Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Lobimi sekret i Zampollit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Investigim > Lobimi sekret i Zampollit
InvestigimKryesoreLajmi i fundit

Lobimi sekret i Zampollit

Published: September 14, 2026
Shpërndaje

Nga Vladimir Karaj

Vizita në FSHF e të dërguarit special të presidentit Trump në Tiranë, Paolo Zampolli duket se lidhet me një përpjekje lobimi për rizgjedhjen e Gianni Infantino në krye të FIFA, edhe pasi Shqipëria tërhoqi zyrtarisht mbështetjen për të.

Më 8 shtator, i dërguari special i Presidentit të SHBA-ve për Partneritetet Globale, Paolo Zampolli zhvilloi një takim të papritur me presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka.

- Publicitet -

Dy burrat pozuan duke buzëqeshur përballë pllakatës në hyrje të Federatës, e njohur si “Shtëpia e Futbollit”, ndërkohë që Zampolli veçoi me këmbëngulje me gishtin e tij tregues një emër mbi pllakë: Gianni Infantino, President i FIFA-s.

Edhe pse takimi u prezantua zyrtarisht nën petkun e “diplomacisë sportive”, BIRN mësoi se pas tij fshihet një mision lobimi.

Përtej rolit si i dërguar i Shtëpisë së Bardhë, Zampolli është një avokat i hapur dhe i zjarrtë i Gianni Infantinos dhe gjatë vizitës së tij në Tiranë, ai kërkoi mbështetje për rizgjedhjen e tij për një mandat tjetër 4-vjeçar në krye të FIFA-s.

Vizita e Zampollit në Tiranë u zhvillua në një moment delikat për kreun e FIFA-s, i cili po përballet me tërheqje të njëpasnjëshme të mbështetjes nga federatat europiane të futbollit për shkak të një propozimi të dështuar për shitjen e të drejtave të Kupës së Botës tek një konsorcium privat.

Federata Shqiptare e Futbollit e ka tërhequr gjithashtu zyrtarisht në gusht mbështetjen e dhënë më parë për Infantinon për një mandat të ri në krye të FIFA-s.

Përfshirja e një të dërguari të Shtëpisë së Bardhë për të lobuar për kreun e FIFA-s e bën këtë vizitë kontroverse, pasi rrezikon të shkelë një nga parimet më strikte të statutit të futbollit botëror, ndalimin e ndërhyrjes së politikës shtetërore në pavarësinë e federatave.

Vetë Zampolli e përshkroi vizitën e tij në zyrat e FSHF-së me fjalët: “Diplomacia sportive ‘America First’ [Amerika e Para] në veprim”.

I pranishëm në takimin mes Zampollit dhe Dukës, Ilir Kulla, një ish-këshilltar i lartë shtetëror dhe ekspert i sigurisë, pranoi se mandati i Infantinos kishte qenë pjesë e takimit, por shtoi se për këtë duhej të fliste kreu i FSHF-së.

“Ka një të vërtetë, por besoj që i takon Dukës,” tha Kulla përmes një mesazhi.

“Infantinon e kanë mik të përbashkët dhe është mik i Trump-it,” shtoi më tej ai.

E pyetur për lobimin e Zampollit në Shqipëri, FIFA mohoi përmes një zëdhënësi çdo përfshirje të mundshme të kreut të saj.

“Presidenti i FIFA-s nuk ka dijeni për këtë çështje dhe nuk i ka dhënë udhëzime askujt,” tha zëdhënësi.

Kreu i FSHF-së, Armando Duka ishte i paarritshëm për koment, ndërkohë që një zëdhënës i FSHF-së i tha BIRN-it se përsa i përket Infantinos, institucioni shqiptar mban të njëjtin qëndrim si qeveria europiane e futbollit: “Ne kemi qëndrim të unifikuar me UEFA-n.”

Mbështetje për Infantinon

Foto e takimit mes Zampollit dhe Dukës në FSHF.

