Nga Fatos Tarifa
Botuar në DITA
Periudha e shërbimit tim si ambasador i Shqipërisë në kryeqytetin amerikan përkoi në kohë thuajse e tëra me ngjarjet tragjike të 11 shtatorit 2001 dhe me zhvillimet shumë të rëndësishme që pasuan ato, jo vetëm në Shtetet e Bashkuara dhe në shumë rajone të botës, por dhe në vetë rendin global dhe në sistemin e përfaqësimit e të vendimmarrjes kolektive të komunitetit ndërkombëtar.
11 shtatori 2001 ndryshoi jo vetëm orientimin dhe fokusin e politikës së brendshme e të jashtme të Shteteve të Bashkuara dhe të shumë shteteve të tjerë, por edhe disbursimin e resurseve të tyre. Rezultat i drejtpërdrejtë i këtyre ndryshimeve ishin dy luftra të mëdha—lufta në Afganistan dhe ajo në Irak—të cilat, në kuptimin më real të fjalës, bënë që sot të jetojmë në një botë që dallon shumë nga ajo e para 11 shtatorit.
Unë sapo kisha marë detyrën e ambasadorit në Uashington kur ndodhën ngjarjet e 11 shtatorit 2001. Isha në Uashington kur filloi lufta në Afganistan. Isha në Uashington kur filloi lufta në Irak. Isha në Uashington kur Shqipëria dërgoi ushtarët e saj të parë në Kabul dhe, më pas, në Mosul. Isha në Uashington kur NATO u zgjerua me shtatë vende të rinj anëtarë, të gjithë shtete që, vetëm 15 vite më parë, kishin qenë pjesë e bllokut komunist dhe anëtarë të Traktatit të Vashavës. Isha në Uashington kur Bashkimi Europian i zgjeroi kufijtë e vet duke përfshirë brenda tyre dhjetë shtete të rinj, shumica e të cilëve, vetëm 15 vite më parë, kishin qenë nën orbitën e perandorisë sovjetike.
Të përjetuarit e këtyre ngjarjeve të mëdha e të jashtëzakonshme në Uashington, pikërisht në atë qytet ku graviton pesha politike e planetit tonë, atje ku merreshin dhe merren vendime që ndikojnë jo vetëm në fatet e vendeve të veçantë, por edhe në vetë rendin botëror, ka qenë, sigurisht, një rrethanë shumë e rëndësishme, e cila ka përcaktuar si natyrën, ashtu dhe intensitetin e veprimtarisë sime diplomatike, si ambasador i Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara.
11 Shtatori dhe periudha më pas
Mund të duket e habitshme, por lajmi mbi sulmet terroriste mbi “Twin Towers” në Manhattan më erdhi nga Europa. Asnjëherë nuk kam mbajtur një aparat televiziv në zyrat ku kam punuar sepse kam dashur të përqendrohem në punët që bëj. Kjo është arsyeja që, më 11 shtator 2001, lajmin për shembjen e kullës së parë “binjake” në New York, në orën 8:46 të mëngjesit, e mora nga miku im i ngushtë dhe kolegu im shumë i respektuar Ksenofon Krisafi, i cili, në atë kohë, shërbente si ambasador në misionin e përhershëm të Shqipërisë pranë OKB-së në Gjenevë.
“Çfarë po ndodh atje, Fatos?”, më pyeti Ksenofoni në një mënyrë që nuk e kisha hasur më parë.
“Çfarë po ndodh?” e pyeta unë.
“Në New York! Sulm terrorist! Po shëmben kullat binjake!” tha ai me një shqetësim që e ndjeva të fortë në zërin e tij.
“Nuk kam televizor”, i thashë, “por ja, do ta shoh menjëherë” dhe, duke e ndërprerë bisedën me të, nxitova për në zyrën e atasheut ushtarak, Dhimitër Binaj, ku gjendej i vetmi televizor që kishim në ambasadë. Dhimo, zyra e të cilit ishte në të njëjtin kat me timen, dilte zakonisht herët në punë.
“Dhimo! Ndiz televizorin! Shpejt”, i thashë dhe ai, i habitur me urgjencën time, mori menjëherë pultin në dorë.
