Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: I nxehti ekstrem than Meksikën, qeveria nis “mbjelljen” e reve për të prodhuar shi
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > I nxehti ekstrem than Meksikën, qeveria nis “mbjelljen” e reve për të prodhuar shi
AktualitetBoteEnciklopedi

I nxehti ekstrem than Meksikën, qeveria nis “mbjelljen” e reve për të prodhuar shi

Published: August 2, 2023
Shpërndaje

Meksika është mbërthyer nga një thatësirë ekstreme, që ka çuar në humbje të të korrave, mungesë uji dhe çmime më të larta për ushqimet, ndaj qeveria po përpiqet dëshpërimisht të sjellë shiun duke iu drejtuar një teknologjie të diskutueshme, që njihet si mbjellja e reve.

Në korrik, vendi filloi fazën e fundit të një projekti për mbjelljen e reve që synon të stimulojë artificialisht reshjet. Projekti do të shtrihet në 62 bashki në veri dhe verilindje të vendit dhe sipas Ministrisë së Bujqësisë synon “të luftojë efektet e thatësirës e të kontribuojë në rimbushjen e akuiferëve“.

Mbjellja e reve është një teknologji e zbuluar për herë të parë në vitet 1940. Që atëherë, ajo është përdorur në rreth 50 vende, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Kinë, ndërsa vetë Meksika ka eksperimentuar me modifikimin e motit për më shumë se shtatë dekada.

- Publicitet -

Megjithatë, disa shkencëtarë mbeten shumë të kujdesshëm në lidhje me efektivitetin e mbjelljes së reve dhe paralajmërojnë se nuk është një zgjidhje për thatësirën.

Që mbjellja e reve të funksionojë, së pari ju duhet një re. Avionët ose dronët injektojnë grimca në re që tërheqin pika uji për t’u formuar rreth tyre, duke rritur mundësinë e reshjeve ose borës.

“E gjithë ideja nuk është ‘krijimi i reve’ – sepse ne nuk mund të bëjmë një re, por përpiqemi të zbresim në sipërfaqe një përqindje më të madhe të ujit që përpunohet në re”, tha Roelef Bruintjes, një shkencëtar i modifikimit të motit në Qendrën Kombëtare për Kërkimet Atmosferike në SHBA.

Projekti i Meksikës përfshin injektimin e grimcave të jodurit të argjendit në re nga avionët.

Në mesin e korrikut, më shumë se 40% e Meksikës ishte në thatësirë mesatare deri në ekstrem, sipas shërbimit kombëtar të motit. Vendi ka qenë gjithashtu i zhytur në një valë ekstreme të nxehti që ka vrarë të paktën 249 njerëz gjatë katër muajve të fundit.

Ky mot ekstrem vetëm sa do të përkeqësohet dhe valët e të nxehtit e thatësira do të bëhen më të zakonshme dhe më intensive ndërsa kriza klimatike përshpejtohet, ndaj qeveria meksikane shpreson se stimulimi i reshjeve mund të ndihmojë fermerët të përballen më mirë me këtë problematikë.

Meksika pretendon se projekti i saj aktual i mbjelljes së reve, të cilin e ka nisur që nga dhjetori 2020, ka pasur një ndikim pozitiv. Në vitin 2021, fluturimet që injektuan retë rezultuan efektive me rreth 40% më shumë shi.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 18 qershor 2026
  • Kryeministri ynë “sociolog” – Të kërkosh llogari nuk është dhunë
  • Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?

Komentet e Fundit

  1. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  2. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. Pensionisti i Porcelanit on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. Valbona on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Deni on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?