Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: I mituri që u përplas me Jet Ski në Himarë, nuk i mbijetoi dot plagëve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > I mituri që u përplas me Jet Ski në Himarë, nuk i mbijetoi dot plagëve
AktualitetKronike

I mituri që u përplas me Jet Ski në Himarë, nuk i mbijetoi dot plagëve

Published: August 20, 2023
Shpërndaje

Ka ndërruar jetë 16-vjeçari K.Xh., i cili u përplas me jet ski pesë ditë më parë në Himarë. I mituri ka ndërruar jetë këtë të diel në Spitalin e Traumës, pasi pësoi vdekje klinike katër ditë më parë. Aksidenti ndodhi mesditën e së martës në Llaman të Himarës, ku nga përplasja e një mjeti lundrues Jet Ski, mbetën të plagosur shtetasi K. Xh., 16 vjeç, nga Tirana dhe shoku i tij D. K., 17 vjeç.

Kujtojmë që fillimisht u raportua se dy të miturit ishin hedhur nga një shkëmb për t’u larë në det dhe ishin plagosur, por më pas doli se adoleshentët ishin dëmtuar nga përplasja e mjeteve lundruese.

Njoftimi i policisë:

- Publicitet -

Në Llaman, shtetasit K. Xh. dhe D. K., së bashku me shtetasit U. K. dhe R. P., 17 vjeç, nga Tirana (të katërt shokë me njëri-tjetrin) janë futur në det, me 2 mjete lundruese Jet Ski. Gjatë manovrave në det, dyshohet se aksidentalisht dy mjetet lundruese janë përplasur me njëra – tjetrën dhe për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i njërit mjet Jet Ski, shtetasi K. Xh. dhe pasagjeri, shtetasi D. K. Shtetasi K. Xh., u transportua në Tiranë,  për ndihmë mjekësore më të specializuar.

Fillimisht, shtetasit U. K. dhe R. P., si pasojë e tronditjes, kanë dhënë dëshmi të rreme duke thënë se dy shokët e tyre u dëmtuan pasi u hodhën nga shkëmbi në det, por më pas, gjatë hetimeve, kanë deklaruar të vërteten. Të gjitha veprimet hetimore në lidhje me këtë ngjarje janë drejtuar nga prokurori dhe po në drejtimin e tij vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje. Procedimi penal ka nisur edhe për shtetasin R. P., 56 vjeç, pronari i mjeteve lundruese Jet Ski, për veprën penale “Shkelja e rregullave teknike në punë”. Gjithashtu, operatorit turistik me administrator shtetasin R. P., nga ana e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë i janë bllokuar menjëherë të gjitha mjetet lundruese Jet Ski.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Ndeshja San Marino – Shqipëri, njoftim i rëndësishëm për tifozët shqiptarë
  • Kush është grupi që vodhi të dhënat e mijëra punonjësve FBI-së, agjentët e mësuan lajmin nga mediat
  • Si u thur plani për t’i marrë 100 mijë euro Armand Dukës, zbardhen dëshmitë
  • Ish-drejtoresha e SHISH ankimon masën e sigurisë në Apelin e GJKKO
  • ANALIZË: Serbia, Shqipëria dhe Kosova përballë administratës së sotme amerikane

Komentet e Fundit

  1. Gani USA on ANALIZË: Serbia, Shqipëria dhe Kosova përballë administratës së sotme amerikane
  2. Vlora 97 on ANALIZË: Serbia, Shqipëria dhe Kosova përballë administratës së sotme amerikane
  3. Gjoni on ANALIZË: Serbia, Shqipëria dhe Kosova përballë administratës së sotme amerikane
  4. Xha Teme Analisti on ANALIZË: Serbia, Shqipëria dhe Kosova përballë administratës së sotme amerikane
  5. Berlin on INVESTIGIMI: Jo vetëm Kushner, tre resorte të tjera po projektohen në zonën e mbrojtur të Zvërnecit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?