Ora shënonte 9.00. Në ekran pamja e kobshme e shkatërrimit të njërës prej kullave, nje pjesë e së cilës ende nuk qe shembur deri në fund. Tronditjen që pësuam nga skenat që pamë nuk ka fjalë ta përshkruajnë. Ndërsa shihnim e dëgjonim si të mpirë çfarë kishte ndodhur—flakët, tymin e zi, pluhurin, sirenat e zjarrfikseve dhe panikun e qytetarëve të Manhattanit, që i largoheshin të tmerruar skenës së asaj tragjedie të kobshme, 3 minuta më vonë, në 9:03, një tjetër avion goditi kullën e dytë dhe ne, me sytë mbërthyer në ekran, këtë herë e pamë se ç’ndodhi. Të tërën. Një avion goditi mespërmes kullën e dytë, në katet e sipërm të saj, dhe doli në krahun tjetër ndërsa ndërtesa u mbulua nga flakët dhe nga një masë gjigande tymi të zi. Kulla e dytë u shemb në themel më shpejt se e para. Ndërkohë, në zyrën e Dhimos ishte mbledhur i gjithë personeli i ambasadës. Të gjithë ishim pa gojë. Krejtësisht të mpirë.
Brenda 17 minutash, dy avionë të shoqërive ajrore American Airlines (Flight 11) dhe United Airlines (Flight 175), rrëmbyer nga dhjetë terroristë të organizatës Al-Qaeda në aeroportin Logan International të Bostonit, shkatërruan kullat binjake në New York, simbolin i fuqisë ekonomike dhe globale të Amerikës.
Në rrugët e Uashingtoni sirenat e makinave të policisë nuk pushonin. Gjysmë ore më vonë, në 9:37, një gjëmim i fortë tronditi kryeqytetin amerikan. Xhamat e dritareve përcollën valët e asaj tronditjeje dhe nga dritaret pamë një re të zezë tymi që ngjitej lartë.
Në çast mësuam nga CNN se një tjetër avion i shoqërisë American Arlines (Flight 77) ishte rrëmbyer nga 5 terroristë të al-Qaeda-s dhe kishte goditur ndërtesën e Pentagonit, simbolin e fuqisë ushtarake amerikane. Në vijë ajrore Pentagoni është vetëm 2 milje (rreth 3.2 km) larg nga ambasada e Shqipërisë në Uashington dhe përjetimi i atij sulmi terrorist u ndje shumë keq nga të gjithë ne.
Çfarë ndodhi më pas është një histori e njohur. Një tjetër avion i shoqërisë United Airlines (Flight 93), i rrëmbyer edhe ai nga 4 terroristë, u rrëzua në Shanksville (Pannsylvania), pa arritur në destinacionin ku qe nisur, i cili mund të ishte Kapitoli, simboli i fuqisë politike të Amerikës, falë heroizmit të pasagjerëve të tij.
Rreth 3,000 qytetarë amerikanë humbën jetën në mënyrën më tragjike nga sulmet terroriste të 11 shtatorit të atij viti. Pas asaj dite, Amerika nuk mund të ishte më i njëjti vend. As bota nuk mund të ishte më njëlloj si më parë. As jetët e gjithsecilit prej nesh nuk do të ishin më si deri atëherë.
Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, si dhe e gjitha veprimtaria ime si ambasador në Uashington pas asaj dite do të definoheshin nga ndryshimet në jetën e amerikanëve dhe në politikën e Shteteve të Bashkuara, si dhe nga emergjencat e reja që krijuan rreziku prej terrorizmit ndërkombëtar.
Letër kryeredaktorit të gazetës “The Washington Times”
Ngjarjet tragjike të 11 shtatorit 2001 më dhanë rastin të prononcohesha për herë të parë publikisht në shtypin amerikan, në cilësinë e ambasadorit të Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara, i detyruar nga një artikull tërësisht i pabazuar dhe provokues që u botua në gazetën Washington Times më 18 shtator. Ai artikull kishte për autor njërin prej gazetarëve të gazetës në fjalë, Bill Gertz, dhe titullohej “Hijackers connected to Albanian terrorist cell, CIA says”.
Ndërsa më parë, kur jetoja në North Carolina, lexoja thuajse rregullisht gazetat The New York Times dhe USA Today, në Uashington m’u bë zakon ta nisja ditën e punës duke shfletuar dy gazetat më të mëdha që botohen në kryeqytetin amerikan—The Washington Post dhe The Washington Times.
The Post, me një orientim përgjithësisht liberal, është gazeta me qarkullimin më të madh në zonën metropolitane të Uashingtonit dhe ka një audiencë të gjerë në Shtetet e Bashkuara. Ajo konsiderohet si një ndër gazetat më të rëndësishme në atë vend, krahas The New York Times, The Wall Street Journal dhe Los Angeles Times. Kjo gazetë është bërë veçanërisht e njohur për raportimet e saj lidhur me veprimtarinë e Shtëpisë së Bardhë, të Kongresit dhe të administratës amerikane.
