Deputetja e PS Elisa Spriopali i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama me një tjetër reagim në rrjete sociale. Në mbledhjen e djeshme, Rama e paralajmëroi për përjashtim nga grupi i PS në rast se do të bënte një tjetër status kritikues online.
Madje Rama nuk e la Spiropalin as të replikonte.
Reagimi i Spiropalit:
Më përjashto
Debatet e brendshme, sado të forta, nuk duhet të shndrrohen në spektakël ndëshkimor publik.
Nëse kjo ndodh, problemi nuk është më mospajtimi, është frika nga mospajtimi.
Ky fakt kokëfort, ky konstatim i dukshëm, më tepër se vetë paralajmërimi, më detyron të flas.
Kur paralajmërimi publik bëhet instrument kërcënimi, heshtja nuk është më maturi, është dorëzim.
Nëse qëndrimi im për mënyrën si po funksionon partia, qeveria, shteti, konsiderohet arsye për përjashtim, atëherë po e them qetë dhe qartë: Më përjashto.
Jo si sfidë personale. Jo si dramë politike. Jo si show mediatik. Por si provë se problemi nuk është te fjala që ngre shqetësim, por te sistemi që shqetësimin nuk e duron.
Nuk kam sulmuar Partisë Socialiste. Kam kritikuar modelin që në disa aspekte po dëmton edhe Partinë Socialiste.
Kam folur për ndarjen e partisë nga shteti. Për rrezikun që politika të zëvendësohet nga administrimi. Për një logjikë kontrolli. Ku struktura burokratike dhe pushteti administrativ rrezikojnë të marrin vendin e përfaqësimit politik.
Nëse këto konsiderohen arsye për përjashtim, atëherë pyetja nuk është pse flas unë. Pyetja është pse këto gjëra nuk lejohen të thuhen.
Pushteti nuk dobësohet nga kritika. Pushteti dobësohet kur humb aftësinë për vetëkorrigjim.
Nëse në një forcë politike që ka lindur si projekt emancipimi kombëtar, kritika trajtohet si devijim, atëherë problemi është më i thellë se çdo debat. Është krizë kulture politike.
Nëse të kërkosh që institucionet të mos kontrollohen, personalizohen, instrumentalizohen, është faj, atëherë më përjashto.
Nëse të kërkosh garë e meritë, brenda e jashtë partisë është faj, më përjashto.
Nëse të kërkosh që socialistët të mos zëvendësohen nga një model “drejtorokracie”, ku kontributi politik zbehet përballë kontrollit administrativ, qenka mungesë disipline, më përjashto.
Nëse të mendosh se pushteti duhet të njohë vetkufizim, dhe nuk duhet të njësohet me strukturat që e rrethojnë, qenka herezi e papranueshme, më përjashto.
Nuk po mbroj një pozicion. Aq më pak një kolltuk. Kryetarllëkun dhe ministërllëkun nuk ma ka lënë gjyshi apo gjyshja. Po mbroj një parim.
Në politikë mospajtimi nuk është thyerje e besnikërisë.
Mospajtimi është forma më e lartë e besnikërisë.
Kur refuzimi për t’u bërë pjesë e një automatizmi votash në Parlament interpretohet si largim nga grupi, atëherë problemi nuk është disiplina, por ideja se bindja kërkohet e verbër, pa arsyetim, pa marrë parasysh pasojat.
Kur refuzohet bindja si ritual, nuk po mbrohet uniteti, por po kërkohet nënshtrim.
Kur ndërgjegjja trajtohet si shkelje disipline vetëm sepse nuk dakordësohet me automatizmin e veprimeve, atëherë problemi nuk është mospajtimi, por modeli që e ngatërron bindjen me nënshtrimin, duke tentuar të normalizojë deri edhe abuzimin. Nëse edhe këtë e kam gabim, më përjashto.
Por të paktën të bëhet e qartë se përjashtimi nuk po ndodh sepse dikush ka tradhtuar partinë. Po ndodh sepse dikush ka refuzuar të heshtë për mënyrën si po vepron pushteti në emër tësaj.
Dhe kjo nuk është çështje personale. Është çështje se si kuptohet politika. Çfarë ndodh me një parti kur qoftë edhe një akt politik mosvotimi shihet si armiqësi? Çfarë ndodh me një shtet kur kundërshtimi trajtohet si kërcënim? Çfarë ndodh me një shoqëri kur bindja kërkohet si nënshtrim?
