  • Mirësevini në “shtëpi”!
  • Fundi i tranzicionit është i mundshëm

Komentet e Fundit

  1. Alban D on Flamingoja nuk mund të qëndrojë përgjithmonë mbi një këmbë
  2. K R on Balluku, njollë edhe në draft raportin konfidencial të KE-së
  3. Or taj on Dritan Goxhaj flet lidhur me akuzat e Ramës për UÇK dhe Iranin: Ja nga varet si do vijojë protesta
  4. K R on Dritan Goxhaj flet lidhur me akuzat e Ramës për UÇK dhe Iranin: Ja nga varet si do vijojë protesta
  5. Kokpalari 21 janarit on Pse nuk duhet të mbyllim sytë para asaj që po ndodh në Gaza?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?