Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: I akuzuar për shpërdorim detyre, Apeli i GJKKO i refuzon pafajësinë Thoma Gëllçit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > I akuzuar për shpërdorim detyre, Apeli i GJKKO i refuzon pafajësinë Thoma Gëllçit
AktualitetKronike

I akuzuar për shpërdorim detyre, Apeli i GJKKO i refuzon pafajësinë Thoma Gëllçit

Published: December 8, 2022
Shpërndaje

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka bërë me dije ditën e djeshme se ka rrëzuar kërkesën e ishdrejtorit të TVSH-së, Thoma Gëllçi për pafajësi.

Togat e zeza të Apelit kanë lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, duke e dënuar me vendim të formës së prerë me 1.4 vjet burg ish-drejtuesin. Ai u shpall fajtor për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” në lidhje me tenderin për blerjen e pajisjeve për kanalin “RTSH Agro”.

Gjithashtu, në fuqi u la vendimi edhe për tre personat e tjerë të vënë nën akuzë për të njëjtën çështje dhe të hetuar në të njëjtën dosje. Sipas Prokurorisë së Posaçme, Gëllçi në cilësinë e drejtuesit dhe 3 zyrtarët e tjerë pjesë e komisioneve përzgjedhëse kanë favorizuar kompaninë fituese nëpërmjet kritereve të vendosura. Gëllçi së bashku me Julian Tapia, Alban Malaveci dhe Ervin Muraj u arrestuan në tetor të vitit 2021.

- Publicitet -

Në gusht të këtij viti, ish-drejtori la qelitë për shkak të përfundimit të dënimit. Pas arrestimit në atë kohë përmes një njoftimi zyrtar, Prokuroria bëri të ditur se ish-zyrtari i lartë i Televizionit Publik, i cili financohet nga buxheti i shtetit, akuzohet për shkeljet e konstatuara në procedurën e hapur të prokurimit me objekt blerje pajisjesh për kanalin “RTSH Agro”, me fond rreth 1 milion dollarë të zhvilluar në datën 9 nëntor 2018. Për të njëjtën çështje, në pranga kanë rënë edhe tre punonjësit e RTSH-së.

Vendimi i Apelit

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Igerta Hysi (kryesuese), Dhimitër Lara (anëtar) dhe Iliriana Olldashi (anëtare), më datë 7.12.2022, përfundoi shqyrtimin e çështjes së regjistruar me nr. 66 akti, datë 4.10.2022, mbi ankimin e paraqitur nga ankuesit/të pandehurit Th.G., J.T., E.M., A.M., etj., kundër vendimit nr. 37, datë 2.6.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar që ka vendosur:

“Deklarimin fajtor të të pandehurit Th.G., për kryerjen e veprës penale ‘Shpërdorimi i detyrës’ e parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim. Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale masës së mësipërme të dënimit i zbritet 1/ 3, duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Th.G. me 1 (një) vit dhe 4 (katër) muaj burgim. Vuajtja e dënimit për të pandehurin Th.G. do të fillojë nga dita që ndaj tij është zbatuar masa e sigurimit ‘Arrest në burg’ dt. 8.10.2021 dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së zakonshme. Në zbatim të nenit 35 të Kodit Penal heqjen e të drejtës për të pandehurin Th.G. për të ushtruar funksione publike për një afat kohor 5 (pesë) vjeçar”, u tha në njoftimin zyrtar të vetë Gjykatës. Në fakt, prej shumë kohësh, ish-kreu i RTSH-së ka tentuar të ndryshojë edhe masat e sigurisë siç tentoi të ndryshonte edhe masën e dënimit duke synuar pafajësinë, duke provuar shkallët e ndryshme të gjyqësorit, por asnjëra prej tyre nuk hoqi dorë nga vendimet e para.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Arkivoli në protestë
  • Konflikt mes dy personave në Korçë, plagoset me sëpatë njëri prej tyre
  • Protesta para Parlamentit, Prokuroria kërkon “arrest me burg” për 2 të arrestuar, 1 arrest shtëpie, 18 “detyrim paraqitje”
  • Organizatorët e protestës së shpejti do publikojnë emrat e një Kuvendi Kombëtar?
  • Pas kësaj pyetjeje ai nisi të sillet çuditshëm! Gazetari i BBC-së zbardh prapaskenat e intervistës me Ramën: “Sytë e tij u…”

Komentet e Fundit

  1. Kohë on Pas kësaj pyetjeje ai nisi të sillet çuditshëm! Gazetari i BBC-së zbardh prapaskenat e intervistës me Ramën: “Sytë e tij u…”
  2. Dajti on Protestat masive, Rama: Një ekip i tërë po dëgjon me shumë vëmendje
  3. 1thundrak on Persona të maskuar sulmuan godinën, një police u lëndua. Çfarë ndodhi gjatë mesnatës në Komisariatin 3
  4. 1thundrak on Persona të maskuar sulmuan godinën, një police u lëndua. Çfarë ndodhi gjatë mesnatës në Komisariatin 3
  5. nona on Persona të maskuar sulmuan godinën, një police u lëndua. Çfarë ndodhi gjatë mesnatës në Komisariatin 3

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?