Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Rroga minimale 500 euro nga janari”, i bazuar në tre shtylla kryesore, publikohet programi qeverisës i PS
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > “Rroga minimale 500 euro nga janari”, i bazuar në tre shtylla kryesore, publikohet programi qeverisës i PS
Lajmi i funditPolitike

“Rroga minimale 500 euro nga janari”, i bazuar në tre shtylla kryesore, publikohet programi qeverisës i PS

Published: September 17, 2025
Shpërndaje

Programi i qeverisë “Rama 4” është bërë publikm ditën e sotme. Një ditë pasi do të diskutohet në Kuvend, ky program është i bazuar në 3 shtylla kryesore. Programi, i cili është 59 faqe, mbështetet në tre shtylla kryesore: Shqipëria Europiane, Rritja Ekonomike e Qëndrueshme dhe Mirëqenia për të Gjithë.

Në program shkruhet se anëtarësimi në Bashkimin Europian deri në vitin 2030 mbetet prioriteti kryesor. Ndërkohë që synohet të forcohet shteti i së drejtës, të modernizohet administrata digjitale, të zhvillohet ekonomia dhe të përmirësohen shërbimet për qytetarët.

Shqipëria Europiane është shtylla e parë dhe busulla që i jep drejtim çdo reforme. Anëtarësimi nuk është vetëm objektiv diplomatik, por proces transformues që forcon shtetin e së drejtës, modernizon shtetin digjital, rrit integritetin e administratës, garanton sigurinë publike dhe kombëtare, dhe e vendos Shqipërinë në zemër të vendimmarrjes europiane. Europa mbi të gjitha është përfitimi i drejtpërdrejtë për qytetarët, në jetën e tyre të përditshme – në punën që bëjnë, në shërbimet që marrin, në të drejtat që gëzojnë dhe në sigurinë që ndiejnë, si pjesë e një familjeje me 450 milionë anëtarë.

- Publicitet -

Rritja Ekonomike e Qëndrueshme është shtylla e dytë dhe rruga që kthen vizionin në realitet. Shqipëria e re ndërtohet mbi financa të shëndosha dhe tatime të ndershme, mbi një klimë të parashikueshme për biznesin dhe mbi një treg pune që hap dyer për të rinjtë. Ajo ngrihet mbi turizmin që nuk njeh më sezone, mbi bujqësinë dhe fshatin që modernizohen me teknologji, mbi energjinë e pastër që na kthen në eksportues të së ardhmes së gjelbër dhe mbi inovacionin që u jep hapësirë brezave të rinj për të krijuar e për të konkurruar. Dhe mbi të gjitha, ajo shtyhet përpara nga një infrastrukturë modern – porte, aeroporte, hekurudha dhe korridore rrugore – që lidh Shqipërinë me rajonin, Europën dhe botën, duke e bërë vendin tonë një nyje të re zhvillimi.

Mirëqenia për të Gjithë është shtylla e tretë dhe kontrata jonë me qytetarët. Ajo është kujdesi për fëmijët e vegjël që rriten në çerdhe e kopshte më të mira, është arsimi që lidhet me jetën reale dhe me Europën, është shëndetësia falas e modernizuar, janë pensionet dinjitoze dhe shërbimet sociale që mbështesin ata që kanë nevojë. Është rinia që gjen punë dhe hapësira të reja, është sporti dhe kultura që gjallërojnë përditshmërinë, është mjedisi i mbrojtur dhe ekonomia e gjelbër që bëhen pjesë e zakoneve tona të përditshme.

Programi i qeverisë:

Të ardhurat për frymë i kemi 3-fishuar. Kur morëm detyrën ato ishin 3324 euro. Në vitin 2024 arritën në 10.342 euro. Ndërsa në Shqipërinë 2030 do të bëhen të paktën 15.000 euro, ose sa 5 fishi i të ardhurave për frymë të një dekade më parë.

Pagën mesatare të përgjithshme e rritëm më shumë se 2 herë e gjysëm dhe do ta rrisim të paktën edhe 30% më shumë në mandatin e katërt. Në vitin 2013 ajo ishte 322 euro. Në vitin 2024 arriti në 830 euro. Në Shqipërinë 2030 paga mesatare e përgjithshme do të kalojë kufirin e 1000 eurove.