Në dallim prej saj, The Washington Times është një gazetë konservatore, e cila, edhe pse trajton çështje të një interesi të përgjithshëm, fokusohet kryesisht në polikën e brendshme dhe atë të jashtme amerikane dhe ka mbështetur presidentët republikanë Ronald Reagan, George H. W. Bush, George W. Bush dhe Donald Trump. Në New York, gazeta e ngjashme me The Washington Times është New York Post, ashtu siç është The New York Times e ngjashmja e The Washington Post.
Nuk do të ishte e vështirë për askënd të përfytyrojë shqetësimin tim kur, mëngjesin e 18 shtatorit 2001, vetëm një javë pas tragjedisë së 11 shtatorit, kur plagët e asaj tragjedie ishin ende të hapura te mijëra familje amerikane dhe trauma që shkaktuan ngjarjet e asaj dite te populli amerikan ishte ende e rëndë, e para gjë që lexova kur dola në zyrë ishte artikull i Bill Gertz në The Washington Times.
E lexova me një frymë, shumë i indinjuar. E lexova sërish, e lexova edhe një herë me mendimin që më rrihte si çekan në kokë se atë tekst e kishin lexuar atë mëngjes, po e lexoninin njëherësh me mua, ose do ta lexonin më vonë po atë ditë edhe drejtuesit më të lartë të administratës amerikane, shumë anëtarë të Kongresit, diplomatë në Departmentin e Shtetit, ushtarakë në Pentagon dhe qytetarë të thjeshtë amerikanë.
Çfarë thuhej për Shqipërinë në atë artikull ishte monstruoze. Autori i artikullit i referohej një informacioni të vjetër të CIA-s për të “provuar” se terroristët që kryen sulmet e 11 shtatorit ishin të lidhur me celula terroriste në Shqipëri!!
I shokuar nga përmbajtja e atij artikulli, të nesërmen, më 19 shtator, i shkrova një letër kryeredaktorit të gazetës The Washington Times në atë kohë, Wesley Pruden, të cilën kjo gazetë e botoi të plotë dy ditë më vonë, më 21 shtator 2001, nën titullin “Albania is Friend to U.S., Enemy to Terrorists”. Letrën e nisja me këto fjalë:
“I nderuar zotëri,
Një artikull nga Bill Gertz, i botuar në The Washington Times të datës 18 shtator, pohon se, gjatë dhjetëvjeçarit të fundit, njerëz të dyshimtë të fesë muslimane kanë kaluar, ose kanë qëndruar në Shqipëri dhe këtë fakt e lidh me ngjarjet tragjike dhe shkatërrimet që sollën sulmet barbare terroriste të ditëve të fundit në New York dhe në Washington, D.C. Fatmirësisht, informacioni që jep z. Gertz nuk e justifikon aspak titullin e shkrimit: “Grabitësit e avionëve të lidhur me një celulë terroriste shqiptare”.
Më tej, letra vijonte si më poshtë:
“Në kuadër të përpjekjeve për të luftuar murtajën e terrorizmit, mediat duhet të veprojnë në mënyrë të përgjegjshme; prej tyre kërkohet më shumë kujdes dhe më pak sensacion, sidomos kur bota ndan të njëjtën dhimbje dhe mban zi së bashku me popullin amerikan. Publiku amerikan nuk ka nevojë për sajime të tilla, si në filmin “Wag the Dog”, ku një personazhi, i cili propozon që SHBA të sulmojë Shqipërinë, i behet pyetja: ‘Pse Shqipërinë?’, dhe përgjigjja është: ‘Pse jo?’. Për fat të keq, ndryshe nga ai film, këtu bëhet fjalë për jetën reale. Dhe unë mendoj se qëllimi i shkrimit të z. Gertz nuk është të nxjerë në dritë faktet, por të njollosë Shqipërinë”.
Në vijim, i thoja kryeredaktorit të asaj gazete se:
“Çështja thelbësore këtu ka të bëjë me përgjegjësinë e gazetarit. Gazetarët, në të gjithë botën, në mënyra të ndryshme kontribuojnë në formulimin e asaj që quhet dije konvencionale dhe qytetarët i mbajnë sytë tek ata si për të marë informacion, ashtu edhe për udhërrëfim intelektual. Detyra e çdo gazetari është që të jetë i përgjegjshëm. Me t’u krijuar, dija konvencionale shpesh gjeneron vetveten.