Këto nuk janë pyetje për fatin tim, të cilin e bëj vetë pa ndihmën e askujt. Janë pyetje për mënyrën si qeveriset.
Kërcënimi për përjashtim nga grupi më shqetëson më pak se ideja se mund të normalizohet mendimi që një grupim politik duhet të funksionojë përmes frikës.
Një formacion politik ku askush nuk kundërshton, nuk është i fortë. Është i heshtur dhe duhet ruajtur nga zgripi.
Heshtja politike ka qenë gjithmonë paralajmërim i së keqes.
Jo rrallë, nuk tremb forca reale e kundërshtarit.
Tremb jehona që i bëhet frikës.
Shumë struktura kontrolli mbahen jo aq nga forca e tyre, sa nga përfytyrimi i rrejshëm që të tjerët kanë për forcën e tyre, për mekanizma që mbijetojnë nga frika që prodhojnë. Nëse nuk dakordësohemi as për kaq, më përjashto.
Nëse nuk respektohet e drejta të flas, madje dhe të bërtas, kur familja ime politike fillon të ketë frikë nga fjala, nuk ka dilemë, zgjidhja është 1, më përjashto.
j.l./ dita

A ka Statut Partia Socialiste?
– – – – –
per ekzistencen e mirefunksionimin e saj, sipas standarteve Euro-Atlantike?
– – – – –
Statuti eshte akti i pare Ligjor i themelimit.
– – – – –
Ai eshte Kushtetuta, Rregullorja themelore, eshte ushqimi e testi baze per vitalitetin e shendetshem te ketij Organizmi Politik, si i gjalle e jo i fosilizuar, me l(l)angosjet e pashtershme me se 25-vjecare, gjithnje e me shpesh, e me rende poshteresuese e denigruese, nga ana e ketij NeoOtomani, per cdokend qe guxon te marre fryme e/o te shikoje jashte perimetrit me ‘tela me gjemba’, te bashkengritur prej tij e Salih Rame Berishes, ne groteskun ‘migjenian’ me tallavane perpmanente: “Vetem Perpara – Per Shqiperine Madheshtore”!
– – – – –
Kur do te cohen ne Gjykate ceshtje parimore e/o thelbesore nga ana e individeve e/o grupeve, antare te Forumeve te zgjedhura ose nepunes te Partive Politike, te cilet jane cenuar ne te drejtat e tyre elementare, si ato Statutore, ashtu
edhe Kushtetuese, nga sjelljet e vendimet NeoOtomane te dyshes Edvin Kristaq Rama e Salih Rame Berisha ne Partite respketive?
– – – – –
… e te mos degjojme e lexojme tallava fjalimesh / mesazhesh / intervistash / batutash
te mirekodifikuara per logjiken e organizatave mafioze
e jo
per ate funksionale te partive politike te nje vendi Kandidat i Bashkimit Europian, ne proces te mbylljeve se negociatave, me objektiv per antaresimin ne vitin 20230 ….,
parti, te cilat mbahen e ushqehen nga paraja publike, e zyrtarizuar ne sasi e shperndarje nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
– – – – –
Kontrolli i Larte i Shtetit i ka audituar ndonjehere keto Parti?
– – – – –
Sa here ne 18 vitet e fundit (nga 2008, pas ndryshimeve Kushtetuese e deri sot) dhe cilat kane qene rezultatet?
– – – – –
A kane abuzuar strukturat drejtuese te ketyre partive edhe me fondet partiake, ashtu si me ato shteterore?

Mos e çoni ndërmend ta përjashtoni Mamicën. Sot dëshmoi se është burrneshë e kaluar. Begu Skaner duhet ti përulet në gjunjë njëlloj si Melonkës e t’i kërkojë falje…
Per nje njeri te lire,nuk mund te kishte pergjigje tjeter,sidomos kur te kercenon nje njeri qe duhet te kishte ikur i pari pas skandaleve te fundit,por ai nuk turperohet,qendron sepse perballe ka nje mumie politike,babane e korrupsionit dhe mendon se njerezit me heshtjen e tyre pranojne pacipesine,jo,ai nuk kupton se per te gjithe ne vija e kuqe eshte moscenimi i interesave te vendit,ndersa te tjeret jane te zevendesueshem.
