Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “I kam dëgjuar flamingot, por s’e kuptoj pse nuk ndahen nga sorrat”, Rama reagon për protestën në bulevard
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > “I kam dëgjuar flamingot, por s’e kuptoj pse nuk ndahen nga sorrat”, Rama reagon për protestën në bulevard
AktualitetPolitike

“I kam dëgjuar flamingot, por s’e kuptoj pse nuk ndahen nga sorrat”, Rama reagon për protestën në bulevard

Published: June 18, 2026
Shpërndaje

Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me protestën qytetare, teksa shkruan se qëllimet e mira nuk mjaftojnë nëse nuk mbështeten te faktet, arsyeja dhe dialogu.

Duke iu referuar shprehjes “Rruga për në ferr është e shtruar me qëllime të mira”, ai thotë se kauzat, sado fisnike të jenë, mund të marrin drejtim të gabuar kur shkëputen nga realiteti dhe refuzojnë debatimin mbi faktet.

Lidhur me protestën, kryeministri Rama shpreh mirëkuptim për qytetarët që janë mobilizuar nga shqetësimi për mbrojtjen e natyrës, të cilët i simbolizon me “flamingot rozë”.

Ai thotë se respekton shqetësimet e tyre dhe i konsideron të sinqerta, por i kritikon sepse, sipas tij, nuk pranojnë të dëgjojnë argumentet, ekspertët dhe institucionet për të diskutuar zgjidhjet.

Nga ana tjetër, Rama përdor metaforat “sorra” dhe “korba” për të përshkruar aktorët politikë ose grupet që, sipas tij, ushqehen me zhurmë, shpifje, teori konspirative dhe refuzim të fakteve, duke shtuar se ata po përpiqen të përdorin protestuesit për qëllime politike.

- Publicitet -

Edi Rama:

RRUGA PËR NË FERR ËSHTË E SHTRUAR ME QËLLIME TË MIRA, thotë një fjalë shumë e moçme, dhe ka një arsye pse kjo shprehje ka mbijetuar për shekuj.
Ajo nuk i zhvlerëson qëllimet e mira. Përkundrazi. Qëllimet e mira janë A-ja e domosdoshme për krejt alfabetin e etikës së angazhimit publik. Por rruga e njerëzimit na mëson se qëllimet e mira assesi nuk mjaftojnë. Përkundrazi.
Historia është plot me zhvillime të nisura me sloganet më fisnike dhe emocionet më të sinqerta, por të përfunduara në intolerancë, fanatizëm apo shkatërrim, si rezultat i këputjes së lidhjes së perceptimit me realitetin, imagjinatës me faktet dhe shqetësimit me arsyen.
Prandaj nëse qëllimet e mira nuk i nënshtrohen provës së fakteve, nëse pasioni për ndryshim nuk drejtohet nga arsyeja dhe nëse bindjet e forta nuk shoqërohen me dëshirën për të dëgjuar, distanca mes mbrojtjes së një parimi, një qëllimi apo një kauze dhe shndërrimit të tyre në dogmë përjashtuese bëhet shumë e shkurtër. Dhe mu kështu, rruga për në ferr nuk shtrohet me qëllime të këqija, por me qëllime të mira që nuk pranojnë të maten me realitetin.
Unë kam simpati të sinqertë për këdo që në këtë protestë hyri nga alarmi i natyrës në rrezik. Madje kjo formë estetike e demonstrimit, me siluetat e flamingove rozë, më gëzon me hijeshinë që përndryshe do t’i mungonte një proteste qytetare për natyrën të kthyer ngutshëm në një demonstrim politik të skamur në ide, të varfër në argumenta, të degraduar në fjalor dhe të shëmtuar në bullizmin e tij rrugor apo digjital ndaj kujtdo që mendon ndryshe.
Por pikërisht kjo fotografi e bukur, më rikthen tek fjala e urtë e fillimit dhe “rruga e ferrit”.
Sepse problemi nuk janë flamingot. Qëllimi i tyre është i mirë. Problemi është se flamingot nuk pranojnë të dëgjojnë faktet, të diskutojnë zgjidhjet dhe të bashkërendojnë forcat me institucionet dhe me burimet serioze të ekspertizës, për të mbrojtur gjithçka duhet duke realizuar projektin e duhur. Kësisoj ata bëhen vegla e sorrave dhe korbave që i kanë rrethuar.
Unë i kam dëgjuar flamingot dhe i kuptoj ata. E respektoj pa paragjykim shqetësimin e tyre, pikërisht sepse ka qenë gjithnjë edhe i imi. Ajo që nuk arrij të kuptoj është pse flamingot nuk duan të ndahen nga sorrat që ushqehen me zhurmën, me shpifjen, me teoritë konspirative dhe korbat që me bullizmin e me refuzimin kategorik të çdo fakti, kërkojnë të marrin peng Shqipërinë?!
Flamingot nuk e humbasin bukurinë e tyre nëse angazhohen në diskutimin e dobishëm për të ardhmen e zonës dhe rrugën e zhvillimit të Shqipërisë. Ndërsa sorrat dhe korbat mbeten thjesht e vetëm ata që janë, qysh prej 28 nëntorit të 1912-ës kur morën rolin e hijes që përndjek Shqipërinë, por pa shans që të shtrojnë një rrugë ferri me qëllimet e mira të flamingove…

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Akuzohet se përdori postin për veprimtari politike, kryebashkiakja e Roskovecit shkon në GJKKO
  • Leksione morali me Aruba në sfond
  • “I kam dëgjuar flamingot, por s’e kuptoj pse nuk ndahen nga sorrat”, Rama reagon për protestën në bulevard
  • Amnistia penale kalon sot në Kuvend, Gogu: 466 persona lirohen menjëherë, mes tyre 11 gra dhe 1 fëmijë
  • Gjyqi i Metës, prokurori: Kemi provat për 279 mijë dollarë, produkt korrupsioni, ish-kreu i LSI bëri pastrimin e tyre

Komentet e Fundit

  1. John on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. John on ‘Zemër, Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6, më pëlqen shumë, Puuucc’
  3. John on Gjyqi i Metës, prokurori: Kemi provat për 279 mijë dollarë, produkt korrupsioni, ish-kreu i LSI bëri pastrimin e tyre
  4. Ana on FOTO: Masivitet dhe qëndrueshmëri, jo vetëm Trump. Si e fitoi protesta e Tiranës vëmendjen e mediave të mëdha në botë
  5. K R on FOTO: Masivitet dhe qëndrueshmëri, jo vetëm Trump. Si e fitoi protesta e Tiranës vëmendjen e mediave të mëdha në botë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?