Për shembull, shumë gazetarë ende e shohin Shqipërinë si një vend ku njerëzit synojnë t’i largohen varfërisë me anije, ose si një vend kaçakësh që bredhin fshatrave dhe nuk u binden ligjeve të shtetit. Sa larg të vërtetës janë këto! Shqipëria nuk është më si dikur ‘sekreti më i fshehtë i Europës’; sot, ky vend është i hapur për cilindo që kërkon ta njohë. Shqipëria është sot tërësisht një vend i shekullit të 21-të, me të gjitha bekimet dhe vuajtjet e këtij shekulli.
Autori i artikullit ndoshta nuk arrin të kuptojë ndryshimet rrënjësore që kanë ndodhur në Shqipëri gjatë viteve të fundit…Faktet që përmend ai i perkasin një periudhe para vitit 1997 dhe nuk pasqyrojnë realitetin aktual shqiptar, çka dëshmon se zotit Gertz i mungon informacioni i ri dhe i besueshëm, kaq i domosdoshëm në profesionin e tij. Si një demokraci e re, Shqipëria përballet me një numër sfidash të mëdha në përpjekjet për forcimin e institucioneve demokratike, të shtetit ligjor dhe të ekonomisë së tregut.
Shqipëria demokratike është një aleate besnike e Shteteve të Bashkuara dhe e demokracive europiane. Krizat e fundit në Ballkan kanë dëshmuar, gjithashtu, se Shqipëria jo vetem që nuk krijon probleme në rajon por, përkundrazi, ajo luan një rol të rëndësishëm në përpjekjet ndërkombëtare për paqe dhe stabilitet në Europën Juglindore”.
Më tej, në atë letër vija në dukje se:
“Qeveria shqiptare është e angazhuar që t’i rrisë maksimalisht përpjekjet e saj për t’i bërë kufijtë e Shqipërisë të padepërtueshëm për elementë terroristë, si dhe të vazhdojë të kontribuojë me të gjitha mundesitë e saj për forcimin e sigurisë në rajon dhe në Europë, duke dhënë shembullin e një faktori paqeje dhe stabiliteti. Për Shtetet e Bashkuara dhe për të gjithë vendet e tjerë demokratikë, Shqipëria është dhe do të mbetet një partner i besueshëm dhe një aleat i vendosur në luftën e përbashkët kundër një armiku të përbashkët: terrorizmit ndërkombëtar…”.
Letrën time për kryeredaktorin e gazetës The Washington Times e mbyllja me këto fjalë:
“Ngutja për të shkruar të çon shpesh në përfundime të njëanshëm dhe të pabazuar në fakte. Ne e konsiderojmë median si një burim të besueshëm informacioni, informacion që ngrihet mbi steriotipet dhe mbi atë çka pranohet si dije konvencionale, por që shpesh është e cekët, e gabuar dhe dezinformuese. Gazetari duhet t’i shkojë çështjes deri në thelb dhe pastaj t’ia bëjë atë të njohur publikut.
Dhe zbulimi i thelbit të një çështjeje është njëlloj si të shkosh në frontin e parë të luftës. Eshtë e rrezikshme vërtet, por është e vetmja rrugë e drejtpërdrejtë që të çon tek e vërteta. Dhe, siç dihet, e vërteta jo vetëm të bën të lirë, por dhe të mban të lirë.
Letër gazetës “The Washington Post”
Në situatë e ngjashme u krijua edhe në fillim të vitit 2005. Një letër e shkruar nga John Sitilides dhe e botuar në gazetën The Washington Post, më 20 janar të atij viti, pretendonte se Osama bin Laden kishte qenë në Shqipëri dhe, në fund të viteve 1990, kishte çelur në vendin tonë një zyrë të kompanisë së vet, e cila shërbente si bazë për operativët e tij.
Sitilidesin e kisha njohur një vit më parë, në prill të vitit 2004, kur ai drejtonte një organizatë joqeveritare modeste në Uashington, të quajtur “Western Policy Center”. Ai më ishte lutur në atë kohë që Kryeministri Fatos Nano, gjatë vizitës që bëri në Uashington në atë periudhë, të mbante një fjalë në qendrën e tij.