Në vitin 2013 paga minimale ishte 157 euro. Në vitin 2024 paga minimale u bë 400 euro. Duke filluar nga janari 2026 paga minimale do të bëhet 500 euro.

Shqipëria 2030 do ta ketë papunësinë në nivelin mesatar të vendeve të Bashkimit Europian ose 6%.

Ambicia jonë është që në Shqipërinë 2030 pensioni mesatar të jetë 400 euro për ata që kanë paguar sigurime të plota, ndërsa për pensionin minimal do të synojmë dyshemenë 200 euro.

Gjatë mandatit të katërt do të investohen afro 300 milionë euro në strehim social, për 50 mijë çelësa, nga një anë për çiftet e reja, profesionistët e sidomos ata që kthehen nga emigrimi, e nga ana tjetër për kampuset universitare.

Qëkur morëm detyrën, paga mesatare e mjekëve është rritur mbi tre herë: Nga 490 euro në vitin 2013 në 1670 euro në vitin 2024. Ndërkohë, në Shqipërinë 2030 ne duam që paga e mjekëve të prekë tavanin e 2000 eurove.

Gjatë mandatit të katërt do ta çojmë në afro 500 milionë euro vlerën totale të investimeve në bujqësi, duke synuar 1 miliardë euro eksporte.

Gjatë mandatit të 4 do të çojmë përpara një sërë projektesh strategjike, që i kemi nisur tashmë, si segmentet e korridorit Blu: Milot-Balldren, Milot- Thumanë, Kashar- Lekaj dhe Lekaj-Fier, të cilat do të përfundojnë brenda mandatit të katërt. Një pjesë e mirë e urave të vendit tonë do të rehabilitohen apo rindërtohen sipas modelit dhe planit të Bankës Botërore.

Autostrada Tiranë – Durrës do të përfundojë sipas të gjithë parametrave dhe standarteve të dy loteve të para, brenda mandatit të katërt.

Vepra të tjera si Kombinat – Ndroq – Plepa, Maqellarë – Peshkopi, Qukës – Qafë Plloçë, Berat – Ballaban përfundojnë brenda vitit 2025.

Mandati i katërt do të shënojë gjithashtu ndërlidhjen rajonale të vendit tonë për të sjellë më afër zonat ekonomike dhe turistike, me projektet kryesore si:

Rruga e Bregut (Dhërmi – Sarandë)

Rruga e Vjosës (Ersekë – Përmet – Tepelenë)

Rruga e maleve (Vau i Dejës – Pukë – Fushë Arrëz)

Unaza e Çajupit (Gjirokastër – Libohovë – Zagori)

Rruga e liqeneve (Rrëshen – Burrel)

Berat – Skrapar – Gramsh

Bypass-imi i qyteteve kryesore tashmë ka rezultuar i suksesshëm, si çlirues për trafikun dhe efiçent për kohën e përdoruesve të rrugës. Ndaj, dy projekte të rëndësishme parashikohen të nisin dhe të përfundojnë brenda mandatit të katërt: Bypassi i Sarandës dhe ai i Elbasanit.

Hekurudha Tiranë – Rinas – Durrës përfundon në vitin 2025 dhe plotësohet me të gjithë komponentët në 2026. Vorë – Han i Hotit përfundon në 2029 dhe Durrës – Rrogozhine në 2028. Ndërkohë, segmenti Rrogozhinë – Pogradec nis në 2028.

Gjatë mandatit të katërt, transporti hekurudhor do të jetë një prioritet edhe për ndërlidhjen e nyjeve kritike (Porti i Durrësit, VIA, nyja logjistike e Rrogozhinës), si në rastin  hekurudhave Vlorë – VIA, Sukth – Porto Romano dhe Rrogozhinë – Vlorë, te cilat do të nisin në vitin 2026.

Deri në fundin e mandatit të katërt do të ofrohet furnizimi me ujë 24 orë edhe në 16 zona të tjera urbane dhe 37 zona të tjera rurale, duke mbuluar kështu 100% të qyteteve dhe mbi 80% të zonave rurale.

Kur morëm detyrën ishin kryer në total 21750 legalizime, të cilat ne i kemi më shumë se sa dhjetëfishuar me 270 mijë legalizime deri në 2024-ën.

Brenda vitit 2028 do të mbyllen të gjitha legalizimet e mbetura.

