Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Për përgatitje vrasjesh dhe korrupsion, 6 vite burg. Dy nëna të Call Center-ave, 6.8 vite secila
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Për përgatitje vrasjesh dhe korrupsion, 6 vite burg. Dy nëna të Call Center-ave, 6.8 vite secila
Lajmi i fundit

Për përgatitje vrasjesh dhe korrupsion, 6 vite burg. Dy nëna të Call Center-ave, 6.8 vite secila

Published: October 10, 2026
Shpërndaje
CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 75?

Një tjetër krahasim mes vendimeve absurde të Gjykatës së Posaçme nxjerr në pah diferenca që ngrenë pikëpyetje të forta mbi proporcionalitetin.

Pëllumb Gjoka, një nga emrat kryesorë të dosjes “Metamorfoza”, është dënuar përfundimisht në Shkallën e Parë me 6 vite burg për sigurimin e kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjeve, pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe korrupsion aktiv të funksionarëve të drejtësisë.

Dënimi prej 9 vitesh iu reduktua me një të tretën për shkak të gjykimit të shkurtuar.

- Publicitet -

Në të njëjtën kohë, Greta Gjoci (Pepa) dhe Antoneta Malo (Pepkolaj), të dënuara në dosjen e call center-it të Bruno Çobos, kanë marrë secila nga 6 vjet e 8 muaj burg për mashtrim kompjuterik dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.

Edhe në këtë dosje është aplikuar gjykimi i shkurtuar.

Pra, dy gratë e dosjes së call center-it kanë marrë secila 8 muaj më shumë burg se një eksponent i rrezikshëm i botës së krimit.

GJKKO e shpalli Gjokën fajtor për “sigurimin e kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje” ndaj Kleanthi Musabellit, Dorjan Dulit dhe Ibrahim Licit, si dhe për “grup të strukturuar kriminal” dhe “korrupsion aktiv të funksionarëve të sistemit të drejtësisë”.

Ndërkohë Greta Gjoci dhe Antoneta Malo janë dënuar me nga 6 vjet e 8 muaj në dosjen e mashtrimeve përmes call center-ave. Apeli i Posaçëm i la dënimet në fuqi më 5 tetor.

Greta është nëna e një foshnjeje 4-muajshe. Pas dërgimit në burgun e Pojskës, GJKKO vendosi më 8 tetor t’i shtyjë për një vit ekzekutimin e dënimit. Asaj i kanë mbetur rreth 3 vjet e 5 muaj për të vuajtur në burg.

Antoneta Malo, nënë e dy fëmijëve të mitur, përfitoi gjithashtu pezullimin e ekzekutimit të dënimit për gjashtë muaj. Ky vendim nuk ia ndryshon dënimin prej 6 vjetësh e 8 muajsh; vetëm shtyn ekzekutimin e tij.

Sigurisht, dosjet nuk mund të krahasohen vetëm duke vënë përballë emrat e veprave penale. Kodet parashikojnë marzhe të ndryshme dënimi, gjykata bashkon dënimet sipas rregullave konkrete dhe përgjegjësia duhet individualizuar për secilin të pandehur.

Por qytetari sheh edhe rezultatin e drejtësisë së re. Një person i shpallur fajtor për sigurimin e kushteve për kryerjen e disa vrasjeve, grup të strukturuar kriminal dhe korrupsion të funksionarëve të drejtësisë përfundon me 6 vite burg.

Dy gra të dosjes së mashtrimeve me call center përfundojnë me 6 vjet e 8 muaj secila.

Ky është pikërisht lloji i krahasimit për të cili  GJKKO duhet të japë një përgjigje për publikun se me çfarë standardi i dënon njerëzit. Shumëkush mund të thotë që problemi nis kur prokurori formulon akuzën, por pavarësisht kësaj, mbetet gjyqtari ai që jep vendimin, i pandikuar nga prokurori.

Vox News

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • (no title)
  • Për përgatitje vrasjesh dhe korrupsion, 6 vite burg. Dy nëna të Call Center-ave, 6.8 vite secila
  • Bardhi vlerëson Braçen: I vetmi që ngriti zërin
  • Aktivisti që goditi me vezë Ramën: Nuk ka Gardë dhe Polici që mund ta mbrojë më
  • Takim me opozitën, ambasadori i ri amerikan përjashton sërish Berishën

Komentet e Fundit

  1. K R on “Ore a iku në Amerikë ky, pse nuk e takon ambasadori i ri?”, kryebashkiaku i Ramës thumbon Saliun
  2. K R on Historia si u bë me pasuri të mëdha një ish-inspektor mjedisi
  3. prehistoriku on BE do publikojë ‘udhërrëfyes orientues’ për katër vende në fund të tetorit, nuk përfshihet Serbia
  4. Dardan on BE do publikojë ‘udhërrëfyes orientues’ për katër vende në fund të tetorit, nuk përfshihet Serbia
  5. demo on BE do publikojë ‘udhërrëfyes orientues’ për katër vende në fund të tetorit, nuk përfshihet Serbia

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?