Zampolli është një biznesmen italiano-amerikan, i njohur gjerësisht si mik i afërt i presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump dhe si njeriu që i ka prezantuar këtij të fundit bashkëshorten e tij, Melania.

Megjithatë, profili i tij publik ka pasur edhe hije dyshimi, teksa emri i tij është lakuar në media për shkak të përmendjes në rrethin e kontakteve të miliarderit të akuzuar për abuzime seksuale me të mitur, Jeffrey Epstein.

Përtej rolit si i dërguar i Shtëpisë së Bardhë, Zampolli është pozicionuar hapur përkrah Infantinos. Në një artikull të gjatë të publikuar së fundmi, “Faji i vërtetë i Gianni Infantinos: Hapja e futbollit ndaj botës”, Zampolli e mbron Infantinon si një kampion të vendeve të vogla që po lufton monopolin europian.

Në këtë material, ai argumenton se fushata kundër Infantinos është “shkëputur nga perspektiva dhe faktet” dhe thekson se faji i vërtetë i presidentit të FIFA-s është sfidimi i një ekonomie globale ku, Europa gjeneron rreth 70 për qind të të ardhurave dhe kërkon ta kthejë këtë sukses në një “mur që mbron privilegjin nga pjesa tjetër e botës”.

Zampolli është bërë edhe më herët lajm ndërkombëtar në lidhje me futbollin.

Para fillimit të Kupës së Botës në SHBA, Meksikë dhe Kanada që përfundoi në korrik, ai propozoi që Irani, me të cilin SHBA-të ishin në konflikt, të zëvendësohej në këtë garë nga Italia. Por propozimi i tij u përqesh dhe u rrëzua, pasi nuk mbështetej në asnjë prej rregullave të lojës.

Përplasja mes UEFA-s dhe Infantinos

Zampolli dhe Duka duke shenjuar emrin e Infantinos në pllakatën e godinës së FSHF. Foto: Instagram.

Përpjekja e të dërguarit të Trump-it për të siguruar mbështetje për kandidimin e Infantinos vjen si pasojë e një krisjeje të fortë mes UEFA-s dhe FIFA-s. Krisja erdhi pas propozimit të dështuar të Infantinos për strukturën e re të investimeve, e cila konsistonte në një plan për t’i shitur të drejtat e turneve të FIFA-s, përfshirë Kupën e Botës, te një konsorcium privat investitorësh në këmbim të miliarda dollarëve investime – një lëvizje që u kundërshtua ashpër nga komuniteti i futbollit për mungesë konsultimesh paraprake, duke e detyruar kreun e FIFA-s ta tërhiqte atë.

Pas kësaj përplasjeje, që erdhi menjëherë pas përfundimit të Kupës së Botës, UEFA dhe një sërë federatash pjesë e saj, përfshirë Gjermaninë, Anglinë, Francën dhe një sërë vendesh të tjera, tërhoqën mbështetjen për Infantinon.

FSHF iu bashkua këtij grupi më 6 gusht 2026, kur Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i dërgoi një letër zyrtare Sekretarit të Përgjithshëm të FIFA-s, Mattias Grafström, për t’i komunikuar tërheqjen e mbështetjes. Përmes këtij dokumenti, FSHF njoftonte revokimin e mbështetjes së dhënë më herët, konkretisht më 20 maj 2026, për kandidaturën e Gianni Infantinos për një mandat të ri katërvjeçar në krye të institucionit.

Në letër theksohej se vendimi ishte marrë pas “konsultimeve të mëtejshme të brendshme dhe një shqyrtimi të kujdesshëm”. Ndonëse FSHF përdori një gjuhë diplomatike në shkresë, tërheqja vjen në vijim të qëndrimeve të ashpra të federatave europiane lidhur me proceset e qeverisjes së FIFA-s.