Tashme dy partite: “Demokratike” dhe “Socialiste” po perjetojne degjenerimin teorik dhe praktik dhe moral. Ato jane shnderruar ne instrumente pushteti pa kufi te drejtuesve te tyre diktatore, Berisha-Rama. Shqiperia ka nevoje per nje parti te re politike: “Partia Popullore” dhe nje sistem republikan qeverises, ku Presidenti te zgjidhet nga populli dhe te kontrolloje e balancoje tre pushtetet: legjislativ-ekzekutiv-gjyqesor.
Ja keshtu i do Mushka Rama drute e ashtu ja pret dhe shoqe Spiropali, shkurt.
Tani o ti ish Skenderbeu Rama o tiq o pirdh.
Ceshtje e brendeshem te partise, diskutohet ne forumet e Partise, zona Spirrapali, NUK behen pazar, as pergjigjen fleterrufeshe.
Shume vone shume pak, Elisa ka qene dhe Kryetare e Parlamentit ka patur fuqine ta ngrinte zerin e te levizte gjerat. Apo Brace nga ana tjeter, ka qene zv/Kryemiister, pse tani ???? Me duken si zera te dirigjuar per te terheq vemendjen dhe per te mbajtur elektoratin e tyre te genjyer brenda taves.
Me mire vone se kurre.Eshte mungesa e Demokracise ne Parti shkaku i te gjitha korrupsioneve dhe tradhtive kombetare.Ne PS hajduteria imponohet nga kryetari npm emerimeve te pamerituara.Shume mire qe sistemi kleptokrat i kryerilindiotit dhe kryeministrit u kundershtua nga adhuruesja e djeshme Spiropali,Te thjjere do ta ndjekin ne kete rruge.Kurse qendrimi i Braces eshte me i thelle.Brezi Eurosocialist dhe themeluesit e PS,si:Xhafa,Malaj,Angjeli,Mexi, Majko,Brace,Legisi,kurre nuk e kane mirepritur futjen e nje mishi te huaj ne ate Parti nga Fatos Nano,por nuk kishin c`i benin Autoritetit absolut te LYDERIT HISTORIK.Edi Rama ishte ZOGU I QYQES,qe Fatos Nano ua futi ne fole.
Duke qene te neperkembur,te perjashtuar,sot erdhi momenti te shperthejne gjithe mosdakordesine te ndryre per 30 vjet.
Me keta nuk eshte aq kollaj t`i perjashtosh,si perjashton kryetaret e Bashkive.Keta jane BAza e partise.keta jane hambari votave,Nuk fiton Zgjedhjet pa keta. Brace do t`i fitoje votat ner Tirane,perballe cdo kandidateshe te klanit Edi Rama,,Edhe Arben Malaj ne Vlore.,.,
Le te vije verdalle sorra e korrupsionit Balluku si te doje dhe le te kakarisin Zeqinete,sa te doje,Ne VLORE fiton Arben Malaj.Ky eshte orteku,qe nisi me Spiropalin.
Me mire vone se kurre.Eshte mungesa e Demokracise ne Parti shkaku i te gjitha korrupsioneve dhe tradhtive kombetare.Ne PS hajduteria imponohet nga kryetari npm emerimeve te pamerituara.Shume mire qe sistemi kleptokrat i kryerilindiotit dhe kryeministrit u kundershtua nga adhuruesja e djeshme Spiropali,Te thjjere do ta ndjekin ne kete rruge.Kurse qendrimi i Braces eshte me i thelle.Brezi Eurosocialist dhe themeluesit e PS,si:Xhafa,Malaj,Angjeli,Mexi, Majko,Brace,Legisi,kurre nuk e kane mirepritur futjen e nje mishi te huaj ne ate Parti nga Fatos Nano,por nuk kishin c`i benin Autoritetit absolut te LYDERIT HISTORIK.Edi Rama ishte ZOGU I QYQES,qe Fatos Nano ua futi ne fole.
Duke qene te neperkembur,te perjashtuar,sot erdhi momenti te shperthejne gjithe mosdakordesine te ndryre per 30 vjet.
Me keta nuk eshte aq kollaj t`i perjashtosh,si perjashton kryetaret e Bashkive.Keta jane BAza e partise.keta jane hambari votave,Nuk fiton Zgjedhjet pa keta. Brace do t`i fitoje votat ner Tirane,perballe cdo kandidateshe te klanit Edi Rama,,Edhe Arben Malaj ne Vlore.,.,
Le te vije verdalle sorra e korrupsionit Balluku si te doje dhe le te kakarisin Zeqinete,sa te doje,Ne VLORE fiton Arben Malaj.Ky eshte orteku,qe nisi me Spiropalin..