Me këshillën time, Nano pranoi por, disa muaj më vonë, Sitilides u nguli një thikë pas shpine kryeministrit shqiptar, shqiptarëve dhe mua, si përfaqësuesit të shtetit të tyre në kryeqytetin amerikan, me atë letër që botoi në The Washington Post.
Edhe pse vetë Sitilides mbahej si një ekspert i gjeopolitikës, i çështjeve globale dhe i politikës amerikane, ai kishte një formim akademik modest (thjesht një gradë Master në çështjet ndërkombëtare). Sidoqoftë, në fillim të vitit 2005, ai mundi që ta integronte qendrën e tij modeste në një memorial presidencial të Shteteve të Bashkuara, siç është “Qendra Wilson” (Wilson Center)—Woodrow Wilson International Center for Scholars—në Uashington. Kjo qendër është një institucion think-tank mjaft i njohur, i krijuar në vitin 1968 me një akt të Kongresit amerikan dhe i është dhënë ai emër për të nderuar Presidentin Wodrow Wilson, i vetmi president amerikan që ka pasur një PhD.
Kur Sitilides botoi atë letër në gazetën The Washington Post, ai drejtonte ndërkohë një projekt për Europën Juglindore në “Wilson Center”. Ishte për këtë arsye që përgjigjen time ndaj z. Sitilides ia dërgova z. Lee Hamilton, një ish-kongresmen dhe zëvendëskryetar i Komisionit 9/11 (9/11 Commision), i ngritur në nëntor të vitit 2002 për të përgatitur një raport të plotë mbi rrathanat që çuan në ngjarjet e 11 shtatorit 2001. Në atë kohë, z. Hamilton ishte president i “Qendrës Wilson”.
Pasi objeksionet e mia u verifikuan, letra u botua po në gazetën The Washington Post, nën titullin e redaksisë “Arms and Al Qaeda: Albania’s Envoy Responds” (Armët dhe Al Qaeda: Përgjigjet ambasadori i Shqipërisë), më 8 shkurt 2005.
Në atë letër thoja se e ndieja të domosdoshme “të korrigjoja një të pavërtetë botuar në atë gazetë” lidhur me Shqipërinë. Në letër shkruaja:
“Dua të hedh poshtë komentet fyese të bëra nga John Sitilides i Woodrow Wilson Center for International Scholars në një letër, në të cilën ai pohon se Osama bin Laden ka vizituar Shqipërinë dhe ka çelur në vendin tonë një zyrë të kompanisë së vet në mesin ose në fundin e viteve 1990. Ky është një njoftim tërësisht i rremë, që synon të denigrojë popullin shqiptar dhe qeverinë e tij.
Osama bin Laden nuk ka shkelur kurrë në Shqipëri dhe, nëse z. Sitilides ka prova që dëshmojnë të kundërtën, ai duhet të dalë hapur dhe t’i bëjë ato publike. Shqipëria është dhe do të vazhdojë të jetë një aleat i ngushtë i Shteteve të Bashkuara në luftën kundër terrorizmit. Për këtë ka dhënë prova. Edhe pse Shqipëria është një vend i vogël, pa pasuri dhe resurse të mëdha, populli shqiptar e çmon lirinë.
Nuk është madhësia e një vendi ajo që ka rëndësi, por shpirti i popullit të tij. Kjo është arsyeja pse Shqipëria i ka kontribuar me trupa Koalicionit të Vullnetit për të luftuar për liri dhe demokraci në Irak.
* * *
Në një plan personal, sa herë i sjell ndërmend ngjarjet tragjike të 11 shtatorit 2001 kujtoj edhe një fakt të thjeshtë dhe krejt rastësor. Vetëm tri javë para sulmeve terroriste mbi kullat binjake në Manhattan, më 21 gusht të atij viti, ime shoqe, unë dhe djemtë tanë, Sidriti dhe Joni, që kishin ardhur nga Haga të na vizitonin, festuam ditëlindjen time në New York.
Atë mbrëmje hëngrëm darkë në restorantin “Windows on the World”, në katin e 107-të të njërës prej kullave binjake (North Tower, ose Building One, siç njihej atëherë). Pamja magjepsëse e Manhattanit në atë lartësi nga dritaret e atij restoranti, që sot nuk është më, mund të krahasohej, ndoshta, vetëm me pamjen e Hong Kongut në të dy anët e Victoria Harbor, siç shihet ajo nga bari Ozone, në katin e 118-të të hotelit Ritz Carlton në atë qytet.