Në rrugë zyrtare, FSHF zgjodhi ta mbajë çështjen e lobimit jashtë vëmendjes së publikut, duke u fokusuar te njoftimet për diplomacinë sportive. UEFA refuzoi të përgjigjej, duke sugjeruar që pyetjet duhej t’i drejtoheshin Tiranës zyrtare.

Axhenda e ngjeshur dhe “Shteti Bektashi”

Gjatë vizitës në Tiranë, Zampolli nuk u mjaftua vetëm me futbollin, por zhvilloi një axhendë të ngjeshur takimesh me përfaqësues të institucioneve shtetërore, klerikë dhe drejtues të sportit.

Në daljet e tij publike, ai u përfshi edhe në debatin më të fundit gjeopolitik dhe fetar në vend, lidhur me çështjen tejet kontroverse të krijimit të “Shtetit Bektashi” brenda kufijve të Tiranës.

“Mendoj se është një projekt i shkëlqyer. E kam dëgjuar kryeministrin të flasë, dëgjova shenjtërinë e tij [kreun e bektashinjve] dhe njerëzit tuaj vendosin ose do të vendosin. Mendoj se komuniteti ndërkombëtar respekton vendimin e popullit shqiptar,” tha Zampolli për gazetarët pas takimit.

Kjo u pasua nga takime të tjera, duke përfshirë kreun e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli, Ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit si dhe zv. ministrin për Sportin me një axhendë zyrtarisht të fokusuar te partneritetet globale, investimet dhe diplomacia amerikane.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
12 Comments
  • Detari says:
    September 14, 2026 at 7:27 am

    Akoma ecen i gjalle ky jevgu nga amerika?!

    Ketu dallohet sa pak patroote jemi si popull, ne Serbi nese bente deklarata per shtet te ri brenda serbise kete do e kishin vrare brenda dites.

    Reply
    • F says:
      September 16, 2026 at 5:42 am

      Hemm, po detar, po Serbia nuk ka det. Tolet e Zvicres, ku Infantino lahet ne Liqen, i dhuruan bileten per nje foto me Duken. Si duket fotoja??/

      Reply
  • Drini says:
    September 14, 2026 at 8:58 am

    Le te bejm edhe nje shtet jevgjish dhe ta veme kete leshkon nga usa kryetar.

    Reply
    • Five Company says:
      September 16, 2026 at 5:44 am

      Po sigurisht Drini, shtet i jevgjiteve, kur Xheni doli nga pallati yt, dhe vendosi te martohej me babushin e…Xheni from the Bllok!

      Reply
  • demo says:
    September 14, 2026 at 10:22 am

    Po pse per te privatizuar FIFAn cifutet e Trumpit paske ardhur ti mor jevgjit saracen?Nuk erdhe per shtetin e Haxhi Bektash Veliut,ku rrumbulloset me raki Skrapari kapterr Edmond Brahimaj dhe vizaton shtete psiqiku Edi Rama?

    Reply
    • Five Company says:
      September 16, 2026 at 5:46 am

      Demo Skrapari, ndjek politiken e Brexit.. Hiq breket, me kupton!

