Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: I jepet lamtumira e fundit ish-kryeministrit, Fatos Nano
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > I jepet lamtumira e fundit ish-kryeministrit, Fatos Nano
Kronike

I jepet lamtumira e fundit ish-kryeministrit, Fatos Nano

Published: November 2, 2025
Shpërndaje

Fatos Nano, ish-kryeministër i Shqipërisë i cili vdiq më 31 tetor në moshën 73-vjeçare, u nderua të dielën me një ceremoni shtetërore në Tiranë, para se të varroset në një ceremoni private në varrezat e kryeqytetit shqiptar.

Ish-kreu i Partisë Socialiste vdiq në një spital në Tiranë pas disa ditësh në koma, si pasojë e komplikime me frymëmarrjen, sipas mjekëve.

Të dielën, qytetarë dhe personalitete të larta shtetërore e diplomatike brenda e jashtë Shqipërisë bënë homazhe pranë arkivolit të tij në Pallatin e Kongreseve, ku ai ishte sjellë me nderime nga Garda Kombëtare.

- Publicitet -

Në ceremoninë e lamtumirës së tij morën pjesë edhe politikanë nga Kosova, përfshirë kryeministrin në detyrë, Albin Kurti,

Qeveria shqiptare e shpalli 2 nëntorin ditë zi kombëtare në nderim të Nanos.

Kush ishte Fatos Nano?

Nano u lind më 16 shtator 1952 në Tiranë. Diplomoi për ekonomi politike më 1974 në Tiranë.

Në dhjetor të vitit 1990, ai ishte emëruar sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, dhe një muaj më vonë zëvendëskryeministër në Qeverinë e Adil Çarçanit. Në fund të shkurtit të vitit 1991, Ramiz Alia e caktoi atë kryeministër dhe Nano kishte për mandat që të përgatiste trazicionin e Shqipërisë drejt demokracisë liberale dhe ekonomisë së tregut.

Pas zgjedhjeve të 31 marsit 1991, Nano u mandatua kryeministër, detyrë të cilën e mbajti për disa javë, kur dha dorëheqjen për shkak të grevave që kishin nisur në mbarë Shqipërinë.

Pas ardhjes në pushtet të demokratëve, më 30 korrik 1993, ai ishte arrestuar nën akuzat për “shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh zyrtare lidhje me ndihmën italiane” dhe nëntë muaj më vonë u dënua me 12 vjet burg.

Gjatë trazirave të vitit 1997, ai u lirua nga burgu dhe u krye në krye të PS-së. Tre muaj pas daljes nga burgu, ai mposhti demokratët dhe ktheu në pushtet socialistët, duke e mbajtur pushtetin për tetë vjet.

Ai mbajti postin e kryeministrit vetëm për një vit dhe dha dorëheqje më 28 shtator 1998. Pavarësisht se u largua nga Qeveria, ai vazhdoi drejtimin e PS-së.

Nano u bë sërish kryeministër më 31 korrik 2002 deri në humbjen e zgjedhjeve në qershor të vitit 2005. Pas largimit nga politika, ai ka jetuar mes Vjenës dhe Tiranës.

Ka qenë i martuar për 25 vjet me Rexhina Nanon, me të cilën ka dy fëmijë. Pas divorcit, më 2002 ai u martua me Xhoana Nanon.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Fytyrat e ministrave dhe deputetëve gjatë fjalimit të Ramës flasin më shumë se vetë fjalimi
  • MESAZH KRYEMINISTRIT
  • Protesta, Rama e heq Albin Kurtin nga lista e “armiqve të jashtëm”
  • ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  • MEPJ dënon heqjen e flamurit të ambasadës së Izraelit: Akt i turpshëm dhe i papranueshëm

Komentet e Fundit

  1. ¿? on VIDEO: Fytyrat e ministrave dhe deputetëve gjatë fjalimit të Ramës flasin më shumë se vetë fjalimi
  2. xxx on ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  3. Drin on ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  4. ILIR on Rama vijon me “armiqtë e jashtëm”, u tregon protestuesve Waterlonë: Po mbroni interesat e “dikujt tjetër”
  5. Anonymous on Kush mban përgjegjësi për modelin? Rruga e parave të kokainës drejt ‘lejeve strategjike’ të qeverisë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?