Tri javë më vonë, kullat binjake do të bëheshin shkumb e hi dhe ajo pjesë e Manhattanit të Poshtëm do të shndërrohej në një gërmadhë gjigande. Dhjetë vite më vonë, më 11 shtator 2011, në 180 Greenwich Street, në të njëjtin vend ku dikur ngriheshin kullat binjake, u ndërtua një memorial i bukur, si një monument i dinjitetit njerëzor, i kurajës dhe i sakrificave njerëzore dhe, tre vite më pas, po atje, u çel një muze i dedikuar viktimave të 11 shtatorit dhe familjeve të tyre.
—–
©Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Zoteri Bin Ladeni ka qene ne Shqiperi ka hyre nga Mqedonia dhe iku nga Kosova me emri Taxhar Hasinamini viti 2000 mars 14 kafjetur ne Kamez çajin e kemi pire ne Liqenin artificial doni me per mashrimet qe beni?
I kane rezuar vete kullat. Nje politikan spanjoll lozi rolin e bin ladenit.
Shume qesharake. Kullat e New Yorkut ishin te mbyllura ato dite edhe u shperthyen me dinamit. Askush nuk ka vdekur ne ato kulla. Nuk kishte fare avione qe te perplaseshin tek kullat edhe ato filmime jane vetem montazhe te CIA-s. Eshte e pamundur qe nje pilot te drejtoje nje avion me me shume se 700 km aq sakte sa te perplaset me nje kulle.
Akoma me qesharake eshte qe u rrezua edhe Kulla WTC 7 megjithese as nuk u godit nga avion edhe as nuk i ndodhi asgje fare edhe kjo video e tregon shume qarte se si kjo kulle e trete u shemb:
https://www.youtube.com/watch?v=EUIEA7bi4_g
Kjo eshte shume qarte shembje me dinamit nga poshte njelloje si dy kullat e tjera qe gjoja u goditen nga 2 avione. Por 2 avionet paskan rrezuar 3 kulla ne New York. Shume qesharake.
Kush i beson keto maskaralleqet e mediave zyrtare edhe te qeverive qe jane kukulla te elites feudaliste qe sundon boten (pra Illuminatit) nuk ka kuptuar asgje.
Kaq shenje ka lene ajo kohe e shkurter e mbyllur pa suskes te ky njeri, sa i ka fshire te gjithe jeten tjeter, me perpara e me pas dhe eshte bere ekspert i ceshtjeve anerikane. Po leri more dokrrat, kush kujton se je
Ate hajdutllikun kur e bone ti Toso, para apo mbas 11 shtatorit?
O ti i illuminatit, ke filluar ia fut pak si shume pordhes, po shife daten e asaj kulles se trete or palluqe eshte 11 shkurt 2011, pra 10 vjet mbas kullave binjake dhe nuk ka thene njeri qe u godit me avjon, e shemben se liruan vendin. Kjo pune po behet kush te rreje me shume dhe te thote rrenen me te madhe.
Fatos nje nga celuat e xhihadit islamik ishte ne Tirane. Peshqesh nga Ramiz qeni dhe Sali Bisha. Letra jote duket si artikujt e shokut Enver. Gjelle familje me pak fjale.
ka kene fillimisht në Shkoder qe qke me te në vitin 1995 .
Madje ma vone ai ka hapur “Banken ISLAMIKE “, në Shkoder qe me vone ajo banke ka ndryshuar emrin dhe e tani e ka Banka e Bashkuar.
Më kujtohet tabela e madhe ne vitin 1999,qe eshte edhe sot e kesaj dite para bankes në fjale , thjeshte me logo te ndryshme.
Baca Salih e ka pas shume perzemer saqe shkoi e na anatarsoj edhe ne si shtet në organizaten islamike , pra si anetare te saje .
Edhe ne se ka qene ne Shqiperi ne ate kohe, nuk e njihte njeri per terrorist.
Pervec kesaj, arabet kane ndihmuar financiarisht femijet qe rriteshin me nje ose pa prinder.
Fshehurazi, mund te shkosh kudo.
E rendesishme eshte, ne se ka qene, ishkryeministri e ka pritur si terrorist, apo si bamires qe po kontribon financiarisht tek femijet jetime.