      Reply
  • Precizim says:
    September 14, 2026 at 10:42 am

    Ti marrim gjerat me rradhe.
    Qe keta “lobistet” mund te vijne verdalle per te arritur qellimet e tyre, kjo nuk eshte nje gje e re. Por ardhja rrotull Shqiperise, vendit tone, vizitat e shumta te mashtruesve nderkombetare, tregojne qe, ose Shqiperia jone e vogel eshte bere shume e rendesishme ne arenen e politikes dhe ekonomise nderkombetare, ose ketu ata gjejne nje burim te ardhurash qe atyre jua ofrohen e dhurohen pa rezerva. Dhe ketu ne loje eshte askush tjeter perveçse Kryeministri yne dora vete.
    Ne foto duke buzeqeshur eshte shefi i FSHF, dallkauku i paprekshem, Duka. Ky ja ka kaluar Mulla Omarit, Frankos, Kastros, Sadamit, Brezhnjevit, Mbretereshes se Komunuelthit, Enverit, Saliut, Edvinit e plot e plot te tjereve, ne kohezgjatjen ne drejtimin e nje institucioni. Tani ka nje rol te rendesishem dhe nje dileme te madhe, çfare qendrimi do te mbaje FSHF, domethene ky, per çeshtjen Infantino!!!???.
    Nje eksponent tjeter ne foto, qe shitet si ekspert sigurie, dhe si njohes i besimeve fetare, ish oficer ushtrie ateist, Ilir Kulla. Besoj njeri pa pune, askush nuk ja var, dhe do te beje ndonje gol nga korn’ja duke ju ngjitur njerit e tjetrit, dhe duke bere ndonje “sherbim” e duke u paraqitur si njeri i shume kerkuar e i kudondodhur.
    Permendet edhe Shteti Bektashi. Ketu del ne skene Baba Mondi. Edhe ky ish oficer ushtrie ateist. Besoj e kemi te qarte qe ne ushtrine e Enverit nuk mund te mbanin Mondin dhe Ilirin, nese do te ishin besimtare. Por kuptohet me pas deti u be kos dhe futen te gjithe lugen.
    Vetem nga kjo foto kuptojme se ne ç’derexhe eshte katandisur vendi yne. Dihet perfundimi.

    Reply
    • Five Company says:
      September 16, 2026 at 5:49 am

      Precizim ti marrim gjerat me rradhe, pasi lame borxhet e kojqijve, erdhi ky tjatri, te laj borxhet, e veta, te romeve. Shkoi Te Duka, me porosi te romeve, ti ndryshoje stilin e jeteses, ti bej me shtepi…

      Reply
  • 1 says:
    September 14, 2026 at 3:37 pm

    Fytyrat flasin vete.
    Mashtruesit e rradhes, po ketu aq mashtrues jane shtuar sa po i del boja dhe mashtrimeve.

    Reply
    • Five company says:
      September 16, 2026 at 5:51 am

      Po fytyrat flasin vete, po ti krahasoj me marokenet ne Ceuta, kane shume ngjashmeri, aq sa edhe Epstein do ta pershpejtonte varjen ne litar ne qeline e burgut…

      Reply
  • demo says:
    September 15, 2026 at 1:03 pm

    Populli keta TE DERGUARIT E POSACEM,i sheh si skilet ne dere te kotecit.
    O turku tunelit Llogarase,o McGonigalli.o Ron Yeffeti.o Kushneri me leshverdhen,o gjymi ziKanye West,o Halabaku Durrsit,,
    Nuk dalin thate nga pularia Zhvillimorit.

    Reply
    • Five company says:
      September 16, 2026 at 5:54 am

      Iu pergjigjen thirrjes ” Gjithmone Gati”, por asnje nga ne shqiptaret nuk e kuptoi kush ishte thirrja:
      ” Le te vine te gjithe hajdutet te vjedhin Shqiperine dhe te lajne borxhet e tyre”!
      Shteti Bektashi i Zampollit?!
      “Dead in the water”!

      Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Banka Qendrore e Skandaleve
  • 01 tetor 2026
  • Banalizimi i korrupsionit dhe kostoja e tij
  • FOTO: Terror në ajër, piloti tenton të rrëzojë avionin me pasagjerë izraelitë
  • Si u kthye një pyll në një zonë vdekjeprurëse

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Banalizimi i korrupsionit dhe kostoja e tij
  2. Gazetari on Banalizimi i korrupsionit dhe kostoja e tij
  3. demo on Banalizimi i korrupsionit dhe kostoja e tij
  4. demo on Clint Williamson: Kosova nuk përgatiti publikun që vendimi ndaj Thaçit nuk ishte kundër UÇK-së
  5. Mungesa e meritokracisë & e turpit on Banalizimi i korrupsionit dhe kostoja e tij

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?