Brenda vitit 2026 çdo shtetas shqiptar do të pajiset me kartën e identitetit digjital, e cila do të ofrojë më shumë shërbime e siguri, përkundrejt një kostoje ndjeshëm më të lirë.

Brenda vitit 2026, 12 qytetet qendër qarku do të jenë të monitoruara me kamera  inteligjente, të cilat do të mundësojnë ngritjen e një rrjeti të integruar sigurie, duke rritur si asnjëherë më parë parandalimin e krimeve, kohën e reagimit ndaj keqbërësve, si edhe identifikimin e tyre.

Dokumenta bashkëngjitur:

PROGRAMI

 

j.l./ dita
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • Edi says:
    September 17, 2025 at 1:49 pm

    Bomba fjalesh

    Reply
  • Loli says:
    September 17, 2025 at 4:17 pm

    Nje pyetje per Zotin km Rama. Po bujqesia, blektoria, kui do perfundojne si nuk Ka me nje investiment ne kanale kullis-vadites. Sì vetem me import? nuk Ka jet po nuk u investua ne keto dy deg te rendesishme te jetes e shqiptarit. Turizmin e Ke qef ti po nuk behet vetem ne sarand e ksamil se ne vende te tjera jà pan hajrin cadrat bosh vlore shen gjin durres. Turizmin mbaroi nuk vin me njeri ne Mes te plerave te paguajn nje shishe un 4€.

    Reply
  • edi rama - Fjale e Rrene says:
    September 18, 2025 at 6:56 am

    Ram-rrenci pagen minimale te 2013 e llogarit neto, kurse pagen minimale te 2026 e llogarit bruto qe askush nuk e merr ne dore por te reduktuar kaposhi nje thele nga ato ndalesat per sigurime shendetesore imagjinare qe askush nuk perfiton gje neper dyer te asaj “Shendetesise falas” mashtruar qe kur erdhi ne pushtet.

    Reply
  • Phoenix says:
    September 18, 2025 at 7:18 am

    Po te indeksosh inflacionin, i cili qe nga 2022-i po rritet mesatarisht me 35% ne vit sidomos te ushqimet, 500 Euro sot jane njelloj si 200 Euro para 2019-es. Keta po tallen me njerezit sepse paraja ka vlere per aq saa mund ta shkembesh per sherbime dhe te mira esenciale materiale. Deri ne 2029 keta do ti kene cuar njerezit te buka, pavaresisht shumes qe premtojne. Do tu japin njerezeve ca tollona dixhitale, te cilat nuk jane para e mirefillte, por kriptovaluta te programueshme me limite se per c’fare shpenzohen dhe ku shpenzohen. Me pak fjale nje Komunizem Dixhital i maskuar dhe iniciuar nepermjet AI dhe survejimit e monitorimit te c’do individi.

    Reply
  • mos qeshni po mundet says:
    September 18, 2025 at 7:45 am

    Te ardhurat per fryme na qenkan trefishuar – Ne vitin qe lame pas 2024 i paskemi patur 10.342 EURO
    (Dhjetemije e treqind e dyzet e dy EURO) !!!
    Mbi 800 EURO te ardhura ne muaj per fryme oreeee, …po e thote sot Edi Rama!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Kush është Andy Burnham? Njeriu që pritet të zëvendësojë Starmer si kryeministër
  • Mes protestave: Akila, gazetarja me inteligjencë artificiale, do të flasë me një milion shqiptarë
  • Beton ka gjithandej, avantazhi turistik i Shqipërisë është natyra
  • Zbulohet vajza bjonde në burgun e Peqinit. Hetime për rastin, dyshime se takoi dy të dënuar
  • Rama mbërrin në Pallatin Elysee, zbardhen temat e diskutimit me Macron

Komentet e Fundit

  1. Fjala on Kryeministri britanik, Keir Starmer zyrtarizon dorëheqjen
  2. Landi on Çfarë mendojnë majtas-djathtas në SHBA për revoltën në Tiranë, NYT: Protestuesit shpërfillin teoritë, janë aty kundër korrupsionit
  3. Mani on Kina, godinë tetëkatëshe dhe objekte ndihmëse të rrethuara me masa të forta sigurie në Tiranë
  4. sfilitje.com on Çfarë ndodhi të mërkurë në mbrëmje me protestuesen 19-vjecare dhe dy 60-vjeçarë: A do funksionojnë “taktikat e intimidimit”?
  5. Illi on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?