Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: I mbani mend telefonat Nokia 3310? Tani kushtojnë deri në 18 mijë euro! Mësoni arsyen pse nga kjo VIDEO
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > I mbani mend telefonat Nokia 3310? Tani kushtojnë deri në 18 mijë euro! Mësoni arsyen pse nga kjo VIDEO
AktualitetEkonomiKryesorePikanteTeknologji

I mbani mend telefonat Nokia 3310? Tani kushtojnë deri në 18 mijë euro! Mësoni arsyen pse nga kjo VIDEO

Published: May 3, 2023
Shpërndaje

Tashmë na duket normale, pjesë e përditshmërisë, por jo shumë kohë më parë vetëm pak njerëz kishin celularë.

Nëse kthehemi edhe disa vite pas,  telefonat celularë “Nokia” dominonin tregun. Koha ka ndryshuar, por shumica e njerëzve ende i kujtojnë ata telefona. Një nga pajisjet më të spikatura ishte “Nokia 3310”.

Ata u zhdukën nga tregu kur dolën celularët smart, por tani  është gjetur një përdorim i ri për “Nokia 3310”. Për të… vjedhur makina!

- Publicitet -

E shpjegon ‘Vice’ në një artikull. Hajdutët futin kontrabandë teknologjinë në këllëfët e këtyre telefonave të vjetër dhe mund të ndezin makinat thjesht duke e lidhur nëpërmjet një kablloje.

Alarmi nisi pasi një video u bë virale në rrjete. Në të, një shofer përpiqet të ndezë Toyotën e tij disa herë pa sukses, duke shtypur një buton dhe pa futur çelësin.

Diçka krejtësisht normale, apo jo? Si doni të ndizni një makinë pa çelës? Djali nxjerr një “Nokia 3310” dhe e fut në makinë. Shkruan disa komanda në telefon dhe nis makinën. Pa çelës.

“Kjo i lejon hajdutët me shumë pak përvojë teknike të vjedhin makina pa pasur nevojë për një çelës, ndonjëherë në vetëm 15 sekonda ose më shumë,” thotë media e cituar.

“Pajisja bën të gjithë punën për ta”, thotë Ken Tindell, CTO i firmës së sigurisë kibernetike të automjeteve Canis Labs, për Motherboard në një e-mail. “Gjithçka që ata duhet të bëjnë është të marrin dy tela nga pajisja, të shkëputin fenerin dhe të vendosin telat në vrimat e duhura në anën lidhëse të automjetit”.

Eksperti, pas një procesi hetimor, gjeti në internet telefona specifikë për të ndezur makinat Jeep, Maserati dhe makina të tjera.

Tani paguhet deri në 18,000 euro për celularin

Sipas mediave të sipërpërmendura, kostoja e këtyre celularëve është rritur shumë. Në disa kanale ‘Telegram’ ato ofrohen nga 2500-18000 euro.

Për shkak se mund të përdoret për veprimtari kriminale, ofrohet nga shitësit si një pajisje “fillimi urgjent”. Shitësit kanë arritur të prezantojnë teknologjinë edhe në altoparlantë të vegjël, të cilët gjithashtu mund të hapin automjetet.

a.q./dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Rishikimi që prek 106 nenet, cilat janë ndërhyrjet kyçe që vështirësojnë hetimet kundër korrupsionit
  • A e bllokon SPAK-un dhe hetimet antikorrupsion drafti i ri i Qeverisë për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale?
  • “Është sistem alarmi, unë këtu fle me gocën…” Hila i kreu vetë filmimet, si gënjeu kur miku i tij i zhveshur vuri re kamerën e fshehur
  • E pazakontë: I mbijeton dy herë dozave të helmit, dështon ekzekutimi i të dënuarës në SHBA
  • Shkoi të inauguronte kardiokirurgjinë, Rama pritet me protesta

Komentet e Fundit

  1. Muradie on Videot intime në rrjet, Policia kontakton kompozitorin: “Jam i shokuar, më kanë hakeruar”
  2. Qamili vogel on Nga falsifikimet në Seman te hektarët në Palasë, biznesmenit i sekuestrohen 2.6 mln euro pasuri dhe një “Bentley”
  3. xxx on 16 kulla mbi 15 kate marrin leje, Tirana kryeson listën e projekteve të reja
  4. xxx on A e bllokon SPAK-un dhe hetimet antikorrupsion drafti i ri i Qeverisë për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale?
  5. Buda on A e bllokon SPAK-un dhe hetimet antikorrupsion drafti i ri i Qeverisë për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?