Kullat 100 kateshe u prishen me dinamit sa fantazi te forte paske kjo eshte per te qesh. Po kur vune dinamitin nuk i pa asnje ik mor debil
O ILLUMINAT ROBTE TI QIFSHA KU TI KESH MOR KERRIÇ PO MIRE MOR FISQIR GJITH AI POPULL DHE DESHMITAR QE KAN QEN BRENDA KULLAVE QE IKAN PAR ME SYT E TYRE AVIONET DHE QE KAN DESHMUAR ATO ÇKA PAN PO RREGJISTRIMET E KUTIVE TE ZEZA O MOTERQIR QE DEGJOHET QART PERLESHJA E PASAGJERVE ME TERRORRISTET NE MOMENTIN QE DO GODISNIN PENTAGONIN APO DHE KETU I BEN VET AMERIKANET
Ti ? duhet ta lexosh mire daten se eshte data 12 edhe jo data 11 shkurt 2011 si ke shkruajtur ti. Shikoje mire. Kurse kjo date pra eshte data qe eshte vene kjo video ne youtube edhe asgje tjeter. Kulla WTC 7 u shemb ne te njejten dite me 2 kullat e tjera edhe kete e ka edhe Wikipedia:
https://en.wikipedia.org/wiki/Collapse_of_the_World_Trade_Center
At 5:20:33 pm EDT on September 11, 2001, 7 World Trade Center started to collapse, with the crumble of the east mechanical penthouse, while at 5:21:10 pm EDT the entire building collapsed completely.
Edhe ketu eshte edhe videoe e shkurter e Wikipedias qe eshte aty tek ai linku me larte:
https://en.wikipedia.org/wiki/Collapse_of_the_World_Trade_Center#/media/File:WTC_Building_7_Collapse_001.gif
Rrezimin e kullave ne New York e beri vet elita amerikane edhe e kishte planifikuar shume vite me heret. prandaj edhe ne kete film vizatimor elita amerikane e paralajmeroi qe ne vitet 1990 qe do rrezoheshin kullat ne New York pikerisht ate date:
https://www.youtube.com/watch?v=epwTghJYNm8
Ti ? genjen edhe je shume budalla me keto qe ke shkruajtur. E verteta eshte e qarte.
Ti ? duhet ta lexosh mire daten se eshte data 12 edhe jo data 11 shkurt 2011 si ke shkruajtur ti. Shikoje mire. Kurse kjo date pra eshte data qe eshte vene kjo video ne youtube edhe asgje tjeter. Kulla WTC 7 u shemb ne te njejten dite me 2 kullat e tjera edhe kete e ka edhe Wikipedia:
https://en.wikipedia.org/wiki/Collapse_of_the_World_Trade_Center
At 5:20:33 pm EDT on September 11, 2001, 7 World Trade Center started to collapse, with the crumble of the east mechanical penthouse, while at 5:21:10 pm EDT the entire building collapsed completely.
Edhe ketu eshte edhe videoe e shkurter e Wikipedias qe eshte aty tek ai linku me larte:
https://en.wikipedia.org/wiki/Collapse_of_the_World_Trade_Center#/media/File:WTC_Building_7_Collapse_001.gif
Rrezimin e kullave ne New York e beri vet elita amerikane edhe e kishte planifikuar shume vite me heret.
Prandaj edhe ne kete film vizatimor elita amerikane e paralajmeroi qe ne vitet 1990 qe do rrezoheshin kullat ne New York pikerisht ate date:
https://www.youtube.com/watch?v=epwTghJYNm8
Ti ? genjen edhe je shume budalla me keto qe ke shkruajtur. E verteta eshte e qarte.
Ti FATMIRI i beson me te vertete keto budalleqe qe ke shkruajtur? E ka marre vesh qen e mace qe terroristet jane vet ata te elites amerikane edhe qe keto shkatrrimet e kullave ne New York jane veper 100 % e tyre edhe qe shperthyen vet. Askush nuk ka pare avione atje edhe as nuk ka deshmuar. Ne te gjitha videot edhe fotografite e rrenojave te kullave nuk ka fare kufoma. Askush nuk u vra ne ato kulla sepse ato ishin te mbyllura.
Ti Arben nuk je ai Arbeni i vertete sepse Arbeni i vertete e ka shkruajtur shume qarte ne nje artikull tjeter: CIA CIA CIA CIA CIA
Ti je vetem nje kopjac budallalla. Por rrezik ti je i njejti qe ke komentuar edhe me pseudonimet ? edhe FATMIRI.
Ik mor debil
Debil je ti pseudo-Arben.
Arbeni i vertete thote vetem te verteten ashtu sic e ka thene edhe per kullat e New Yorkut.
Po, po illuminati, illuminati, ata i kane ne dore te gjitha, po e cojne bten atje ku duan, rrofshi ju qe po na shpetoni dhe u ftofshi ne bythe.
Debil je ti ? !
Doni me per Fatosin
E shikoni cu ka punuar Amerikaneve .Kur them une qe e kishte mire Enveri qe keta mesuesit e Marksizmit
i nxirrte 60 vjec ne pension jo thoni juve.
Mire gazeta se do mbushe faqet me trimerite e Fatosit po familjaret si e lene te behet gazi i botes
Keshtu bera une , ketu isha une . Heren tjeter na shkruaj ndonje llaf te madh jo ” buall “se je djale i gjezdisur
Kush ta tha mer qerratai “www.mentealternativa1.blogspot.com dhe http://www.whale.to” te erdhi ndonje iluminat ke veshi dhe ta pordhi veshin? Si nuk i ke bere fare pyetje Phoenix-it keto kohe, apo t’i dergojne e-mailet edhe ty tashti dhe ti i merr vesh te gjitha. Kopil i madh kishe qelluar. Apo je edhe Phoenix-i vete, edhe vete flet vete degjon? Karadyzen.
Fatos, keq më vjen se realisht je njeri me sedër, por me sa duken bathët, vuan keqazi nga sindroma e uni-t. Mbivlerëson vetveten pa e vrarë mendjen se me lajkat që thurr bëhesh dicka i neveritshëm për lexuesin.
Nuk do njeri t’ja dijë se kush ishe, se c’ke bërë, se kujt dhe cfarë i ke shkrojtur, se kë takove, se nga c’kat kullash e pin kafenë kur feston ditëlindjet, e lloj lloj mufkash të ngjashme me to.
Fundja ku doje të dilje me gjithë ato profecira, ndërkohë që përrallave me binladena s’u besojnë më as fëmijët e kopshteve?
Për sa kohë ti nuk e provon dot teorinë se islamiku fundamentalist nuk ka qënë përkohësisht në Shqipëri, e kundërta nuk përjashtohet, prandaj (ndoshta) dhe s’ke marrë përgjigje nga redaksia e WP.
Mba mend dhe mos harro se media prestigjoze me emër mendohen e sigurohen njëqind herë para se të botojnë një artikull. Ato nuk janë si kto tonat që po qe nevoja për të mbushur faqet publikojnë me ner me thon dhe atë që s’thuhet.
Jo or ti ? se te siguroje qe Phoenix eshte tjeterkush. Po ti ? kush je? Mos je Fatos Lubonja ti se ai komentonte me nje ? kurse tani ti ke 2 ? pse keshtu?
Po sa me shume aq me mire or taj, apo edhe kete duhet te ta shpiegoje illuminati ty, ose pyet Phoenix-in se ai e kupton qe dy eshte me mire se nje.
Tarife ore cmim i ulet e pa tarife, po ca na thua more kokrra e legeneit. Kujty i tregon prralla mor fatosi i partise e i biri i partizanit qe qihej ne bith maleve.
Todi puçisti babi i ? sorry Lubonjës a ësht gjall
o pisat e ditës pse ma ndaloni komentin. Se përdit dilni e akuzoni Enver Hoxhën se ndalonte fjalën e lir.
O ? a ësht gjall babi yt Todi puçisti.
a ësht gjall Todi puçisti babi i ? sorry i lubonjës
Pervec Bin La Denit , ne Shqiperi kane
qene edhe Ainshtai dhe Che Guevara…!
C’jane keto megarrena sensacionale e
makrokozmike……! Ne kete fushe ne
shqiptaret jemi shpikesit me te medhenj
derisa : Vashingtonin, Linkolnin e Napolo-
nin i bejme shqiptare……Pika zeze ! Ndersa
Skenderbeun e bejme here grek, here serb
here……here…..!!! Cudite shqiptare ….!
Ti ?+, ?- nuk e di ku e ke gjet qe Todi puçisti na qeka baba im, e vazhdo bjeri se i bie bukur se mua nuk po me prishet gjiza, as per Todi puçistin, as per shkerdhaten baben tat qe nuk ishte puçist po legen. Ne fund te fundit edhe Tos Lubnja edhe ti , po deshet dukuni e na i qethni nje here se po na bohet kaçurrel. Te fala sat’ome qe me siguri ka qene antare e PPSHse, po eshte gjalle akoma, po nuk qe edhe motrat e bojn punen,
Pikepyetje ngele.
Une ngela pikpyetje, ti ngele BoleGomari.com